Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML

|
Home Page >
Analizë - Opinion |
NJI SQARIM KADRI OSMANIT DHE, MJAFTË MA ME PSEUDONIME DHE NOFKA, HICNI MASKAT |
|
08 September 2009
 |
|
|
|
|
 Selim Hasanaj |
|
|
|
Autor : |
|
|
|
|
|
Nga Selim Hasanaj
Pas asaj që i ndodhi z. Gjon
Mehaj me shtëpinë e ti në Prigodë të Istogut dhe disa artikujve të mi
të botuem si reagim dhe shprehje e revoltes kunder kësaj vepre barbare
e vandale, mësova tash nga miku im z. Gjon Mehaj se njerzit atje në
Istog dhe rrethinë po mahniten me shkrimet e mija, por quditen dhe po
thojkan “KU PO E MERR SELIMI TANË KËTË GUXIM”?! Unë po pergjigjem së
pari në këte sepse edhe mikja ime dhe aktivistja e devotshme e qashtjes
kombëtare Kryetarja e degës së LDD-së në Zvicërr z. Zizë Pepshi mbramë
mi tha po të njejtat fjalë sikur z. Gjon Mehaj. Edhe në Zvicërr po u
quditkan me guximin e Selim Hasanaj dhe me andje po i lexojkan shkrimet
e mija.
Ta din miqët e mi, ta dine ata që pelqejnë shkrimet e mija me të cilat
unë vetemse po shprehi indinjaten time me mbrapshtitë e popullit tonë
se unë nuk e di prej kujt duhet të frigohem dhe mos ta thamë ate që e
ndjej dhe mendojë per popullin tim, per shtetin tim tash kur shteti im
asht i LIRË, KA INSTITUCIONE, DHE ATO INSTITUCIONE JANË TË SHTETIT TIM.
Ata që më njohin e dinë se Selim Mustafë Hasanaj mendimin e vetë e ka
thanë troq edhe atëherë kur në Istog pushtetin e kishin Miodrag Raiqiqi
, Vuko Krivokapiqi, Mijat Vulloviqi, Filip Millosavleviqi , Radivoje
Dumanoviqi etj, etj shkije katil. Bile R. Dumanoviqit i kamë pas thanë
troq në ftyrë se ai asht QETNIK I CMENDUN dhe
ate në mbledhjen e Organizates Themelore të Lidhjes së Komunistve të
Kosovës që e paten mbajt në Posten e Istogut ku unë punoja ROJE NATE
ndersa R. Dumanoviqi ishte sekretar i SUPIT në Istog. Per këtë
deshmojnë të punsuemit e postes së Istogut që edhe sod e kësaj dite
kujtojnë me respekt guximin tim dhe askush ma shumë se unë edhe mas 20
viteve nuk respektohet nga ish koleget e mijë në posten e Istogut
percka unë mburrem dhe atyne ju jamë mirnjohes dhe i pershendes.
Pra pse të frigohem, prej kujt?! A po cpif kur shkruej per qoroditjet
vehabiste të Istogut dhe krejt atdheut dhe pse po thamë se atdheu im
dhe i shqiptarve Dardania nga dita në ditë ma shumë po më duket si
Afganistani i Talebanve. Nuk po cpif dhe pse të frigohem, prej kujt.?!
Pra bajë këtë shkrim per dy arsye dhe due të rrefehem pa shibel në
gjuhë.
Në shkrimin tim të fundit ku plot pezm shkrova per iftaret e rrugve që
po sponsorojnë shoqata turke e arabe atje në Dardani. Pat shumë
komente, mue nuk më revoltojnë komentet e askujt pa marr parasysh
permbajtjen edhe ofenduese dhe e ndytë po të jetë ajo. Shpreh njeriu
mendimin e vetë i thamë vetes dhe nuk mendojë ma, por më revoltojnë
shkrimet sulmuese , denigruese, shpifjet dhe akuzat pa asnji bazë dhe
kur ato bahen me anonimitet, me nofkë apo pseudonim. Sikurse edhe më
indinjojnë reagimet ashiqare të njerzve të cilet deri dje kanë mendue
si unë, kanë perkrah shkrimet e mija dhe kanë thur lavde e mirnjohje
per to ndersa tash papritmas dalin në taborin e kundert dhe nuk e di
per cka por fillojnë të sulmojnë dhe të tregojnë tone armiqësore ndaj
meje. Po flasë pa dorza. Z. Kadri Osmani ( ka kohë që kurr nuk e kamë
shkrue kështu origjinal mbiemnin e ti) që ma në fund e rikthej vetë
mbiemnin e vjeter dha para sa ditesh dha dorheqje nga posti i
Kryeredaktorit në saidin zemrashqiptare.net.
Dhe shkak nr. nji per këtë ishin shkrimet e mia të cilat ai nga nji mik
dhe perkrahes tash papritmas don jo vetem ti censurojë, por nuk don ti
boton fare, poashtu ato të Ilir Dardanit. Në shkrimin tim per iftaret e
rrugve ai me të drejtë ndoshta më qorton në fjalorin tim të ndytë, ama
mue më qudit pse bash Kadri Osmani, deri dje së bashku me mue kritik i
denjë i qoroditjeve islamike të trojeve tona. Cka u ba tash. Mendojë
dhe më kujtohet nji poezi e Nolit të madhë kur kritikon Faik Konicen
poashtu të madhë. ” DHE FERITI FTYREN NDRRON, DJE SHANTE SOT LAVDËRON”.
Po ja spjegojë atë që e ka indinjue Kadriun vetem në shkrimin që ka dal
publikisht dhe kritikon. Pra per iftaret e rrugve dhe fjalorin tim të
ndytë. Ta perserisë edhe njiherë o Kadri Osmani se edhe ti edhe unë
edhe babat dhe gjyshat tonë kanë agjinue RAMAZANIN por iftarin e kanë
hanger në shtepi me familjet e veta e shumë herë edhe bukë e krypë dhe
vetem nji gotë ujë të pusit apo burimit. Dhe unë ato iftare i nderojë
dhe kamë respekt. Ndersa këto që tash edhe ty tu paskan begenisë per
mue janë magjuphane, janë primitivizem, janë nencmin dhe poshtersim
deri në palcë të shpirtit POPULLIT SHQIPTARË. Dhe krejt kjo bahet nga
ata që i organizojnë dhe nga ata që i sponsorojnë. Andaj unë ashiqare
pa pardon e thash dhe e perserisë prap se per mue le të hanë jo veq
hurma por edhe m… Per këso magjuphanje unë nuk kamë respekt. Nuk kamë
respekt per faktin se nuk asht kjo civilizuese, nuk asht kjo tradit e
brezave per tu ba iftari në trojet tona.
Nuk kisha dasht të hapi fesat me ty dhe sado që ti mund të reagosh unë
të premtojë që tash se nuk do të pergjigjem. Më dhimsesh dhe asesi nuk
muj e mohoj Kadri Manin per Kadri Osmanin. Due ta mbajë mend Kadri
Manin.
Shpresojë se jo veq Ti por edhe të tjeret e kuptojnë pse ajo shprehje e
imja banale dhe e ndytë në atë shkrim. Pra ashiqare e thash mendimin
tim.
Ti banë edhe nji gabim tjeter. Më befasove edhe me konstatimin tand se
Skender Hyseni po bajka politikë kombëtare dhe nderkombëtare per
atdheun. Nese politika kombëtare dhe nderkombëtare per të mirë të
atdheut bahet tue que motin në Turqi te islamist Avdulla Gul dhe nese
ti vertetë mendon se asht kjo në rregull, prap më dhimsesh dhe komenti
im asht: Kadri Mani asht ba Kadri Osmani. Kaq me ty dhe kaq me ata që
don ta dinë ku e marr guximin. Nuk jamë hata njeri as i paprekshem ,
GUXIMI IM VJEN NGA SINQERITETI IM PER TI PARAQIT GJANAT DHE MENDIMET
PER TO ASHTU SA MA SAKT ASHTU SI ATO JANË.
Dhe tash per të gjithë shqiptaret edhe nji APEL.
Ju lutem , së pari miqve të mi , Ilir Dardanit, Atdhe Mirditës, Lisjan
Kosjerit, L Drinasit, e sa e sa komentuesve tjerë që të bahen të
sinqert dhe të heqin maskat. Të dalin ashiqare sepse vetem kështu do
reflektoni me idet dhe me bindjet e juve te masa e popullit dhe te
lexuesi i shkrimeve tuaja kudo që ato i shkrueni.
Nese delni pa maska do jua mbyllni gojen injorantve, do ua mbyllni
gojen narcisoidve psikopat që veten e thrrasin EXPERT dhe dergojnë
letra nëper Postat private se paskan zbulue kush asht ILIR DARDANI,kush
asht filani e kush fisteku. Ismet Hasani nji i smut mental më
terrorizon me shkrime senzacionale dhe thotë se nuk asht rastësisht
EXPERT. Ka zbulue se Ilir Dardani , Gëzim Marku etj qenka Bajram
Kabashi. Pra per ti detyrue të tjeret që ta mbyllin gojen dhe mos të
mundohen me expertiza unë propozojë të gjithve të delni perfushe. Dhe
ashtu të barazohemi dhe ta vazhdojmë punen dhe komentet.
Shpresojë se ky apel imi do hasë në mirkuptim. Nuk kemi cka i frigohemi njani tjetrit, secili le ti frigohet vetes së vetë.
Selim Hasanaj
Sarpsborg Norvegji
03.09-2009
 K O M E N T E :
Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN |
|
Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
[...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
[...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...
|
|
|
|
|
|
|