WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Analizë - Opinion

Kapitull i dështuar i një butaku ballkanik

30 August 2009
5 / 5 (3 Votes)
Kopertina e librit Historia e minoriteteve nacionale të Rumanisë
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Baki Ymeri

Thonë se në histori triumfojnë guximtarët e jo përtacët. Guximin e Dr. Xhelku Maksutit për të shkruar Kosovën dhe Shqipërinë në revista profesionale rumune nuk e ka bërë as përfaqësuesja e shqiptarëve në parlament dhe as hija e saj që kryeredakton një fletushkë muri me sintagma sllave në titull (Prietenul albanezului). Ku ishin Oana Manolescu dhe Marius Dobrescu në kohën kur Dr. Xhelku Maksuti organizoi Marshin e solidaritetit rumuno/shqiptar në shenjë solidariteti me Kosovën martire, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (31 mars 1999)? Ku ishte Oana Manolescu në kohën kur i vajtën në redaksi një gazetar shqiptar nga Maqedonia (D. D.), një tjetër nga Kosova më vonë (K. D.) dhe një diplomat rumun në ndërkohë (Gh. B.), për ta intervistuar apo komunikuar me të? Jo për përtaci është fjala këtu, por për miq të rrejshëm të Shqipërisë, për mashtrimin e opinionit rumuno/shqiptar gjoja se paskan origjinë shqiptare për të gëlltitur buxhetin qeveritar të komunitetit shqiptar në emër të një grupi interesash, nga një grup joshqiptarësh që botojnë një revistë “shqiptare” dhe mbajnë një redaksi folklorike shqiptare pa asnjë shqiptar në gjirin e saj.

Ja edhe një lajthitje e re e një miku të mykur! Qeveria rumune derdh nam parashë për afirmimin e minoriteteve që kanë gjetur strehim në një vend mikpritës, ndërsa kryeredaktori i Mikut të shqiptarit (sic. Miku i mykur, tovarish Marius Dobrescu), pas shndërrimit të revistës së pseudodeputetes antishqiptare në një fletushkë muri që kultivon familiarizmin dhe kultin e personalitetit neokomunist, pas botimit të një monografie për shqiptarët e Rumanisë pa inkorporuar në faqet e saj figurën qëndrore të kulturës shqiptare të ditëve tona (Dr. Xhelku Maksuti), pas orvatjeve të kota për t’ia zhveshur identitetin shqiptar iluministit të parë shqiptar (Naum Veqilharxhi), pas nënshkrimit të një komunikate proserbe kundër bombardimeve të NATO-s (1999), pas dëbimit të shqiptarëve nga trojet e redaksisë së revistës Miku i shqiptarit (sic. Miku i mykur), pas/e/pas/e/pas, vazhdon të çalojë në fushë të devalvimit të vlerave shqiptare edhe përmes monografisë Historia e minoriteteve nacionale të Rumanisë (Material për profesorët e histoirisë, Bukuresht 2008).

Kështu, në rubrikën Njerëz të kulturës me origjinë shqiptare (fq. 193-196), rrëshqet profesionalisht duke i qitur në harresë tre figura të famshme (Asdreni, Xhelku Maksuti, Luan Topçiu), duke i inkorporuar në gjirin e kësaj vepre prej rreth 300 faqesh, dy emra që nuk kanë kurrfarë lidhjesh me origjinën shqiptare: vetveten dhe Oana Manoleskun. Të them se e ka cenzuruar edhe emrin tim, kjo mund t’i falet (?) ngase këtë e ka bërë në shenjë ahmarrjeje si pasojë e shpirtit të tij të lig, ligësi e cila vërehet edhe në surratin e tij me një buzëqeshje cinike prej butaku ballkanik, që mënjanë e përkthen Kadarenë, ndërsa në anën tjetër i përqesh shqiptarët e një feje tjetër, duke e anashkaluar në kapitullin e dytë (Elemente të identitetit) “Shqiptarin” e famshëm të Nikolla Naços, Xhelku Maksutit, Luan Topçiut dhe autorit të këtij shkrimi. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë nevojë për miq të rrejshëm. Jo ne e ndjejmë veten si viktimë e mashtrimeve të këtij dështaku të dështuar në fushë të falsifikimit të historisë së komunitetit shqiptar, por Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksia e revistës Shqiptari, buxheti qeveritar i së cilës derdhet në adresë të një organizate fantomë (Asociatia Liga Albanezilor din Romania), e njohur në faqet e shtypit shqiptar përmes dy sintagmave  sintagmave metaforike: Liga e ligë, apo: Shoqata antishqiptare e Rumanisë). Baki Ymeri


 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Diaspora

Reportazh

Shqipëria

Reportazh



ZEMRA E NDRYDHUR 30.01.10 - ZEMRA E NDRYDHUR

Fragment nga romani “Vajza e Kyçur”, nga Vullnet Mato

ESKURSION NË SHTËPINË E UJQËRVE 29.01.10 - ESKURSION NË SHTËPINË E UJQËRVE

Përrallë nga Aleko Likaj

"Ushtari" 29.01.10 - "Ushtari"

Poezi nga Petraq J. Pali

U MBAJT PËRURIMI I LIBRIT  “YJET E LIRISË” HALIM HASANI 29.01.10 - U MBAJT PËRURIMI I LIBRIT “YJET E LIRISË” HALIM HASANI

Reportazh nga Arsim Halili

Politika dhe kultura 29.01.10 - Politika dhe kultura

Opinion nga Ndue Ukaj

Intervistë e artistit Fate Velaj dhënë kritikut italian Toti Carpentieri 29.01.10 - Intervistë e artistit Fate Velaj dhënë kritikut italian Toti Carpentieri

Intervistë e botuar në shtypin italian


Feb 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28            
 
Doli nga shtypi libri “Çeta e Gosrivarit” i Halit Elshani Doli nga shtypi libri...

Një vështrim mbi librin e Halit Elshanit “Çeta e Gosrivarit”

Incideti i Korfuzit: Dokumentat sekrete rreth tragjedisë Incideti i Korfuzit:...

Nga Auron Tare e Skënder Minxhozi

 
Shqipëria e Realit dhe Shqipëria e realitetit Shqipëria e Realit dhe...

Opinion nga Adri Nurellari

Si nuk po i kap politikanët "mësyshi"? Si nuk po i kap...

Opinion nga Agim Vuniqi

MREKULLISHT - MIRACOLOSAMENTE MREKULLISHT -...

Cikël me poezi nga Engjëll Koliqi (shqip - italisht)

“FJALA  E  ZOTIT” E  PËRKTHYEME  NË  GJUHËN  E  “DREQIT”..! “FJALA E ZOTIT” E ...

Opinion nga Fritz Radovani

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com