WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Analizë - Opinion

Kosova nuk ka vend per ‘talibane’

27 August 2009
Profesor Sami Repishti
Autor :
Profesor Sami Repishti

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Profesor Sami Repishti

Lajmet e fundit mbi aktet terroriste te kryeme nga te vetequejtunit “xhihadi thrret” qe paraqiten si “Organizata mbrojtja e Islamit ne Kosove” kunder vellazenve dhe motrave shqiptare te besimit katolik jane shume shqetesuese. Ne esencen e tyne keta akte terroriste jane krime kunder njerezimit qe denohen me ligje dhe nga ndergjegja kolektive, si dhe akte anti-shqiptare qe damtojne rande kauzen e shenjte te bashkimit kombetare shqiptar. Akte te ketilla terroriste duhen denue pa hezitim, pa rezerva nga te gjithe individet me arsye e ndergjegje, si dhe nga autoritetet qeveritare e jo-qeveritare te Republikes se pavarun te Kosoves si shkelje flagrante te lirise dhe pasunise se qytetareve kosovare.

Djegja e shtepise se families shqiptare katolike Mehaj ne fshatin Prigode te komunes Burimi/Istog , dhe kercenimet e dergueme per familje tjera shqiptare katolike jane akte terroriste. Pershtypja e pare qe me pushtoi ka qene revolt i menjihereshem dhe denimi pa kompromis i ketij akti terrorist. Dhe ma vone, mos-besimi!

Dhjete vjet ma pare kjo shtepi u dogj nga terroristet serbe te Millosheviqit, sepse ishte shtepia e nji shqiptari qe perkrahte luften e UCK-se. Sot digjet shtepia nga terroristet e padeklarueme te “Xhihadi thrret” sepse ashte shtepia e nji te konvertuemi katolik. Perfundimi i paevitueshem ashte se me qene shqiptar ne Kosove per serbet ashte nji krim qe denohet me vdekje; dhe me qene katolik ne Kosove ashte nji krim qe denohet nga “talibanet” kosovare. E pabesueshme!

Sot, akoma nuk jam ne gjendje me pranue se ne Kosoven e lire e te pavarun, ne Kosoven e martirizueme qe posa ashte clirue nga zgjedha shekullore serbe, lindin dhe jetojne individe te paskrupull; qe shkelin me kambe trashegimin e lavdishem shqiptar te tolerances fetare. Ajo qe mund te them sot ashte se terroristet qe i kane vue zjarrin shtepise Mehaj ne Prilog dhe ata qe kane kercenue familje tjera shqiptare te konvertueme rishtas ne katolicizem nuk jane qenie njerezore te paisuna me arsye e ndergjegje, nuk jane shqiptare, nuk jane qytetare kosovare qe njohin historine e Kosoves, qe kane doket dhe zakonet e Kosoves, qe ushqejne aspiratat e popullit te Kosoves, dhe qe kane te njejtat interesa me te gjithe popullin e Kosoves–megjithese flasin shqip…! Elemente te ketille shqip-foles nuk jane shqiptare! Ende ma e randesishme: ata nuk jane te denje te mbajne nderin dhe te gezojne lavdine e “qenies njerezore”!

Mendoni, ju lutem vitet 1998 dhe 1999, natyrisht pa harrue tmerrin e shkaterrimet e Kosoves qe nga viti 1877, e vargun e pare te “muhaxhireve” qe mbushen Kosoven, viktima te “spastrimit etnik” serb ushtrue mbi Kosoven. Mendoni, ju lutem, solidaritetin kosovar qe habiti boten e qytenueme me fisnikerine dhe suksesin e tij dekada me rradhe. Mendoni, ju lutem, rezistencen paqesore e te armatosun -dy anet e nji monedhe– qe afroi shqiptaret viktima aq shume sa qe sakrifikuen jeten, dhane shtepite per strehim, ushqyen te uritunit, veshen me rroba e kepuce te cveshunit qe mbeten ne mes te rruges nga terrori serb ne Kosove. Askush nuk pyeti per fe as per ide. Mjaftonte te ishe nji persone ne nevoje, pa buke, pa shtrehe, pa veshembathje, pa asgja…! Muhaxhir i perbuzun!

2
Ne mes te qershorit 1999, krimineli i luftes S.Millosheviq, ish presidenti i Serbise, u thye, u dorezue me turp, dhe ma vone u dergue ne Hage, si kriminel lufte ne Gjykaten Nderkomebtare per Krime Lufte ne ish-Jugosllavine. Forcat clirimtare te NATO-s dhe repartet ushtarake te UCK-se zbriten ne qytetet e katundet e Kosoves qe cliroheshin cdo dite nga thundra shekullore serbe. Kujtoni pritjen e ketyne “clirimtareve”, buqetat me lule, gazin ne fytyret e viktimave, i madh e i vogel ne kambe pershendeste lindjen e dite se re -diten e clirimit te perhershem te Kosoves. Asnji nga ushtaret “clirimtare” te NATO-s nuk ka qene myslimane: te gjithe kane qene kryesisht te krishtene te denominacioneve te ndryshme kristiane. Dhe na i perqafuem si “clirimtare” Ne Kosove filloi jeta e re ne liri, ku fjala, mendimi, shtypi dhe sherbimi fetar u shprehen lirisht, ku adhurimi u ba lirisht.. Ne kishat e xhamijat dhe teqete e Kosoves, ku shumica dermuese e popullsise jane te besimit mysliman u bane lutjet e perditshme, dhe u adhurue i Madhi Zot qe premtoi liri per te gjithe. Myslimane e te Krishtene u perqafuen si vellau me vella. Para nji mrekullie te ketille. Asnjeri nuk kerkoi nga tjetri te ndryshoje fene, mendimin politik ose kombesine. Koncepti i lirise per te gjithe nuk e lejonte nji akt te ketill.

Feja, cdo fe, e sidomos fete monoteiste -judaismi, krishtenimi dhe islamismi- mshteten mbi baza te forta e te qendrueshme teologjike dhe morale. Nga keto baza liria fetare per te gjithe dhe e drejta e adhurimit lirisht ashtu si dikton ndergjegja individuale e secilit prej nesh, jane themelore. Pa nji te drejte te ketille, feja, cdo fe, do te ishte nji imponim, dhe ne praktike nji diktature.

Nji qendrim i ketill lejon zhvillimin e lire te shoqenise pluri-konfesionale kosovare, dhe mireqenien shpirtenore te te gjithe popullsise. Ky parim ashte i pashkelshem! E drejta me besue lirisht don te thote me pase te drejte me zgjedhe formen e besimit qe deshiron, dhe me pase te drejten me u bashkue ne komunitete fetare qe deshiron secili nga ne. Adoptimi i nji feje qofte e trashegueme nga te paret tone ose e perqafueme lirisht nga secili individ, ashte nji proces i natyrshem, normal, ligjor, dhe i pranueshem nga e gjithe bota e qytetnueme. Vetem vendet e paqytetnueme, aty ku liria dhe ligji nuk funksionojne, mohojne kete te drejte. Kosova nuk ashte nji vend i paqytetnuem!

Sot, ata “talibane“ mesjetare qe duen te grabisin-me dhune Islamin si fe paqesore, qe synojne kthimin mbrapa te shoqenise kosovare ne shekullin shtate, jane pengesa ma e madhe e zhvillimit bashkekohor te shtetit dhe shoqenise kosovare. “Talibanet” kosovare duhen ndalue me te gjitha mjetet ligjore qe lejon Kushtetuta e Kosoves qe te mos ushtrojne zanatin e tyne vdeksor! Ata jane thjeshtesisht kepurdha helmuese!

Keto dite me kujtohen gjyqet e Prizrenit ne vitin 1945. Me vijne para syshe fytyrat e Profesor Kole Margjinit (qe kam njohe ne liceun e Shkodres), dhe te legjendares Maria Shllaku. Te dy keta heroj u pushkatuen nga serbet sepse mbrojten Kosoven, nji krahine e banueme kryesisht nga popullsi myslimane. Mos harroni! Ju lutem, mos harroni!

3
Sot, terroristet “talibane” qe nuk kane asgja te bajne me “fene islame” duen te djegin shtepite e Margjinit dhe te Shllakut, te vrasin femijt e tyne, te shkaterrojne fshatet e tyne. E perse? Sepse ashtu e kerkon ai qe paguen…! Kjo ashte para e ndyte !

Kriminele te ushqyem me para te ndyte! Ju nuk keni vend ne Kosoven e lire e te pavarun, ju nuk keni vend ne mesin e shoqenise kosovare qe po ndertohet e qytetnueme dhe perparimtare. Ju nuk keni vend ne nji bashkesi myslimanesh e katolikesh shqiptare te Kosoves, te lidhun si vellau me vella.

City University of New York Sami Repishti,Ph.D
Gusht 2009


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Izraeli i... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Successfully... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...



 Other Articles
 Photo Gallery

Reportazh

Shqipëria

Reportazh

Shqipëria



ITINERARI I NJI SHETITJEJE MENGJESI 11.09.09 - ITINERARI I NJI SHETITJEJE MENGJESI

Ese nga Selim Hasanaj

AEDI NGA CURRAJ EPERM I KOHËVE MODERNE 11.09.09 - AEDI NGA CURRAJ EPERM I KOHËVE MODERNE

Kushtim Dr. Zef Mulajt, birit te Nikaj – Merturit , nga Gjon Neçaj

SHQIPTARËT SHKALLMUEN SERBINË- QEVERIA BERISHA KTHEU IDENTITETIN KOMBËTAR 10.09.09 - SHQIPTARËT SHKALLMUEN SERBINË- QEVERIA BERISHA KTHEU IDENTITETIN KOMBËTAR

Opinion nga Xhevat Rexhaj

POEZIA PASQYRË E NDODHIVE NËPËR KOHË 10.09.09 - POEZIA PASQYRË E NDODHIVE NËPËR KOHË

Intervistë me poetin dhe shkrimtarin Bilall Maliqi, intervistoi Arsim Halili

“MIRË SE ERDHE EULEX” 10.09.09 - “MIRË SE ERDHE EULEX”

Opinion nga Adnan Abrashi

Bjeshket po qajne 10.09.09 - Bjeshket po qajne

Poezi kundër gjakmarrjes, në vazhdim të javës kundër gjakmarrjes, organizuar nga Tribuna Shqiptare


Sep 2009
SunMonTueWedThuFriSat
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
Pasaporta e parë shqiptare Pasaporta e parë...

Një vlerësim i paraportës shqiptare të periudhës së monarkisë nga Xhafer Leci

XHEVAHIRI NGA TROPOJA POETJA SOSE DUMANI XHEVAHIRI NGA TROPOJA...

Kritikë letrare rreth poezive të poeteshës Sose Dumani, nga Selim Hasanaj

 
MEDIOKRITETE POLITIKE DHE DIPLOMATIKE MEDIOKRITETE POLITIKE...

Opinion nga Baki Ymeri

QEVERIA E KARAMANLIS- NJOLLA E ZEZË E POLITIKËS TË EMIGRACIONIT QEVERIA E KARAMANLIS-...

Opinion nga Jakup Gjoça

DUKE HYRË NË FRASHËR ME NAIMIN DUKE HYRË NË FRASHËR ME...

Portret i poetit kombëtar, nga Gëzim Llojdia

Imzot Pjetër Bogdani në New York Imzot Pjetër Bogdani në...

Shkrim i shkëputur nga libri “Imzot Pjetwr Bogdani në New...

TribunaShqiptare.com në Facebook




 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2009 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com