WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Analizë - Opinion

BREZI I 30 VJECARËVE NË DIPLOMACINË EUROPIANE

26 August 2009
Autor :
Ramiz Lushaj

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Ramiz Lushaj

1.

 

Në politikën e jashtme në këtë fillim të shek. XXI Europa kontinentale po përjeton një prirje risore, të admirueshme e të gëzueshme: Diplomacia po drejtohet edhe nga “brezi i 30 vjeçarëve”, të cilët kanë tërhequr vëmendjen testuese e vlerësuese të elitarëve të politikës e të politikës elitare euro-atlantike.

Së parit, Estonia, emëroi ministër të jashtëm në prill 2005 një 30 vjeçar, Urmas Peat; Maqedonia në gusht 2006 një 30 vjeçar, Antonio Milososhkin; Shqipëria në prill 2007 një 33 vjeçar, Lulzim Bashën; Serbia në maj 2007 një 32 vjeçar, një farë Vuk Jeremiç, ndërsa Lihtenshtejni në prill 2009 një 34 vjeçar, Aurelia Frick. Disa prej tyre vijnë nga poste ministrore, si në Shqipëri  Ministër i Punëve Publike, Transportit e Telekomunikacionit (2005) e në Estoni Ministër i Kulturës (2003) apo nuk kanë lëvizur nga detyra ministrore ndonëse janë bërë dy herë zgjedhje parlamentare e ndrruar kryeministrat si në Estoni e  Serbi.

Këta janë 5, por janë 5 ministrat më të rinj të botës.

Të pestë ndodhen në Europë.

Pas tyre, në këtë rekord, vijnë edhe ministri i jashtëm i Guajanës në Amerikën e Jugut, Rodrigues, 36 vjeç; i Republikës  Nauru në Oqeani, Keke, 39 vjeç, etj.

Ndër 5 ministrat e jashtëm më të moshuar të botës renditen i Libanit, 78 vjeç, i Indisë 77 vjeç, (që, në maj 2009, erdhi në vend të Mukherjeres 74 vjeçar), i Filipineve 76 vjeç, i Kamboxhias 74 vjeç dhe i Kilit 71 vjeç.

Ministrat e rinj të Europës janë sa gjysma e moshës së tyre.

Europa e vjetër ka ministrat e jashtëm më të rinj.

 

2.

 

 Kjo nuk është një rastësi, por një proçes në progres, në kushtet e Rendit të Ri Botëror, pas Rënies së Murit të Berlinit, në hapësirat e globalizmit. Ç’ka nuk është vetëm një risi për “Brezin e 30 vjeçarëve të diplomacisë”, por edhe një dukuri europiane në politikën e saj të jashtme, ku mosha e ministrave të jashtëm është ulur në dekadat e fundit.

 Europa, si kontinent, shënon moshën mestare 51 vjeç, më të ultën në planet, ndërkohë që Amerika e Veriut e ka 56 vjeç, Azia  më të lartën në botë, etj.Dy organizmat e fuqishme euro-atlantike janë nën mesataren europiane: Bashkimi Europian 48 vjeç dhe NATO 50.7 vjeç.

Europa Lindore, perandoria e dikurshme komuniste, ka një ulje të ndjeshme të moshës së min istrave të jashtëm, duke arritë në 48.7 vjeç, ku: të 15 ish-republikat e Bashkimit Sovjetik në 48 vjeç, ndërsa  tre vendet balltike në 42 vjeç, Ballkani gjeopolitik  përllogaritet në 46.3 vjeç, kurse Ballkani Perëndimor në 45.5 vjeç.

 Në Europë, sipas një grupimi moshash, rezulton: 30-39 vjeç janë 5 ministra të jashtëm; 40-50 vjeç 24, nga 51-60 vjeç 19 dhe nga 61-70 vjeç vetëm 7, ndërsa mbi 70 vjeç asnjë. Ndërkohë, para “Luftës  së Ftohtë” dominonte mosha mbi 50 vjeç dhe kishte edhe ministra të jashtëm mbi 70 vjeç, mirëpo, gjatë proçeseve të demokratizimit e globalizmit, me zgjerimin e NATO-s e BE-së, etj. u ndryshuan ndjeshëm raportet e grup-moshave.

Ministra të jashtëm nën 50 vjeç kanë edhe Finlanda 41 vjeç, Mbretëria e Bashkuar 44 vjeç, San Marino 48 vjeç, Belgjika, Austria, Irlanda e Norvegjia nga 49 vjeç, Turqia, Luksemburgu e Qipro nga 50 vjeç.

Sot, në shek. XXI,  të gjitha ish-vendet komuniste, sidomos ato shtete që dolën nga shpërbërja e ish- BRSS e RSFJ, po e ndjejnë të nevojshme që në politikën e jashtme, para Europës e Botës, në strukturat euro-atlantike, të paraqiten në diplomaci jo vetëm me “fytyra të reja”, por  kryesisht me mosha të reja, siç është  “brezi i 30 vjeçarëve”, brezi i shkolluar në universitete apo studime pasuniversitare në Perëndim, me kontribute e vite pune më së shumti në demokraci, të mirëaktivizuar në jetën politike, akademike apo shoqërinë civile, njohës e folës të mirë të anglishtes, etj.

Njëkohësisht, në këtë prag shek.XXI, po rritet numerikisht e cilësisht edhe  “brezi i 40 vjeçarëve” në diplomaci, si në Bullgari 40 vjeç, Kroaci 41 vjeç, Moldavi, Armeni e Kirgistan 43 vjeç, Lituani 45 vjeç, Poloni, Sllovaki e Letoni 46 vjeç, Slloveni 47 vjeç, Republika Ceke 48 vjeç, Azerbajxhani, Karakistani e Turkmenistani 49 vjeç, etj. çka kjo po i krijon të gjitha shanset e atributetet, që në vitet që vijnë të ulet më shumë në gradualitet  kohor e rritet më shumë në progresivitet numri i “brezit të 30 vjeçarëve” në diplomaci.

Europa  po iu beson gjithnjë e më shumë të rinjëve edhe në diplomaci, po krijon me përkushtim e investim “brezin e 30 vjeçarëve” në politikën e jashtme, që janë rritur në vitet e demokracisë dhe po rriten me diplomacinë, që janë e ardhmja europiane e saj.

 

 

                                                                RAMIZ LUSHAJ

                                              Drejtor Ekzekutiv i Qëndres Shqiptare

                                        të Studimeve Amerikane e Britanike

                                                                Tiranë

 

_______________

ramizlushaj@yahoo.com

 

 

 

 



                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Izraeli i... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Successfully... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...



 Other Articles
 Photo Gallery

Reportazh

Shqipëria

Reportazh

Shqipëria



Le të zgjedhim jetën dhe jo vdekjen! 06.09.09 - Le të zgjedhim jetën dhe jo vdekjen!

Opinion nga Ajet Nuro në kuadrin e Javës kundër gjakmarrjes, organizuar nga Tribuna Shqiptare

NORMAT KANUNORE DHE LIGJET E SHTETIT 06.09.09 - NORMAT KANUNORE DHE LIGJET E SHTETIT

Opinion nga Gjon Neçaj, në kuadrin e Javës kundër gjakmarrjes organizuar nga Tribuna Shqiptare

Gjakmarrja dhe Kanuni i neglizhencës 05.09.09 - Gjakmarrja dhe Kanuni i neglizhencës

Dëshmi dhe opinion rreth asaj që sot njihet si "Kanuni i neglizhencës"

Fale gjakun sot o kurr - per nder te javes kunder gjakmarrjes 05.09.09 - Fale gjakun sot o kurr - per nder te javes kunder gjakmarrjes

Poezi nga Makfire Maqedonci - Canolli në kuadrin e Javës kundër gjakmarrjes, organizuar nga Tribuna Shqiptare

GJAKMARRJA ËSHTË TREGUESI I EMANCIPIMIT KOHOR TË SHOQËRISË 05.09.09 - GJAKMARRJA ËSHTË TREGUESI I EMANCIPIMIT KOHOR TË SHOQËRISË

Opinion i Jakup Gjoçës, në kuadrin e javës kundër gjakmarrjes, organizuar nga Tribuna Shqiptare

ARBËR LATIFI KUNDËR GJAKMARRJES 04.09.09 - ARBËR LATIFI KUNDËR GJAKMARRJES

Ku është Iliri?- pyet arsimtarja. Ai ka frikë se e vret gjakmarrja. S'e vret gjakmarrja e mesjetës. E vret kanuni i...


Sep 2009
SunMonTueWedThuFriSat
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
PËR NJË COPË LIVADH… PËR NJË COPË LIVADH…

Poezi nga NEHAT JAHIU, në kuadrin e Javës kundër gjakmarrjes, organizuar nga Tribun Shqiptare

EFEKTE TË LëVIZJES Së PAJTIMIT TË GJAQEVE NË LUFTËN E VITEVE 1997-1999 EFEKTE TË LëVIZJES Së...

Nga Prof. As. Dr. Myrvete Dreshaj, dërguar për Tribuna Shqiptare në kuadrin e Javës kundër gjakmarrjes

 
Putheni hajdutin e pushkës! Putheni hajdutin e...

Poezi nga Rezart Palluqi, në kuadrin e Javës kundër...

BRISKU I BERBERIT BRISKU I BERBERIT

Tregim nga Flurans Ilia FLURKA publikohet në kuadrin e...

Më zuri gjaku… Më zuri gjaku…

Poezi nga Këze (Kozeta) Zylo, në kuadrin e javës kundër...

Mos ma shemto femijerine Mos ma shemto femijerine

Poezi nga Makfire Canolli në kuadrin e javës kundër...

TribunaShqiptare.com në Facebook




 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2009 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com