WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Analizë - Opinion

CËSHTJE TË BRENDSHME NË POLITIKËN E JASHTME

25 August 2009
Autor :
Ramiz Lushaj

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Ramiz Lushaj

 1. 

      Shqipëria, nga koha e Ismail Qemalit deri te koha e Sali Berishës, për 90 vjet (nuk përfshihen 4 vjet të LPB dhe nga 03.06.1941 deri më 05.11.1943 kur aktiviteti i jashtëm u mor përsipër nga MJI) ka 62 ministra të jashtëm në historikun e saj.

      Amerika për 220 vjet (1789 – 2009) nga Xhorxh Uashington tek Barak Obama ka 67 sekretarë shteti, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe, për 108 vjet (1901 – 2009) ka 39 ministra të jashtëm, Austria për 90 vjet (1918-2009) ka 22 ministra të jashtëm...

      Shqipërisë i takon të ketë lëvizur mesatarisht 1 ministër të jashëm në rreth 1.5 vjet, ndërkohë që Amerika, Mbretëria e Bashkuar e Austria e kanë këtë tregues deri në 4 vjet (!).

      Indikatori i këtyre raporteve ç’përpjestimore flet vetë: Cështjet e brendshme politike, ekonomike e ushtarake të një shteti pasqyrohen edhe në politikën e jashtme, në  lëvizjet e shpeshtuara, të sforcuara e të pamotivuara të ministrave të jashtëm. E përgjithshmja dhe e vërteta është se sa herë politika ka probleme të brendshme merret me ministrat e jashtëm, veçanërisht në vendet e pazhvilluara apo në zhvillim, në vendet që dalin nga diktatura e zezë, e kuqe apo e bardhë në demokracinë blu, në vendet me koalicione qeverisëse të brishta.

      Politika është politikë dhe diplomacia është diplomaci, por, ndonëse nuk janë e njëjta gjë e bëjnë të njëjten gjë…, ndonëse janë në të njëjten rrugë edhe nuk e bëjnë të njëjten rrugë…. Kur  politika është në start, ndodh që diplomacia ka ecur ose arritur në finish. Në ato raste kur politikës i mbarojnë “bateritë” karrikohet diplomacia dhe kur lodhet diplomacia me të vetat hyn politika me të gjitha mjetet…

      Diplomacia nuk përplaset me politikën, se nuk ia don hapi apo “zanati”, kurse politika përplaset me diplomacinë se ia don qejfi apo “zemreku”… Diplomacia ka heshtjen..., kurse politika bën edhe zhurmë... Diplomacia ka solemnitetet, kurse politika përdorë edhe agresivitetet.  Diplomacia të mbytë qetësisht edhe në një gotë venë, kurse politika mund të vërshojë egërsisht edhe si lumë e t’i shpëtosh “pa u lagur”… 

      2. 

      Presidenti i 32-të i SHBA, Franklin Ruzvelt, njeri vizionar e qëndrestar në politikën e jashtme, qëndroi në 4 mandate në këtë detyrë, duke përballuar Luftën e Parë Botërore, duke ecur edhe në karrocë invalidi në fund të jetës, por Sekretarin e Shtetit Kordel Hall e mbajti për 11 vjet në këtë post (4 mars 1943- 30 nëntor 1944), derisa u vetëlargua.

      Ruzvelti ndrroi 3 zv/presidentë (Garner, Uallake, Truman), biles edhe 3 ministra të luftës, si dhe nga 4 ministra të drejtësisë, ekonomisë, etj., por jo Sekretarin e Shtetit Amerikan.

       Pas largimit të Hall, Presidenti Ruzvelt emëroi Zv/Sekretarin e Shtetit Stetinius në detyrën e Sekretarit të 48-të të Shtetit, i cili qëndroi në këtë  post të rëndësishëm edhe me Presidentin Truman, gjersa e caktuan Ambasador i SHBA në OKB.

      E kundërta ndodhi në Shqipëri, në kohën e qeverisjes së socialistëve, në vitet 1997-2005, u ndrruan 4 ministra të jashtëm në 8 vjet (Milo, Dade, Meta, Islami), pasi donin t’ua ”kënaqnin” kërkesat e interesat aleatëve në maxhorancë e me orakull politik t’iu jepte mbështetësve apo kundërshtarëve këtë post(!). Mazhoranca socialiste iu jepte rëndësi dhe ua merrte fuqinë, iu jepte detyrën ministrore dhe iu hiqte karriken zyrtare, sapo shtronin shinat përpara i tërhiqnin nga mbrapa, aqsa këta ish-ministra mund të cilësohen edhe ”ysh-ministra”. Lëvizjet ”shilarëse” të socialistëve me ministrat e jashtëm, kur vendi po ecte drejt BE-së e NATO-s, kur Kosova ishte drejt Pavarësisë,...tregonin qartë se politika e së majtës kishte ”çështje të brendshme” sa mezi e mbanin pushtetin reanimacionist dhe morën një rrotacion regresiv me rrokullisje të pandalun, por edhe ia ngadalësuan Shqipërisë zhvillimet e brendshme dhe ato të jashtme.

      Politika e jashtme në përgjithësi e Ministria e Jashtme me Trupin e saj Diplomatik në veçanti, është pasqyrë e imazhit, sy në horizont, nerv genetik i tokës, vesh i rrjedhave të kohës, zëri i mendjes e zemrës, nuhajtja magnetike, urtia e duhia e hapave të çdo kombi, të secilit shtet.

      Diplomacia, në historikun e vet, në mënyrën e vet, e mbart dhe e bën historinë më shpejt se historianët, shkon në planete më përpara se kozmanautët, hynë në thellësi të ujërave më shpejt se polumbarët, fazohet e përçohet më shpejt se rryma, e mbart dhe e bën historinë më shpejt se historianët, e përgaditë tokën e mbjellë farën më shpejt se bujqit, e prognozon e diagnostikon kohën më mirë se meteorologët, diagnostikon simptonat e sindromat më mirë se mjekët, i ndjek sinjalistikat më mirë se se vet rrugorët…

      Dikur, politika e jashtme ishte e “mbyllur”, e blinduar, diçka si “versajiste”, si kështjellat  ku (ç)bëhej, ndërsa në dekadat e fundit është bërë e “hapur” si valët në eter, aqsa të “fotografon” realitetet si sateliti në orbitë dhe të hyn si interneti në shtëpi. Sot diplomacia është kaq publike sa më të mund të merren të gjithë, por diplomacinë e bëjnë diplomatët për të gjithë. Ata që duan të merren më diplomaci publike, të hapur… ua dëgjon edhe frymëmarrjen veprimtare edhe nga larg, kurse ata që bëjnë vërtetë diplomaci elitare ua ndjen frymën vrelluese më pas… 

      3.

      Ato shtete që kanë kriza të forta të brendshme, si grushte shteti, konflikte etnike, ç’ekuilibrime politike, etj. me ndikim edhe në rajone e kontinente të afërta, i pasqyrojnë kryesisht e veçanërisht në lëvizjet e ministrave të jashtëm.

      Në  Gjeorgji, më 2008, kulminiacioni i “krizës së tankeve” solli 4 ministra të jashtëm brenda një viti, si Bezhuashvili,(31.01.2008) Bakradze, Tkeshdashvili dhe Vashadze, (që vazhdon në këtë detyrë nga 06.12.2008).

      Në  Ukrainë, vitet e fundit,“kriza e rivaliteteve”, me “portokallinë” e vet, me tensione të plasaritura e presione vorbulluese, në vend e me fqinjtë, diktoi që edhe më 2007 të përcillte  3 ministra të jashtëm, 2  ndryshime më 2009të ketë 2 lëvizje të tyre.

      Në Somali. pas luftës civile,po tejzgjatet tranzicioni i vështirë politik e ekonomik, “kriza e zezë”, me të gjitha të zezat e saj, nga luga deri tek lupa, çka, të paktën, nga viti 2007 deri më 2009 ka pasë 6 ministra të jashtëm, nga Hure deri te Jangali.

      Në  Palestinë,  “kriza e kloneve”, nga minaret tek kufinjtë, për identitetin e tyre të njohjes si shtet, etj. pasqyrohet, si më 2007 me rrokadën e 4 ministra të jashtëm, etj.

      Në  më të shumten e rasteve këto kriza marrin edhe emrat e shteteve, nga burojnë, shpërthejnë e shuhen, si “Kriza Gjeorgjiane”, “Kriza Ukrainase”, “Kriza Somaleze”, “Kriza Palestineze”, etj.

      Në  rast se do të shohim në 9 dekadat e fundit, në Shqipëri ka disa

kriza të  rënda politike, ekonomike, etj. si në vitin 1914, kur levizën 3 ministra të jashtëm, në vitin 1921 me 5 ministra të jashtëm, në vitin 1924 me 3 ministra të jashtëm, në vitin 1944 me 5 ministra të jashtëm, në vitin 1939 me 3 ministra të jashtëm, në vitin 1997 me 3 ministra të jashtëm, (Shehu, Starova, Milo), etj.

            Krizat i shfaqin plasaritjet e veta kryesisht tek ministrat e jashtëm dhe ministrat e jashtëm lëvizën më së shumti në ato raste kur ka probleme të brendshme politike, ekonomike apo ushtarake.

      Sot e nesër, çështja është edhe kjo: në rast se diplomacia nuk është shumë e kapshme në çdo kohë e për të gjithë, duhet të bëhet sa më e prekshme  çdo ditë e më shumë dhe nga sa më shumë pushtetarë në të gjitha nivelet e nga sa më tepër qytetarë nga të gjitha kategoritë. 

                                                                                                                  RAMIZ LUSHAJ

            Drejtor Ekzekutiv i Qëndres Shqiptare

                 të Studimeve Amerikane e Britanike

                        TIRANË 
                 
                 

      _________________

      ramizlushaj@yahoo.com 
 


 
 
 

      Ky brez i ri i shefave të diplomacisë i ka marrë dijet universitare apo ndjekë studimet pasuniversitare në Perëndim, si Lulzim Basha në Universitetin Ultrecht, (i themeluar më 1636), në Hollandë; Urmas Peat në Universitetin Tartu në Estoni dhe në Oslo të Norvegjisë; Aurelia Frick në Universitetet Fribourg dhe Basel të Zvicrës; Antonio Milososki në Shkup dhe në Deisburg e Bon të Gjermanisë; Vuk Jeremiç në Universitetin Cambridge në Londër dhe  Harvard në Amerikë. 
 
 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Izraeli i... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Successfully... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...



 Other Articles
 Photo Gallery

Reportazh

Shqipëria

Reportazh

Shqipëria



NJË PËRGJIGJE ME FAKTE 09.09.09 - NJË PËRGJIGJE ME FAKTE

Opinion nga Halit Xhemë Elshani

NJË  KUJTIM  I  PAHARRUAR  NGA  TAKIMI  ME SENATOR  KENEDIN 09.09.09 - NJË KUJTIM I PAHARRUAR NGA TAKIMI ME SENATOR KENEDIN

Përshtypje nga takimi me senatorin Ted Kennedy, nga Rozi Theohari, Boston

Baladë e përflakur / Flammande ballad 08.09.09 - Baladë e përflakur / Flammande ballad

Rreth antologjisë poetike të Sokol Demakut "Baladë e përflakur / Flammande ballad", botuar në shqip dhe...

Një rast i rrall: shqiptarëve u mohohet pasaporta 08.09.09 - Një rast i rrall: shqiptarëve u mohohet pasaporta

Sose Dumani denoncon faktin që fëmijëve me pretekstin se kanë dy vendlindje...

Intervistë e kritikut dhe poetit NEXHAT REXHA 08.09.09 - Intervistë e kritikut dhe poetit NEXHAT REXHA

Intervistoi Arsim Halili

Takon mësuesen pas 65 vjetësh 08.09.09 - Takon mësuesen pas 65 vjetësh

Reportazh rreth një ngjarje joe zakonshme, nga Bardhyl Selimi


Sep 2009
SunMonTueWedThuFriSat
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
Roman për kauzën artistike dhe edukimin estetik Roman për kauzën...

Kritikë letrare e librit “Portreti i artistit në rini” të Xhems Xhojs, nga Ndue Ukaj

DILEMA LIDERËSH DILEMA LIDERËSH

Opinion nga Artan Mullaj

 
Në gjirin e lëvizjes patriotike Në gjirin e lëvizjes...

Diaspora e atdhetarëve të harruar: Dhimitër Emanoil...

Liderë mendoni mirë për të ardhmen e Kosovës! Liderë mendoni mirë për...

Opinion nga Agim Vuniqi

NJI SQARIM KADRI OSMANIT DHE, MJAFTË MA ME PSEUDONIME DHE NOFKA, HICNI MASKAT NJI SQARIM KADRI...

Reagim i Selim Hasanaj

KONKLUZIONI I JAVËS KUNDËR GJAKMARRJES KONKLUZIONI I JAVËS...

Lufta kundër kundër kanunit, djallëzimi dhe deklarimi i tij...

TribunaShqiptare.com në Facebook




 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2009 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com