WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Intervista AlbEmigrant

KANUNI I NEGLIZHENCËS

01 September 2008
5 / 5 (35 Votes)
Kadri Sherifi
Autor :
Kadri Sherifi

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Kadri Sherifi

KANUNI I NEGLIZHENCËS

http://kanuniineglizhences.blogspot.com/


A mund të çrrënjoset gjakmarrja nga mentaliteti shqiptar?


Në gjithë rruzullin tokësor, shekuj me radhë, gjakmarrja ua ka marrë ose ua ka bërë të padurueshme jetën shumë njerëzve të pafajshëm: të afërmëve të një vrasësi. Gabimisht, ky fenomen është futur në kokat e disa shqiptarëve se është karakteristikë e identitetit tonë duke u referuar në kanun. Në fakt, fjala « kanun » vjen nga greqishtja e vjetër « kanôn » që do të thotë « rregull », «model ».

Në latinisht kemi shprehjen « jus canonicum »  që do të thotë « ligj kanunor ». Po të mendohet hollë e hollë, Lekë Dukagjini nuk i ka dhënë më shumë kontribut të drejtës kanunore se Enver Hoxha komunizmit. Prandaj, si në njërin rast ashtu edhe në tjetrin, nuk kemi arsye të jemi tepër krenarë. Duke e hequr nga mendja se ligjet që nuk i përdor më askush në botë i përkasin kulturës sonë, bëhet pyetja: A mund të çrrënjoset gjakmarrja nga mentaliteti shqiptar?

Unë mendoj se po. Shumë popuj tjerë e kanë rregulluar këtë problem në mënyrë të civilizuar. Edhe ne, në ditët tona, kemi një komb të shkolluar i cili e ka në dorë fatin e vet. Mirëpo duhen marrë disa masa urgjente profesionale që në ndodhjen e fatkeqësisë. Nuk duhet lejuar ndërhyrja e nxitësve të gjakmarrjes siç janë kanunarët gjakatarë apo të hollat dhe të edukohet rrethi i familjeve fatkeqe në mënyrë të vetëdijshme e bashkëkohore.

Së pari, në rast vrasjeje në rrethana të ndryshme, deklarata e të afërmëve të viktimës për gjakmarrje të konsiderohet si kërcënim me vdekje me paramendim. Pastaj, organet kompetente të marrin masat e nevojshme preventive. Ndërhyrja e organizatave jo kompetente nën pretekstin e ligjeve paralele kanunore të dënohet rreptësisht. Këto organizata dhe këta individë, herët apo vonë, do të përgjigjen para drejtësisë kompetente kombëtare ose ndërkombëtare për interpretimin e artikujve famëkëqij kanunorë. Masat ndëshkimore kundër përçuesve të (pa)drejtësisë kanunore janë një hap drejt çrrënjosjes së gjakmarrjes.

Pastaj, dhënia e të hollave për gjak, marrja e të hollave për gjak dhe përcjellja e të hollave për gjak nga njëra palë tek tjetra të konsiderohen si trafik me qenie njerëzore. Të gjithë ata që bëjnë një nga këto tri gjeste të akuzohen edhe për nxitje të gjakmarrjes. Të hollat janë vaj për zjarrin. Nëse hiqet ideja e marrjes së të hollave nga koka e gjakmarrësit dhe nëse ai është i bindur se deklarata e tij për gjakmarrje do të dënohet si kërcënim me vdekje, reflekset dhe sjelljet e tij do të jenë ndryshe në momente fatkeqësie të humbjes së një të afërmi. Ideja për të bartur një vdekje në vetëdije gjatë gjithë jetës dhe ballafaqimi me drejtësinë moderne do të kenë përparësi në psikologjinë e tij. Natyrisht, organizatat famëkeqe e gjakatare dhe individët që bëjnë drejtësinë kanunore nuk duhet të kenë në asnjë rast përfitime monetare sepse kjo gjë i zgjat jetën fenomenit të vëllavrasjes.

Në vazhdim, rrethi i të dy familjeve duhet të luajë një rol pozitiv me mençuri dhe qytetërim bashkëkohor. Kur shohim filma dueli në mes dy gladiatorëve ku dihet se njëri do të vritet, mund të konstatohet se publiku i asaj kohe i shikonte këto skena dhe argëtohej në prezencën e skllavopronarit i cili përfitonte nga spektakli. Spektaklet e tilla janë zhdukur sot në botë siç është zhdukur gjakmarrja. Në trojet shqipfolëse, spektatorët e sotëm të konfliktit në mes dy familjeve duhet të kuptojnë se ato familje janë në të njëjtën situatë fatkeqësie dhe të ndihmohen që të dyjat. Mediat do të duhej të vënin në pah gjestet humane të cilat do të merreshin si modele. E vërteta optimiste është se populli shqiptar nuk e pranon gjakmarrjen si tipar të identitetit të vet dhe e ka zëvendësuar termin që shpreh këtë fenomen gjakatar me fjalën « vëllavrasje ». Por sikur kjo nuk mjafton…

Në përfundim, organet shtetërore nuk mund vazhdojnë të arsyetojnë moskokëçarjen duke u fshehur pas zakoneve e traditave sepse pakujdesia e tyre në ketë aspekt po bëhet traditë. Tashmë mund ta quajmë rregullin e tyre me dy fjalë të huazuara: Kanuni i neglizhencës. Organet kompetente duhet të marrin të gjitha përgjegjësitë për mbrojtjen e atyre që nuk kanë bërë krim duke pasur parasysh se të afërmit e vrasësit nuk janë vrasës. Nuk duhet të fajësohen të pafajshmit siç ndodhte në komunizëm. Nuk është vështire të kuptohet se askush nuk ka mundësi as të drejtë t’i kontrollojë sjelljet e vëllait apo ato të kushëririt. Kushtetuta e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës u garantojnë qytetarëve lëvizjen e lirë. Disa përgjigje nga ana e pushtetarëve janë të nevojshme: Sa gjakmarrje duhet të ndodhin në një zonë të caktuar në vit që shefi i policisë dhe kryetari i komunës të japin dorëheqje? Sa gjakmarrje duhet të ndodhin në shtet që të detyrojnë qeverinë të japë dorëheqje, siç do të ndodhte në vende tjera?

Në pritje të zgjimit të vetëdijes e gjithashtu të zgjimit nga gjumi të politikanëve dhe ligjvënësve tanë, të shpresojmë se do të dalë një bir apo bijë nga gjiri i këtij populli, si Anton Çeta, et të rregullojë të gjitha konfliktet e tanishme me mirëkuptim dhe paqe … pa u referuar në asnjë ligj kanunor të pandershëm apo bolshevik. E nëse na humbet busulla pa u referuar në të kaluarën, mund ta kujtojmë thënien « V’llau v’llaun nuk e vret ». Më duket se kjo shprehje ka moshë, sikur vjen nga njëfarë…Gjergj Kastrioti Skënderbeu... ?


 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



Deshmoreve te Kosoves 31.08.10 - Deshmoreve te Kosoves

Poezi nga Xhavit Gasa

Politika e madhe dhe politikat e vogla 31.08.10 - Politika e madhe dhe politikat e vogla

Opinion nga Andon Dede

Nene Tereza: Nderi i Kishes Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar 30.08.10 - Nene Tereza: Nderi i Kishes Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar

Fjalim me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, nga Frank Shkreli

NJERIU QË IA FALI  GJITHË JETËN E VET  KAUZËS PËR LIRI 30.08.10 - NJERIU QË IA FALI GJITHË JETËN E VET KAUZËS PËR LIRI

Kritikë nga Sami Islami

XHELO DAUTAJ 30.08.10 - XHELO DAUTAJ

Poezi nga Luan Çipi

TË PRES TE VESA E GJELBËR 30.08.10 - TË PRES TE VESA E GJELBËR

Poezi nga Vullnet Mato


Sep 2010
SunMonTueWedThuFriSat
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
EJANI SHOKE TE DASHUR EJANI SHOKE TE DASHUR

Poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu

Himn për gjakun Himn për gjakun

Poezi nga Makfire Canolli

 
Iran: Vrasja me gur e Sekine Mohammad Ashtiani Iran: Vrasja me gur e...

Nga Paul Tedeschini

Mozaik me vargje Mozaik me vargje

Poezi nga Përparim Hysi

Malli per familjen me bënte që ndonjëherë të kthehesha dhe ta lija përgjysëm ate që kisha nisur Malli per familjen me...

Bisedë me Blerina Hasa, studente në master në universitetin...

POEMË E PANJOHUR PËR GJENEALOGJINË E ALI PASHË TEPELENËS POEMË E PANJOHUR PËR...

Studim nga Arben Llalla

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com