WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Të ndryshme

Reagim ndaj një artikulli të botuar në Tribuna Shqiptare

31 August 2009
Enver Hadri, Gani Azemi dhe Reshat Seitaj, 1989
Autor :
Reshat Seitaj

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Reshat Seiti


E nderuara redaksi, po ua dergoj nje Reagim ndaj nje artikulli botuar ne faqet e websajtit tuaj me titull "Zbardhja e te vertetes eshte imperativ kohe"
Ne kete reagim timin une e shprehi opinionin tim duke e ilustruar me fakte, foto te epokes se kaluar dhe letra origjinale te shkruara nga dora e Enver Hadrit.
Ju mund edhe te mos i botoni varesisht relacionet e juaja me autorin apo ndoshta vete autori eshte pronar i atij websajti ?!
Si do qe te jete se shpejti del libri im mbi 500 faqe pjesa e pare lidhur me aktivitetin e asaj kohe ne mergim.
Botimi i reagimit tim , tregon sinqeritetin dhe pa anshmerine tuaj ndaj autoreve qe shkruajne tek ju.
Me respekt

Reshat Sahitaj



I nderuar zotni!
Së pari do të desha t'ju falenderoj për mesazhin që po na përcillni dhe dëshirën për të replikuar për një shkrim të botuar nga TribunaShqiptare.com. Nuk di a keni lexuar diçka rreth TribunaShqiptare.com, por sidoqoftë është detyra ime që t'ju kujtoj se Tribuna Shqiptare ashtu siç ka edhe emrin është një mjet për të folur dhe për të shprehur fjalën e lirë. Si e tillë TSh ka bashkëpunëtorë nga të gjitha viset shqiptare (hidhini një sy: http://tribunashqiptare.com/autoret/). Është e vërtetë se zoti Halit Elshani ka një farë statusi tek Tribuna Shqiptare pasi është një autor i regjistruar . Mund ti hidhni një sy profilit të tij për të parë edhe artikuj të tjerë që ai ka shkruar tek Tribuna Shqiptare: http://tribunashqiptare.com/authors/?authorID=54 Por, ky status nuk do të thotë se ai ka të drejtë në ato që thotë. Ky parim është një parim për të gjithë. Por, ne ia botojmë shkrmet sepse ai shkruan me emrin e tij dhe është pikërisht ai vet që mban përgjegjësi për sa shkruan. Le të vijmë tek artikulli në fjalë. Artikulli është shkruar në formë interviste në emër të TribunaShqiptare.com. Por, që në krye ne kemi shënuar intervistuesin. Sa për dijeni, para botimit e kam konsultuar me një nga pjestarët e stafit tonë me origjinë nga Kosova që më këshilloi ta botoj shkrimin. Duke qenë se emri juaj përmendet në artikull, ju keni të drejtë morale dhe ne kemi një detyrim të tillë që ta botojmë replikën tuaj duke besuar në atë se askush nuk është pronar i së vërtetës. Nuk mund të fshehim se ajo që ne kërkojmë në këto raste është respekti për të tjerët dhe sidomos për lexuesit e tjerë. Pra, pa të shara apo fyerje. Le të gjykojnë të pa-anëshmit se kush ka të drejtë. Shpresoj në mirë-kuptimin tuaj dhe shpresoj se e kuptoni pozicionin tonë.
Sinqerisht,
Ajet Nuro
Montreal 31 gusht 2009




REAGIM MBI GENJESHTRAT QE PERMBAN ARTIKULLI

Zbardhja e të vetetës është imperativ kohe”, të autorit Halit Elshani botuar në faqet e juaja


Pa dashur të hy në analiza të thella rreth të pavertetave që shkruhet në artikullin e cituar, dua vetëm perciptazi të permendi se tani është koha e dokumenteve, fotografive dhe gjirimeve të ndryshme në video dhe konferencave për media që janë bërë aso kohe. Më kotë dikush mundohet të injoron dhe anashkalon punën që është kryer dhe tani mundohën ta falsifikojnë historinë pikërisht ata që asgjë nuk kanë kontribuar rreth aktivcitetëve që janë bërë aso kohe.

Duke menduar se gjatë kohës kur ne kemi vepruar asgjë nuk është ruajtur as ne gjirime, as ne televizione të huaja, e dukie qenë të bindur madje se ne as që kemi lënë diçka me shkrim , tani na zgjohën nga varri disa mjeranë për të asgjësuar çdo dokument dhe çdo gjirim e fotografi të kohës kur ne kemi vepruarr.

Sa për të ilustruar këtë që them ja këtu po e ilustroj me një dorëshkrim të vetë Enver Hadrit i cili më shkruan pikërsiht mua për një takim që kemi pasur një natë më parë me disa mergimtarë nga Brukseli dhe me të cilët Enver Hadri dhe unë nuk jemi ndarë të kënaqur me bisedën e tyre rreth një bashkëpunimi për një aktivitet.

Ja panorama që Enveri ma dergon nga Strasburgu ( e letra nga Enver Hadri kam me dhjetra).

Lexojeni dhe vertetojeni se kush ka bashkëpunuar me Enver Hadrin dhe kush përpiqet t’i fshin gjurmet e bashkëpunimit dhe ku është qëllimi i tyre?


Siç vertetohet në bazë të vulës postare, pra Enveri me shkruan në shtator 1989


Halit Elshani gënjen se unë dhe Gani Azemi nuk kemi bashkëpunuar me Enver Hadrin dhe se janë të tjerët që kanë bashkëpunuar me Enverin. Ne, nuk na interson faktët e rrejshme se tani pas vrasjes se Enver Hadrit mund të dalin « bashkëpunëtorë » ashtu siç në Kosovë po dalin se të gjithë komandantat e UÇK-së e paskan nga një revole kujtim nga komandanti Legjendar Adem jashari. Pra, tani dalin edhe për Enverin edhe për tjerët, kjo është normale sepse në kohën kur ne punonim ata fshiheshin skutave dhe perçanin sepse ashtu e donte UDB-a.

Ja një foto e vitit 1989 , ku shihet Enver Hadri, Gani Azemi dhe Reshat Sahitaj gjatë një udhëtimi për në Londër.


Foto 1989 Enver Hadri Gai Azemi dhe Reshat Sahitaj


Por foto të tilla secili mund të ketë sepse me Enverin ka pasur mundësi te dali në foto kush ka dëshiruar. Kjo foto nuk është ndonjë provë se ne kemi bashkëpunuar edhe pse ne ishim në një udhetim zyrtar dhe që më vonë një foto pune lidhur me ketë udhëtim botohet në një gazetë të asaj kohe.

Ja një foto tjetër e një konference për shtyp e vitit janar 1990 , ku duket se kush ishte bashkëpunëtor dhe kush punonte me Enver Hadrin deri sa tjerët tani na çirrën dhe na mburrën se ata kanë punuar.


Foto janar 1990 Enver Hadri (djathtas) Behare Rexhepi (mes) dhe Gani Azemi (majtas)

Foto mund të merret ne Agjencione te ndryshme botërore si AFP, Belgapress etj.

Kjo është foto gjatë konferencës për shtyp në sallën nr 8 IPC International Press centre Bruxelles


Halit Elshani shkon edhe më larg me gënjeshtrat e tij duke e komentuar një komunikatë ilegale që në vitin 1982 është shpërndar ilegalisht dhe përmbajtjen e saj ma atribuon mua. Askush deri sot nuk ka arritur të zbulojë komunikatat ilegale që shperndaheshin kunder nesh perveç halit Elshanit !!!

Qe vetë të zihët në kurthen e tij Halit Elshani shkruan se unë Reshat Sahitaj, paskam lajmëruar mediat në Kosovë me rastin e Këshillit të rrivarrimit të eshtrave të Enver Hadrit.

Çuditërisht Halit Elshani paska « harruar » se ai vetë ka marrë pjesë në atë takim dhe vetë e ka shkruar tekstin të cilin e ka botuar me emërin dhe mbiemùrin e tij. Ja teksti komplet që Halit Elshani ia ka derguar redaskisë « Zëri ditor” në kosovë dhe i cili u botua ashtu siç ai vetë e ka nënshkruar. Pse tani pendohet dhe mundohet të gënjen dhe ta përgë^njeshtron fjalën e tij ?!

Ja letra e Halit Elshanit derguar redaksisë ZERI ditor :

Me bekimin e farniljes Hadri, nga Brukseli, Prishtina dhe Peja, ne mjediset e klubit kulturor shqiptaro-belg "VOKSHI" u be konstituimi i Keshillit per bartjen e

eshtrave ne Kosove, te memedhetarit te devotshem z.Enver Hadri dhe nenes se tij

Ifakete Hadri.

Fillimisht mbledhjen e shpalli te hapur nikoqiri, mergimtari i trefisht veprimtari i palodhur zoteriu Fahri Panxha, ne emer te Komunitetit shqiptar nga Brukseli. Me pastaj,

mbledhjen e udhehoqi veprimtari i mirenjohur tashme i kthyer ne Kosove z.Reshat Sahitaj, i cili kishte ardhur per te kontribuar edhe metutje bashke me veprimtaret e tjere ketu, me shoket e afert me martirin e "Rezistences Kombetare" themelues i te cilit ishte z.Enver Hadri, krijoi Komitetin per "Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut",autor i dy Rezolutave qe u aprovuan ne Parlarnentin Evropian, botoi revisten periodike "Zeri i Kosoves", veproi deri ne flijimin e tij per lirine e popullit te cilit i takonte ne menyre institucionale ne Evrope dhe me gjere, por si ambasador i vertete i cili tronditi themelet e Beogradit dhe zgjoi ndergjegjen e heshtur te Evropes demokratike .

Pa dyshim vepra e tij madheshtore, betimi i shokeve te tij, obligimi ndaj tij dhe nenes qe e rriti jetim sepse babain Islarnin ia kishin pushkatuar shkijet me 1945. Keshilli i varrimit mori persiper edhe rivarrimin e tij per ne vendlindje te cilen e deshti aq shume.

Gjate diskutimeve Keshilli per rivarrim ne perbelje: R.Sahitaj, H. Elshani, F.Panxha, M.Hoti, F.Tredhaku, S.Trelaku, I-LXhelili, H.Shala, R.Rarnosaj, F. Bakarusha dhe LSelmani.

Te gjithe kishin per emerues te perbashket organizimin e rivarrimit ne menyre dinjitoze

duke perfshire percjelljen nga Brukseli per ne Kosove.

U fon arl edhe dy grupe: grupi pare per Belgjike ( LSelmani, F.Panxha dhe M.Hoti), te cilet e kane per detyre pergatitjen e dokumentacionit ne baze te kerkesav

te administrates beIge.

Z. Ismet Selmani, ka marre persiper pergatitjen dhe bartjen falas, si<;: thote ai: "ne

emer te Zotit dhe bememiresise" sepse ai dhe nena e tij e meritojne kete

perkushtim.

Grupi i dyte per koordinimin e punes ne Kosove: (Reshat Sahitaj dhe Sokol Trelaku). Ata do te kontaktojne me Keshillin per te drejtat e njeriut, Qeverine dhe institucionet tjera te nevojshme.

Kete tubim entuziastesh e emocionoi dhe e madheroi plaku i maleve, bashkeluftetari i Xheme Gostivarit z.Hysen Xhelili, i cili kishte ardhur per te kontribuar dhe peruruar kete akt madheshtor ;

Gjithashtu, u vendos qe me 10 shkurt 2003 ne oren 18, te mbahet aktiviteti tjeter lidhur me veprimtarine e paepur te z.Enver Hadri i cili jeton ne ne dhe brezatqe do vIJne.

Hal it Elshani


I njejti tekst është botuar në “Zëri ditor”. Kjo letër mund të verifikohet në redaksinë e zërit kurdo që dikush ka dëshirë të merret me këtë çeshtje dhe ta sheh se si Haliti bie në gropën e tij, që ka gropuar dhe menduar t’ia bëjë tjerëve.

Për hir të vertëtës së shpejti do të botohët libri “IDEALISTËT”, Pjesa e I-rë 520 faqe, që përfshinë një periudhë kohore prej 1968- janar 1990 . “IDEALISTËT” pjesa e II-të 600 faqe

Përfhsinë periudhën kohore 1990-1999.

Në këtë libër nuk permenden emrat e atyre që gënjejnë dhe që përpiqën me dhunë të hyjnë në faqët e historisë. Nuk permenden emrat e atyre që shkruajnë gënjeshtra sepse nuk është objektivi i librit, por citohen fakte, data, takime, gazeta të huaja dhe shqiptare të atyre vitëve.

Libri ndriçon një faqe të aktiviteteve dhe lumë ai që bënë pjesë në ato aktivitete kur ishte kohë e vështirë e kur disa të dehur shkonin dyerve të amabasadave jugosllave që tani të marrin guxim të akuzojnë aktivistët që sakrifikuan çdo gjë për lirinë e Kosovës.

Asksuh nnuk mundët t’i shtrembëron faktët. Çdo përpjekje për falsifikim të fakteve dhe historisë janë të kota. Por ne shqiptaret jemi mësuar të merremi me thashetheme dhe me to t’i shkatërrojmë faktët reale por kjo ishte dikur e jo sot.



                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Izraeli i... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Successfully... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...



 Other Articles
 Photo Gallery

Reportazh

Shqipëria

Reportazh

Shqipëria



Dredhat e Ismail Kadarès 28.08.09 - Dredhat e Ismail Kadarès

Opinion nga Paul Tedeschini

Kosova nuk ka vend per ‘talibane’ 27.08.09 - Kosova nuk ka vend per ‘talibane’

Opinion i profesor Sami Repishti

Nxënësi i fundit i Kolegjës Saveriane 27.08.09 - Nxënësi i fundit i Kolegjës Saveriane

Rreth librit të Tomë Mrijaj, “Monsinjor Dr. Zef Oroshi – Një Jetë e Shkrirë për Fe e Atdhe”, nga Klajd Kapinova

REPUBLIKA E KOSOVËS –  DHE TARGAT E ISH KOSOVËS AUTONOME?! 27.08.09 - REPUBLIKA E KOSOVËS – DHE TARGAT E ISH KOSOVËS AUTONOME?!

Opinion nga Xhevat Rexhaj

Intervistë me Prof. mr. sc. Jetulla Haliti 27.08.09 - Intervistë me Prof. mr. sc. Jetulla Haliti

Bisedoi gazetari Arsim Halili

Romani-testament i letërsisë shqiptare për fëmijë 26.08.09 - Romani-testament i letërsisë shqiptare për fëmijë

Rreth romanit të shkrimtarit Bedri Dedja “Presidenti i Planetit të Kuq”, nga Elvira Dollomaja


Sep 2009
SunMonTueWedThuFriSat
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
Nxënësi i fundit i Kolegjës Saveriane Nxënësi i fundit i...

Rreth librit të Tomë Mrijaj, “Monsinjor Dr. Zef Oroshi – Një Jetë e Shkrirë për Fe e Atdhe”, nga Klajd Kapinova

BREZI I 30 VJECARËVE NË...

Opinion nga Ramiz Lushaj

 
MEDITIM  PER  PENSIONISTIN MEDITIM PER ...

Ese nga Ksenofon Dilo

Intervistë e shkrimtares Këze (Kozeta) Zylo dhënë revistës “Perspektiva” Intervistë e...

Bisedoi për revistën “Perspektiva” gazetari Arsim Halili

MENDIME ME TINGELLIM  AKTUAL TE  L U M O   S K E N D O-s MENDIME ME TINGELLIM ...

Pergatiti Ksenofon Dilo

Çka  i bën  trima Prekazasit Çka i bën trima...

Bisedë me veprimtarin nga Prekazi i Drenicës, zotin Fazli...

TribunaShqiptare.com në Facebook




 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2009 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com