WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > TĂ« ndryshme

MEDITIM PER PENSIONISTIN

26 August 2009
5 / 5 (6 Votes)
Ksenofon Dilo
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Ksenofon Dilo

                                              

 

   

   Ecën kryelartë njeriu i vuajtur dhe i palëkundur,veshur me petkun e burrërorit , burim mirësie njerëzore- zemra e Tij.. .Ecën nëpër skenën e jetës dhe mendon :komunizmi  ra po komunistët  mbetën .

 U  bënë pjesë e një loje të vështirë...këto vite tranzicioni... Mendon:një plagë e dhimbëshme kjo,që të heq të drejtën ta quash vehten në ëndërr! ... Sidoqoftë,ka ëndërra të cilat  ndryshojnë  në cilësi, krejt të veçanta nga lloji i zakonshem ,ato janë bëma  ramizistesh. Sigurisht ,duhet të ishte tepër e gabuar po të  përjashtoheshin nga emërimi”ëndërra të frikëshme”  bëmat  enveristësh. Ato banojnë,janë produkte  qe shtrihen në linjën që do të thotë  : m a sh t r i m  . Krejt të  veçanta nga lloji i zakonshëm “ëndërr” se, burojnë nga mafia e kuqe që,është dhe mafi dhe shtet.,. Të keqen e djeshme e kanë vendosur në majmëri:lulëzojnë padrejtësinë dhe bëjnë të heshtë Drejtësia!!  e,  jetën e deritanishme  ndjekin si një fantazmë!

 Sindromë dëshpërimi kjo..Na ka ngrirë buzëqeshja,mendon, pastaj pyet:

 A thuaj ZOTI,ndoshta do që,të takojmë njerëz të "gabuar",para se të takojmë të duhurin e,ahere do dimë të jemi mirenjohës për dhuratën që na bën?

  Mendon e përjeton të kaluaren...

…Ja blloku,tempulli i komunistëve,banditëve,prepotentëve të ekzaltuar.Para syve kasta e kuqe..krimet me uri neroni  të asaj industrie çnjerëzore që prodhoi këlyshë të zakonshëm dhe të çoroditur në këto vite tranzicioni .Si  ujqrit e tmerruar nga zjarri, zgjodhën formën më barbare :rritën tonin e krimit në rrugë dhe shtëpija me  armë te ftohta ... "Forcat te errëta" na ishin.. iknin në drejtim të "paditur"..   sheshit duall në 97-të..E Drejtësisë  i duhet heshtja!!!Edhe pse figurat e adhuruara komuniste duall jashtë mode!

   Shkundu moj  shoqëri shqiptare,mbro liritë demokratike moj DREJTESI-mendon-"Vetëm kështu, do jesh në gjëndje të fitosh drejt-peshimin DREJTESI, aq të  munguar tek ti"  Lëre mënjanë romantikën e filmave kuqalashë..Feja komuniste vdiq.Fjala komunizëm humbi ç'do kuptim S'ka njeri të mos kuptojë propaganda e luges "floririt",ka qënë MASHTRIM.Mashtrim   i madh dolli në dritë të Diellit.

     Monument duan ti ngrënë gënjeshtres dhe mashtrimit! Me  to shtojnë pasurinë  të PANGOPURVE të kuq ,ata që betoheshin se,"dhe bar do hanin  e,parimet nuk i shkelnin",po,me  grykësi të paturp hajdutërie e me nje sistem  rrotacioni drejtësie ..u bënë bejlerë e presin që e vjedhura tu behet pronë"e shënjtë"që, tua lënë të bijve ne trashëgim nga ajo drejtësi që kujtojnë se,gjakun që kanë në duar  po ua fshin!

  Veç,tani kushdo kupton ,fjalët e asaj Meme sheperjote ,në atë janar 91-shi," Këta kanë bërë e do bëjnë të kundërtën e asaj qe thonë" Ua vërtetojnë duart e tyre tëre gjak të pafajshmi..Flasin  hijerëndë,tempujt  shqiptarizmi me shpirtin e lirisë në kokë për to..si ajo kollonë e gurtë në krye të fshatit Sheper    Ndërtime dramatike  këto,që janë stacione për ç'do vizitor,për ç'do kalimtar...Ato, japin mesazhe anë e mbanë të kundërt- me shpresën vjen DEMOKRACIA ! Në se nuk ka drejtesi,për shqiptarët s’ka të ardhme (kriminelët bredhin të lirë e drejtësia u jep kurajo në orët  e ligështimit stalinist..)Flasin nga ato kollona te gurta  ku njerëzit venë e vendosin lule e përulen tere respekt te ata që u bënë të pavdekshem e duket sikur na thonë:"MOS SHIHNI SI NXITOJNE KUQALASHET,qofhin  nga ata, dhe  që betohen ta mbulojnë këtë gjëmë...

  ..Gjema që ndoqen njera-tjetrën ne tranzicion..Asgjë e re,ashtu si gjat luftes komunistët edhe Pluralizmi i tyre e filloj jetën nga vrasja...Vrasja e të deklasuarit-ushqim për  ta !..janë kriminelë të ndershëm,më ëngjëllorët  e  ëngjëjve!!!  Flet fjalori i ri i tyre(tashmë i zgjedhur për “merak”)  kuptimi i fjalës ”hajdut”(për ta,d.m.th.ish pronar!)”kriminel”-indershmi-”etj.etj...Ti parafyturosh,do të thotë të harrish të përdorish një pjesë  të imagjinates e më rrugaçit.. Stalinistë,që u mbetet për të thënë "RROFTE VDEKJA" se, kriminelët e vërtetë marrin vlera superiore …se, " me krimin-thote Kadare-ndihen trima gjithë frikacakët"

  Ecën i vuajturi njeri e mendon:Pjesë legjendash tepër të dhimbeshme këto si të burgosurit politik FORE POCOLI me të shoqen që e  bënë copë-copë   e drejtësisë i duhet akoma heshtja ...Ingranazhet e makinës se egër komuniste bluajnë akoma kocka e kullojnë gjak shqiptari Laboratori i kësaj dhunë shtiret memec ..i ka venddosur në magazinën e harresës të tilla lemeri(degëve u fshihet rrënja)Mynxyrë e shkuar Mynxyrës..."GJAK REAKSIONARESH"... thonë .Asgjë shqiptare veç butësi serboiste..

 Hipokrizia ka paradokset e saj..  Ai që të vret dhe të ngushëllon

 I frymëzuar nga gurra e jetës ,mendon: po çështë dhe ky pasion për tu dhënë nderime njerëzve që,s'kanë dhënë asgjë për Demokracinë e bëjnë gjithçka kunder LIRIVE DEMOKRATIKE? Koha nuk pret meritën më të dobet se korupsionin.Hipokrizinë më të fortë se NDERSHMERINE....

  Një kureshtje e fuqishme shqetëson e,ngre mbi dyshimet... dhe ai ecën më tutje..drejt  dyqanit të tij..kjo është kundër natyrës njerëzore,

  Eshtë kundër   natyrës:TJETRI NE PRONEN TIME?! Akoma jeta ime skamje?!Nuk mjaftuan 50 vjet shtypje komuniste!?

  S'ka asnjë dyshim , zë vënd në filozofinë e vargut të harritjeve"SHTERNGO RRIPIN o  pensionist"!.. S’është as finikëri,as drejtesi, apo dashuri po   KORRUPSION FARMAK,me i hidhuri në DREJTESI...Veç të kuptohemi,pensionisti që ka bere pjesë në kasten e kuqe tani- i  polli kokoshi:

  shtepinë në qënder qyteti privatizuar,nën të jep dyqanin me qira,..per te shqipëria as e hapur e as e mbyllur,vizë s'ka nevojë të blejë

  NJERI FITON TYM-TJETRI MILIARDAT(!)

 Jashtë gjithë normave morale e njerëzore!Harrojnë që i sheh një ambient”në pikë të hallit” i mbytur në varfëri Historira, që lënë pas shumë gjurmë.. Nuk njohin kufi moral,asnjë përshtypje pse gatuajnë fat-keqësinë e tjetrit.

 Mjerimit i shtohet vuajtja.

 Një dukuri fare e qartë në një proçes vazhdimesie.E pranishme kudo me faktin se virtyti nuk e bën as të kënaqur,as te gëzuar dhe vitale  kastën që,mbart me vehte shume nga e kaluara,nga prejardhja ,që bëhet e mbifuqishme nga forca e përpëlimeve boshe.. me aq akustikë “ demokratike”..

 Realiteti i jetës tregon dhe vërteton hapur : kastës politike i mungon  pjesa fisnike e shpirtit njerëzor. Ajo ka ushqyer te vetja bindjen:”armik populli” për të deklasuarin.

 Të tilla  janë mesazhet që lidhen me ngacmime enveriste.Me një intensitet të fuqishëm shpërthejnë zhurmime hera-herës e bëhen të pranishme servirje sallatash propagandistike…Me të drejtë poeti burrëror ILIR LAZIM SPATA,që nuk di të jetë i verbër ndaj të drejtës së tjetrit,s’mund të jetë  dhe indiferent ndaj shendetit moral të shpirtëzinjve  Me bukurinë e veprimit dhe të mendimit duke zënë një vënd specifik në letërsinë shqipe,në një kohë historikisht të rëndësishme ,ngreh zënë për një jetë dinjitoze,ashtu si i ka hije burrit shqiptar :

      ”NE VENDIN TIM/ MOS LUAJ ME FJALEN!/NUK ESHTE SHAKA/ME BA MAHI/

      SA MIJEVJECARE/I TRAZON PLAGET,/SA THELLE NE ASHT / TI PREK NUK DI.”

                 (Libri“Legjenda e një fisi”Rrëfenjë në vargje.ILIR LAZIM SPATA)

 Pabesi e pabesushme në ndarjen e pasurise kombetare...tym fiton ai që jeta 50 vjet ju be burim hidherimi.

  Realitet që të befason. Ecën i vuajturi pensionist..Jeta e vëne ne koordinatat e kohes dhe marredhënies shoqërore i imponojnë sa me shume   lëvizje fizike Barometri i jetes së vërtetë ja tregon këto aftësi fizike...Ja dhe urbani E po levizja-jetë porosit mjeku… A thuaj  indiferenca e autoriteteve edhe për ilaçe te jetë mbrojtje?!...   

Shtohet varferia e te vuajturit.. Po..,  qëndrimi ndaj KRIMIT, PRONES dhe   KORRUPSIONIT eshte  trinomi që përcakton DEMOKRACINE e vërtetë.

   Ndryshe për tu çuditur!   Duke zbuluar engjellin e djallin  në këtë skenë,as me shumë e as më pak shihet pajtim me  bindjet  komuniste :I PERSEKUTUARI te mbetet i PERSEKUTUAR .Pasuria u takon  persekutoreve ,jeta e të deklasuarit vlen shumë pak! Ti  lëmë te varfer-synojnë- ti përçajme që ti sundojme.Zaten,matematikisht eshte   provuar po filloi gabim zgjidhja e ekuacionit,e gabuar dhe përfundimi i tij.

    Vazhdon i vuajturi te mendojë shtabi i kuq ky, qe ngaterron njerëzit..ndaj i kërkon të shkuarës  - LENA TE QETE!..

                                     ”NE VENDIN TIM

                                     MOS TRAZO GURE !...”  (thotë Ilir L. Spata) që i ka vënë fjalës së tij artistike detyrën e rëndë të kapë dhe të trajtojë dukuri bashkë-kohore e vepra e tij më dukshëm se cilado tjetër,dëshmi e kohes që jetojmë).. se ,dhe për të deklasuarin pensionist sot ,ajo që quhet e DREJTE nuk eshte  gjë tjetër veç NDESHKIM.

                                                                                                           

                                                        Ksenofon M. Dilo



                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Izraeli i... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Successfully... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...



 Other Articles
 Photo Gallery

Reportazh

Shqipëria

Reportazh

Shqipëria



POEZIA PASQYRË E NDODHIVE NËPËR KOHË 10.09.09 - POEZIA PASQYRË E NDODHIVE NËPËR KOHË

Intervistë me poetin dhe shkrimtarin Bilall Maliqi, intervistoi Arsim Halili

“MIRË SE ERDHE EULEX” 10.09.09 - “MIRË SE ERDHE EULEX”

Opinion nga Adnan Abrashi

Bjeshket po qajne 10.09.09 - Bjeshket po qajne

Poezi kundër gjakmarrjes, në vazhdim të javës kundër gjakmarrjes, organizuar nga Tribuna Shqiptare

Pasaporta e parë shqiptare 10.09.09 - Pasaporta e parë shqiptare

Një vlerësim i paraportës shqiptare të periudhës së monarkisë nga Xhafer Leci

XHEVAHIRI NGA TROPOJA POETJA SOSE DUMANI 10.09.09 - XHEVAHIRI NGA TROPOJA POETJA SOSE DUMANI

Kritikë letrare rreth poezive të poeteshës Sose Dumani, nga Selim Hasanaj

MEDIOKRITETE POLITIKE DHE DIPLOMATIKE 09.09.09 - MEDIOKRITETE POLITIKE DHE DIPLOMATIKE

Opinion nga Baki Ymeri


Sep 2009
SunMonTueWedThuFriSat
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
QEVERIA E KARAMANLIS- NJOLLA E ZEZË E POLITIKËS TË EMIGRACIONIT QEVERIA E KARAMANLIS-...

Opinion nga Jakup Gjoça

DUKE HYRË NË FRASHËR ME NAIMIN DUKE HYRË NË FRASHËR ME...

Portret i poetit kombëtar, nga Gëzim Llojdia

 
Imzot Pjetër Bogdani në New York Imzot Pjetër Bogdani në...

Shkrim i shkëputur nga libri “Imzot Pjetwr Bogdani në New...

"GRABJANI RREZE KODRAVE" VEPER LETRARE ME VLERA TE MEDHA "GRABJANI RREZE...

Kritikë letrare rreth librit të Lekë Tasit "GRABJANI...

NJË PËRGJIGJE ME FAKTE NJË PËRGJIGJE ME FAKTE

Opinion nga Halit Xhemë Elshani

NJĂ‹  KUJTIM  I  PAHARRUAR  NGA  TAKIMI  ME SENATOR  KENEDIN NJĂ‹ KUJTIM I ...

Përshtypje nga takimi me senatorin Ted Kennedy, nga Rozi...

TribunaShqiptare.com në Facebook




 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2009 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com