|
27 July 2010
 |
|
|
|
|
 Luan Çipi |
|
|
|
Autor : |
|
|
|
|
|
Nga Luan Çipi Hanëme Banin, gruan time të ardhshme, unë e dashurova me shikimin e
parë.
Atë e njoha krejt rastësisht. Më kujtohet, kjo njohje si sot, megjithëse
po
rrokulliset gjysmë shekulli. Ishim, pikërisht, para sheshit Tomson, në
lagjen
Muradie Vlorë, për fat, para shtëpisë ku unë kam lindur. Po bisedonim me
një
mikun tim, Kiço Dhimitrin, gati dhjetë vjeç më të madh, që aso kohe
ishte
kryeinspektori i tatime taksave në pushtetin lokal, kur ai, në një
bisedë të
rastësishme, më pyet:
-Po, pse nuk martohe ti, o Luan? Tani, sikur, je në moshë, gati njëzetë e
pesë
vjeç. Ç’pret? Akoma do të rritesh?
-Ke të drejtë, Kiço, ia kthej unë, po ku të gjesh një vajzë të denjë për
bashkëshorte.
-Vajza të mira e të denja për ty ka plotë. Jam i bindur, që, për këtë
ato luten.
-Ato që luten për mua, unë si pëlqej, por ç’t’i bësh se, për atë që
lutem unë,
ajo, s’ma var fare.
-Po kush të pëlqen ty? Më thuaj mua, t’i flas, se me siguri ajo nuk sheh
mirë
nga sytë dhe nuk të njeh, siç të njohim ne, në familje, në lagje dhe në
jetë.
Kush është ajo, ma thuaj!
Ishte kjo pyetje, që kërkonte një përgjigje. Ç’t’i thosha? Unë po bëja
shaka, se
as që e kisha shtruar këtë, si problem për zgjidhje. Kisha ende detyrime
e
detyra të tjera, siç qenë provimet e formimit dhe marrja e diplomës në
Fakultetin Ekonomik, arritja e normës mjeshtër sporti në “Ngritje
Peshe”, marrja
e patentës për drejtim mjeti, perfeksionimi i rolit të personazheve që
luaja në
teatrin amator të qytetit, ngritja e nivelit në mësim dhënie në Shkollën
e Mesme
Financiare të qytetit dhe kryerja sa më mirë e detyrës në punën
shtetërore, që
kisha.
Ishin këto meditime, kur shfaqet, aty befas, duke kaluar para nesh një
vajzë e
bukur …
-Mua, o Kiço, që mburre se zgjidh gjithçka si me magji, më pëlqen,
pikërisht,
ajo zogëza, që po shkon aty para nesh, rrëze murit, si e trembur. I
thua dot
gjë, për mua?
Dhe vërtetë, Hanëme Banin, gjashtëmbëdhjetë vjeçare, sikur ta kishte
porositur
ndokush, po kthehej e vetmuar nga pazari, ku ishte te ëma, që shiste
nallane, të
prodhuara, në mënyrë artizanale Ajo, do shkonte për në shtëpinë e vet,
aty
pranë. Ishte e veshur me një fustan basme me kuadrate, që e ngushtonte
dhe ia
nxirrte më në pah shëndetin e moshës në rritje dhe gjoksin e buisur, që
duket se
e ndjente si mbipeshë të parakohshme, ndaj, në përpjekje për ta fshehur,
ikte me
kokën të ulur e me kurrizin pak të dalë, me hapa të shkurtra e të
shpejta. Me
atë fytyrën rrumbullake, me faqet e kuqe me gropëza, me ato flokët
gështenjë të
lidhura nga pas me një fjongo, në ngjyrën e fustanit, me ato sytë e
mëdhenjtë e
të ndritshëm dhe vetullat e pa ngacmuara, të plota e të zeza, dukej si
një
engjëll i bukur e i pafajshëm. Ishte vërtetë një engjëll i dërguar nga
qielli,
për të tërhequr vëmendjen time, në këtë mbas dite të zakonshme vjeshte,
kur
rrija për t’u çlodhur i shkujdesur e bëja një bisedë kote, me një
komshiun tim
të vjetër. Të duket vërtetë çudi, si nisi kjo ngjarje, kaq rastësisht
dhe u bë
jeta ime e gjatë dhe e vërtetë.
Kiçua, që filloi dhe ai ta kundronte bukuroshen, nisi të tregoj më shumë
interes
dhe më pyeti:
-Po, e njeh ti atë? E di se kush është? Ia njeh familjen, babën, nënën.
-Si, ore, nuk e njoh. E kemi vajzë lagjeje. Dhe nis e i shpjegoj Kiços
për ato
që kërkoi.
-Nuk e ke keq. Paske sy të mprehtë dhe kërkesa superiore. Edhe mua më
pëlqeu
shumë, që në shikimin e parë. Çështë e rëndësishme ke rënë në një
familje të
mirë, se unë, për fat, ata i njoh nga afër. Kam marrëdhënie të hershme
me ta, jo
vetëm se i kemi në lagje, po janë taksa pagues, që lidhen me mua, nga që
kanë
një punë artizanale private, me të cilën merret e gjithë familja. Mos u
bëj
merak, kjo punë do përfundohet!
Kështu, si me shaka dhe fare kot, nisi një aventurë maratonomake, që
zgjati gati
dy vjet. Pati pengesa dhe ngatërresa të shumta, po, me sa duket, çështë
nisur
për t’u bërë, do bëhet. Prapë këtu, diçka e pa shpjegueshme, thuaj
hyjnore, i
kapërceu këto vështirësi dhe, më së fundi, u lidhëm përfundimisht.
Ja si e shprehja shqetësimin tim në ato kohë:
Natë dhe ditë.
Për orë dhe çast
Mendoj për ty,
Plotë shpresë dhe gaz.
Tri here u linde,
Po, perëndove,
Tri herë u ndeze,
Po, prapë u shove.
Kurrë, më së fundi
Do marrësh jetë,
O frutë i mundit,
Ti, jeta vetë?
Jepe pëlqimin,
nëse më do.
Shtoma gëzimin,
Mos më vono.
Ma dha Haxhiu,
Ma dha Murati,
E di Sazani dhe Ramadani
E di gjithë fshati.
Të gjithë thonë
“Mos u nxito,
kjo punë-mbaroi,
se, ti e do”.
Mbaron, mbaron
Po, pas sa dite?
Se, ditët mua
Më duken vite.
Jo, jo, nuk mundet
Më shumë të pres.
O fjala sot, O, nesër
vdes.
Më tej ishte një kënaqësi e pa fund, gjithnjë në rritje. Si të thuash,
pa
mëdyshje, ne formuam një çift me mirëkuptim të plotë. Kurrë nuk e
lëshuam njeri
tjetrin. Me kalimin e kohës, “jo vetëm që s’u sos mjalti, në këtë qyp të
pa
fund”, jo vetëm që nuk u venit dashuria, po, u shtua dhe u rrit nga dita
në
ditë, duke u bërë një dashuri e madhe ideale, përmua, e pa krahasuar me
asnjë
dashuri tjetër. Çka kam thënë e po them, le tëmerret si të dojë: Unë
disponoj
një masë të madhe dashurie. Secili nga shokët, miqtë, farefisi, të
njohurit dhe
fëmijët e mi kanë pjesë të vetën në këtë dashuri, por pjesa më e madhe i
ka
takuar, i takon dhe do ti takojë, sa të kem mënd, frymë e ndjenjë
dashurie,
Hanëmes time të shtrenjtë, kësaj përsosmërie të urtësisë, gatishmërisë,
sakrificës dhe mirësjelljes njerëzore.
vazhdon
 K O M E N T E :
Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN |
|
Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
[...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
[...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...
|
|
|