WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Arti/Kultura/Krijimtaria

Rrëfenjë për një zog e një vogëlushe

26 July 2010
Janaq Pani
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Janaq Pani

1
Na ishin dikur dhe diku
ca shtëpiza në një shpat,
një aty e një këtu
lidhur fatin te ky fshat.
 
Aq të varfër e kish fatin
sa dhe mendja s'e kap dot,
një maçok kish vetëm fshati
dhe në qiell u duk një zog.
 
Asnjë pemë nuk bën hije
çerdhe zogu të ndërtojë,
por pa ndonjë ndjenjë mërzie
u ul sheshaz të pushojë.
 
Ish maçoku duke dremitur
kur flatrimin pranë e ndjeu,
hop, kërceu i babëzitur
zogun mes kthetrash mbërtheu.
 
2
Për habi i tërë fshati
bëri shurdhin mos dëgjojë
lutjet, që zogu, i ngrati
i bën thirrje ta ndihmojë.
 
Thellë i ndjen ky zogu plagët
këtë fund nuk e ka pritë,
fluturim nga dhe i largët
këtu erdh' e zogj të rritë.
 
Po maçoku njeh lakminë
të fitojë mbi të tjerë,
(në do të shuajë urinë
kthetrat i duhet të nxjerrë.)
 
I venitur zë i zogut
mbas ca kohe s'u dëgjua,
gjysma në bark të maçokut
shtat i tij u përgjysmua.
 
Si u ngop si rrallë herë
ky maçoku mirë e mirë,
na u shtriq prapë të flerë
hundë e buzë duke lëpirë...
 
3
Fshati bashkë u bë i tëri
mblodhi nga zogu ç'ka mbeti
e një funeral i bëri
si të ishte sërë mbreti.
 
Thurrur arkëzën e bukur
kashtë thekre nga një arë,
për ta mbajtur, është lutur
një vogëlushe duke qarë.
 
Në një mendje fshati ra
zogu për nder le t'ua dijë
që në doçkat e saj e mba
në përcjellje një fëmijë.
 
Gjysmë zogu ashtu shtrirë
as nuk shihte e dëgjonte
në sy dhimbja i kish ngrirë
kur për ndihmë asnjë s'i shkonte.
 
4
U prin vajza e lot i syrit
mbush e derdh rrëke burimi
e ofshama nxjerr prej gjirit
heq më shpirt nga mallëngjimi.
 
Vogëlushen e ndjekin pas
fshat i tërë burra e gra,
dhe maçoku na u qas
e u përzie me ta.
 
Ec maçoku me vete thotë:
"Kjo vogëlushja budallaqe
për një zog zë e derdh lotë
e s'ia ndal dot nëpër faqe.
 
Do i prishin bukurinë
pa do i sëmuren sytë,
si kjo vashë fshati ynë
nuk ka patë e s'ka të dytë.
 
Gjatë do më mbajë në gojë
për të keq i gjithë fshati,
emri im vihet në lojë
e s'di si do vejë fati."
 
5
Vajzës sytë nuk ia ndan
po dhe lotin s'ia sheh dot:
"Ku ta dija se do qan,-
thotë,- për një palo zog.
 
Të më shkon në mend më parë
këta lotë do hapnin punë,
zogun e kish përlarë
mos t'i mbetej asnjë gjurmë.
 
Më pas kësaj vogëlushes
i rrëfeja një përrallë,
sikur zogu tej në fushë
i gëzuar vin vërdallë.
 
Më pas iku, fluturoi
tej kufijve larg të fshatit,
në do kthehet, s'më kallzoi
por tha "Ku i dihet fatit"...
 
6
Thotë maçoku:"Sa më dhimben
syçkat që lotë lëshojnë,
por dhe ndjenjat nuk më binden
kur nxjerr dhëmbët të kafshojnë.
 
Një vendim e mora unë
tash e mbas e tjetër herë,
pa mbaruar asnjë punë
jo, përgjysmë s'do ta lerë.
 
Se përgjysmë kur e le
gjysma tjetër është shenjë,
veç andrralla më pa ke,
puna ndaj do bërë me rrënjë.
 
Thonjtë kur i ve në punë
fshije prenë me gjithçka,
syri po nuk pa një gjurmë
të vajtojë arësye s'ka."
 
7
Sypërlotur vogëlushja
zogun e mbulon me dhe,
pastaj zgjedh një lule fushe
dhe te kryet lart ia ve.
 
Këtë ngjarje te ky fshat
e rrëfejnë si histori,
vogëlushja gjithë inat
me maçokun mban mëri...
 
Ja, mbaroi kjo rrëfenjë
me një përfundim të hidhur
e në shpirt më la një ndjenjë
sikur fjalën ma ka lidhur.
 
Po në çast ndjej lehtësim
sytë nga gëzimi ndrijnë
nëpër degë a në flatrim
kur shoh zogj që cicërijnë.
 
_______________Janaq Pani_______

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Diaspora

Reportazh

Shqipëria

Reportazh



100-vjetori i Nene Terezes 03.02.10 - 100-vjetori i Nene Terezes

Portreti i shenjtores shqiptare, nga Gjon Frani Ivezaj

MARRËVESHJA E OHRIT 03.02.10 - MARRËVESHJA E OHRIT

Poezi nga Jusuf Zenunaj

PO I JAPIM SHPIRT LIRISË 03.02.10 - PO I JAPIM SHPIRT LIRISË

Poezi nga Engjëll Koliqi

Mbeshtetja e krimeve naziste 03.02.10 - Mbeshtetja e krimeve naziste

Opinion nga dr Nikola Prevea

TË VËRTETAT NGA GOJA E PLAKËS RABIE 03.02.10 - TË VËRTETAT NGA GOJA E PLAKËS RABIE

Tregim nga Vullnet Mato

Për komb e për Atdhe-lëshohet pe! 02.02.10 - Për komb e për Atdhe-lëshohet pe!

Opinion nga Ibrahim Egriu


Feb 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28            
 
QERASJE ME XHEPIN BOSH QERASJE ME XHEPIN BOSH

Tregim nga Vullnet Mato

TA KUPTOJME KERCNIMIN E NGROHJES GLOBALE TA KUPTOJME KERCNIMIN E...

Rreth ngrohjes globale, nga dr Sul Gragjevi

 
Kurbeti Kurbeti

Poezi nga Nehat Jahiu

REAGIM REAGIM

Reagim i z. Arsim Halili, gazetar

Me dashamirsi vlonjatit Luan Kaman Çipi Me dashamirsi vlonjatit...

Reagim ndaj një artikull të botuar dje në Tribuna...

Pergjigje figurative Zotit Ismail Kadaré nga vajzat e internuara në kampin e Tepelenes Pergjigje figurative...

Opinion rreth romanit të Kadares “E Penguara”, nga Lek...

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 

Powered by: PHPCow.com