WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Arti/Kultura/Krijimtaria

MBAHET PËRURIMI I LIBRIT “ MBRESA VROJTUESE” AUTOR BILALL MALIQI

20 March 2010
BILALL MALIQI
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Arsim Halili

    

Në sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë, ditën e shtunë më 13.03 2010,autori Bilall Maliqi, kishte organizuar përurimin e librit të tij të dymbëdhjetë, i titulluar “Mbresa vrojtuese”- Kritikë letrare.  Për të nderuar autorin dhe fjalën e shkruar shqipe, kishin ardhur poet e dashamirë të shumtët fjalës, jo vetëm nga Presheva, por edh nga Bujanoci, Medvegja, Kumanova , Gjilani etj. Mirëpo për fat të keq edhe pse redaktori i librit ishte nisur z.Nexhat Rexha- poet dhe kritikë letrar,policia e kishte kthyer, gjë për të cilën e kishte zbehur pak agjendën e këtij përurimi. Përurimin e përcollën edhe mediat elektronike  dhe të shkruara nga Presheva dhe Bujanoci.

Hapjen e këtij përurimi e bënë moderatorja, Majlinda  Sejdiu, duke i uruar të pranishëmve mirëseardhje. Fjalën e merr poeti gjilanas z .Hysen Kqiku, i cili flet për strukturën e librit

Libri  “ Mbresa vrojtuese”është dëshmitar për shtigjet  që i ka synim Bilall Maliqi dhe ato synime i shef  të hapura  dhe nëpër  to ec duke shpaluar përkushtim dhe mbi të gjitha zell  dhe mbi të gjitha suksese. Vepra e radhës, e cila na fton për ta lexuar, për  të lëçitur  “Mbresa vrojtuese”është vepër e parë me kritikë letrare në historinë e krijimtarisë  në reliefin e  Kosovës Lindore. Bilall Maliqi në këtë vepër shtjelloi  dashamirësinë dhe admirimin për krijuesit e veprave të tyre.  Të flasësh apo të shkruash për veprat e shkrimtarëve,madje edhe të atyre që  kanë bërë emër me stilin dhe qasjen artistike të veprave nuk është lehtë as pa përgjegjësi. Bilalli ka qenë i vetëdijshëm për këtë.

Titujt kryesor dhe nëntitujt si: Prekje hyjnore, dashuria si  koncept, rrëfimi poetik,figuracioni,  heshtja e plagës, ndërtimi poetik i figurës, cili është kërkimi përditshmërisë, kohë shirash, legjendë-temat, simbolika poetike, patriotizmi si frymëzim,frika nga liria, krenaria e kullave, poezi me liri, përkushtimi, rrëfime poetike etj. Bilall Maliqi është njohësi mirë i poezisë, i figurave dhe i gjetjes ndjenjës kyçe që motivon krijuesin për të bërë varg, vjershë   dhe vepër.

Vepra “ Mbresa Vrojtuese” sot po i merr krahët e fluturimit nëpër lexues i qoftë me fat rrugëtimi, përfundon referencën e tij z. Kqiku

 Me gjithë mos prezencën dhe ndaljen pa të drejtë në kufi  të redaktorit të librit “ Mbresa Vrojtuese” z. Nexhat Rexha,megjithatë fjala e tij ishte prezente aty, referimin e z. Rexha e lexon  poetesha e re nga Presheva Qëndresa Jakupi,ku ndër të tjera thekson:

Libri i  Bilallit  Maliqi “ Mbresa vrojtuese”është rrjedhe rezultat i një përvoje të rëndësishme  në fushën e poezisë dhe të prozës. Autori i këtij libri kohë pas kohe i përkushtua edhe studimit letrar.

Bilall Maliqi veprën “ Mbresa Vrojtuese”e ka sistemuar në bazë të përmbajtjes  brendshme të tyre dhe gjatë shqyrtimit ka arritur të depërtoj në mesazhet e tyre dhe pastaj ato i ka rrumbullakuar në unitetin metodologjik, duke i dhënë fuqi artistik fjalës së shkruar në të.  Libri përbehet me këtë strukturë të ndarjes së kapitujve : Përsiatje vlerash, Hulli nëpër vargje I , Hulli nëpër vargje II, Muzikalitet nëpër kohë, dhe Nevoja për zgjedhjen e .dilemës. në esencë, ai ka sprovuar mbresat e tija duke e aktualizuar vlerat e brendshme të këtyre veprave të marra në shqyrtim, gjithë një me peshoren e përjetimit të arritjes për një komunikim sa më të mirëfilltë. Përfundon së lexuari referencën e Nexhat Rexhës, zonjusha Qëndresa Jakupi.

Arsim Halili, paraqitet me referencën  të titulluar “Ekuivalenca mes dy libra  me kritik letrare”, ku është bërë një analizë krahasuese,  ku është trajtuar se çka  kanë të përbashkëta dhe të veçanta libri” Mbresa vrojtuese” dhe libri “ Armiq pa dashje” nga autorët Bilall Maliqi dhe Shpend Topallaji.

Për diskutim rreth librit paraqiten:Sadete Presheva- poete, prof, Rexhep Abazi- veprimtar nga Medvegja, Idriz  Sinani- kryetar i Forumit Ndërkombëtar  për  Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni me seli në Kumanovë, Prof  Zegjirja Fazliu, ku të gjithë diskutuesit folën fjalë miradije edhe për librin edhe për autorin si dhe duke i uruar shëndet dhe vepra tjera në të ardhmen. Për fund fjalën e merr autori i librit Bilall Malqi i cili falënderon të pranishmit referuesit, pjesëmarrësit në përurim dhe mediat elektronike e të shkruar. Me kaq merr  fund ky tubim  përurues me shpresë që nga autori do të kemi risi tjera krijuese.

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



8 MARSI  NË  “HANË”...! 08.03.10 - 8 MARSI NË “HANË”...!

Opinion nga Fritz Radovani

KURRË MOS E NDALO DASHURINË NDAJ SHQIPËRISË 08.03.10 - KURRË MOS E NDALO DASHURINË NDAJ SHQIPËRISË

Vlera të mirëfillta të blogosferës shqiptare, nga Baki Ymeri

Dhurate gjinise se bukur me rastin e 8 Marsit! 08.03.10 - Dhurate gjinise se bukur me rastin e 8 Marsit!

Poeme nga Llemadeo, me rastin e 8 marsit

08.03.10 - Akademi Përkujtimore për Atdhetarin Haxhi Dobraj

Mërgata shqiptare perkujtuan me dijnitet Atdhetarin Haxhi Dobrën, nga Neki Lulaj

GRUAJA SHQIPTARE  SI VLERË  E PAMOHUESHME NË SHOQËRI 07.03.10 - GRUAJA SHQIPTARE SI VLERË E PAMOHUESHME NË SHOQËRI

Në kuadrin e 8 marsit ditës ndërkombëtare të gruas, nga Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

Giacinto Papadopoli 07.03.10 - Giacinto Papadopoli

Floktari dhe berberi arbëresh legjendar në Ville-Emard


Mar 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
RREFIMI I NJE NENE RREFIMI I NJE NENE

Me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas, skicë nga Janaq Pani

In memoriam, për profesorin elbasanas, Tomorr Domin In memoriam, për...

Në ditën e mësuesit, nga Këze (Kozeta) Zylo

 
OPTIMIZMI PËR KOHË MË TË MIRA OPTIMIZMI PËR KOHË MË...

Kritikë letrare rreth librit të shkrimtares Sadete Presheva...

PALIKARËT DEPUTETË (  GREKË) PALIKARËT DEPUTETË ( ...

Opinion nga JAKUP. B. GJOÇA

Nënë, thotë gjuha... Nënë, thotë gjuha...

Përsiatje për Ditën e Grave, nga¨Përparim Hysi

TE VARRI I NËNËS TE VARRI I NËNËS

Poezi nga Nehat Jahiu

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com