|
18 March 2010
 |
|
|
|
|
 Përparim Hysi |
|
|
|
Autor :
Përparim Hysi
|
|
|
|
|
|
Nga Përparim Hysi Shpirti im Shpirti im,mbushur lirika,seç buisi pak si vonë Në se pak unë u mbollisa,qe një kohë,e gjithë:zezonë! Sepse ikje kot së koti,mu si qeni,thonë,në vreshtë Epo s'isha Don Kishtoi atë kohë ta zija heshtë?! Edhe heshta,edhe heshta;të rrah gjoksin?Krejt e kotë/! Nuk guxoj të shkruaj vjersha;qe një kohë,aman,o Zot! Sepse shkrimi qe dëshmi(s'ka seç duhej dëshmitari?!) Shkurt e shkurt,lexues të mi,drejt përdrejt tek Haznedari * Ky përditë lëpinte kosën;nuk qe kosë po qe hanxhar Mos më pyetni për Golgotën;më mirë vdekur se i gjallë Ndaj buisa pak si vonë;ndaj kaq shumë unë u mbollisa * * Më mirë kurrë a më mirë vonë?Ja dhe heshtjes iu vu pika. *hetuesi më sadist i regjimit hoxhist. ** u vonova 17 guhst 2005 Obsesion Malli i beftë më pushtoi,më pushtoi dhe nuk më lë Një copë plak të dashuroj?Mos më pyesni si a hë? Si pa dashje vjen më kap;vjen më kap dhe s'më lëshon Dhe ma bëri mëndja"fap";se dhe mëndja fluturon Fluturon si të jetë zog;është bërë zog dhe ka vënë krahë Vjen aty ku s'jem tok;vjen aty se kam sevda Kam sevda se ma do zëmra,ma do zëmra ta kem vet Por dëshirat mbesin ëndrra;ah,moj ëndrra.më bëtë petë! Më bëtë petë e po hollohem;jam,tamam,si fije bari Si qiriri po kullohem,po kullohem veç nga malli Mall i beftë më pushtoi,mua,tani,në pleqëri Jua them troç:-Ju dashuroj edhe dua t'ju marrë në gji! 25 gusht 2005 Për ty "Ajo ishte kaq e bukur,e lëmuar dhe plot pasion dashurie..." Lomens Sentencën e kam shkruar për ty Se aq shumë,moj, të shkon për shtat Ti sikur ke lindur për dashuri Ndaj për ty dhe imi vrarg. Por unë kurrë ndoshta nuk arrij Që portretin tuaj ta skalis Tek shkruaj,duket se po mbërdhij Sikur tak dhe më pushtoi një ngricë. Mbërdhij,me të vërtetë,i tëri Si të jem i zhytur nën dëborë Dashuria për ty më zhbëri Sa dhe frymë tani marr me zor Kam një neps që të shijoj atë brishtësi Ato ije aq të buta dhe të ngrohta Se ti je si e lindur për dashuri Për mua,ti je krejt bota... 3 gusht 2005 Hojëza jote-mjaltë "Hojzën" tënde-mjaltë Gati me lugë hëngra Sikur më zunë djajtë Ding e ding u dënda Ding e ding u dënda Dhe,më pas,u shëmba Po,sado që u shëmba, Pse prapë ma ka ënda?!.. 1 gusht 2005 "Parfumi" i buzëve "Parfumi" i buzëve të tua Erë bari të njomë,larë nga një shi maji Por këtë "parfum",e dua,moj,e dua Dhe aq shumë e dua,sa s'e kam kollaj Qe "dehës" ai parfum dhe më ra në kokë Siç të bie në kokë vera e vjetër Ja,kështu,e kujtoj kur u puthëm tok Dhe a mund të harrroj,unë,ashiku i thekur?!... 15 korrik 2005 Ashtu Ashtu si kalin që e ndjellë tagjia Më ndjellin sytë e tu Ç'ka bërë?Ç'ka bërë,kështu,Perëndia? Gjen sy të tjerë kështu? Dy sy blu të mbushur qiell Si qiell i pastër-ar Një shpirt më hyn,një shpirt më del Ndaj sytë t'i puth me mall. 15 korrik 2005 Si... Si një psherëtimë e ndrydhur gjatë Shpërthen kjo ndjenja ime S'e them me fjalë dhe as me kartë Seç ndjej,o shpirtka ime Është ndjenjë e thellë dhe krejt e zjarrtë Merr vesh,o mikja ime?! Kjo ndjenjë matet veç me karat Se del nga zëmra ime Kam zëmër të brishtë si pëllumbi Regëtin kjo zëmra ime E thellë kjo ndjenjë,s'i gjëndet fundi Për ty,o shpirtja ime. 13 korrik 2005 Ti Ti je një bukuroshe në lulëzim Që,veçmas,mua më dalldis Tadish,ta dish,o shpirti im Pa ty jam si në krizë. Se herë më ngjan me një livadh alpin Ku vonë harliset bari Me ty kolisur shprti im Për ty më dogji malli Herë-herë ti je si pllajë Ku lirshëm unë zë "kullos" Tani më thuaj:-E kam kollaj Që mëndja mos më loz?! M'u ndez flaka e rrebelimit Po digjem pak nga pak Ç'i bëre,moj mike,Përparimit? E dogje dhe tani,plak... 12 korrik 2005 Soditje Hapur buzët mu si gonxhe (kështu hapin lulet!) Unë të shoh,moj bukuroshe Syri mbi ty sulet. Suket-sulet i hazdisur I mbushur është -plym Përmbi buzën e ormisur Syri gjen qetim! Sepse prehet dhe gjen strehë Atje gjen "rehat" Ato buzë,moj,si i ke? Janë të ëmbëla-mjaltë Janë si mjaltë pa vënë në zjarr Ah,sa më kënaqën! Dhe tani për to ndjej mall Sado që u plakëm 14 korrik 2005 Ato buzë Ato buzë të fryra,plot epsh Gati,mua,më rrufitën! Jo.Të tilla s'mund të gjesh! Për to pranoj "koritën" * Se buzë të tilla keq të ndjellin Të ndezin,të shtojnë nepsin Kur,mua,plakun më këndellin Të rinjtë,s'do mënd,i ndezin. Të ftojnë ato,të vënë në ngasje Rehat nuk e fle gjumin Për ato buzë pranoj "përplasje" Pse mos,si plak,dhe turpin.... *koritën-turpin 14 korrik 2005 18 mars 2010
 K O M E N T E :
Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN |
|
Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
[...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
[...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...
|
|
|