WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Arti/Kultura/Krijimtaria

REFLEKSION PËR REFLEKSIONET “Lulëkuqe mbi varre ” të Nehat Jahiut

13 March 2010
“Lulëkuqe mbi varre ” i Nehat Jahiut
Autor :
Bajame Hoxha– Çeliku

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Të nderuar lexuese të fjalës së bukur poetike, kemi
nderin të ju njoftojmë se këto ditë doli nga shtypi
libri “Lulëkuqe mbi varre” – refleksione të poetit dhe
shkrimtarit Nehat Jahiu.
Libri “Lulëkuqet mbi  varre”
u botua nga Shtëpia Botuese  Weso- Tiranë.

  

Nga Bajame Hoxha Çeliku, poete, shkrimtare

Do të më pëlqente që këtë parathënie ta quaja

Refleksion për refleksionet “Lulëkuqe mbi varre”, të

shkrimtarit Nehat Jahiu. Pasi e lexon këtë libër, nuk bën

gjë tjetër veçse bie në mendime të thella dhe të pikojnë lot,

duke reflektuar mbi ato çka ke lexuar, mbi ato troje të lagura

me gjak më shumë se sa me djersë, prandaj edhe titulli i

librit “Lulekuqe mbi varre”, është shprehës, kuptimplotë

dhe të çon menjëherë në ato vise ku shqiptarët vriten,

burgosen e torturohen, sepse duan shkollën e tyre, gjuhën

e tyre, tokën e tyre, tokën e të parëvë që mban shumë

amanete të përcjella brez pas brezi. Ky libër, gjatë leximit

të tërheq deri në fund,dhe të sjell ndërmend poezitë më

të bukura të kohës sonë, frazat e të cilit godasin ku duhet

gjatë tretjes së kandilit…

Në refleksionet e autorit e gjen të gjithë artin,

si prozën mjaft tërheqëse, poezinë, dhe dramën e

një populli të tërë. Autori shtjellon njëherësh dy

luftra, njëra luftë bëhet kundër okupatorit sllavë

kurse tjetra kundër fanatizmit,ku lufton e reja me të

vjetrën, e drejta me të padrejtën e përparuara me të

prapambeturën. pra shkrimtari ështe në një luftë të

dyfishtë. Ai pasqyron dhe mbron njëkohësisht idelet

e larta kombëtare për përparim e qytetërim të plotë.

Autori, Nehat Jahiu, i njohur tashmë me botime

të shumta, i shton krijimtarisë së tij edhe një libër

tjetër me refleksione, refleksione që nuk fluturojnë lart

nëpër qiej ëndërrimtarë e sajues, por ecin me këmbë në

tokë, duke u fokusuar afër, thellë në zemër, në plagët,

në luftën, në dëshirat dhe shpresat e përditshme për

shkollën, ardhmërinë e brezit të ri…

Natyrisht, në refleksionet e veta, Nehat Jahiu nuk

mund të linte pa përmendur qëndresën, heroizmin e

shqiptarit përballë armiqve të vet, të gjuhës, diturisë,

të ardhmërisë së tij. Gjaku i derdhur është frymëzim

për brezat, forcë për të ecur më përpara, për të ruajtur

e çuar më tej vlerat e tij si komb i vjetër, ndoshta më

i vjetri në Evropë. Me një gjuhë lakonike, konçize që

të kujton se duhen lexuar edhe nënreshtat, autori sjell

refleksionet e veta, refleksionet e një njeriu që duket

se i ka jetuar nga afër problemet e për pasojë na sjell

emocione të freskëta, të forta, të bukura, nxitëse për

progres. Fokusimi i refleksioneve në një fshat të caktuar,

si Dushkajë apo ndonjë tjetër, shpesh të sjell ndër

mend hapësira më të mëdha që shkojnë tek hapësirat e

një shteti apo kombi të tërë. Motive si dashuria, vdekja,

pavdeksia, etj vijnë natyrshëm, vërtiten rreth shkollës,

që është lejtmotivi i librit.

Refleksionet e Nehat Jahiut janë të lidhura mes

tyre, plotësojnë njëra- tjetrën e të mbajnë të mbërthyer

në ankth me lot në sy deri në fund. Lexuesi, duke

lexuar këto refleksione që të bëjnë të rënqethesh, të

reflektosh, do të zbulojë një anë tjetër interesante të

krijimtarisë së shkrimtarit, duke e bërë më të plotë e

më të arrirë atë.

Bajame Hoxha– Çeliku, poete, shkrimtare


 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



NJË DORACAK I MIRËSEARDHUR PËR ARDHACAKËT NË SUEDI 07.02.10 - NJË DORACAK I MIRËSEARDHUR PËR ARDHACAKËT NË SUEDI

Rreth librit “Mësim fillestar shqip -suedisht ”- i Ibragim Egriut, nga Sokol Demaku

Universiteti i Bolonjes dhe partizanët me gjysëm opinge 07.02.10 - Universiteti i Bolonjes dhe partizanët me gjysëm opinge

Opinion nga Paul Tedeschini

Rrezet e Lirisë 07.02.10 - Rrezet e Lirisë

Cikël poetik kushtuar përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nga Namik Selmani

NJE MIJE HERE 07.02.10 - NJE MIJE HERE

Në prag të Shën Valentinit një tufë poezish dashuria nga Janaq Pani

Intervistë  me Lulzana Pajaziti -poete 07.02.10 - Intervistë me Lulzana Pajaziti -poete

Intervistë nga Arsim Halili

DHËNIE E NËNSHTETËSISË..." ala greko..!" 07.02.10 - DHËNIE E NËNSHTETËSISË..." ala greko..!"

Opinion nga Danel Cana


Feb 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28            
 
PUTHJA E PËRDHUNSHME PUTHJA E PËRDHUNSHME

Fragment nga “Vajza e Kyçur”

A janë pushtetarët "kaubojë", apo votuesit-qytetarë "shurdhëmemecë"? A janë pushtetarët...

Opinion nga Agim Vuniqi

 
STILOGRAFI I NOLIT STILOGRAFI I NOLIT

Vështrim historik nga Gëzim Llojdia

Kur historia braktiset nga politika Kur historia braktiset...

Opinion nga Namik Selmani

Për komb e për Atdhe-lëshohet pe! - Reagime Për komb e për...

Opinione rreth shkrimit të prof Ibrahim Egriu, Për komb e...

PËRGJIGJE TEDESCHINIT PËR IDENTITETIN E RESHAT AGAJ DHE MË TEJ PËRGJIGJE TEDESCHINIT...

Replikë e z. Luan Çipi

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com