|
10 March 2010
 |
|
|
|
|
 Përparim Hysi |
|
|
|
Autor :
Përparim Hysi
|
|
|
|
|
|
Nga Përparim Hysi
1.Trupi yt Trupi yt- purtekë dyfeku Sytë të shkruar dhe vetëm qeshin Nga mos më "ikë" tepeleku Sytë e shkruar po më "përqeshin?!" Unë "përqeshjen" s'e duroj Ndaj dhe sulem,të "hakmerrem" Pa më thuaj,moj shpirte,moj Pse ndër këmbët e tua "shkrehem?!" Do të "shkrehem",domosdo "Dyluftimi" qe i egër Syri i shkruar,mos më ngacmo Se s'duron ashiku i vjetër S'e lë hakën unë pa marrë Po në sulm:bjerë a vdis Ja,kështu,o syri i shkruar Shkoi kjo"punë" dhe u bitis. 2 mars 2006 2.Hutim Më hutove,bukuri Sado plak,po lashë mëndjen Dhe mos duket hiç çudi S'e zotëroj tani,më gjëndjen. E humbas fare pusullën Si Xhaferri,thonë,simiten Edhe ndjek pas teje gjurmën Që të shoh,qoft edhe "hijen" Edhe "hija" më mjafton Aq imazhi më ka prekur Bukuria më verbon Dhe tani që jam i vjetër. Edhe pres i mbushur shpresë Mbase dukesh përsëri Shpresa vdes kur unë të vdes Më hutove,bukuri!... 8 mars 2006 3.Viatnamezia Nga! E njoha në shkollë viatnamezen Nga E njoha,ç'e njoha,po mëndja më la. Më bëri për vete buzëqeshja fëminore Se qe e gjitha:si freski mëngjesore. Kur fliste,nis,skuqej sikur kish bërë turp Një tjetër,më të bukur?Nuk shihni.Jo.Nuk. Me mollëzat e faqeve made in Azi Më hëngri,më bloi, me syrin e zi. Po buzët e fryra,mafishe,me tul E zë vietnamezen dhe e puth me vrull E kapa me dorë dhe qe valë e ngrohtë Zë gjaku me gulçe në timen aortë. Puth e puth e bot,nuk ndjeja të ngopur Dhe ajo më puthte;me të qemë "rrokur" Rrokur e pushtuar,se aq shumë u "nxehëm" Dhe si në çdo betejë,më pas dhe u "shkrehëm..." 9 mars 2006 4.Katerina Ç'të ka gjetur Katerina që më rri menduar Mos mendon,moj Kateriana.dashurinë e shkuar? Shkoi e vajti dashuria,për ne Katerinë Se ka ardhur pleqëria dhe nuk ka më kthim. S'ka më kthim në kohë të shkuar;s'ka,moj Katerinë! Ajo kohë,tash,ka perënduar dhe kem nostalgjinë. Nostalgjia na pushton;mbi ne vë domenin Edhe zë dhe na mundon,sa mbajmë dot helmin. Englendisemi kot së koti,futur në mendime Ç'bie sahati,s'e sjell moti, o moj mikja ime Ndaj mendimet sikterisi;përzëre trishtimin Dashuria shkoi,bitisi;dëgjo,Përparimin! Lëre mëndjen të marrë brinjën si dele e trullosur Dashuria na la hijen;mjaft kemi kullotur Shih me sy e plas me zëmër;shkoi kjo"punë" e vajti Zëre se ja"qe në ëndër";na ka ikur vakti... 10 mars 2006 5.Sytë e trëmbur I shoh sytë e "trëmbur" dhe dua të di shkakun Se sa nuk jam çmëndur,të madh kam merakun Më thuaj,moj ashike, ma hiq kasavetin Se ta dish,moj mike,po jap selametin. Se nuk dua të shoh tek ti hiç shqetësim Rënkoj dhe bëj "oh!",për ty,shpirti im Kur shoh sytë e "trëmbur";trëmbem edhe unë Në bëj si i çëmndur,më ka zënë me shkumë 10 mars 2006 6.Nostalgji Ku do jesh,o mikja ime;ku do jesh tani? Se jam kapur nostalgjie,aq sa vet e di Mëndja ime bërë tufan,ka arsye pse Zë e bredh si me revan:si kalë hergjele. Çan e çan që nga largësia,edhe mbrrin tek ti E ka kapur nostalgjia,mike,moj,.për ty! Dashuri që i mposht vitet,aq e aq dekada Si një zjarr që hiç nuk fiket,si nëpër balada Rrri i fshehur gjithmonë zjarri dhe s'i duket flaka Se në zëmrat tona malli,jo,jo:nk u mpaka. Sado erdhi pleqëria,sado nga ti larg Porse mëndje mu tek mikja;për të imi varg. 15 mars 2006 7.Symëshqerra Më kalon një symëshqerrë,edhe bën sikur s'më sheh?! Sikur vrarë të jemi prerë(vrarë e prerë të jemi ne/!) Më kalon me çap të rëndë;aq të rëndë,sa tundet vëndi Domethënë,ka vënë "pëndë";ndaj dhe mua gati më çmëndi. Edhe sulem pas asaj;tani unë jam tërë inat Se s'e kam hiç kollaj(ende "bukën" s'e ha thatë!!!) Dua që qejfin t'ia tregoj që s'ma vari asnjë çikë Se më çmëndi,më tërboi(të hakmerrem dua dhe pikë) Por inati qe i madh,dhe "mundësia" qe e vogël Se i lart më qe ai "gardh",dhe më erdhi mëndja rrotull E pandeha shesh me lule(ja,e zura symëshqerrën) Ah,ç'më bëre,velahule!E kujtoj dhe zë tmerrën. 15 mars 2006 8.Era e ngrohtë e marsit Era e ngrohtë e marsit ta zbërtheu fustanin Mua aq më tramaksi,sa nuk dhashë xhanin Se të doli gjiri cullak,na përjashta S'duroj se jam"plak;",o moj,që të qafsha! S'duroj se kam "cipë",jam në moshë të shkuar Më të rëntë një pikë,se më ke shkalluar As që e mbulove(ty,xhani,ta dashka) Ah, se ç'më tundove!Plasa,mike,plasa... 17 mars 2006 9.Pastaj Buzën seç ta dhashë,se aq shumë ngulmove Por mëndjen sa s'lashë(po më tej ç'kërkove?) Më kërkove gjiriin;ta dhashë,ma kafshove Sa nuk lashë fiqirin,aq"keq" ma punove. Domosdo që thirra,aq mua më dhëmbi Se desh më ra"pika",kur më hyri "gjëmbi" "Gjëmbi" seç më shpoi,sa më "përcëlloi" Unë mbeta pa gojë dhe ti,po pa gojë... 17 mars 2006 10.Gruaja dhe lulja Dhe ngjan një grua me lulen Sa ç'ngjan një pikë me pikën A nuk "fishken" e "thahen" të djya Po nuk " u vaditën?!..." 10 mars 2010
 K O M E N T E :
Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN |
|
Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
[...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
[...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...
|
|
|