WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Arti/Kultura/Krijimtaria

Grimca malli

09 March 2010
Përparim Hysi
Autor :
Përparim Hysi

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Përparim Hysi

     1.Më gjeti

Më gjeti si Ahabi-Mbreti i judenjëve
(këtij nuk i hynte në sy mbretëria!)
Kërkonte vreshtën e Nabotit
S'e kishte... dhe vdiq nga mërzia.


Dhe mua nuk më ndahet mërzia
(jo se dua  vreshtën e Nabotit)
Mua më mungon Shqipëria
Që s'e kam  parë,kaluar motit

                  15 prill    2002


                    2.Udhët e fshatit tim


Ato udhët e fshatit tim,në një fshat,në Shqipëri
I kujtoj me përdëllim;sa të shtrenjta janë tani!
Dhe,në dimër,në kanë baltë apo pluhur kanë në verë
Në kurbet më duken mjaltë;në mos mjaltë,po janë sheqer


Në kurbet kam nostalgji,për çdo gjë nga vëndi im
Për Shqipëri kam dashuri;po këputet shpirti im
Po për fshatin më nget malli,se kam  kohë unë pa e parë
Copëra-copëra m'u bë xhani;gati t'ia marrë me të qarë.

                               7 prill 2002


                       3.Pse brengosem?

Kam arsye që të jem i  brengosur
Se malli për vëndin më kaploi
Shpesh herë ngjaj me një xhind të marrosur
Sikur  mëndja nga unë,iku,fluturoi.


Aq sa tunjatjetës ia kthej plaç
Trupi me morrnica dhe flokët ngrihen gjëmb
Mos më gjykoni si plak trazovaç
Por jam i brengosur,se shpirti më dhëmb

                             12 dhjetor 2003

                      4.Miq, hallin më qani!

Shpesh zë e pyes veten:
-Përse erdha unë këtu?   *
Pse s'e theva unë kokëshkretën
A t'i hyja unë me dru?!


Se e bëra porsi breshka
Kërkoi gozhdë tek nallbani
"Çfarë këkova,erdh i gjeta?!"
Miq,o miq,hallin ma qani.

*aludohet për mërgimin

                       18 dhjetor 2003

                  4.Ditët ikin

Ditët ikin si pakuptuar
Siç ikën e çahet një flluskë sapuni
Kjo ndodh se jam i stresuar
Dhe më duket sikur  ditët i merr lumi


I merr lumi dhe tutje i çon në det
(se unë ditët sikur fare nuk i shoh/!!!)
E ç'të shoh më parë këtu,në kurbet,
Kur këtu edhe veten time mezi njoh?!...

                      19 dhjetor 2003

                       5.Më prisni

Më prisni! Kam vënë krahë dhe po fluturoj
Drejt vëndit tim që me asnjë nuk e ndërroj
S'më trëmb oqeani;i madh,pa kufi
Më prisni,o miq,a s'jam zog unë tani?!

                           19 dhjetor 2003


                           6.Si ta shtysh kohën?

Si ta shtysh kohën ,kur e ke me pashë
Edhe në ke  hall, me kë do ta qashë?
Shok nuk ke gjëkundi; s'bëhet fjalë për mik
Mërzia të mund dhe zë bëhesh nevrik.


Nervat t'u bënë tel dhe mënd po këputen
Sikur kam bërë turp dhe s'di ku të futem
Dua ta shporrë mërzitjen,ta heqë si çiban
Miq,t'ma dini hallin!Aha,sa keq që jam!

                              29 janar 2004

                            7.Mall

Oqeanin do ta thaj:do ta thaj a  do ta pi
Edhe frymën do ta mbaj,mu aty,në Shqipëri
Se më griu,më griu malli sa për miq dhe sa për shokë
Mu si eshkë më digjet xhani;trup e shpirt jam bërë ulok.

                             14 shkurt 2004


   8.Sa do më pëlqente

Sa do më pëlqente që të kisha një shtëpi
Aty,mes pyllit,ku këndojnë zogjtë
Një kopsht dhe një bahçe të kem përbri
Dhe një çair ku të kullosin dhëntë a loptë.


Se unë brez pas brezi jam fshatar
Dhe s'ndahem dot nga peizazhi fshatarak
Ta dini,ta dini sa malli më ka marrë
Nga që asgjë nga këto s'kam,bëhem zëmërak.

                         25 shkurt 2004

    9.Unë jam heroi i "Shkretirës tartare"   *

Siç duket,historinë e "Shkretirës tartare"
Dino Buzzati e ka shkruar për mua?!!!
A s'erdha për pak dhe mbeta për fare
Në këtë vënd të largët,nga vëndi që dua.


Pra,unë jam ai oficeri i mbushur me shpresë
Se ja,për pak,e nga këtu do shkoj
Po mbeta kaq kohë(vjete gati pesë?!)
Më thoni tani nga ai sa dalloj?!...

*Vepër e Dino Buzzatit

             4 mars 2004

   10.Mëndja ime

Mëndja ime-britmë lufte
Tërë kohës në alarme
Nisem unë si plumb pushke
Për t'u sosur asaj ane


Asaj ane, andej, larg
Për matan oqeanit
Sepse shpirtin e kam plagë
Plagë e kam atë prej mallit


As më trëmb aspak largësia
Oqeani sa një pikë
Oqean  më është dashuria
Në Shqipëri nisem vërtik

                  10 mars 2004



            9 mars 2010



 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



DUA....... 13.02.10 - DUA.......

Poezi nga Jakup Gjoça

“GURI ME QIELL” 13.02.10 - “GURI ME QIELL”

Përshkrim i një guri interesant, nga Gëzim Llojdia

Perceptimet poetike të Ali Podrimjes 13.02.10 - Perceptimet poetike të Ali Podrimjes

Përkitazi me librin me poezi, Pikë e zezë në blu, Onufri, Tiranë, 2005, nga Ndue Ukaj

Marrëzi e ëmbël 13.02.10 - Marrëzi e ëmbël

Në kuadrin e Shën Valentinit, cikël poetik nga Këze (Kozeta) Zylo

E dashura ime 13.02.10 - E dashura ime

Në kuadrin e Shën Valentinit, nga Naser Aliu

Dita e dashurisë 13.02.10 - Dita e dashurisë

Poezi nga Përparim Hysi


Feb 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28            
 
Interviste me mikun e shqiptarëve Ullmar Qvick Interviste me mikun e...

Intervistoi, Sokol Demaku

RTK& KOHAVISION-RUBIKON  FUSHATĂ‹ KOMUNISTE KUNDER RUGOVISTE RTK&...

Opinion nga Xhevat Rexhaj

 
EDVIN RAMA KËRKON TRYEZË APO TEZGË?! EDVIN RAMA KËRKON...

Opinion nga Ramiz Lushaj

NJË LETËR PAS TË CILËS QËNDRON I TËRË POPULLI NJË LETËR PAS TË CILËS...

Opinion nga Abdullah Prapashtica

Luftëtari Luftëtari

Portert nga Gëzim Llojdia

SEÇ U DOGJE SEÇ U DOGJE

Poezi satirike nga Nehat Jahiu

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com