Nga Bajame Hoxha-Çeliku
FALEMINDERIT
Faleminderit
që përkulesh e më puth.
Vallë
ka mbetur ndonjë fije freski
mbi
buzët e mia të trembura?!
Vjen
e kërkon të thithësh aromën
e
një trëndafili të fishkur.
Kërkon
të mbetemi vetëm,
të
puthemi si dikur një herë.
Me
atë afsh,me atë pasion, me atë siguri
Po
vallë a ka mbetur ndonjë fije freski
Në
këtë hapësirën time të madhe?!
Ngadalë-ngadalë
po
arrinë ngushëllimi yt deri te vetje ime
Mbetem
për jetëtësisht e virgjër, por e ndezur
Me
kujtimin tënd çdo ditë
Dhe
ja, zëri më dridhet, s'të flas dot
Dhe
puthja jote më përfshkon të tërën
Si
një dallgë, si një bubullimë, si një dehje,
Si
një ëndërr e bukur që s'kam dashur kurrë të mbarojë.
Faleminderit
që përkulesh e më puth sërish.
Sa
të ëmbëla janë buzët e tua, sa dehëse
Dhe
përqafimet e tua me forcë të pazakontë
I dua
për
inat të të gjithëve të dua
Për
inat të vdekjes që s'do na kursejë të na marrë
Dhe
për inat të poezisë sime
Që
më ndalon të të dashuroj
Dhe
për inat të intrigave që na ndanë.
Të
padukshme janë ndjenjat e mia,
Po
ato dinë të dashurojnë;
Edhe
në mëngjeset e ftohta
Ato
dijnë të përkëdhelin e të puthin.
Faleminderit
që rikthehesh e më puth
Në
mes të këtij harrimi të gjatë kisha vdekur
Tashti
fytyra ime sapo u ringjall.
KUJTIM
Kujtoj
ty,
E
kujtoj natën,
Kujtoj
hënën ,
kujtoj
datën,
Kujtoj
lotët,
Ku
na vatën?
Kujtoj
zemrat
që
i mbartën...
Kujtoj
ty
si
yll mëngjesi
Kujtoj
veten
porsi
hënë,
Kujtoj
zjarrin
që
na ndezi,
Vallë,
ku vanë,
Vallë
ç'u bënë?!
ENDRRAT
E MIA
Kur
u zgjova atë mëngjes vere
ndjeva
Një
dhimbje
në
kraharorin tim,
diçka
qe pa bitisur në shpirtin tim
dhe
kur dola në rrugë e frikësuar
a
kuptova, të gjithë më shikonin
Dhe
unë kullova lot,
Më
kishin prerë ëndrrat e mia.