WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Arti/Kultura/Krijimtaria

Një natë sa një jetë

08 February 2010
Pilo Zyba
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Pilo Zyba

Tregim

Pas asaj që ndodhi, morëm rrugën në një drejtim të pa ditur. Në mes meje dhe Gentës ishte krijuar një hapësirë e ftohtë. Makina ecte, pikat e shiut qëllonin vrullshëm në xhamin e përparmë. Hidhja herë-herë sytë djathtas në sediljen e posagjerit. Ajo, më dukej, se nuk jetonte ato çaste, apo më mirë të them, qëndronte si e ngrirë. Bota e syve të saj, ishte sfumuar përtej xhamave të syzeve me skelet të trashë. Ishte disi e zverdhur në fytyrë. Nuk dua ti sjell më në mëndje ato çaste, pas atyre ditëve të gëzushme në Laç, Patog, Durrës, Tiranë, Mal të Zi  e Sarandë… Pashë dorën e saj të rënë mbi prehër. Mu duk si një zog i plagosur, dridhej lehtë, sikur kërkonte ndihmë. E kuptova, edhe në shpirtin e saj, këto çaste, pikonte shi. Shtriva dorën time, e mora në pëllëmbat e mia zogthin tim të plagosur. Ajo nuk bëri as më të voglin lëvizje, hodhi vështrimin  tej nga xhami i  madh i makinës. Dukej sikur shikonte në ekranin e tij një film, të cilin, nuk donte ta humbiste. Dora mu duk e ftohtë, e trëndafiltë, jo ajo dorë që kisha parë e prekur gjithë këto ditë. E putha. Ajo më hodhi një vështrim të ngadaltë, vështrimin e kishte të humbur, të largët, si yjet që i afrohen tokës, por, që lëvizjet e tyre janë kryer mijra vjet përpara. E putha përsëri, buzët pa kuptuar mu drodhën, mu duk se ishte një puthje e gënjeshtër, jo reale. E ndjeva, se ajo e kuptoi shqetsimin  tim, ndaj më erdhi keq. E shtërngova dhe pak, sikur doja ta ngrohja, ta largoja nga ai çast, që na krijoi të dyve këtë akullnajë, e na bëri të dyve, të ndjenim të ftohtë. Pashë syzet të dridheshin lehtë, dhe flegrat e hundës që mërrnin frymë thellë. Ndjeve, se nga lëvizja e syzeve mu morën mëntë, sytë e saj mu dukën më të mëdhej, horizonti në orbitën e tyre i thellë, si një ditë dimri mbushur me re. Me re të dëndura, që nuk donin të hidhnin shi për të hapur më pas kohën, për tu dukur më mirë e më pastër gjelbërimi i qerpikëve dhe kodrave të mollzave në faqe, që ishin skuqur, sikur  u kishte hedhur njeri prush nga zjarri i shqetësimit. I ktheva nga vetja fytyrën, i kreha me gishta flokët e shkurtër, që nuk më linin të lexoja, as të dëgjoja pëshpëritjet e buzëve të saj.

- Pse u mërzite?

- Nuk u mërzita.

Në fakt, retë e shqetësimit mbi liqenin e syve lundroni ulur, ato dalloheshin fare lehtë.

- Do ta rregullojmë, mos u shqetëso! E putha edhe njëherë në dorë, për ti treguar ngrohtësinë, ta bëja të ndërronte era e dimrit, që i endej nëpër buzë.

- Më fal ! Nuk desha, as vetë nuk e kuptova si ndodhi.

Një pikëz e madhe loti iu end nëpër qiellin e syve, por e mbajti veten. E përpiu brënda detit të saj, për të treguar, që nuk ishte aq e prekur. Për një moment kuptova, se do shkrehej në të qarë, ndaj renda ta ndaloj ortekun e borës, që kishte mbuluar me bardhësinë e tij pllajën e vështrimit, e qëndronte në greminën e qerpikut të syrit. Në atë çast, më dukej, se dëgjoja një gurgullimë të thellë përrenjsh, që i vinin nga kraharori. I mora duart, i putha me buzët që më digjeshin nga dëshira e madhe, për të fshirë nga kujtesa atë çast kritik,  atë dorë, që hodhi një gur e krijojë këtë të çarë në xhamin e kristaltë të marrdhënieve tona. Ajo i lëshoi drejt meje si dy ura pajtimi, për të kaluar në to ndjenja e mirësisë. Pastaj, mori duart e mia dhe i puthi lehtë, sa për të thënë, ndoshta dhe pa ndjenjën e fortë të shpirtit, por, për mua dhe kjo mjaftonte.

- Ku do vemi ?

- Ku të duash!

Ora kishte kaluar nga 16-ta. Nga Durrësi, kishim ikur që herët, ishim dhe pa ngrënë. Momentet e shqetësimit na kishin prerë oreksin, por mbi të gjitha, na kishin hedhur në gjirin e një melankolie.

- Vemi në Durrës ?

- Jo, nuk dua të më shikojë nëna në këtë gjëndje.

- Atherë vemi te shpella. Hamë drekë, pastaj më tutje shohim.

Ajo nuk foli. Heshtja ishte një pohim në pantomimë. Gjatë rrugës mi fshihte sytë. Kthente kokë enkas, sikur shikonte jashtë shiun, që binte e krijonte vezullime mbi flluskat e ujit në asfaltin e shtruar të rrugës, të goditura nga drita e makinës. Pemët ishin zhveshur disi nga fletët, u dalloheshin skeletet e degëve, ndërsa furtuna jonë, na qëllonte atmosferën e ndjenjave, e na i kishte shkundur të gjitha gjethet e dëshirave, që ditë më parë, vuiznin e lëshonin tinguj të harmonizuar gëzimi  në botën tonë, që jetonte ditët e prillit.. Dhe pse? Për hiç mos gjë. Cicërimat e gëzushme, humbën si zogj të trëmbur, pushuan, u fshehën në honet e thellë të kraharorëve. Në vijim të ditëve, kuptoja, rruga jonë do ishte e pa shtruar, në të, makina  e miqësisë do shkundej nëpër gurë, apo, do ta ndërpriste udhëtimin e nisur ditë më parë.

Shpella, ishte një lokal i bukur pranë qytetit të Thumanë, në autostradën e re që shkonte për në Kosovë.

Mjedisi i saj i brëndshëm i përngjiste kupolës së madhe të një kishe, ku në vënd të shënjtorëve, ka kaproj, lakuriqë e shpendë të të gjitha llojeve, të ballcamosura. Jo pa qëllim, mendova ta çoja atje, brëndësia e saj të çon në një botë tjetër, më shumë ëndërrimtare se reale.

- Çfar do marrim për të ngrënë ?

- Verë ! Përgjigja e saj ishte e menjëhershme, e vrullshme. Zëri doli i fuqishëm dhe u përplas në kupolën e thellë të lokalit. Qëniet e ballcamosura, mu duk se u trëmbën, u bënë gati të fluturonin.

- Për të ngrënë! Pastaj, për të pirë, zgjedhim çfar të duash.

Një djalë i ri elegant na pruri librat e menyve.

Mbi kupolë, pikat e mëdha të shiut, krijonin një sinfoni monotone, që të bënin të dëgjoje me kujdes. Dukej, sikur dimri i hidhte ato me urrejtje, për të prishur qetësinë dhe oreksin e të pranishmëve në restorant.

Vera, ishte një shishe “ Vigna del Generale” një nga verërat më të mira të kantinës italiane. Mbusha gotat e vogla dhe e pyeta:

- Të marrim koka-kola ? Ajo gjatë këtyre ditëve e pinte të përzier me koka, për ti shtuar ëmbëlsinë e për të bërë më tërheqëse për oreksin.

- Jo, faleminderit! Sot do ta pi të pa shoqëruar.

E kuptova, nuk donte shoqërues për ngushëllimin e saj, verën e donte të pa trazuar. Të paktën, kështu mendonte, do ti dukej më e këndshme për ta nxjerrë nga pesimizmi. Kur tryeza ende nuk ishte shtruar me pjatat e ushqimit, shishja e verës ishte boshatisur. E ndjeja thellë vështrimin e saj, kur mërrte shishen dhe mbushte gotën. Më dukej se më pyeste “ Mos më folë, më lërë ta pi edhe këtë”. Duket, për të dalë nga gjëndja e mërzisë nuk i mjaftoja unë, por kërkonte një të tretë. Një forcë asnjëanse, e cila pa tjetër duhej të vinte nga një botë, që nuk kishte të bënte me ne. Mu dhimbs. Nuk doja që të pinte, por, edhe ta kundërshtoja nuk kisha fuqi, “ lëre, mendova, lë të pijë sa të dojë”. Ndërkohë, gotës sime ia preva vrullin e nisur dhe fillova ta pija me kujdes. Të paktën njëri të ishte i kthjellët. Kishim makinën për të drejtuar, koha ishte shumë e keqe, fshihte të papritura të rrezikshme. Shishet filluan të zëvëndësojnë njëra tjetrën,

peshku vinte i ngrohtë e i pjekur në zgarë. Genta, hante shumë pak, pinte më shumë se sa duhej. Fytyra iu çel, ndërsa vështrimi iu turbullua. Biseda u shtri e u hap e lirë, buzët ju skuqën, horizonti i syve iu bë i kaltër e i gjërë, si një dite Maji. Ngjarja e disa orëve më parë nisi të harrohej. Shtriu dorën e vogël me gishtrinjtë e hollë, si lapsa të vegjël, kapi dorën time, sikur donte të shkruante në bardhësinë e saj traktatin e paqe. Foli lirshëm,  ashtu si ditë më parë,  duke ngritur gotën e mbushur me verë:

- Shëndeti yt, me fund.

- Jo, i them, jo me fund, se do të të bëjë dëm. Kam përgjegjësi për ty.

- Pse unë nuk kam përgjegjësi për ty? Ti je vetëm, familjen e ke larg.

- Të kam ty!

- Mua më ke vetëm për sherr. Për të të prishur qetësinë.

- Edhe sherri duhet. Eshtë pjesë e jetës, ai, ka brënda forcën e ndryshimit të botës shpirtërore të njeriut.

- Pse njeriu të pijë kupën e hidhërimit në vënd të kupës së gëzimit?

- Për të dyja ka nevojë njeriu. Kupa e hidhërimit provon themelet e ndjenjave e të miqësisë. Ndonse kishte pirë shumë, e pashë,  mëndjen e kishte ende të kthjellët. Po i bëja pa kuptuar një leksion nga lënda e psikologjisë, për të cilën, ajo  kishte mbaruar në Okxford.

- Unë nuk dua të pish kupa hidhërimi. Dua të mbytesh në det lumturie nga vera e vreshtave të mia, që i kam këtu, dhe goditi lehtë kraharorin.

- Prania jote është për mua gjithçka. Faleminderit, kemi ditë që lëvizim bashkë, dhe e ndjej që prania jote, është për mua një monedhë e pa çmushme.

- Të gjitha monedhat e mia janë të tuat, po,po, të tuat. Më vështronte thellë në sy, sikur kërkonte në orbitën e tyre forcën tërheqëse të dëshirës së saj. Gerson!.. edhe një shishe verë.

Djali, hodhi vështrimin nga unë sikur kërkonte leje. Më tej në një tryezë, në thellësi, një grup të rinjsh këndonin lehtë një këngë dashurie. Jashtë po vinte mesnata. Natyra, po qante me rrëketë e lotëve një dhimbje të madhe, të thellë e të vjetër.

Genta u ngrit. U përkund për një çast si ëndërr dhe u kap pas kariges.

- Ku vete?

- Në banjë.

E pashë tek lëkundej, si një dorë kur përshëndet, ndërsa zvogëlohej për në thellësi të lokalit. Dukej që ishte e qetë dhe e gëzuar. U vonua të kthehej. U shqetësova. Por shqetësimi im nuk vazhdoi gjatë, e pashë tek vinte si karvizitë për një ditë të caktuar gëzimi.

- Pse u vonove? As vetë nuk e kuptova pse e pyeta.

- E nxora!

- Çfar nxore?

- Atë që hëngra. Por mirë ia bëra se u lehtësova.Kisha një peshë të madhe, ja këtu. Jo nga ushqimi, por nga pesha e dhimbjes. Mori një karrige dhe u ul më afër.

- Mos është mirë të ikim pasi të pimë një kafe?

- Të vemi, ku?

- Diku duhet të vemi. Edhe lokali pas pak duhet të mbyllet. Nisemi për Durrës?

- Jo!

- At’herë duhet të vemi në një hotel.

- Ajo më pa me ngulm sikur më pyeste, “ do të vemi”?

- Si thua?

- Si thua ti?

- Si të duash ti. Kërkesa është jotja, dëshira është imja.

U ngritëm, paguam dhe dolëm jashtë. Ishte ftohtë. Mesazhet e shiut ende nuk kishin pushuar.

Trokitëm në hotelin e afërt. Hotelxhiu erdhi duke fërkuar sytë, po flinte.

- Urdhëroni!

Ishim mbështetur të dy te njëri tjetri. Genta më shikonte herë mua dhe herë të zotin e hotelit:

- Keni dhoma?

- Jo dhoma, një dhomë i dashur! Më duket se të zuri! Fytyra e saj qeshte e tëra, xhami syzeve i tregonte sytë më të bukur e më të mëdhej.

- Unë piva shumë pak!

- Jo nga vera…

Hotelxhiu vuri buzën në gaz.

- Po, u përgjegj hotelxhiu, kemi dhoma dopjo. E doni nga perëndimi, nga bregdeti, apo nga qyteti i Krujës?

- Jo me krevat dopjo, me dy tek, thashë unë.

- Kemi, por me dopjo është më e lirë.

Genta më shikonte pa mi ndarë sytë. Sikur nga përgjigjia ime varej fati i Romës së lashtë.

- Një dhomë me dy krevatë tek.

Morëm çelsat dhe u ngjitëm lart. Genta kishte hedhur mbi vete një vello të lehtë lulëzimi. Dhoma ishte e mobiluar sipas një stili Italian. Ajo, u ul në krevat e lirë dhe e qetë, siç ishte me gjithë rroba.

- Do bëj një dush, ndjehem shumë i lodhur, i pëshpërita.

- Pas teje edhe unë, tani ndjehem e çlodhur. Ishte ajo që njihja, e çiltër, gazmore dhe e ëmbël, si mesazh

pranvere.Çlidhje kisha unë me këtë vajzë, nuk e dija as vetë? Si u ndodh ajo në rrugën time, nuk e kisha pyetur veten?

Në banjë ndënja gjatë. Ujët e ngrohtë, më dukej se hynte nëpër tubacionet e nëndheshme të trupit, e në gurgullimë e sipër, më shplodhte. Më lante atë shqetësim, që e kisha mbajtur gjithë ditën mbi supe bashkë me trokitjen e pa ndërprerë të shiut. Kur dola, vetja më dukej më e lehtë. Trupi, më vinte era

lule, të këputura nga kopshti i shishes me shapo, që e kisha marrë me vete. Genta ishte e shtrirë me fytyre nga tavani. U afrova më  pranë. Ajo nuk lëvizte. Drita lëshonte mbi fytyrën e saj rrezet, ato përplaseshin në perde, e ktheheshin në rozë në fytyrën e  vogël e të rrumbullakët. Kapakët e syve ishin të mbyllur. Në librin e tyre, tashmë, nuk mund të lexoje asgjë. Syzet i zmadhonin vetullat,  i kthenin në dy fole të mëdhaja, ku flinin dy fëmijë të qetë, të bukur, mbuluar me guvertën e qepallave. Mollëzat, mollë të kuqërremta, të ëmbla, që të shtonin  oreksin, të bënin të ishe i pa përmbajtur per…Më poshtë dy buzë gjysëm të hapura, dy botë, që çdo ditë zihen për të shprehur mendimet e të tjerëve, e qe në mbrëmje, si dy motra të puthura, flënë në kujtimet e ditës. Gusha e larë nga bardhësia. Më poshtë, kraharori i kërcyer nga hovet e brëndshme të përrënjve shpirtërorë të moshës. Dy piramida të lara, të pikturuara nga një artist i përkryer, natyra. Përkundja e tyre, fliste për një botë prrallore. Nuk e di pse më lindi dëshira, të mbështesja kokën e të dëgjoja rrahjen e zemerekut të kësaj ore të mrekullushme, zëmrën. Pëllumbi i krahut të djathtë, kishte lënë folenë e kishte dalë në ballkon, sipër këmishës së çkopsitur. Ishte pa pupula, i bukur, si i porsa lindur.Sqepi i tij, sa një kokërr lajthizë, këndonte një këngë me tinguj të ëmbël, që e dëgjonin vetëm veshët e ndjenjave të mia. Cicërima e tij, të shtonte dëshirën ta mërrje në duar, ta përkëdhelje, ta vije në gjumë me të puthura. Me duart që më dridheshin, e mbulova me jakën e këmishës, të mos ftohej. Lëviza vështrimin mes një lugine  të thellë, në mes të dy lëndinave të bleruara, atje fërshëllente nga katër stinët, pranvera e Vivaldit. Kraharori, ulej dhe ngrihej sipas një ritmi monoton, që e komandonte dëshira e thellë e gjumit. Këmbët e drejta të qumështa, të bardha, me një cipë të hollë epshndjellëse. I vështirë ky libër për çdo lexues të gjinisë mashkullore. Një gotë, që të bën ta pish me një etje të pa ngopur. U trondita. Në brëndësi të ndjenjës, dy ushtri të krijuara, të çastit, luftonin njëra tjetrën. Komandantët kërkonin zbatimin e urdhrave të tyre. Unë në mes, pa forcën e inisiativës, pa atë të tërheqjes. Vajta pranë, e pashë edhe njëherë trëndafilin e fytyrës së saj të mbështetur në jastëk, dhe flokët e shpërndarë në çarçafin e bardhë. Pafajsia po flinte, a duhej prishur qetësia e saj ? I hoqa me kujdes syzet dhe i vendosa mbi komedinë. Mora një batanie, ja hodha të mos ftohej, pastaj vura në punë kondicionerin për gjithë natën. Nuk desha tu prishja fluturimin ëngjëjve të gjumit  të saj.

Ndënja gjatë pa gjumë. Nuk e kuptoja dhe vetë, ku dhe pse udhëtoja me mendimet e mia, në   fushat e pa mbjella të kujtesës sime. Pranë mëngjesit më kishte marrë gjumi.

Ndjeva buzët e saj në faqe, më thërriste të kthehesha nga një botë  e largët, mes ëndërrës dhe realitetit..

- Zgjohu!

Duket ishte ngritur shpejt. Ishte lare e krehur. Dhoma ishte mbytur në aromë manushaqe.

U ngrita, u vesha dhe dolëm të hanim mëngjesin. Shiu kishte pushuar, dita ishte çelur, një rreze dielli luante mes degëve të plepit me një fole, ku zogjtë kishin shtegëtuar. I hipëm makinës, dhe si ditë më parë, humbëm në të qeshura e biseda të gjata. Pas ndonjë ore, ajo, më pa në sy e po qeshte. Nuk po kuptoja gjë.

- Pse qesh?

Mbremë, ndërsa ti po bëje banjë, hoqa sytjenat dhe i futa në komedinë te koka e krevatit. Më pengojnë  frymëmarrjen  ndaj i heq kur shtrihem. Në mëngjes, u harrova duke të parë ty që flije, të pashë gjatë, diçka desh të thoshte por e ndërpreu.

- S’ka gjë, i thashë, dhe i mora lehtë dorën, i marrim kur të kthehemi.

Ajo më puthi  dhe më pyeti:

- Makinën do ta rregulloni këtu, apo në greqi.

Unë nuk i fola. Makina tashmë i përkiste së shkuarës.  

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Izraeli i... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Successfully... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



GRUAJA SHQIPTARE  SI VLERË  E PAMOHUESHME NË SHOQËRI 07.03.10 - GRUAJA SHQIPTARE SI VLERË E PAMOHUESHME NË SHOQËRI

Në kuadrin e 8 marsit ditës ndërkombëtare të gruas, nga Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

Giacinto Papadopoli 07.03.10 - Giacinto Papadopoli

Floktari dhe berberi arbëresh legjendar në Ville-Emard

RREFIMI I NJE NENE 07.03.10 - RREFIMI I NJE NENE

Me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas, skicë nga Janaq Pani

In memoriam, për profesorin elbasanas, Tomorr Domin 07.03.10 - In memoriam, për profesorin elbasanas, Tomorr Domin

Në ditën e mësuesit, nga Këze (Kozeta) Zylo

OPTIMIZMI PËR KOHË MË TË MIRA 07.03.10 - OPTIMIZMI PËR KOHË MË TË MIRA

Kritikë letrare rreth librit të shkrimtares Sadete Presheva “Kërkoj kohë të qetë” Sh.B. “Vatra”, Prishtinë 2009, faqe...

PALIKARËT DEPUTETË (  GREKË) 07.03.10 - PALIKARËT DEPUTETË ( GREKË)

Opinion nga JAKUP. B. GJOÇA


Mar 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
Nënë, thotë gjuha... Nënë, thotë gjuha...

Përsiatje për Ditën e Grave, nga¨Përparim Hysi

TE VARRI I NËNËS TE VARRI I NËNËS

Poezi nga Nehat Jahiu

 
Vëllazëria me Turqinë Vëllazëria me Turqinë

Opinion nga Naser Aliu

Matricat e qytetërimeve dhe qytetërimi modern shqiptar Matricat e qytetërimeve...

Analizë nga Dorian Koçi

AFIRMIMI I VLERAVE SHQIPE NË DIASPORË AFIRMIMI I VLERAVE...

Porttret i publicistit Baki Ymeri, nga Remzi Limani

Dita e mësuesit gjatë...

Poezi kushtuar 7 marsit nga Neki Lulaj

TribunaShqiptare.com në Facebook




 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2009 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com