WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Arti/Kultura/Krijimtaria

“Afër fundit ç’po shikoj”…!

31 January 2010
Janko Pali
Autor :
Janko Pali

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Janko Pali, mësues i merituar

J A N K O  P A L I

 

1897-1994

 

(Nga Janko Ll. PALI, “Mesues i Merituar”shkrojtur më 1991 ne moshën 94 vjeçare, QEPARO)

 

 

 

 

Gjendja politike e vendit       

Dha e dha pa zgaburisi

E kujt valle i shkon mendja

Ç’farë e ardhmja do kurdisi ?

 

Për dekada më se katër

Një farë “ideal” na printe

Dhe kur nje mungesë ç’faqej

Që stononte nuk arrinte !

 

Të na ftofë e të mohojmë

Ç’kishim ngrehur në shpirt,

Dashuri për mëmëdheun

E për ç’farë patëm’ arrit’.

 

Thoshim jemi shumë të fortë

Socializmi do fitojë

Do ta mbajmë do qëndrojë

Se Lenini tha me gojë.

 

Që vështirësi do kemi

Në zbatim të theorisë

Siç e pat’ ai menduar

Në shkreti të Siberisë.

 

Ku e pat’ dërguar regjimi

Dora vet’ Nikolla Cari

Atje lart në Shushenskoje

Borë mbushur dhe behari !

 

Me mendim të korogjohej

Dhe trazira mos të sillte

Që kështu regjimi i Carit

Qet’ e rehat që të flinte.

 

Po…Lenini një farë djalli

Për bela pat’ ardhë në botë

Se kudo ku pat’jetuar

Nuk e shkoi kohën kot !

 

 

 

 

Përpunoi theoritë

Fort ato pati studiuar

Ç’patën thënë Engels, Marksi

Pat’ vendos për t’aplikuar !

 

…Dhe kur doli i çliruar

S’pat më tjetër qëllim

Veçse boten të përmbysë

Dhe të bëjë çdo ndryshim.

 

Se në xhan pat’grumbulluar

Një urrejtje plot trutë

Kundër rendit që sundonte

An’ e kënd e më çdo skutë.

 

Të përmbysi botën mbarë

Se të re pat’ konceptuar

Çdo regjimi t’i bën varrë

Do bën bot’ të lumturuar .

 

Mos të kish bota të meta

Lumturia të sundojë

Dhe çdo kush me lugë të artë

Do të vërë çdo gjë në gojë !

 

Anë e mbanë lumturi

S’do të ndjehet çfrytëzim

S’do të ketë më shushunja

As njeri përmbi njerin’ !

 

Kush tani sundon në krye

Do permbyset e do zhduket

Drejtësia barazia

Këndi parë në botë do duket.

 

Kurrë s’do ketë çfrytëzim

Do sundojë barazia

Dhe një lloj gjelle do hahet

An’ e kend nga njerëzia.

 

S’do të ketë lart e poshtë

Gjithe bota behet një

Bollëku në dorë t’Ivanit

Varfëri s’do ketë më !

 

Me të tilla predikime

Bota gjithë i shkon pas

Dhe në ç’tha e gjasht’ e botës

Prapa tij, u kredh u rras !

 

…Po ndryshimet nëpër botë

S’bëhen JO,… me lehtësi

Se dikush ka diçka në dorë

Fort e ruan si nje SY !

 

E shtrëngon atë në duar

Për ç’ka jeta se lëshon

Do të bëjë ç’mund t’a mbajë

Për këtë m’e gjoks lufton.

 

Që t’arrihej ç’tha Lenini

U derdh gjak e u derdh dhuna

Aman ç’hoqi njerëzia

Sa u shtrua ndopak puna !

 

Gjaku lumë pati rrjedhë

Në zbatim të theorisë

Gjer sa u vendos pushteti

Në favor të vegjelisë.

 

Thonë se dikush nga shokët

E Leninit i pat’ thënë…

Mjaft !, o vozhd,mjaft gjak u derdh

JO ! u gjegjej duhet shpënë !

 

Gjer në fund ç’pata menduar

Atje larg në iternim…

Duhet PO ! akoma gjak

U derdhtë gjer në amëshim !

 

 

 

 

 

 

Nga ç’kanë qënë as një mos mbetë

Car, a klas’ a pasanikë

Sot e tutje do godhojnë

Puntorë edhe muzhikë .

 

Dhe këjo kështu vazhdoi

Në të gjithë Rusinë ë shënjtë

Leninizmi triumfoi

Sa dhe jashtë hodhi rrënjt’ !

 

Dhe u bë si punë mode

Në çdo vënd rrënjë të zërë

Ç’farë në Rusi pat’ ndodhë

Edhe gjetkë duhej bërë !

 

Qetë qet’ avash avash

Më çdo vënd Parti u ngrenë

Klasve që rrijn’në krye

T’i rrëzojnë u bënë benë.

 

…Dhe në vëndin tonë ndodhi

Kur rregjimi qe në duar

T’ agallarëve dhe belerëve

Që për jet’patën sunduar.

 

Mbi miletin fukara

Pa mëshir’ me gjak e dhunë

Duhesh pra q’idetë e reja

Të vepronin dhe këtunë !

 

Dhe ndofta më vonë nga bota

Dhe tek ne mikrobi hyri

Sa u tund dhe qeveria

Edhe vetë Mbret qafiri .

 

Sundimtarët bënë ç’mos

Që në djep krymbi të mbytej

Se s’do qene më siç ishin

Po qe se krimbi të rritej !

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Do humbisnin avantazhet

Paret, postet, pasuritë

Dhe do zhdukej gjaku “blu”

Do shteronin mizoritë !

 

Që me shekuj rradhë rradhë

Kishin mbytur fukaranë

Dhe u vune me sa mundën

Që ta zhduknin më çdo anë .

 

Po… agjë nuk ju vlejti

Për çdo masë që patën marrë

Se ideja triumfonte

Dhe kudo shkonte për mbarë .

 

Se rinia më çdo vënd

Ndjenja zjarri enthusiaste

U bë mall i theorisë

Që kudo rrëzoi kaste !

 

Dhe në Korçë këtu tek ne

Bëri duk e dojt’ bërthamë

Që rehat u zhdërvillua

Zë, lëshoi dhe piksamë !

 

Mbiu në të gjithë vëndin

Komunizmi si ide

Në Rusi ç’pat’ triumfuar

Rrënjë zuri dhe tek ne.

 

Dhe për pak e me avash

Në të gjithë Shqipërinë

Ç’thanë Marks, Engels, Stalini

U bë shujtë për rininë.

 

Dhe ideja përparontë

Ku e nxehtë ku e vakët

Veprimtarinë e çdo grupi

S’qe e dukëshme qenë të pakët !

 

 

 

 

 

 

 

Duhej të bëhej bashkimi

Grumbull që të gjithë një

Çdo fuqi kur është e ndarë

Gurë për themele s’vë !

 

Duhej çdo kush të ndante dorën

Me të tjerë të bashkohej

De çdo kush për ideal

Me shokë të vëllazërohej.

 

Qen’ ahere vite lufte

Vëndi na ishte zaptuar

Kuislingëve në Tiranë

U kish ngri gjaku në duar.

 

Gjak i pastër gjak fisnik

I djemoshave ton’ të zjarrtë

Nëpër burgjet e torturat.

Ç’kanë heqë ata të ngratë.

 

Ishte pra nevoj’ e parë

Që bashkimi shpejt të ngjosej

Do të dil një farë vozhdi

Dhe coptimi do të sosej !

 

Del ahere në sqenë djaloshi

Enver Hoxha flakë e zjarr

Që me do shokë do të zgjedhë

Çështjes ti japi të mbarë.

 

Ky djalosh na qe formuar

Komunist dhe pat’ qëllim

Jo më poshtë e jo më lart

Të çlirojë Shqiperin’.

 

Nuk ishte i vetmuar

Pati dhe shokë të tjerë

Baba Faja, Qemal Stafa

Vasil Shanton dhe të tjerë !

 

 

 

 

 

 

 

 

U mbëlodhën në Tiranë

Bash në kulm të tmerrit dhunës

Dhe të gjithë me një zë

Ngrehën’…po ! Partinë e Punës !

 

Pik’ e parë e programit

Që do kish synim Partia

Do të qe para së gjithash

Të çlirohej Shqipëria !

 

Të çlirohej gjithë vëndi

Nga të huajt që kish brënda

Të shijon populli lirinë

Mjaft e pati shtypë brenga .

 

Ndrydh e shtyp nga çdo anë

Nga rregjimet në fuqi

Qoftë nga shushunjat brënda

A të huajt a hordhi !

 

Që na kishin qoshin zënë

Dhe na kishin lakëmuar

A në kohën që jetojmë

A n’ato që kanë kaluar .

 

Fqinji jonë i Perëndimit

Përmbi ne ka pasë synë

A me konsull Pol Emilin

A po sot me Musolinë !

 

Po ! tani që u ngre Partia

Jashtë të gjithë do të dalin

A të jashtëm a të brëndshëm

Bijt e Shqipes nuk të falin !

 

Se u marrin gjak në vetlla

Gjith’armiqve nga ku janë

Qofshin Frëngj apo të vëndit

Kur në kallo shkel na kanë .

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dhe për punët e vëndit tonë

Tash s’pyetet Qeveria

Që me kuislingët në krye

Bënte ç’donte Mëkëmbësia.

 

E Viktorit xhuxhmaxhuxh

Vetë shpallur perandor

Mbasi shtypi Abisinin

E vu Shqipen në kuror’ !

 

Që kish pasë si simbol

Mbreti Ynë Skëndërbeu

Po ky për fis nuk e kish

Sa pas pak zverkun e theu .

 

Tash e tutje, po! Partia

Udhëzime ka shpërndarë

E bën shënja gjithë vëndit

Pjesë populli të marrë.

 

Me fushatën që ajo shpall

Luft’armiqve duhesh bërë

A në fusha a në male

Në truallin tonë të tërë !

 

Pushim prapë s’do të ketë

Do luftohet gjer në fund

Gjer sa këmbë armiku fare

Të mos çfaqet hiç kurkund.

 

Traditën që kemi pasë

Nuk do ta gënjeshtërojmë

Do luftojmë si gjyshërit tanë

Po krej vëndin ta çlirojmë.

 

Dhe s’nguroi mileti i mjerë

Mori pushkën dhe luftoi

U gjakos trualli ynë

Kunder armiqve, po fitoi !

 

 

 

 

 

 

Po nuk ishte veç nga jashtë

Qe dhe brënda krymb i keq

Po të dyja (palët) u dëbuan

Se ne bënim luftë të drejt’.

 

Qe fillimi i vështirë

Sidomos kur në luftë ramë

Se dhe mjetet e nevojëshme

Fort pakta ne i patm’…!

 

Aksionet që po bënim

Ne i bënim fort të ngushta

Se armiqve që luftonim

U duhej rrëmbyer pushka.

 

Lufta jonë Çlirimtare

Koh’ të gjatë po vazhdoi

Rehat,qetësi jo ! s’pati

Gjersa vëndit gjith i d’boi !

 

S’qenë armiq për t’i përbuzur

A Fratellot a Gjermanët

Qoftë nga mjetet që kishin

A pakica nëpër tanët.

 

Luft’ e drejtë na qe jona

Po Atdheut fort kushtoi

Mijëra njezet e tetë

Djem e vajza plumbi çpoi.

 

Dhe fundi patëm fituar

Lirinë që dëshëronim

Sot e tutje fort të lumtur

Tham’ të gjithë do jetonim.

 

Tham’ te gjithë erdhi lira

Këndi parë ho…ho hosh

Nakar pati bateria

Për Parti’ që ri në qosh !

 

 

 

 

 

 

Se në krye qe Partia

Mishërim i gjithë miletit

Se ajo pat dhënë derman

Kujt më parë qe pushteti.

 

Si ngritëm pushtetin tonë

Me Partinë bash në krye

Klasa që sundon më parë

Ra pa bujë e tavabie !

 

S’mbeti një prej saj në botë

E zhduku pushtet i ri

Edhe frenat më çdo punë

I ka vetëm një Parti.

 

Luftë klase pati shpallur

Në të gjithë teritor

Ranë kok’ e u derdh gjak

Duhej zhdukur çdo mizor.

 

Që më parë çdo gjë pati

Poste, pare, kamje, nder

Doli klasë e re në krye

Me Partinë me Enver !

 

Qe Partia që na ngriti

Thoshim gjithë ajo na mba

Le ti thurim këngë hymne

Le ti psallim osana !

 

Mbajtëm hundë botës mbarë

Për të tjerë s’pyesim shumë

Merrnin Shqipërinë si farë

E quanim veten fatlumë .

 

Ishim lidhur fort shtrënguar

Sidomos më fqinjë veriorë

Bashkë me ata të shkonim mbarë

Lidhur qemë si një kurorë.

 

Bile dhe në tokë të tyre

Shkuam ne si ndihmëqarë

Të çlirohej vëndi i tyre

Nga pushtuesit barbarë !


 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Reportazh

Shqipëria

Reportazh

Shqipëria



Politizimi i marrëveshjeve teknike apo defaktorizimi politik i Kosovës 15.09.09 - Politizimi i marrëveshjeve teknike apo defaktorizimi politik i Kosovës

Opinion nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Hallemadhja Shqipëri: Gjakmarrja, Kanuni dhe Opinione 14.09.09 - Hallemadhja Shqipëri: Gjakmarrja, Kanuni dhe Opinione

Në vazhdim të Javës kundër gjakmarrjes, organizuar nga Tribuna Shqiptare

LONDRA DHE SHQIPTARËT 14.09.09 - LONDRA DHE SHQIPTARËT

Reportazh nga Londra, Sami Islami

JA CILA ËSHTË PARTIA BUDALLAQE E  ....  SOCIALISTËVE EDVINIANË 14.09.09 - JA CILA ËSHTË PARTIA BUDALLAQE E .... SOCIALISTËVE EDVINIANË

Opinion nga JAKUP.B. GJOÇA

Union Europjan - Ku eshte Uniteti? 13.09.09 - Union Europjan - Ku eshte Uniteti?

Opinion nga Avni Dervishi, botuar në shtypin suedez

KRIJIMTARIA   ËSHTË   PËRJETËSI 13.09.09 - KRIJIMTARIA ËSHTË PËRJETËSI

intervistë me publicisten dhe poeten ARJANA LOÇE, nga Arsim Halili


Sep 2009
SunMonTueWedThuFriSat
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
Homo - Sapiensi dhe Homoseksualizmi Homo - Sapiensi dhe...

Opinion nga Naser Aliu

AZEM HAJDARI, Hero i...

Portret i Heroit të demokracisë, Azem Hajdari, nga Ramiz Lushaj

 
TURIZMI SHQIPTAR, NJE ILUZION TEJMASE I USHQYER TURIZMI SHQIPTAR, NJE...

Opinion nga Adri Nurellari

Dëshmi të ferrit komunist Dëshmi të ferrit...

Rreth figurës së intelektualit shkodran prog. Guljelme Deda...

MË MIRË ME VDEKË KETU SE TE KTHEHEM NGA KAM ARDHUR MË MIRË ME VDEKË KETU...

Kronik nga Suedia, nga Sokol Demaku

AMERIKËN NUK DO TA MBANTE TOKA PO TË MOS PËRGJIGJEJ DENJËSISHT KUR U SULMUAN QIEJT  E SAJ AMERIKËN NUK DO TA...

Opinion nga Ramiz Lushaj, me rastin e 8-vjetorit të sulmeve...

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com