WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Arti/Kultura/Krijimtaria

U MBAJT PËRURIMI I LIBRIT “YJET E LIRISË” HALIM HASANI

29 January 2010
Arsim Halili
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Arsim Halili

Ditën kur po shënohej dhjetë vjetori  i daljes në skenë  UÇPMB-ës,pikërisht më 26.01 .2010, në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc, pas evenimentit që u mbajt për daljen në skenë të UÇPMB-ës, nën përkujdesjen e Organizatës  së Veteranëve të Luftës  të UÇPMB-ës, u bë edhe përurimi e librit  “ Yjet e lirisë”,  të autorit  Halim Hasani. Tubimin e shpalli të hapur Arsim Halili- gazetar,  ku pas fjalëve përshëndetse e kërkoi që në nderim të dëshmorëve të rënë të lirisë të mbahet me një minutë heshtje. Halim Hasani, vjen para opinionit  publik me librin e gjashtë me radhë. Libri në brendësin e  vet ka biografin e njëzetë e tetë dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë, gjatë luftës së UÇPMB-ës.

Për librin folën poet, gazetar dhe figura publike.

Fillimisht për strukturën e librit foli Milaim Shefkiu- gazetar i gazetës “Zëri” në Prishtinë, një herë edhe redaktori i librit, i cili fillimisht tha se ndjehet i nderuar që pata mundësi për redaktimin e këtij libri, duke e ditur i kushtohet bijëve më të mirë të kombit.

Padyshim se është një kontribut i madh i autorit Halim Hasani, për të hedhur në dritë nga kryengritjet  e armatosura, ndër më heroiket që ka zhvilluar populli shqiptar.

“ Yjet e Lirisë”është një përpjekje modeste e autorit, Halim Hasanit,për ta dokumentuar një luftë për një cep të etnisë shqiptare, që prore mbetet e shkapërderdhur nën flamujt e huaj. Këtij libri mund t’i mungoj shumëçka, por ideja e autorit për t’i përjetësuar protagonistët e kësaj lufte, mbase mund të konsiderohet një mision i përmbushur intelektual dhe atdhetar. Përfundon me referimin tij  redaktori i këtij libri, z Shefkiu.

Në cilësinë e  recensentit flet  ish- kryetari i këshillit politik të UÇPMB-ës, aktualisht Kryetar i Asamblesë Komunale të Bujanocit z. Jonuz Musliu, i cili fillimisht  evokon kujtimet për të rënët në altarin e lirisë, ndërsa autori  Halim Hasani është dëshmitar i ditëve të luftës dhe përpjekja e tij për të dokumentuar  tërë atë sakrificë të rënëve në fushën e nderit pa dyshim është një kurorëzim i sukseve të tij.

Begatinë e këtij përurimi, ja shtuan edhe shumë figura publike të jetës politike, shoqërore e krijuese,por me referimet e tyre   këtë përurim e ndihmuan Prof. Hysen Kçiku- poet nga Gjilani, Prof. Nexhat Rexha -ish deputet i Kuvendit të Kosovës, poet dhe kritikë letrar dhe Bilall  Maliqi- poet dhe analist kulturor nga Presheva .

Prof. Hysen para audiencës së gjerë theksoi ndër të tjera:

-Libri “Yjet e Lirisë” i këtij heroi të gjallë të penës është një përmbledhje informatash që  e përbëjnë  njëzetë e tetë luftëtar të rënë në altarin e lirisë, për të mbetur prore në faqet e ndritura të idealeve të larta ,që për fat të mirë nuk u shuan, por gjithë një shkëlqyen rrugët tona historisë  sonë, për të qenë sot si dje e për të forcuar pozitën e qëndresës për nesër.

Autori Halim Hasani kaherë e ka dëshmuar veprimtarinë e tij krijuese e patriotike. Është  një zë i së vërtetës dhe i vullnetit të udhëhequr nga ndenja të shëndosha dhe të sinqerta. Me këtë libër autori ka krijuar një arkiv, një kala, një forcë frymëzuese. Kjo vepër i nxjerr në shesh një të vërtet se ushtarët e UÇK-ës dhe UÇPMB-ës i udhëhoqi i njëjti qëllim.

Në këtë botë kalimtare kanë vdekur në forma të ndryshme ndoshta me miliarda njerëz. Po nuk është e munduar t’u numërohen e t’u thuhen emrat. Emrat dhe historia e tyre u dihet vetëm atyre që vdesin në mbrojtje të atdheut dhe lënë vepra në shërbim të njerëzimit, përfundon referencën e tij Prof. Hysen Kqiku.

Prof. Nexhat Rexha  thekson ndër të tjera:

Për të ndriçuar rrugën jetësore të kësaj plejade të dëshmorëve të rënë në  fushën e nderit e të kombit, me vullnetin dhe me dashurinë bënë pjesë e pandashme e historisë kombëtare. Halim Hasaani në librin “ Yjet e lirisë” ka shkrirë emrat e njëzetë e tetë dëshmorëve të lirisë, të cilët sakrifikuan,unifikuan jetën e tyre, duke i lënë shumë ëndrra të pa përfunduara. Halim Hasani në veprën “ Yjet e Lirisë” ka arritur të plotësojnë pjesë të amanetit të këtyre dëshmorëve kombit. Autori që në fillim të librit ka saktësuar fillimin e kësaj drame të madhe e cila i ka protagonistët e saj të cilët me kohë kanë vënë vetën  në shërbim të atdheut idealin e tyre. Vepra e ruan tërësinë, objektivitetin shkencor dhe pasqyron pamjet e një drame të rëndësishme e cila në vet reflekton imazhe nga kjo periudhe kohore si dhe ruan kujtesën për këto personalitete kombëtare, që gjithsesi vepra e tyre shërben  si shembull më i mirë për ruajtje e territorit dhe të identitetit kombëtar.

Bilall Maliqi, potencoi se  Halim Hasani si krijues produktiv i Kosovës Lindore me gjashtë libra të botuar si: aforizma , monografie bëjnë këtë letrar të palodhshëm në aspektin kulturor në mesin ku jeton dhe vepron. Halim Hasani i mblodhi të gjithë këta dëshmorë të rënë në mbrojtje të atdheut anekënd  Kosovës Lindore  i bëri  bashkë për t’i kujtuar brezave të rinj biografitë dhe trimëritë e tyre gjatë luftës së lavdishme nën ombrellën e UÇPMB-ës.

UÇPMB doli në sipërfaqe në mortin e vëllezërve Saqipi dhe mu aty u lexuan pesë shkronjat që ngjallin shpresë për mbrojtje të popullatës së Malësisë e më gjerë .Kjo sikur më kujton edhe një aforizëm të Rrustem Binakajt:

“Atje larg nëpër malësi gjyq është martina”.

 Libri “Yjet e Lirisë” nga autori Halim Hasani është një vepër modeste  për të hedhur në dritë në letër e dokumentuar luftën heroike e të drejtë të njëzetë e tetë heronjve  të kombit të cilët dhanë jetën për këtë nënqiell që flet shqip. Nga e gjithë kjo që u tha deri më tani  mund të themi se ky libër është koherent si në aspektin teknik e grafik po ashtu i plotëson kriteret e një libri që shpalos njëzetë e tetë letërnjoftime historike dhe ky libër do të mbetet libër që bënë ballë çdo kohe e situate. Përfundon referimin e tij Bilall Maliqi.

Autori Halim Hasani, përshëndet të pranishmit në këtë përurim duke u nisur nga strukturat politike e shoqërore në Bujanoc dhe Preshevë: Shaip Kamberi- kryetar i komunës Bujanocit, Jonuz Musliun Kryetar i Asamblesë së Komunës Bujanocit dhe recensent i librit në fjalë,Ragmi Mustafën- Kryetar i Komunës së Preshevës dhe Skënder Destanin – Kryetar i Asamblesë së komunës së Preshevës, redaktorët e librit Milaim Shefkiun dhe Arben Veselaj, recensentët: Jonuz  Musliun dhe Shemsi Sylën dhe dizajnerin e librit Shfket Shefkiun, referuesit: Hysen Kçikun, Nexhat Rexhën, Bilall Maliqi dhe të gjithë të pranishmit në sallë. Një  falënderim të veçantë  e adreson tek Organizata e Veteranëve  të Luftës (O.V.L) të UÇPMB-ës, në krye me Nagip Aliun, i cili ka dhënë një kontribut shumë të çmuar  në aspektin financiar, pa këtë gjë edhe nuk do të mundeshim të promovonim këtë libër sot, po ashtu falënderime i adreson edhe Mustafë Shaqirit – Shpëtimi i cili ka ndihmuar në mbledhjen e materialit dhe dhënien e informatave për secilin dëshmor veç e veç. Për sa për ketë librit konsideroj se kam bërë një punë modeste në krahasim me veprat që kanë bërë të rënët në altarin e lirisë, mbetet koha ta gjykoj për  efekte  dhe defektet që ka libri. Përfundon Halim Hasani. Vlen të theksohet se atë mbrëmje nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës dhe kryetarit të OVL z. Shaip Kamberi dhe Nagip Aliu u dha një darkë solemne.

 

 

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Reportazh

Shqipëria

Reportazh

Shqipëria



Intervistë me Prof. mr. sc. Jetulla Haliti 27.08.09 - Intervistë me Prof. mr. sc. Jetulla Haliti

Bisedoi gazetari Arsim Halili

Romani-testament i letërsisë shqiptare për fëmijë 26.08.09 - Romani-testament i letërsisë shqiptare për fëmijë

Rreth romanit të shkrimtarit Bedri Dedja “Presidenti i Planetit të Kuq”, nga Elvira Dollomaja

Nxënësi i fundit i Kolegjës Saveriane 26.08.09 - Nxënësi i fundit i Kolegjës Saveriane

Rreth librit të Tomë Mrijaj, “Monsinjor Dr. Zef Oroshi – Një Jetë e Shkrirë për Fe e Atdhe”, nga Klajd Kapinova

26.08.09 - BREZI I 30 VJECARËVE NË DIPLOMACINË EUROPIANE

Opinion nga Ramiz Lushaj

MEDITIM  PER  PENSIONISTIN 26.08.09 - MEDITIM PER PENSIONISTIN

Ese nga Ksenofon Dilo

Intervistë e shkrimtares Këze (Kozeta) Zylo dhënë revistës “Perspektiva” 26.08.09 - Intervistë e shkrimtares Këze (Kozeta) Zylo dhënë revistës “Perspektiva”

Bisedoi për revistën “Perspektiva” gazetari Arsim Halili


Sep 2009
SunMonTueWedThuFriSat
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
MENDIME ME TINGELLIM  AKTUAL TE  L U M O   S K E N D O-s MENDIME ME TINGELLIM ...

Pergatiti Ksenofon Dilo

Çka  i bën  trima Prekazasit Çka i bën trima...

Bisedë me veprimtarin nga Prekazi i Drenicës, zotin Fazli Bajram Lutfiu dhënë gazetarit Cenë Pushkolli

 
Sa për dijeni Sa për dijeni

Poezi nga Naser Aliu

Katerqindvjetori i TELESKOPIT te Galileut Katerqindvjetori i...

Në 400 vjetorin e teleskopit të Galileo Galileit, nga Paul...

E ARDHMJA E SHQIPTARËVE “ UNIONI TURKO-ARAB” ?! E ARDHMJA E SHQIPTARËVE...

Opinion nga Xhevat Rexhaj

Papunësia është breng...

Anketë me qytetarë nga gazetarja e re Arbnora Tahiri

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com