|
20 September 2009
 |
|
|
|
|
 Trëndafil |
|
|
|
Autor : |
|
|
|
|
|
Nga Alma Papamihali
Enigmë kthimi
Jemi shumë, sa shumë jemi ne, fëmijë dyvendesh lindje-perënduar, si të huaj njërës anë përcjellë, e në tjetrën mysafirë pritur, dhe pse më parë (kurrë) s´ishim harruar...
Qindra duar zgjatur sportelesh, shpesh fundosur kur indentifikohen, më shumë largohemi se vijmë, jetë që ecin pas ndërprerjesh, por që pa nisur ende, mbarohen...
Çdo centimetri gjendemi ne, të ashtuquajturit "binjakë perëndimi", vërtetë nuk veshim të njëjtat ngjyra, por skenar ëndrrash të një autori jemi, përfunduar me enigmën e një kthimi...
Jemi shume... sa shume jemi ne, që dy herë më shpejt, vdesim nga të tjerë...
Shtegtim pulbardhe
Largohem për të mos u kthyer më, Ndaj iki tutje, fluturoj, Në pulëbardhë etur bregut shndërrohem, Duke dashur të lënit pas t´i harroj... Por të harrosh s´mjafton gjithmonë, Drejt qiellit të kaltër një fluturim, Dhe pse pulëbardhë shndërruar jam, Ka dhe shtegtime me drejtim kthim... Drejtuar qiellit ti vazhdon sheh, Me tëndin shpirt ndjek shtegëtimin, Kur lartësive në pikë shndërrohet, Oh sa i largët të duket kthimi. Larg fluturoj, pa frikë largohem, Sepse e ndiej që çdo shtegtim, Sado i largët në vetvete, Do më riktheje pranë detit tim. Dhe për çudi vazhdoj e ngjitem, Aspak s´kërkoj të shoh nga pas, E mjerë do mbetej çdo pulbardhë, Të huajat brigje po të trokasë... Ndaj ngjitem lart, ndaj fluturoj, Në pupël reje jam shndërruar, Nëse ky qiell mbi det s´do flinte, I imi mall do ish´ harruar...
 K O M E N T E :
Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN |
|
Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
[...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
[...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...
|
|
|