PARATHËNIE
E AUTORIT
HYRJA
NË EVROPË
Shumëkush
shpreh këtë dëshirë dhe pakkush e kupton se çka flet!? Shqipëria
nuk është ndonjë vagon që të kyçet në lokomotivën e
Evropës... Shqipëria, Ballkani dhe Evropa janë një tërësi
përbërëse, dallon mendësia veç e veç: urtësi-çoroditje,
kombëtare-ndërkombëtare.
Në radhë të parë sjellja me njëritjetrin: ma bëri, ia bëra, ma
hodhi, ia hodha!! Dhe kujt?- vëllait, mikut? Pastaj pusia, gjaqet...
Anton Çetta & Zymer Neziri: “Libri i pajtimit të gjaqeve, të
plagëve dhe të ngatërresave”. Pajtimi i gjaqeve 1990-1992 në
Kosovë pardje e dje dhe sot gjendja në Malsinat-Rrafshinat
shqiptare!?!
Si bëhet Shqipëria etnike: me gjaqe, me plagë, me ngatërresa,
duke ia shkaktuar njëritjetrit, ndërsa armiqtë tanë fërkojnë
duart për vetëshfarosjen tonë? Me kë jemi në konflikt dhe kundër
kujt jemi duke luftuar? Me se mund të merremi e për çka duhet të
mburremi apo të turpërohemi përpara vetvetes e përpara botës?
Ta caktojmë edhe ne Ditën e Përshëndetjeve, sikur zviceranët
“Dankeschön-Tag“-(Dita e Përshëndetjeve), e shkruar me
shkronja të bardha në një trëndafil të kuq mbi mbështjellësen
me bisqe trëndafilash të gjelbra të kopshteve zvicerane: iu
shpërndahen qytetarëve kalimtarë të të gjitha përkatësive
kombëtare e racore, për çdo 25 shtator.
E shqiptari!?- pasi e vret me armë zjarri vëllain, ia shkallmon me
thikë kufomën, për ta shfryer mllefin pa e ditur as vetë shkakun-
“Ma foli një fjalë të rëndë, dhe unë jam burrë e nuk duroj
dot”!! Dhe nuk duron dot, ngaqë nuk është burrë por është një
idiot.
Në Evropë s’ka diç që “s’ka”, nuk ekzistojnë fjalët:
“S’ka autobus-tren-tramvaj, s’ka ujë-rrymë-karburante, s’ka
kusur...” Shitësit jo vetëm që nuk ta mbajnë qindarkën, por
edhe të mos e marrësh, tallen me ty, e vënë gishtin tregues në
tëmtha në kuptimin: “Ore, je ti normal?” Dhe po t’iu thuash
se ajo është një gjë e vogël, të përgjigjen: Po ti, ke lindur
i madh? Merre se edhe qindarka jote rritet...” Pra, nga Evropa do
t’i marrim me vija e vjaska stacionet e trenave, që gjermanisht
quhen Banhof, ta vizatojmë rrjetin hekurudhor të tramvajeve,
ndërtimtarinë e mirëfilltë të ndërtesave e të urave gjigante
e çdo kulturë tjetër që është për t’u pëlqyer...
Por nuk do të marrim drogë. Unë nuk mendoj të bart vëth në
veshë, në hundë, në buzë. As gruaja ime nuk do të bart këlyshë
në sepete...
Por edhe Evropa e Bota mund të importojnë nga ne çka t’iu
pëlqejë dhe reciprokisht mund të shkojmë te njëritjetri
mysafirë...
Në kohën tonë, para 50 e para 100 vjetësh, edukata ka qenë më
në nivel sesa sot: nëse e ka rrahur dikush fëmijën, fëmija s’ka
guxuar të tregojë në shtëpi, sepse e ka hëngër edhe një
rrahje: “Ti je fajtor, pse nuk i ke përshëndetur, përse nuk i
thënë Bacë, Dadë? Kurse sot prindërit e paedukatë apriori i
dalin krah fëmijës së vet dhe e akuzojnë tjetrin! Kjo ka bërë
që disa fëmijë ta ngritin kokën si derrat e egër dhe të shkojnë
në klasë të armatosur: kundër arsimtarëve të vet dhe shokëve e
shoqeve të klasës!! Shpesh po intervenon edhe policia...
“Mohimi i “atyre të tjerëve”- kuqaloshëve dhe zezaloshëve
- Me gjasë këtu është ajo thembra e Akilit. Duket se pikërisht
këtu çalohet, përkundër disa sukseseve evidente. Çka do të
thotë kjo?
Hasan
Mekuli: Kjo do të thotë se shqiptarët
janë të vetëdijshëm, sot më tepër se kurdoherë tjetër, janë
krenarë dhe rezistojnë. Mirëpo, kemi edhe të meta, e kemi atë
vemjen e vjetër të gjaknxehtësisë, kur kemi të bëjmë me
njëri-tjetrin, dhe të përkuljes së pakuptueshme para të tjerëve,
s’heqim gjithaq lehtë dorë nga disa vese e paragjykime për të
cilat e dimë fare mirë se na kanë kushtuar shtrenjtë. Për
shembull, përkundër aksionit të madh e të shenjtë të pajtimit
të gjaqeve si na kishte hije, vazhdoi kjo sëmundje jona fatkeqe,
madje u paraqit sërish edhe në hapësirën e shtetit shqiptar,
përtej kufirit, ku patë heshtur gjatë këtyre pesëdhjetë vjetëve
të fundit. Nuk heqim lehtë dorë nga mohimi i “atyre të
tjerëve”, atyre që ishin kuqaloshë, zezaloshë, ose verdhëroshë
në të kaluarën, sikur kemi harruar se njeriu është e vetmja
krijesë e gjallë që ka të drejtë dhe mundet, nëse do, ta
ndërrojë dhe ta përparojë mendimin, të ndërrojë mendësinë, ,
qëndrimin, botëkuptimin, pra edhe ligjërimin, fjalën. Ka shumë
sish që kanë qenë në të kaluarën, çka kanë qenë, të këtillë
ose të atillë, por sot përpiqen me gjithë fuqinë që kanë për
të mirën e atdheut. Por ka edhe ish-mëkatarë qo sot krekosen dhe
“shesin mend” se ishin të ndjekur e të përndjekur, të djegur
e të përvëluar, gjithmonë militantë dhe atdhetarë të spikatur
etj. Vetëlavdohen, krekosen, e herë-herë janë të gatshëm që të
tjerëve t’ua vënë këmbën në fyt. Lexojmë e dëgjojmë,
shohim shumëçka, por e dimë se, megjithatë, jo me përmasa të
mëdha, anipse nuk duhet t’i nënçmojmë, por duhet t’i luftojmë
me vetëdije të re. Të themi, nuk më pëlqen kur dëgjoj se Filan
Fisteku, në krye të këtij ose të atij institucioni, largoi nga
puna një punëtor, ose disa sish, vetëm pse kanë qenë në
konflikt mendimesh me të, pse ai tjetri ka shprehur ndonjë mendim
ose qëndrim që s’përkon me qëndrimin këmbëngulës të tij,
ose qoftë edhe për diç edhe më “esenciale”. Është koha kur
duhet të kemi më shumë durim, më tepët tolerancë, ta dëgjojmë
mendimin e njëri-tjetrit dhe të zgjedhim atë që është më
kooperative, më e drejtë, më e mbarë. Në këto çështje duhet
të ndihet dhe të jetë seriozisht e pranishme etika jonë dhe
ndërgjegjja, por edhe politika jonë e sotme, të kanalizohen më
thellë disa punë e veprime, të realizohet ajo që shkon në favor
të popullit, e jo të individit. Të ruhemi nga fetishizimet, nga
mendja dhe veprimet autoritare (pra edhe arbitrare) të individit si
individ...”
(Bajram Kabashi: “ME HASAN MEKULIN”,
Prishtinë, 1997, f. 38-39)
1.
Po të thosha
falë të qoftë
gjaku
qeshnin hallku
je frikaç
sa fort droje
se mos thonë
i lig ahmaku
vish dimijat
e hyn
nën saç!
2.
Tutje thoshin
rahmetliu
nuk qetësohet
as në varr
dhe murana
hijerëndë
tërheq vërejtjen
nëse gjakun
nuk e marr!
3.
Dhe vërtet
na vinte në ëndërr
na qortonte
na i mblidhte
penjtë
o kurrkush
pula të
lagura
si e harruat
detyrën e
shenjtë!?
4.
Dhe ne
zgjoheshim
të
djersirë
të irnosur
e të nxirë
midis të
gjallësh
e të
vrarësh
të zezë
ditën
si dhe
natën
aq të gjatë
patëm
lëngatën!
5.
Këmisha e
varur
e përgjakur
kur fillonte
të dalë
boje
nuk ishte
kjo
një
çikërrimë
as punë
loje
ajo i
përcillte
të vrarit
mesazhet
i vrari
kërkon
nga yt
djalë
fshati
t’leçit
mblidh
bagazhet
tru e zemër
marrin
valë!
6.
Në këtë
botë
na sjell
lejleku
në atë
botë
na çon
dyfeku
ndër
frëngji
qëndronim
pip
të leckosur
e të
irnosur
kishim barut
më shumë
se kripë!
7.
Për një
mezhde arë
u vra
Shefqeti
arën
përfare
e hëngri
ryshfeti
taksa të
reja
mori gjyqi
as dallohej
trimi nga
qyqi!
8.
E në dorë
mbaje
rubin e zi
për hiçgjë
do bije
fli!
dhe s’ishe
gjë
pos lis
me blanë
i shënjuar
për t’u
prerë
turpin e
robërisë
maje koke
ndërmjet
vete
gjak e
vrer!
9.
Plagomat
tona
i hapnin
neshterët
nëpër
qorrka
i linim
eshtrat!
populli me
plagë
e plagoma
vriteshin
burra
e filiza të
njoma!
fëmijët
jetimë
e gra
vejusha
bota gajasej
si me
arusha!
10.
Na u nxi
jeta
a u bë
pisë
po ne nuk
jepeshim
mbi sy me
plis
qante motra
vajtonte
një nënë
e na rrobat
me gajtanë
madje
bartnin
edhe
mustaqe
do të
pafytyrë
e të pa
faqe!
11.
Mendjemëdhenj
bibanë të
fryrë
edhe
vëllavrasjen
e bëjnë
për
fytyrë
dhe pastaj
kërkojnë besë
për ditë
të re
një fije
shpresë
nga vetvetja
bëje horr
duke u
dridhur
del në
oborr
12.
Pi ujë
amull
ha bukë
melit
dhe i lakmon
këngës së
gjelit
ti i mbyllur
në kotec
as je patate
as je spec
disa do t’i
marrin
paratë
të tjerët
do t’i
çnjerëzojnë
gratë!
13.
Gojës tënde
i vë kapak
me gra e
fëmijë
në burg
shtëpiak
ishim
shndërruar
në kukudhë
në oborret
tona
na humbi
udhë
ndalej koha
nuk ecte
dielli
as kish
dallim
shkurti nga
prilli!
14.
Dhe çohet
njëfarë
Ismail
Kadare
e në Gjergj
Fishtën
zbraz
batare
dhe ngrihet
njëfarë
Dhimitër
Shuteriqi
“Lahutën
e Malcisë”
shpon me
gjemba
prej
iriqi
me kompani
të vet
gëzon
letërsinë
paralizon
truri-zorrët
bëhen kaps
At-Gjergj
Fishtën
e vranë me
laps!
15.
Njeriu për
njeriu
bëhet
ujk
na e pinë
gjakun
me pambuk
por dhe të
mençur
bëri
nënëloke
ata që i
dalin
zot kësaj
toke
dhe hallall
gjirin
jua bëri
nëna
na e ngjalli
të vrarin
Artisti i
Popullit
Reshat
Arbana
dhe me rroba
të reja
na e riveshë
e shpirti i
popullit
ngrihet
peshë
6.
Kurrkush nuk
shkonte
ndër
vizita
dhjetëra
tyta
pezullonin
ndër
prita
pas
kërcitjes
s’ka
pishman
trutë në
kokë vlonin
qull
n’tigan!
17.
Dhe pak para
se të na binte t’paktë
arriti çuni
i rrumbullaktë
Ja,
këtë
libër
-tha-
me pak
harqe
fillon me
lojë
mbaron me
gjaqe
të urtëve
librin
do t’ua
kushtojë
të
çmendurit mbesin
me gishta
n’gojë
“Jo atyre
që janë trima
të ngrenë
gishtin e krimit,
por atyre që
janë burra
të
shtrijnë dorën e pajtimit”!1
18.
Flokët e
kresë
na u patën
thi
dora në
bërryl
na u pat
ngri
e çuam
kokën
u pamë
ndër sy
jo vëlla
nuk qenke
dreq i zi
flakëm
ferexhe
e kanun
jo vëlla
nuk qenke
aq
megjnun!2
*)
Megjnun-kundërshtar, armik.
19.
Edhe ti ke
qenë
sa llulla
edhe ty nëna
të këndoi
ninulla
nuk i kemi
borxh
vetëm
njëritjetrit
por të dytë
bashkë
popullit
dhe
atdheut
atdheu nuk
qenka
një dizgë
oborri
ashtu mendon
shurdhaci e
qorri!
20.
Erdhi
risimtaria
doli prova
Adem Istrefi
dhe
Agim
Gjakova
dhe pak pa u
bërë
hukubeti
na buzëqeshi
Sadri
Ahmeti!
ky zot i
trefishtë
na frymëzon
me hir
me pahir
me zor
me poezi
me pikturë
me humor!
21.
U zgjua
populli
u ngrit
vetëdija
u lindën e
po rritën
Pajtimi e
Pajtimja
dhe rrudhat
e ballit
filluan të
shtrihen
akujt e
zemrës
filluan të
shkrihen
dhe dolëm
nga zgërbonja
vrima e
miut
populli u
derdh
në log të
pajtimit!
22.
Pika e
gjakut
pak pa u
prishë
zëri i
atdheut
diti të na
grishë
mjaft keni
pirë
kupën e
vrerit
kthejuni
jetës
kthejuni
nderit
kthejuni
besimin
miqve
e fqinjëve
kthejuni
gazin
dhe lodrat
fëmijëve!
23.
Kështu tha
gjashtëshi
nismëtarë
kështu tha
pala:
Myrvete
Dreshaj
e Lulëzim
Etemaj
Adem
Grabovci
Ethem Çeku
e Brahim
Dreshaj
dhe
Hava
Shala!
24.
Dhe u ça
muri
dhe
u rrëzua
gardhi
vrushkuj
lirie
nga fshati
Lumbardhi
kjo qe
strategji
kjo qe
taktikë
nga
njëzetepesë
veta
njëzetetre
ish-të
burgosur
politikë!
25.
Ishim në
zgrip
të na
fiket
konaku
dolën në
horizont
Shyt Mareci
dhe
Ali
Binaku!
Lulëzonte
fusha
çilet
mani
kur na
fliste
Bejtë
e
Qazim Osmani
dhe
Ramadan
Shabani!
me tre të
parë
bulbëronte
vërria
Abdyl Hoxha
Ali Musa
Xhemajl
Obria!
e të mos na
përpinte
e zeza
dalin me
pushkë në dorë
dy
luftëtarë të lirisë:
Ajet
Bunjaku-Kosovica
dhe
Hysen
Tërpeza!
26.
Se si duhet
atdheu
vëllai
miku
na edukoi
me taban
veterani
Shaban e
Zenel Sadiku!
s’kërkojmë
shpëtim
nga
politikanët
princa
kërkojmë
të na flasë
Akile
Dedinca
që të mos
stërkeqemi
si gjela e
si pula
ndër oda
flet
tribuni
Sadik
Buba- Ula
në log
burrash
motra
e
nëna
në ballë
qëndron
Zekeria
Cana!
27.
Të mos
dëgjohen
zërat e
trishtimit
galdojmë
përvjetorët
te Kodra e
Pajtimit!
ta dëgjojmë
zërin
e
punëtorëve
sa bukur
kuqëlon
Agmia e
Malcisë!
ta
plotësojmë
amanetin
e
dëshmorëve
bashkë
me
luftëtarët
e
lirisë
tanimë
dihet se kush qe i pari
Shabani,
Hamza
dhe
Adem
Jashari!
28.
Dhe pak pa
na e djegur
zemrën
baruti
erdhi
shpëtimtari
Bajram
Kurti!
dhe pak pa
na i gri
zorrët
pehrizi
erdhi
shpëtimtari
pleqnari
Hoxhë-
Mulla Idrizi!
dhe pak pa u
bërë
i madh
kiameti
arritën
shpëtimtarët
pleqnarët
Halil Kleçka
e
Din
Mehmeti!
se ç’është
burrëria
nderi
dhe
llafi
ta thotë
Selatini
Sela-
Fotografi!
29.
Dhe pak pa
na ngecur
në fyt
buka
erdhën
shpëtimtarët
pleqnarët
Feriz Depca
e
Bajram Zuka
dhe e jëma
e Jashar Alisë
nënë Zuka
se ç’është
diga
e
ç’është
leva
na treguan
Lam Zajçeci
e
Mehmet
Krileva
dhe truallin
na e
shtruan
me lule
dhe yjëzi
Brahim Kurti
e
Mehmet
Berisha-
Dyzi!
30.
Dhe pak para
se dheu
nuk na
përpiu
erdhi
tribuni
Zylfi
Musliu
e pak pa na
përpi shpella
e
gërrella
flamurët
kombëtarë
na i qepi
dhe na i
shpërndau
çunaku
sypatrembur
Sabri
Maxhuni-
Novosella!
Epokë e
Rilindjes
e
Shqiptarit Bleta
me logjikë
të bindjes
na grishi
Anton
Çetta!
31.
Epokë e
Rilindjes
epokë
krenare
rini
migjeniane
rini e artë
shqiptare
në zgrip
të
errësirës
gjuha-vendi
arriti me
prozhektorë
ndriçues
Profesor
Ahmet
Meha
Kelmendi
që të mos
na prijë
dashi e
gosha
as malaziasi
Dushan
Mugosha
të mos na
mbështjellin
gjarpërinj
e
ngjala
brofi e
shkroi
foli në
shesh
trimi-
Hazir
Shala!
32.
Shqipëri
etnike
me plot
shkëlqim
me besë e
nder
deri në
amshim
uragan e
paprerë
Shqipëri e
plotë
e
esëlltësuar
dhe
e dëlirë
me barinj e
baresha
atdhe i
ngrohtë
dhe i
përtërirë
populli ynë
marsho
me burra
trima
dhe me gra-
burrëresha!
33.
Që të mos
na
sundojë
as
sorollatë
andarti
gospodari
poshtë-përpjeta
e kot së
koti
na prinë
plejada
e
koordinatori
Behram
Hoti
e kur mbetëm
pa brekë
pa këmisha
bujarisht
na veshi
Latif
Berisha!
34.
Dhe kur na
digjnin
plagët si
speci
arrijnë
pleqnarët
Kajtaz
Rrecaj
dhe
Tefik
Geci
e
mjegullnajën
propaganduese
nga serbi
nga greku
nga turku
po na e
kthjellonte
Imami
përparimtar
Mulla
Idrizi-
Kokrruku!
35.
E pak pa na
kapur
për arrëze për zverku
nga këmbët e nga koka
ndihmë na
ofronin
të
devotshmit
Hasime
Mazrreku
Ukë Bytyçi
dhe
Anton
Noka!
e hejet e
acarta
në lule
Shëngjergji
po na i
shndërronte
Gjon
Serreçi
dhe
At Don Lush
Gjergji!
36.
Ishin kohë
të liga
sundonin
lloj-lloj
agrari
hafija
ahmaku
ama në
sogjetore
Roje nderi
po rrinin
Shaban
Palluzha
Selman
Kadrija
Dhe
Hajriz
Demaku!
37.
Dhe kur
trualli po digjej
po i dilte
flaka
e tymi
kur po na
sundonin
kali
gomari
viçi
e
kërriçi
arrin me
revole në brez
Vehbi
Ibrahimi
me 50 vepra
Ibrahim Kadriu
dhe me
anekdota
na mençuron
Mehmet
Rukiqi!
38.
Kur ishim
zbruar
lakra ndër kaca
e kërdi po
bënte
pushtuesi
mynafiku
dalin bijtë
e popullit
Ramë Blaca
Beqir
Bajraktari
Halil
Sylejmani e Hasan Remniku!
Dy pleqnarë
kishte Kaçaniku
Salih Bajra
e Bedri Kyçyku!
39.
E kush do të
na këqyrte
Si motra
si nana
kush do të
na printe
kah dielli
kah
Shqipëria
përveç të
madhes
Aba-xhyska
Llozana
e Hyrije
Hana
Besëlidhja
Kombëtare
Demokratike
Shqiptare
dhe kryetari
ynë
lavdiplotë
zotni Emin
Fazlija!
40.
Dhe pak pa u
bërë
beteri
arrin
luftëtarja Baftije
dhe
Idriz
Seferi
dhe e pason
plejada:
Adem
Stançiqi
Isuf
Pidiqi
Fazli
Hoxha
e
Nezir
Shurdhani
secili më
trim se trimi
secili më
azgan se azgani!
41.
Mustafë
Hasani
këshillon
të birin, Ismetin
në mos u
bëfsh i përsosur
bëhu biro
i vendosur!
Salih
Miftari nga Nekoci
Është
vendlindja ku ka le
Ku ka mend edhe me ble!
në Drenicë
shndrit si ari
Fjala jote
Salih Miftari!
të pason
gjenerata
bir
hallalli çdo insani
si Mustafa
e Vatani!
sa të nxehë
dielli
e të
rrezatojë hana
për
pajtimtarët e gjaqeve
kurrë s’do
të ndalet kënga!
42.
Brez pas
brezi i biri e baba
pleqnarët
Ekremi e Tefik Kallaba
ku rrjedh
suvala
ndër korje me pisha
ishin
pleqnarët
Mehmet Mala
dhe
Rexhep Berisha
Rasim
Plakiqi i biri i Ukë Plakiqit
në Tugjec gëzojnë autoritet
për arsim e për milet
baba Ukë më
1947 solli abetare
i biri Rasim më 1956 veten vare!
që
popullatës kosovare
ti shqitej dajaku për armë
nga
Tito-Rankoviqi-Shilegoviqi!!!
do të
triumfojë mbiemri- Klaiqi!
Behlul
Klaiqi post mortum, për vetësakrifikim
Flasin tri
bijat e ti për një dhuratë, një amshim!
43.
Që poema
jonë të sjellë shije lëng fiqi
në
gjerdanin e pleqnarëve konsekuaentë
radhiten
edhe dy fytyra kombëtare
Methush
Dajkovci
dhe
Adem Krasniqi!
nuk i
harruam pleqnarët nga Besiana
Fatme Gjata
e Gani Mehmeti
që në
rruzullin tokësor nuk i lindi nana
aq popullorë që s’ka kund ngjeti!
dhe tash
lexojmë të qetë ndër shtëpia
me fat na
qoftë e Mavriqit Monografia!
44.
E
Gjurgjeviku i pleqnarëve të motit
që po
shtrihej deri te Korisha
me pinollin
e denjë
mësuesin
dhe poetin e popullit
të
madhin-
Adem Berisha!
kush po na
paralamërionte se po vjen behari
kur po ndihej i armikut troku
dy
pleqnarët: Ramush Jashari
dhe Fazli
Maloku!!
e kah e
rrokte shigjeta e baha
po na
mbronte pleqnari
Sabit Jaha
që nga Hasi
e te Gjilani
trim mbi
trima
Mejdi
Asllani!
45.
dhe pak pa
iu rrudhur
qafës laku
e solli
puhiza
Jugën e
Bardhë
-falë të
qoftë
gjaku!
-paç faqen
e bardhë!
Nish,
lulëzor 1990
Bern,
lulëzor 1997
Prishtinë,
lulëzor 2008
http://tribunashqiptare.com/autoret/
anuro@albemigrant.com