Nga Av Ali Rr. Aliaj
Aleanca e Atlantikut te Veriut,
per here te pare ne historine e saj 50-vjeçare, kreu nje
nderhyrje ushtarake energjike ne nje vend jo antar i saj (RFJ) per te
mbrojtur nje popull etnik (shqiptaret e Kosoves) perballe genocidit
te jashtezakonshem e spastrimit etnik te pashembullt, nen nje
autonomi te likujduar nga rregjimi aperteid i Millosheviçit, te
ndodhur ne konflikt nderetnik te armatosur, (UCK – grupet
(para)militare, sigurimit, etj), duke e bombarduar territorin e
Republikes Federale te Jugosllavise per 78 dite radhazi (24 Mars - 10
Qershor 1999), te cilen edhe e deklaroi, ne kuader te se Drejtes
Nderkombetare, si veprim luftarak per shmangjen e nje katastrofe
humanitare ne Kosove qe perbente nje rrezik per paqen e sigurine
rajonale e nderkontinentale.
Statusi ligjor i kesaj nderhyrjeje
ushtarake te NATO-s u be objekt i pambaruar i nje debatimi te
gjere e te gjate ne institucione e mediume nderkombetare, si nga
shtete te veçanta (Federata Ruse, Republika e Serbise, etj.) apo
nga studiues e analiste te se drejtes nderkombetare, etj., çka
kete problematike po e fokusojme e spektrojme me elemente e
praktika, me fakte e faktore, me referime te koncepteve e realiteteve
dhe me perfundimet perkatese gjate shtjellimit te kesaj
trajtese.
Faktikisht,
ne te Drejten Nderkombetare, perdorimi i forces nga nje ose me shume
shtete kunder nje shteti tjeter sovran ndalohet shprehimisht nga Neni
2(4) i Kartes se Organizates se Kombeve te Bashkuara, perveçse ne dy
raste: a) vetembrojtja sipas Nenit 51, qe eshte pranuar si e Drejte
Zakonore dhe duhet zbatuar nga te gjitha shtetet dhe b) kur
Keshilli i Sigurimit ka autorizuar perdorimin e forces sipas Nenit 42
te Kartes. Realisht NATO ndodhej para dy alternativave: a)
vetembrojtja nuk mund te justifikohej dhe prandaj nuk u perdore
asnjehere, b) autorizimi i Keshillit te Sigurimit ne formen e nje
Rezolute, sipas Kapitullit VII te Kartes se OKB-se, ku do te duhej jo
vetem miratimi i saj nga 15 Anetaret e Keshillit, po, tjetra,
asnje nga 5 anetaret e tij te perhershem te mos vinin veton ndaj saj.
Ne kushtet historike te
krijuara e rrethanat (sub)objektive te imponuara ne rajonin e
Ballkanit me shtete me demokraci te brishte etj., e ndodhur ne
realitetin e (dis)ekuilibrave te Fuqive te Medha e te institucioneve
nderkombetare te botes, duke pase parasysh edhe problematikat e
deshtuara e te permiresuara ne Bosnje-Hercegovine, nisur edhe nga
niveli i larte kerkues e afirmues i te drejtave te njeriut ne
fundshekullin XX, etj., NATO kishte vetem dy rrugezgjedhje.
T’i
kerkonte Keshillit te Sigurimit miratimin e nje rezolute qe ia
mandatonte nderhyrjen ushtarako-humanitare ndaj RFJ per çeshtjen e
Kosoves, çka kjo, edhe per shkak te vetos, nuk u kerkua ne asnje
rast, (nga problematika e mosreformimit te OKB ne pershtatje me
frymen e kerkesat evoluive e progresive te kohes), po as vet KS
asnjehere nuk e hartoi ndonje rezolute as per ta ndaluar dhe
as per ta denuar kete nderhyrje ushtarako-humanitare te NATO-s
si para apo pas 24 marsit 1999.
Nga ana tjeter, NATO, nje
organizate politiko-ushtarake e kohes, si fuqia ushtarake me e
fuqishme e globit, ishte nje nevoje e dites dhe ndermarrja e nje
nderhyrjeje te tille ushtarake prej saj ishte e domosdoshme per kohen
per te shmangur nje katastrofe humanitare te deshmuar e te avancuar,
e cila ishte shumeplaneshe: e drejta e vetevendosjes se Kosoves me
nje autonomi te likujduar nga Millosheviçi, spastrimi etnik biblik
ne te gjithe territorin e saj duke sjelle vale te jashtezakonshme te
refugjateve ne shtetet fqinje etj.; genocidi i pergjakshem i
pushtetit serb ndaj popullsise etnike shqiptare te pafajshme duke
kryer masakra mesjetare e hapur varre masive, si ne Reçak etj.
Ndaj kjo çeshtje e kryer
praktikisht dhe e hapur politikisht kerkon nje shqyrtim te detajuar
dhe te plote nga kendveshtrimi i se drejtes nderkombetare, per disa
arsye, te cilat i shtjellojme ne pjeset e kesaj trajtese:
Te
gjitha nderhyrjet ushtarake te dy shekujve te fundit (XIX-XX) te
ndermarra ne Europe, Azi, Afrike, Ameriken e Veriut e te Jugut, ende
debatohen ne kendveshtrime te ndryshme e ndonese edhe kur ato mbartin
karakter humanitar te paster nuk kane shpetuar nga
argumentet per t’i trajtuar si nderhyrje per “interesa
politike, ekonomike, tregtare”, pasi ne analizen e tyre nuk marrin
ne konsiderate plotore kohen, vendin e menyren e nderhyrjes,
evoluimin e çeshtjes se sovranitetit e humanitetit nder dekada,
traditen zakonore dhe risore te ketyre nderhyrjeve, efektivitetin e
tyre ne paqen e sigurine nderkombetare, etj.
Nisur nga keta shembuj te koherave
e praktika te shteteve, duke marre ne baze gjykimi te drejten
nderkombetare, rastin e nderhyrjes se NATO-s ne RFJ e
shohim si nje rast “Sui Generis” ne praktiken boterore, çka asaj
i mundesoi dhe i jep legjitimitetin si nderhyrje humanitare me
interes global per Rendin e Ri Boteror pas “Luftes se Ftohte”.
Ne
percaktimin e ligjitimitetit te nderhyrjes ushtarake te NATO-s per
qellime humanitare ne nje shtet sovran kemi parasysh analizen e
shembujve ne disa etapa te ndryshme te historise boterore: Deri ne
Paktin e Lidhjes se Kombeve (28 prill 1919) 1) veçojme
nderhyrjen e Britanise se Madhe, Frances e Rusise me 1827 per t’i
dhene fund luftes civile ne Greqi dhe mbrojtjen e pakices se
krishtere ne konfliktin me Perandorine Otomane apo me 1912 kur
Serbia, Greqia e Bullgaria nderhyne per te mbrojtur komunitetin e
krishtere ne Maqedoni pas nje programi per “turqizimin”(!) e tyre
nga Perandoria Otomane ne grahmat e fundme te mbajtjes se pushtimit
ne Ballkan. Te dyja, si Rusia dhe Serbia, keto nderhyrje i cilesojne
humanitare, kurse nderhyrjen e NATO-s ne Kosove me 1999 e trajtojne
si shkelje te sovranitetit te nje vendi antar i OKB-se etj.(!). Ne
harkun kohor deri ne hyrjen ne fuqi te Kartes se Kombeve te Bashkuara
(25 tetor 1945) veçojme luften e Italise fashiste kunder Shqiperise
Mbreterore me 1939, por ka edhe autore qe theksojne si hipoteze
se nderhyrje humanitare e realizuar ne shek. XX eshte vet Lufta e
Dyte Boterore, sepse kjo lufte ishte nje perballje midis dinjitetit,
arsyes dhe te drejtave te njeriut nga njera ane dhe degradimit,
irracionalizmit e autoritarizmit nazist dhe fashist nga ana tjeter.
Ne rast se do t’i mbeteshim kesaj ideje ne “tregun”
diplomatiko-juridik, atehere do t’i referoheshim per mire me rastin
e pushtimit fashisto-nazist te Republikes se Shqiperise dhe te
Mbreterise Jugosllave, por duke e analizuar ripushtimin e Kosoves
(shkurt 1945) nga Jugosllavia, atehere kjo mbetet ne kundershtim me
te Drejten Nderkombetare nisur nga mohimi i te drejtes se
vetevendosjes se Kosoves dhe genocidit me te madh ne Europen e pas
Luftes te ushtruar nga serbet (me rreth 50 mije viktima shqiptare).
Ne analizen deri ne “Renien e Murit te Berlinit” dhe perfundimit
te “Luftes se Ftohte” veçojme nderhyrjen e Tanzanise ne Ugande
(1979), te SHBA-se ne Grenada (1983) dhe ne Panama (1989), te
cilave rreziku i “Vetos” ne Keshillin e Sigurimit i çoi ne
situata te renda, sepse OKB ishte ne nje “pike te vdekur” ne kete
kohe me ngrica politike e konflikte te ndezura. Po te shohim se vetem
ne nje dekade shtrirje, deri ne nderhyrjen e NATO-s ne Kosove (24
mars 1999), OKB autorizon disa nderhyrje humanitare si ne
“Krizen Kurde” (1991), nderhyrja ne Somali (1992) dhe ne Haiti
(1994), po nuk arriti ta mandatojne NATO-n per nje nderhyrje te tille
ne Kosove.
Realisht
e legjitimisht, me 24 mars 1999, nderhyrja e NATO-s ne Kosove behet
mbi bazen e nje tradite te krijuar gjate dy shekujve te fundit, mbi
praktikat e reja te perdorura nga OKB pas “Luftes se Ftohte” dhe
formon nje risi te re ne nje bote te ndryshuar nga kjo lufte e pas
kesaj lufte, me nje rend boteror ku vlerat e demokracise e lirise, te
drejtat e njeriut marrin evoluimin e lartesimin me te madh te
historise boterore, ku humaniteti institucional e nderkontinental
merr vleresime e vlera te reja progresive per koherat e njerezimin.
Ne teresine e rrjedhave te
historise, te parimeve e praktikave te se drejtes nderkombetare,
nderhyrjen e NATO-s ne Kosove nuk mund te trajtohet si çeshtje e nje
dite (24 marsit 1999), por, nisur nga e Drejta Historike e Juridike e
Kosoves ( si pjese e te Drejtes Nderkombetare), nisur nga fillimi i
nderkombetarizimit te çeshtjes se Kosoves, nga marsi i vitit 1989
kur Millosheviçi e likujdoi Autonomine e Kosoves (rast unik ne
fundshekullin XX) e deri me 24 mars 1999 te mbrojtja kolektive e
pashembullt e Kosoves nga nje organizate e sigurise kolektive (NATO)
me nderhyrjen e saj ushtarako-humanitare.
Shqyrtimi i dimensioneve e
parametrave te kesaj lufte (24 mars-10 qershor 1999) perben objekt me
vete, pasi argumentimet ne kete periudhe kane rendesi domethenese per
argumentimin e karakterit dhe vlerave humane te saj, ashtu sikurse
edhe periudha tjeter, nga 10 qershori 1999 deri me 17 shkurt 2007,
kur Kosova eshte Protektoriat Nderkombetar i OKB-se apo pas
deklarimit te saj kushtetues (Kosoves) si shtet i pavarur
sovran e deri me 2010, kur po e gjykon Gjykata Nderkombetare e
Drejtesise ne Hage.
Vend e rendesi te veçante marrin
elementet shkakesore qe e shtyne NATO-n drejt nje sipermarrje
te tille historike e te rralle: a) Spastrimi Etnik i popullsise
shqiptare, qe ishte jo vetem e dokumentuar historikisht e boterisht,
por me rregjimin e Millosheviçit arriti permasa kulmore e ashpersi
te jashtezakonshme ne vitet 1998-1999. b) Genocidi i pergjakshem mbi
popullsine shqiptare te pambrojtur dhe te pafajshme, qe, nje nga keto
tragjedi, ishte edhe ajo e 15 janarit 1999 ne Reçak, (e deshmuar e
nderkombetarizuar nga OSBE) ku u masakruan barbarisht rreth 50
shqiptare, mes tyre edhe femije e te moshuar. c) Rreziku i perhapjes
se nje lufte rajonale, sepse ne vitet 1989-1998 ne mes te Serbise e
Kosoves kishim situaten e valezuar e ne vlim “As lufte, as paqe”,
ndersa me 1998, vecanerisht pas shfaqjes ne skene publike e luftarake
te UCK-se e luftes mitike te Prekazit, te kulla e Jasharajve, kemi
nje tjeter situate te pershkallezuar e shperthyese nderetnike:
“Per jete a vdekje” ne mes te shqiptareve dhe te serbeve. ç)
Shmangja e nje katastrofe te rende humanitare, me dimensione biblike,
me vorbull nderkontinentale, qe vinte ne pranverat e viteve
1998 e 1999 nga eksodi tragjik i shqiptareve ne vendet fqinje dhe ne
shtetet euro-atlantike e me gjere. d) Shkelja flagrante e
ne menyre te njeanshme nga ana e Serbise te marreveshjeve
nderkombetare si ajo e Dejtonit dhe ajo e Rambujese apo e
rezolutave te njepasnjeshme te KS te OKB si dhe te
institucioneve te tjera si BE, NATO, KiE, OSBE, etj.
Nje rendesi te veçante merr edhe
fakti se NATO nuk veproi e vetme, por ishte: a) pjese e dinjitetit
moral e veprimit luftarak te OKB, force integrale plotesuese dhe e
pazevendesueshme e OKB, b) pjese e kerkuar dhe e avancuar e Grupit te
Kontaktit, c) force mbeshtetese e garantuese per organizma
nderkombetare si OSBE-ne ne Kosove, ç ) faktor e faktorizues
ne vleresimin e situatave e shqetesimeve dhe ne mbeshtjetjen
politike e praktike te Bashkimit Europian etj.
Pra, NATO sa ç’ishte e
nevojshme per te gjithe, ishte edhe e domosdoshme per te mos deshtuar
te gjithe, sa ç’ishte fjala e fundme e diplomacise ishte dhe hapi
i pare i luftes. Pra, ishte nje nga shtyllat e OKB-se para luftes (me
Rezoluten 1203) dhe pas luftes, ne kuadrin e UNMIK-ut (me Rezoluten
1244).
Ne trajtimin e kesaj çeshtjeje ne
teresine e proçeseve historike e juridike, diplomatike e politike qe
çuan NATO-n te 24 marsi 1999, ne veshtrimin ne te gjithe
kompleksitetin e vitalitetin e parimeve e praktikave te NATO-s para e
pas nderhyrjes ushtarake ne Kosove shohim ne retrospektive e
perspektive se kemi te bejme me nje rast “sui generis” si NATO
dhe me nje rast unikal si Kosove, me nje nderhyrje humanitare qe
perdite permasohet me vlera te reja ne shtetin e ri te Kosoves dhe ne
hapesiren globale te botes.
E
DREJTA HISTORIKE E KOSOVES
Ne
shek. VI (veçanerisht ne dekadat e fundit te tij) erdhen dyndjet e
sllaveve te Jugut ne Gadishullin Iliricum (Ballkan). Ndryshe
nga dyndjet e tjera barbare (shek. IV-VI), qe vershuan
kalimtare te dhunshem kryesisht nder pjeset me skajore te Provinces
se Dardanise (Campus Dardanci), keta krijuan ngulimet e tyre,
pasi ne çdo vend te shkelur ngrinin te quajturat “sklavini”
(vende te sllaveve). Ne shek. VII, perandori bizantin Herakliu
(610-641) lejoi ngulimin e dy fiseve te medha
sllave, serbet e kroatet, (qe kufizoheshin me fise te tjera sllave:
dioklejte, trebinjet e zaklumet ), te cilet Bizanti i donte si
“kordon mbrojtje” ne kufijte perandorake te plasaritur keqas dhe
si “mercenare” ne lufterat e shpeshta e te ashpra. Sllavet nuk
krijuan zona kompakte te sllavizuara (sklavini) ne Provincen e
Dardanise (siç vepruan ne Rashe, Dalmaci etj.). Noel Malcolm
kundershton sloganin serb se "Kosova eshte djep i
Serbise", duke thelsuar se “Historia e serbeve fillon ne shek.
VII kur ata mberriten ne Ballkan. Territori i tyre i forces ishte
jashte territorit te Kosoves dhe gjithçka qe thuhet per Kosoven nga
ana e serbeve eshte e pavertete”.
Ne shek. VI-VIII dukej se Provinca
e Dardanise (si dhe provinca te tjera shqiptare) rane ne
“qetesi”, pasi ne burime historike nuk flitet per “dyndje
barbare”, po, nderkohe, perballe Bizantit: te hapur ne territore,
te lodhur nga lufterat e me problematikat e (ri)mekembjes ekonomike e
ushtarake, doli ne skene Shteti Bullgar i Car Simeonit (893-927), qe
ne shek. IX-X e pushtoi Provincen e Dardanise (rreth tre dekada) dhe
vetem me renien e kesaj mbreterie, Dardania iu rikthye prape Bizantit
po nuk pati fuqite e mundshme ta rimbante ne zoterimin e vet
perandorak, pasi, me rimekembjen e shpejte te shtetit bullgar ne
kohen e mbretit Samuil (997-1014) Dardanine (Kosoven) e
ripushtuan deri ne vitin 1018. Pastaj, perseri Bizanti e mori nen
sundimin e vet Dardanine (Kosoven), deri ne vitin
1185, per 167 vjet. Fakti qe Perandoria e Bizantit dhe Mbreteria
Bullgare per rreth 125 vjet paten midis tyre rivalitet politik e
ushtarak per zoterimin e Kosoves duke stafetuar me (ri)pushtime te
saj, jo vetem solli ndikimet e veta ne dobesimin e te dy paleve te
konfliktuara, po kjo e fuqizoi edhe Shtetin Serb, i cili
pas vitit 850 mori nje autonomi te zgjeruar dhe pas vitit 1217
nisi aktivisht bashkimin e fedaratave (fiseve sllave).
Vetem
pas shtate shekujve nga ardhja e tyre ne Ballkan, Shteti Serb i
Nemanjeve (1185 -1355) e pushtoi per 170 vjet Kosoven, qe
veçanerisht gjate sundimit te Car Stefan Dushanit (1331- 1355),
shenoi periudhen me te veshtire nga ana politike, ekonomike,
ushtarake, fetare per dardanet ne te gjithe historine e tyre te
dy mijevjeçareve te fundit. Shtrirjen e tyre e
shoqeruan edhe me kolone te rinj sllave nga territoret e
Serbise se mirefillte (Rashes), qe populluan fshatrat e braktisura
(selishte) ose u vendosen ne pronat e pervetesuara rishtazi nga
feudalet apo kishat e manastiret serbe. Shqiptaret i
privuan nga çdo e drejte politike te qeverisjes, te njohjes se
etnise, gjuhes, fese, etj., pasi ne kapituj te tere te Kodit
te Stefan Dushanit dhe urdheresa te veçanta te tij sanksionoheshin
masa te rrepta, si sekuestrim te pasurise, damkosje, debim e deri
denim me vdekje sidomos per te krishteret katolike po edhe ata
ortodokse, qe nuk pranonin te konvertoheshin ne ortodoksine serbe e
nuk ripagezoheshin duke marre emra slave, duke perhapur fenomenin e
sllavizimit fetar-onomastik ne shtresa te caktuara te popullsise
shqiptare etj. Nga shek. XIII, mbreterit serbe nga dinastia Nemanja
punuan per ta zhvendosur epiqendren e shtetit te tyre nga Rasha ne
drejtim te viseve te pasura te Kosoves e te Gentes. (Zetes) ne
qytetet Shkoder, Prizren, Prishtine e Shkup, duke i kthyer ne kohe te
ndryshme ne seli te Oborrit Serb dhe Pejen, prej mesit te shek. XIII
e bene qender te Kishes Autoqefale Serbe. Kjo zhvendosje e
qendrave te gravitetit te shtetit serb drejt Jugut u shoqerua me
dukuri te tjera te natyres shoqerore e etnike, te cilat qene me te
dukshme ne Kosove. Nje pjese e aristokracise vendase u shpronesua e u
zevendesua nga aristokracia serbe e tokes, laike e sidomos fetare dhe
duke filluar nga gjysma e dyte e shek. XIII jo vetem serbizohen
kishat e manastiret e Kosoves, po edhe ndertohen shume syresh, si
Kisha e Apostolit ne Patriakanen e Pejes-shek.XIII, Kisha e Shen
Dhimitrit ne Peje – shek.XIII, Kisha e Zonjes se Bekueme Levishka
ne Prizren –1307, Kisha e Millutinit ne Manastirin e Banjskes–1313,
Manastirin e Graçanices – ndertuar me 1314-1321, Manastirin e
Deçanit – ndertuar me 1327–1355 etj.), te cilat u pajisen
me fonde te medha tokesore qe zoteronin nje pjese te konsiderueshme
te fshatrave te Kosoves e te viseve te tjera veriore shqiptare.
Shfrytezimi ekonomik arriti ne shkallen me te
larte ne historine dardane, duke i rrembyer pasurite e famshme
nentokesore (plumb, zink, argjend, ar etj. ne Trepçe, Berrenik,
Noveberde, Janieve etj.) dhe marre pasurite e medha mbitokesore
(ato bujqesore e blegtorale), duke e skllaveruar krahun e lire te
punes etj.
Pas renies se Perandorise Serbe te
Stefan Dushanit (1355) Kosova u nda ne dy pjese: Rrafshi i Dukagjinit
(Prizreni, Gjakova, Peja, Istogu etj.) kaluan ne menyre te alternuar
ne duart e princerve shqiptare (Balshajt, Dukagjinet etj.) dhe nje
pjese e mire e saj mbeti perseri nen sundimin serb, qe zgjati deri me
1389 Nga vitet 1389-1455, per 56 vjet, pushteti i sundimit serb
mbi pjesen e aneksuar te Kosoves nisi te binte gradualisht, sepse
Kosova u kthye ne fushe beteje mes paleve apo koalicioneve
nderluftuese dy here: me 1389 ( ne Betejen e Fushe- Kosoves)dhe me
1448 (kur ushtria hungareze e komanduar nga Janosh Huniadi humbi
betejen me ushtrine otomane te Sulltan Muratit II), sepse pushtuesit
e rinj otomane zhvilluan disa beteja me serbet per pushtimin e
Kosoves te pushtuar prej tyre.
Me 1455 Otomanet krijuan ne Kosove
nje njesi administrative te veçante, Vilajetin e Vukut (perfshinte
nahijet e Tergovishtes, Kllopotnikut, Dolici, Morava, Vuçiterna,
Topollnica, Prishtina dhe Llabi), ndersa jashte ketij vilajeti mbeten
perseri krahinat e Prizrenit, Gjakoves, Pejes dhe te Istogut, te
cilat me vone hyne ne juridiksionin administrativ otoman, qe e
mori emertimin “Vilajeti i Kosoves” etj. 2) Ne tetor-nentor 1912
ushtria serbo-malazeze e pushtoi Kosoven, pas 457 vjeteve qe ishte
nen sundimin otoman, qe e mbajti te okupuar deri me 1999, me
perjashtim te viteve te viteve te Luftes se Pare e te Dyte Boterore,
1916-1918 dhe 1941-1944, qe austro-hungarezet dhe italianet,
gjermanet, etj. e futen nen juridiksionin e pushtimit te tyre.
Nisur nga e Drejta Nderkombetare,
bazuar ne te Drejten Historike te Kosoves, dalim me disa perfundime:
E
para: Ne mbi 3 mije vite Serbia (RFJ) e
mbajti Kosoven dardane te aneksuar me pushtim (neo)kolonial
administrativo-ushtarak, si teresi territoriale, vetem per 252 vjet
dhe, duke perllogaritur edhe pushtime zonale (te pjesshme) te tokes
etnike shqiptare, jo me shume se 300 vjet.
Serbia
(RFJ) per nga kohezgjatja e pushtimit te Kosoves (RK) vjen pas
Perandorise Romake te Lindjes (Bizantit), Perandorise Otomane,
Perandorise se Romes, prandaj fakti qe Serbia eshte pushtuesi i
fundit i Kosoves nuk i jep asaj te drejten juridike nderkombetare qe
te jete e para ne aneksimin e saj, sepse, sipas nje llogjike te tille
propagandistike do te kishin pretendimet e tyre edhe shtete te tjera.
Ana tjeter, dardanet, ne dokumente historike te shkruara permenden ne
shek. I p.e.re
(Straboni), ndersa serbet (sllavet) 1.600 vjet me vone. Gjithashtu,
dardanet, si teresi gjeografike e politike (federate, mbreteri,
province) ishin mbi 2 mije vjet para se serbet te pushtonin Kosoven
(1185). Serbia (RFJ) pergjate historise se vet me shume shekuj
ka qene e pushtuar nga te tjeret (romaket, otomanet, etj.) se sa e
kane mbajtur te okupuar Kosoven. Pra, Kosova, nisur nga e drejta e
vet historike, ka territorin e vet etnik, qe perben nje nga elementet
e se drejtes nderkombetare, çka eshte edhe nje nga elementet e
shumte qe e plotesojne kuadrin e plote te nderhyrjes se armatosur te
NATO-s per qellime humanitare.
E dyta: Kosova ka edhe popullsine
e saj etnike, qe e ka ruajte strukturen e vet etnike me shumice
shqiptare, mbi 92 per qind shqiptare, sipas Entit te Statistikave te
Kosoves, (2009).
Sot, nga 192 shtete anetare te
OKB-se, 147 prej tyre e kane nacionalitetin e tyre kryesor me te
vogel se Kosova me rreth 2.3 milione banore, ku 92.1 % jane
shqiptare, 5.2 % serbe dhe 2.7 % te nacionaliteteve te
tjera (malazeze, gorane, boshnjake, turq etj.). Asnje nga
ish-republikat e RSFJ nuk e kane kete strukture etnike te popullsise
se tyre, ndonese jane shtete te pavarura e anetare te OKB-se: Kroacia
(89.6% kroate), Sllovenia (83.1% sllovene), Serbia (82.9% serbe),
Maqedonia (64.02% maqedonas), Bosnje-Hercegovina (48% boshnjake,
37.1% serbe, 14.3% kroate), Mali i Zi (43% malazeze), 32% serbe).
Kjo, ne baze te te drejtes
nderkombetare, eshte nje nga elementet qe i jep legjitimitet NATO-s
per nderhyrjen e saj ushtarako-politike ne Kosove.
E
treta: Kosova, nga Mbreteria Dardane
deri te lufta e UÇK-se, ne 3 mije vjet histori, nuk ka kryer
asnje lufte pushtuese ndaj kombeve e popujve te tjere ne Ballkan.
Nderkohe, serbet, malazezet,
bullgaret, maqedonasit, turqit etj. e kane sulmuar e pushtuar Kosoven
pergjate historise. “madje duhet thene se per popullsite shqiptare,
thekson eksperti i te drejtes nderkombetare, Prof. Arben Puto, ka
qene tendenca e tkurrjes dhe jo e zgjerimit, jo e ekspansionit, siç
eshte pretenduar nga pala serbe”. RFJ i ka aneksuar territore
etnike Kosoves me toke e popullsi etnike, si Sanxhakun e Luginen e
Presheves (Republika e Serbise), Plave-Guci, Hot e Grude, Ulqin e
Tivar etj. (Republika e Malit te Zi), Tetove, Struge, Diber te Madhe,
etj. (Republika e Maqedonise). Vilajeti i Kosoves ne vitet 1896-1900,
sipas vjetareve statistikore osmane, ishte 32.900 km2,
ndersa, sot, ka mbetur me 10.877 km2 (Republika e
Kosoves). Pra, eshte rrudhur etnikisht nga aneksimet e fqinjeve
sllave deri ne 1/3 e siperfaqes se vet per nje shekull histori.
E katerta: Serbia, nga ana
historike, edhe ne shek. XX nuk ka te drejta mbi Kosoven.
Serbia
pretendon se ne vitin 1912 e ka çliruar Kosoven (vilajet), por ne
fakt e ka pushtuar forcerisht, sepse a) nga 1455-1912
mbeti territor i Perandorise Otomane dhe Serbia nuk kishte asnje
sovranitet ndaj saj. b) Kosova si mund te jete e çliruar nga
serbet, kur 90 per qind e popullsise se saj eshte shqiptare,
ndaj fjala pushtim do te ishte me me vend, pasi me 1912-1913 i
pushtoi edhe vise te tjera shqiptare, çka do te thote se kerkonte
aneksimin e trevave shqiptare. c) Me 28 nentor 1912 ne Vlore u shpall
Pavaresia Kombetare Shqiptare, e cila u nenshkrua edhe nga delegatet
e Kosoves dhe perfshinte edhe vilajetin e Kosoves, pra Kosova nuk u
çlirua nga serbet, por u pushtua prej tyre. Kosova nuk u perfshi
ligjerisht ne territorin e Mbreterise Serbe apo te
Jugosllavise deri ne vitin 1918, per shume arsye: a)
Ishte Lufta e Pare Boterore dhe ajo Ballkanike, b) Kosova ishte
nen pushtimin e fuqive te tjera si Austro-Hungaria etj. c)
Jugosllavia, si Mbreteri Serbo-Kroate-Sllovene u krija me 1918.
Kosova nuk u perfshi ne territorin e Jugosllavise as gjate Luftes se
Dyte Boterore, pasi vet Jugosllavia ishte e pushtuar nga Italia e me
pas nga Gjermania, po edhe Kosova ishte me vete si zone e pushtimit
te ketyre dy fuqive humbese te kesaj lufte. Vetem ne shkurt 1945
Serbia e RSFJ e okupuan ushtarakisht Kosoven e çliruar. Kosova
deri ne momentin e shperberjes se RSFJ kishte nje status te dyfishte:
Ishte njekohesisht pjese e Serbise, por edhe nje njesi e shtetit
federativ te Jugosllavise, nje nga tete njesite e sistemit federal, e
kishte parlamentin e saj dhe perfaqesohej ne nivel federal. Edhe ne
Konferencen e Rambujese ishin dy delegacione te pales serbe: nga
Republika Federale e Jugosllavise dhe nga Republika e Serbise dhe nje
delegacion i shqiptareve te Kosoves, çka Komuniteti Nderkombetar e
vleresoi kete fakt, kete realitet juridik te se drejtes
nderkombetare, çka do te thote se kur te gjitha ish-republikat e
Jugosllavise ishin shtete te pavarura, atehere edhe Pavaresia e
Kosoves vetem e ploteson kete proces historik dhe eshte nje
element qe shpreh legjitmitetin e nderhyrjes se NATO-s ne Kosove.
Vet
17 shkurti i sivjetem, dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës, i jep
të drejtë historike ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, cka NATO
(KFOR) edhe tani po mbetet faktor i sigurisë drejt shtetesisë së
Kosovës.
E DREJTA JURIDIKE E
KOSOVES
Nisur
nga e Drejta Juridike, Kosova (RK) ka pasur shtetin e vet, Mbreterine
Dardane, si formacion politiko-shoqeror, me ndikim te madh ne Mesdhe
e te njohur nga mbreterite e federatat e kohes, te permendur ne
burimet antike qysh ne shek. IV p.e.re
dhe pothuajse gjate gjithe historise se Perandorise Romake e te
Bizantit (nga shek. I-XII) ka qene province me vete (Campus
Dardanci), perveçse kur u perfshi ne provincen e Mezise se Eperme
dhe ne koherat e mbreterve bullgare (Simeon e Samuil). Edhe gjate
pushtimit Otoman (1455-1912 ka qene si teresi
gjeografike-administrative me vete: vilajet, sanxhak apo
ejalet. Ne gjysmen e pare te shek. XIX Kosova, nen Perandorine
Otomane, si organizim administrativ, zinte nje hapesire gjeografike
qe perputhej afersisht me provincen ilire te Dardanise (e cila kishte
pasur si kryeqender Shkupin) dhe qe shtrihej ne veri nga Pazari i Ri
dhe kufiri me Serbine, ne verilindje dhe ne lindje nga Nishi,
Prokuplje, Kurshumlia, Leskovci, Vranja dhe Kumanova, ne jug nga
Shkupi, malet e Sharrit, duke perfshire edhe Fushen e Pollogut me
Tetoven e Gostivarin dhe ne veriperendim nga Peja me Rugoven ne
Bjeshket e Namuna, nga Gjakova e Malesia e saj, nga Prizreni me
kazane e Lumes e deri ne rrethin e Dibres ne jugperendim. Shumicen
derrmuese te popullsise se Kosoves e perbenin shqiptaret.
Vetem ne Traktatin ruso-turk
te Shen Stefanit (3 mars 1878) dhe ne Kongresin e Berlinit (13
qershor-13 korrik 1878) u shenua nga nderkombetaret copetimi i pare i
Kosoves, ku Serbise, perveç Vranjes e Pirotit, iu dhane edhe krahina
te tjera me toka e popullsi etnike shqiptare: Nishin, Prokupljen,
Leskocin,etj. Pra, kemi tre elemente: pushtimi i trojeve etnike
shqiptare nga Serbia e Mali i Zi, njohje aneksimi nga nje traktat
nderkombetar (Kongresi i Berlinit) dhe kundershtimi diplomatik nga
shqiptaret (LSHP). Nga ana tjeter, Porta e Larte mbante te pushtuar e
ne terror ekspeditash luftarake e gjenocid te pergjithshem popullsine
shqiptare te Kosoves.
Ne Kongresin e Berlinit (1878)
ishin vendimmarrese Prusia, Franca, Rusia, Mbreteria e Bashkuar dhe
Austria, te cilat nuk nderhyne ne Kosoves, ndonese ishin te gjitha
elementet e duhura per nderhyrje humanitare: a) E drejta e
shqiptareve per vetevendosje siç e kishin fituar Greqia,
Serbia, Mali i Zi etj.)b) E drejta per te mbrojtur trojet e veta (si
fqinjet e tjere ballkanike ne lufte me Perandorine Otomane), c)
Ushtrimi i spastrimit etnik te pergjithshem (ne Sanxhak – mbi 250
mije vete), d) Diskriminimi fetar etj.
Ndersa Britania e Madhe, Franca e
Rusia nderhyne me 1827 ne Greqi per t’i dhene fund luftes civile ne
kete vend dhe epr ta mbeshtetur popullsine e krishtere ne konfliktin
me Perandorine Otomane, Rusia nderhyri ushtarakisht me 1877 ne
Bosnje, Hercegovine e Bullgari per t’i dhene fund trajtimit te eger
qe Perandoria Otomane u bente popullsive te krishtera, Franca
nderhyri ushtarakisht me 1860 per te mbrojtur pakicat e krishtera
maronite te Sirise nga gjenocidi i druzeve siriane dhe per t’iu
siguruar administrim te vetin lokal, te ndare nga ai otoman. Nisur
nga e Drejta Nderkombetare, theksojme se keto fuqi te medha te kohes
duhej te nderhynin ne rastin e Kosoves (siç vepruan ne rastet e
lartpermendura), ndaj, mosnderhyrja e tyre, ne kete kendveshtrim,
cilesohet si e njeanshme, pasi i mbrojten vetem interesat etnike
(tokesore e fetare) te Serbise e Malit te Zi, cilesohet edhe per
interesa politike e ekonomike, me shume se per ato humanitare, pasi
perjashtuan e demtuan rastin Kosova (me token e vet etnike ne mijera
shekuj dhe me popullsi shumica myslimane).
Nisur nga e Drejta Nderkombetare,
theksojme se Fuqite e Medha te kohes paten parasysh edhe disa
argumente: a)Faktori shqiptar veproi ngadale e me vonese ne te tri
etapat e vitit 1878: kur u pushtuan keto treva shqiptare(janar); kur
u nenshkruar traktati i Shen Stefanit (mars), kur u mblodh Kongresi i
Berlinit (13 qershor), pasi Lidhja Shqiptare e Prizrenit u themelua
me 10 qershor 1878. b)Faktori shqiptar nuk pati peshen e duhur ne
perballjen diplomatike me fuqite e medha te kohes, nga pasojat e
sundimit otoman ((mosnjohje si komb shqiptar, mospasje te drejte ne
mesimin e gjuhes shqipe etj.); nga perkrahja qe Rusia u jepte
sllaveve ne Ballkan (Serbise, Malit te Zi, Bullgarise etj.)apo shtete
te tjera si Greqia etj.c)Mosvleresimi i kontributeve shqiptare ne
aleancat kunder otomaneve si ne betejen e Fushe-Kosoves (1389),
perkrah Austrise ne kryengritjen ne Kosove (1689) etj.
Nisur nga e drejta nderkombetare,
nenvizojme edhe nje fakt tjeter: Kongresi i Berlinit (1878) i
percaktoi kufijte politiko-shteteror te Kosoves me Serbine, Malin e
Zi ne veri, verilindje e lindje (duke njohur aneksimin e trevave
shqiptare (te lartpermendura), qe 121 vjet para se te behej lufta e
Kosove (1999), para se te nderhynte NATO ushtarakisht ne Kosove (14
mars 1999). Kjo do te thote se kemi edhe nje njohje (indirekte) te
vilajetit dhe me fuqi juridike prapavepruese per nderhyrjen
ushtarako-humanitare te NATO-s me 1999 per Republiken e Kosoves nga
keto fuqi te kohes si Franca, Gjermania (Prusia), Britania e Madhe,
Rusia, Austria e Turqia. 130 vjet me vone, me shpalljen e Pavaresise
se Kosoves (17 shkurt 2008) e njohen si shtet te pavarur e sovran:
Mbreteria e Bashkuar e Britanise se Madhe, Franca, Turqia (18
shkurt), Gjermania (21 shkurt), Austria (18 shkurt), te cilat ishin
edhe anetare te ne Kosove; ata me keto akte bejne edhe korrigjim
autokritik te heshtur te padrejtesive historie te vitit 1878. Vetem
Rusia mbetet kundershtari, si me 1878, me 1999, me 2010.
Serbia (RFJ) edhe ne vitin 1912
ndoqi te njejten strategji si me 1878. Ne tetor-nentor 1912, ne
kuadrin e Luftes se Pare ballkanike. Serbia dhe Mali i Zi pushtuan
Kosoven, nderkohe qe ne Vlore (28 nentor 1912) u shpall pavaresia
kombetare shqiptare, per bashkepunimin e shqiptareve te te kater
vilajeteve ne nje shtet te vetem kombetar. Me 17 dhjetor 1912
Konferenca e Londres e njohu autonomine e Shqiqerise se sotme dhe, ne
parim, edhe kufijte e saj, ndersa me 29 korrik 1913 konkludoi
perfundimisht pavaresine dhe asnjanesine e saj nen kontrollin dhe
garancine e Fuqive te Medha. Me 22 mars 1913 Konferenca caktoi
kufijte veriore e verilindore te Shqiperise, ndersa me 11 gusht 1911
edhe kufijte jugore e juglinodre te saj. Vilajeti i Kosoves mbeti nen
Serbine.
Nisur nga e drejta nderkombetare,
veçojme faktet: Konferenca e Londres (1913) i njohu kufijte e
Shqiperise me Kosoven, çka do te thote se ne dy konferenca
nderkombetare kemi njohje te kufijve shteterore te Kosoves
(Republikes se Kosoves). Nder gjashte Fuqite e Medha te Kohes:
Mbreteria e Bashkuar e Britanise se Madhe, Franca, Gjermania,
Austro-Hungaria, Italia dhe Rusia, moren pjese aktive ne nderhyrjen
ushtarake te NATO-s ne Kosove 5 prej tyre: Mbreteria e Bashkuar,
Franca, Gjermania, Italia, Hungaria (Austria nuk eshte anetare e
NATO-s), ndersa Rusia kundershtoi me 24 mars 1999 e, periodikisht, ne
vazhdimesi. Nga keto 6 Fuqi te Medha (1913) e kane njohur Kosoven
shtet te pavarur e sovran te gjitha, perveç Rusise, çka korrigjuan
padrejtesine ndaj shqiptareve, por edhe ishte nje “Pavaresi e
plotesuar” (edhe me Kosoven) e Pavaresise Kombetare Shqiptare te
vitit 1912.
Konferenca e Paqes e Versajes (qe
i filloi punimet me 18 janar 1919) nuk i mori parasysh kerkesat
kombetare te shqiptareve, per te korrigjuar padrejtesite historike qe
iu kishin bere ne Kongresin e Berlinit (1878) dhe ne Konferencen e
Ambasadoreve ne Londer (1913), pasi Kosova dhe trevat e tjera
shqiptare, te aneksuara me pare Serbise dhe Malit te Zi, u perfshine
ne Mbreterine Serbo – Kroato – Sllovene (krijese artificiale e 1
dhjetorit 1918), qe ishte nen hegjemonine serbe te Aleksander
Karagjorgjeviç (pas vitit 1919 u quajt Mbreteria e Jugosllavise).
Nisur nga e Drejta Nderkombetare,
ne analizen e vendimeve te Versajes (1919) arrijme ne disa
perfundime: Ne Konferencen e Paqes te Versajes organizatore ishin
pese Fuqite e Medha, fituese te Luftes se Pare Boterore (SHBA,
Britania e Madhe, Franca, Italia e Japonia), qe e lane Kosoven te
aneksuar Serbise (Mbreterise Jugosllave). Keto pese Fuqite e Medha
nuk paten asnje kundershtim per nderhyrjen ushtarake te NATO-s ne
Kosove (1999), perkundrazi, e kane cilesuar si nje nderhyrje
humanitare (ne Keshillin e Sigurimit, ne Grupin e Kontaktit etj.).
Gjithashtu, keto pese Fuqi te Medha e kane njohur edhe Kosoven si
shtet te pavarur e sovran. Njekohesisht, edhe Gjermania e
Austro-Hungaria, nder humbeset me Luftes se Pare Boterore, e kane
mbeshtetur nderhryjen e NATO-s si nderhyrje humanitare (1999) dhe
pavaresine e Kosoves (2008). Nder pese shtetet vendimmarrese te
Konferences se Versajes, kater prej tyre (SHBA, Mbreteria e Bashkuar
e Britanise se Madhe, Franca, Italia) bashke me Gjermanine, nga viti
1999 e ne vazhdim (2010)jane, ne kuadrin e UNMIK-ut, te vendosura ne
Kosove me mandatin e OKB-se, qe mbulojne pese sektore administrative
te ketij shteti te ri, me te riun ne Evrope dhe ne boten e sotme.
Nisur nga e Drejta Nderkombetare,
kur analizojme anen juridike te Konferences se Bujanit (31 dhjetor
1943 dhe 1 e 2 janar 1944), arrijme ne disa perfundime: a)
Konferenca, bazuar ne Karten e Atlantikut, vendosi qe çeshtja
kombetare shqiptare pas luftes te rizgjidhej ne baze te parimit te
vetevendosjes. b)Formimi i nje organizmi te tille, si ata qe ishin
ngritur ne kete kohe edhe popujt e tjere te Jugosllavise (serbet,
malazezet, kroatet, sllovenet etj.) sanksionoi, ne fakt, poziten e
barabarte te Kosoves me trevat e tjera te Mbreterise Jugosllave. c)
Ne theksimin e kesaj konference se: “Kosova e Rrafshi i Dukagjinit
asht nji krahine e banueme me shumice nga populli shqiptar, i cili
gjithmone deshiron me u bashkue me popullin e Shqiperise, u deklarue
vullneti politik i shqiptareve d) Ne kete konference moren pjese,
perveç shqiptareve ne te dyja anet e kufirit, edhe serbe e malazeze,
çka perfaqesonte realisht strukturen etnike te Kosoves etj. Asnje
nga konferencat nderkombetare te viteve 1944 e 1945 nuk i mori ne
analize vendimet e Konferences se Bujanit, por, nga ana juridike, ne
te drejten nderkombetare, ato jane nje nga elementet per pavaresine e
Kosoves (2008) dhe flasin per karakterin humanitar te
nderhyrjes ushtarake te NATO-s ne Kosove (1999), Ne shkurt te vitit
1945, pas ripushtimit te Kosoves nga Serbia (vendosjen e pergjakshme
te administrates ushtarake te saj ne te gjithe territorin e Kosoves
se çliruar) u sanksionua arbitrarisht aneksimi i Kosoves, ne
kundershtim me çdo akt juridik e jashte çdo norme te se drejtes
nderkombetare. 1)
Nisur nga keto akte juridike, duke
pasur parasysh te drejten nderkombetare, arrijme ne disa perfundime:
E para: Kushtetuta e RFJ (1946) theksonte se karakteri
percaktues i autonomise se Kosoves ishte karakteri i perzier i
popullsise se saj. Mirepo shqiptaret e Kosoves perbenin mbi 75 per
qind te popullsise se saj e megjithate, atyre iu mohua e drejta te
percaktonin statusin etnik te rajonit te tyre ashtu sikurse
republikat e tjera jugosllave, ku etnive ne shumice u percaktonte
emrin dhe statusin etnik te njesise federative. Statusi i kombit, qe
e gezonin serbet e malazezet ne Kosoves (ndonese ne minorance) u
jepte atyre atribute e privilegje shume me te medha sesa statusi i
pakices kombetare (qe i klasifikonin shqiptaret) iu ishte imponuar
shqiptareve ne Rajonin Autonom te Kosoves. E dyta: Mbi
shqiptaret e Kosoves ushtrohej nje gjenocid i pashembullt (vetem ne
vitin 1945 numeroheshin rreth 50 te vrare e te plagosur) dhe nje
spastrim etnik ne permasa tragjike, si ne Sanxhak me 1878. E
treta: Ne rast se merret i “mireqene” vullneti politik e
juridik i shqiptareve te Kosoves per t’u aneksuar nga Serbia (RFJ),
atehere, ky vullnet politiko-juridik duhej te ekzistonte edhe per
dhenien e statusit te Republikes brenda RFJ, si republikat e tjera.
Me 2 korrik 1990 Kuvendi i Kosoves doli me Deklarate Kushtetuese per
statusin “Kosova Republike” dhe kjo u miratua edhe ne
referendumin e Kosoves (26-30 shtator 1991 per te qene Kosova
republike ose brenda Federates Jugosllave, ose si shtet i pavarur
sovran. E katerta: Referendumi i vitit 1991 ne Kosove ishte
nje sanksion “de jure” i se drejtes se vetevendosjes se saj, te
popullit shqiptar, ne kushtet e pluralizmit, ne etapen e Rendit te Ri
Boteror, ne realitetin e ri gjeopolitik te RFJ. Nga shtatori 1991
deri ne nderhyrjen e NATO-s ne Kosoves (1999) ne Kosove ka ekzistuar
nje organizim paralel: i qeverise se Republikes se Serbise dhe i
“Republikes se Kosoves” (organizim me autoritet moral ne popullin
e Kosoves). E pesta: Kosova, per te fituar statusin e saj si
republike brenda RFJ ose si shtet i pavarur e sovran, eshte hedhur ne
kryengritje e demonstrata ne vitet 1945, 1968, 1981, 1989 (te paret
qe u ngriten kunder hegjemonise se komunizmit ne Evropen Lindore e
Qendrore), me 1990-1991 dhe deri me 1998 e 1999.
Nisur nga e Drejta Nderkombetare,
arrijme ne konkluzionin se keto argumente juridike te Kosoves i
japin te drejte morale, politike, ushtarake nderhyrjes se NATO-s ne
Kosoves (1999), kane karakterin humanitar te nderhyrjes ushtarake te
saj (e drejta per vetevendosje, gjenocidi e spastrimi etnik i
shqiptareve, e drejta qe gezonin Fuqite e Medha per te rishikuar
padrejtesite historike te vendimeve te tyre ne Kongresin e Berlinit
(1878), ne Konferencen e Londres (1913), ne Konferencen e Versajes
(1919) etj. ashtu sikurse i japin sot legjitimitetin Kosoves si shtet
i pavarur e sovran.
PRAKTIKAT EURO-BALLKANIKE DHE
AMERIKANE NË SHEK. XIX DHE “RASTI KOSOVA” NË SHEK. XX
Ne kuadrin e te Drejtes
Nderkombetare nderhyrjen ushtarako-humanitare te Aleances se
Atlantikut te Veriut ne territorin sovran te Republikes Federale te
Jugosllavise, ne krahinen e Kosoves, me 1999, duhet ta kendveshtrojme
ne dy plane: ne praktiken euro-ballkanike dhe ne ate amerikane.
Ne
praktiken euro-ballkanike kemi dy raste te nderhyrjeve te tilla, qe
datojne ne shek.XIX. Ne vitin 1827 kur Britania e Madhe, Franca dhe
Rusia bazuar ne Traktatin e Londres te 6 korrikut 1827 nderhyjne
ushtarakisht bashkerisht ne Greqi per t’i dhene fund luftes se
gjate civile ne vend dhe per te mbrojtur popullsine e krishtere ne
konfliktin me Perandorine Otomane. Ne vitin 1877, kur Rusia
nderhyri ushtarakisht ne krahinat ballkanike per t’i dhene fund
trajtimit te eger qe Perandoria Otomane iu bente popullsive te
krishtera ne Bosnje, Hercegovine dhe ne Bullgari.Ne nderhyrjet qe
bene keto Fuqi te medha te kohes autore te ndryshem ndajne mendime te
ndryshme. Disa i mbahen tezes se nderhyrja kishte karakter humanitar,
si: per mbrojtjen e te drejtes per vetevendosje (Greqi), per
mbrojtjen e pakicave te krishtera. (Greqi, Bosnje, Hercegovine,
Bullgari). Disa te tjere dalin me tezen, se motivet e ketyre
nderhyrjeve ishin humanitare, po ato, ne realitet, ne pjesen ajsberge
te tyre, kishin influenca apo qellime politike dhe ekonomike, pasi,
ne kuadrin e pergjithshem, ka perkime me deshiren e Fuqive te Medha
per te nenshtruar Perandorine Otomane.
Ne praktiken amerikane kemi nje
rast nderhyrjeje te tille, qe daton ne shek. XIX. Ne vitin 1898, SHBA
nderhyri ne Kube, qe aso kohe ishte nen kontrollin spanjoll, nisur
nga fakti se po kryheshin trajtime çnjerezore ndaj popullsise
vendase, asaj kubaneze. Edhe ne kete rast, autore te ndryshem ndajne
mendime te ndryshme. Nje pjese e doktrines mendon deri aty sa e
paraqesin si rastin e vetem, ne te cilin SHBA nderhyri per arsye
humanitare. Ashtu sikurse disa te tjere leshojne tezen se ky aksion
kishte si shkak arsye ekonomike, te tregtise dhe te investimeve,
perçka sjellin si argument mosnderhyrjen e SHBA ne shtetet
latino-amerikane, qeverite e te cilave ishin perfshire ne akte
barbare dhe gjakderdhje.
Ne keto tre raste te nderhyrjeve
ushtarake ne shek. XIX, pjese me e madhe e doktrines, (fryma
mbisunduese) mbetet e mendimit se misioni i tyre ishte
humanitar.Nisur nga keto praktika te shek. XIX, duke gjykuar
nderhyrjen ushtarake te NATO-s ne Kosove ne shek. XX, mbetemi te
mendimit se nderhyrja e saj ishte legjitime, se ajo kishte karakter
humanitar ne start dhe ne finale.
Ne shek. XIX Fuqite e Medha
(Franca, Mbreteria e Bashkuar, Rusia etj.) perbenin nje “bllok”
me vete, qe ishin te inkuadruar ne “Aleancen e Shenjte”, ne te
paren organizate politiko-ushtarake te sigurise kolektive ne bote,
ndersa, nga ana tjeter, Perandoria Otomane konsiderohej si “bllok”
me vete. Te dy “blloqet” e kohes ishin ne rivalitet ndermjet
tyre. Ndersa, ne shek. XX, me 1999, ndodhemi ne kushte te tjera te
reja historike. a)Fuqite e Medha te kohes (SHBA, Mbreteria e
Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina) jane pese anetaret e perhershem te
Keshillit te Sigurimit, qe me rezolutat 1160, 1199 dhe 1203 te vitit
1998 e paraqisnin RFJ si “kercenim ne rajon per paqen e sigurine
nderkombetare”, etj., qe i mundesuan juridikisht NATO-s kontrollin
e hapesires ajrore te krahines se Kosoves per te mbrojtur Misionin e
OSBE-se, etj. Kjo i jep nderhyrjes se NATO-s nje karakter me ngjyrim
e rrezatim humanitar. b)Kemi vetem nje aleance
politiko-ushtarake (NATO), ndryshe nga nje dekade me pare kur ishte
edhe Traktati i Varshaves, qe njera mbronte interesat e Perendimit e
tjetra te Lindjes. Me 24 mars 1999 kur nderhyri NATO ne Kosove, ne
kete organizate te sigurise kolektive (me e fuqishmja e kohes) ishin
anetare edhe shtete te Lindjes si Polonia, Hungaria, Bullgaria. Nga
ana tjeter edhe ish republikat e RSFJ (Sllovenia, Kroacia, Maqedonia
(FYROM) e Bosnje-Hercegovina) ishin anetare te “Partneritetit per
Paqe te Aleances se Atlantikut te Veriut, po edhe Shqiperia e
Maqedonia fqinje me RFJ kishin te vendosura forca te NATO-s ne
territoret e tyre. Pra, nuk kemi nje lufte mes “blloqesh” per
zona politike e ekonomike, çka i jep nderhyrjes se NATO-s nje
karakter edhe me humanitar. c)Grupi i Kontaktit per Kosoven (SHBA,
Franca, Mbreteria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Rusia), sipas
Rezolutes 1160 (1998) te Keshillit te Sigurimit, kishin per detyre
arritjen e nje marreveshjeje ndermjet paleve “ne baze te dhenies se
nje autonomie substanciale” per Kosoven. krahasuar me rastin
analog, ate te nderhyrjes se Britanise se Madhe, Frances e Rusise ne
Greqi, qe u vleresua “mision me karakter humanitar” ngaqe mbrohej
e drejta per “vetevendosje e grekeve”, atehere e tille duhet
vleresuar edhe nderhyrja e NATO-s ne Kosove (171 vjet me vone), kur
kjo krahine me autonomi te likuiduar nga Millosheviçi me 1989 i
shprehur me 1990 me referendum mbarepopullor, me kushtetute e
deklarate kushtetuese per “Republike ne kuadrin e RSFJ”
perndryshe: per Pavaresi ne kuadrin e Rendit te Ri Boteror apo si
Kroacia, Sllovenia, FYROM (Maqedonia) e Bosnje-Hercegovine
(ish-republika te RSFJ). d)Ne rast se Fuqite e Medha te
shek.XIX nderhyn ne Greqi (Mbreteria e Bashkuar, Franca e Rusia) per
t’i dhene fund luftes civile ne kete vend dhe, ky u cilesua “mision
humanitar”, atehere edhe nderhyrja e NATO-s ne Kosove (1999) eshte
e tille, pasi e parandaloi ne nisje dhe e shmangu nje katastrofe
gjakderdhjeje te nje lufte etnike ne Kosove ne mes te serbeve (nga
njera ane, e drejtuar nga Beogradi) dhe shqiptareve (nga ana tjeter,
e drejtuar nga UÇK e FARK), qe me 1999 kishte arritur ne
kulminacionet e veta: me konfrontime te armatosura, me vrasje,
masakra, etj. e)Ne rastin kur SHBA nderhyri ne Kuben (koloni te
Spanjes) per te ndaluar trajtimin çnjerezor te kubanezeve, dhe ky u
cilesua “arsye humanitare” (deri te percaktoret “e paster”
dhe “e vetme” nga SHBA), atehere edhe nderhyrja e NATO-s ne
Kosove ishte humanitare, pasi nderhynte ne nje vend (neo) kolonial i
Serbise (ne kohen moderne) dhe mbi shqiptaret e Kosoves kryheshin
masakra tragjike si ajo e Reçakut etj. f)Ne rastin kur ne Greqi apo
ne Bosnje, Hercegovine e Bullgari Fuqite e Medha te shek.XIX nderhyne
bashkerisht apo te veçuara per te mbrojtur “pakicat e krishtera ne
keto vende” dhe u cilesuan si “nderhyrje humanitare”, atehere,
ne kete linje, mund te shpjegohet nderhyrja humanitare e NATO-s ne
Kosove ne mbrojtje te pakices shqiptare ne RFJ (qe ne krahinen e
Kosoves ishin shumice etnike), ndaj te cileve ushtrohej gjenocid i
eger e spastrim etnik i pergjakshem nga forcat militare, paramilitare
e policore etj.
PERPJEKJET E KOMUNITETIT
NDERKOMBETAR – VERDIKT JURIDIK I NDERHYRJES USHTARAKE TE
NATO-s NE KOSOVE
Komuniteti Nderkombetar,
veçanerisht ne vitet e fundit (1991-1999) e ka fokusuar vemendjen e
tij ne problematikat e Kosoves, si çeshtje e shtruar per zgjidhje,
çka deri ne vitin 1998 mbeti ne tezat tradicionale nga mungesa e
perfytyrimit real per rrjedhat e vlimet ne Kosove dhe nga mungesa e
vullnetit politik e diplomatik te koordinuar e avancuar per te
diktuar e pranuar ecjen e saj drejt nje shteti te pavarur e sovran.
Ne vitin 1999, nga KS i OKB-se, Grupi i Kontaktit, NATO, BE, OSBE, KE
etj. kemi nje ndergjegjesim efektiv e praktik lidhur me konstatimet e
veprimet e shkeljes se te drejtave te njeriut ne Kosove, çka çuan
ne nderhyrjen e NATO-s ne kete vend (24 mars 1999) e dhenien e
statusit te veçante Protektoriat Nderkombetar i OKB-se (10 qershor
1999), si i vetmi vend ne bote me nje status te tille. Ndersa deri me
17 shkurt 2007, plot 8 vjet kohe, iu desh Komunitetit Nderkombetar ta
ngrinte nga “Protektoriat (UNMIK-u) ne shtet te pavarur e sovran,
po aq sa iu desh (plot 8 vjet) ta ngrinte nga autonomia e likuiduar
(perndryshe – vend neokolonial i fundshekullit XX ne zemer te
Europes) ne Protektoriat i OKB-se, me kater shtylla kryesore: UMIK,
KFOR, BE, OSBE.
Komuniteti
Nderkombetar (1991-1998) kishte mbetur i mberthyer ne tri teza
tradicionale: a) ruajtje e integritetit te Jugosllavise se mbetur, b)
statusi i minoritetit apo te komunitetit etnik per shqiptaret e
Kosoves, c) restaurimi i nje autonomie per Kosoven, te cilat u
deshmuan ne Konferencen e Hages (1991), ne mbledhjen e
ministrave te Jashtem ne Luksemburg (1992), ne Konferencen e Londres
(1992) e deri ne disa rezoluta te para te OKB-se, aq sa Grupi i
Kontaktit (mars, qershor 1998, kur ne Kosove kishte konflikt lufte
ndezur) dilte me vendime “as status quo, as pavaresi, por
veteqeverisje te zgjeruar brenda Republikes Federale te
Jugosllavise”. Ne kete hark kohor (1991-1998) Komuniteti
Nderkombetar i kishte “duart e lidhura” me procesin e shperberjes
se RSFJ e kryesisht me luften ne Bosnje-Hercegovine, ndaj e kaloi
çeshtjen e Kosoves si dytesore ne Konferencen e Dejtonit (1995)
ashtu sikurse edhe ne Konferencen e Londres (1992), nderkohe qe RFJ
nuk donte ta kishte Kosoven nje problem te hapur e konfliktual si
Bosnje-Hercegovinen, prandaj iu la “te lire” ngritjen e
funksionimin e nje “shteti paralel”, etj. Nga ana tjeter, Kosova,
me referendumet e saj, me nderkombetarizimin e çeshtjes se saj, me
ngritjen e strukturave ushtarake (UÇK, FARK) e me demonstratat e
perplasjet luftarake me serbet, arriti pak nga pak te shnderrohej ne
nje subjekt me vete te se drejtes nderkombetare. Pala shqiptare
artikulonte e vepronte energjikisht per nje “shtet te pavarur e
sovran”, “te hapur nga te dy krahet” (Shqiperise e RFJ),
“mosndryshim te kufijve”, çka keto shprehnin edhe vullnetin
popullor, strukturen etnike, te Kosoves, perpjekjet e frytet e luftes
politike e diplomatike te saj.
KONFERENCA
E DEJTONIT
Konferenca e Dejtonit, pas tri
jave bisedimesh, pas kater viteve masakra mbi popullsine boshnjake
nga autoritetet serbe, pas rolit zhgenjyes te OKB-se dhe organizatave
te tjera rajonale dhe nderkombetare ne kete proces, pas deshtimit
sistematik te marreveshjeve dhe planeve te ndryshme nderkombetare per
zgjidhjen e kesaj krize, me 14 dhjetor 1995, ne Paris, nenshkroi
marreveshjen, qe la jashte saj çeshtjen shqiptare.
Kjo pati anet negative e pozitive
per Kosoven: a) Paqja e Dejtonit u konsiderua si akt permbylles i
krizes se shperberjes dhe rindertimit te ish-Jugosllavise, duke e
lene Kosoven per zgjidhje ne nje tjeter cikel te historise, çka i
ndergjegjesoi e obligoi shqiptaret te ngrinin nivelin e perpjekjeve
diplomatike dhe te ndermerrnin veprime (i)legale luftarake. b)
Çeshtjen e Kosoves, “zgjidhjen e saj”, Sllobodan Millosheviçi e
shihte sipas “modelit Srpska”, qe pasi e spastroi etnikisht, kreu
masakra te pergjakshme, krijoi vale te jashtezakonshme me refugjate
etj. arriti ta fitojne si republike brenda shtetit federal te
Bosnje-Hercegovines. Kjo, me 1998 e sidomos me 1999, e futi ne
angazhime te shpejta diplomatike e ushtarake Komunitetin
Nderkombetar, organizmat nderkombetare si OKB, NATO, Grupin e
Kontaktit, BE etj. qe ne Kosove mos te perseritet Bosnje-Hercegovina,
etj. c) Dejtoni ia delegoi çeshtjen shqiptare te Kosoves Grupit te
Kontaktit (bashke me çeshtje te tjera te kontestueshme mbi rendin
politik ne ish-Jugosllavi, deri ne rivendosjen perfundimtare te
paqes), pra merrej me administrimin e krizes, ekuilibrat,
ndermjetesime etj. Grupi i Kontaktit nuk kishte kompetenca te merrte
vendime per çeshtje politike dhe gjeopolitike per Kosoven, pasi mund
te vepronte vetem brenda kornizave te paqes se Dejtoni. Kjo ishte
edhe ne sens te mire per aktualitetin problematik e procesin dhe
progresin e statusit te Kosoves, pasi duhej te thirrej nje tjeter
konference nderkombetare e te nenshkruhej nje marreveshje obliguese e
vepruese si kjo e Dejtonit.
Fakti qe Grupi i Kontaktit (SHBA,
Mbreteria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia, Italia, Kanadaja e
Rusia) ishte me mandat (te kufizuar), qe KS rriskonte me “veto
(Rusia e Kina), qe njeri prej anetareve (Rusia) shfaqte kundershtite
e veta per Kosoven, i shtyne antaret e tjere te shihnin e promovonin
edhe NATO-n si te nevojshme e si domosdoshmeri per parandalimin e
zgjidhjen e konfliktit nderetnik e katastrofen humanitare mjaft te
avancuar dhe te acaruar. Nga tete vendet anetare te Grupit te
Kontaktit (G-8) gjashte prej tyre (SHBA, Mbreteria e Bashkuar,
Franca, Gjermania, Italia e Kanadaja) kishin potencialet me te medha
ne buxhetin e mbrojtjes dhe ne numrin e forcave te armatosura çka
mund te merrnin nisma te medha si nderhyrja ushtarake ne Kosove (24
mars 1999) dhe te mbanin peshe te madhe ne kete lufte (24 mars – 10
qershor 1999).
KONFERENCA
E RAMBUJESE
Grupi i Kontaktit (Londer, 29
janar 1999) vendosi thirrjen e bisedimeve politike ndermjet dy
delegacioneve: te Kosoves dhe te Beogradit, per te diskutuar per
arritjen e nje marreveshjeje te re politike per paqen rajonale dhe
per statusin e ardhshem te shqiptareve. Vete GK zgjodhi vendin e
kesaj mbledhjeje (Keshtjellen e Rambujese-rezidence qeveritare ne
afersi te Parisit) dhe hartoi tekstin e marreveshjes, (me nje hyrje,
shtate kapituj e dy shtojca), qe iu be e ditur paraprakisht
perfaqesueseve te Kosoves dhe te RFJ. Dhe, qe perben dokumentin ,e te
plote dhe me te rendesishem per Kosoven ne historine moderne te saj
(28 nentor 1912-13 mars 1999), jo vetem nga fusheperfshirja (parimet
themelore, masat e krijimit te mirebesimit, ndertimi institucional,
roli i policise e sigurise publike qytetare, pushtetet dhe lirite,
ç’eshtje ekonomike, elektorale etj.), por edhe mundesoi nderhyrjen
ushtarake e humanitare te NATO-s (24 mars 1999) dhe çoi ne lirine e
Kosoves (10 qershor 1999).
Konferenca e Rambujese dhe ajo e
Parisit (1999), ne dy raundet e bisedimeve (6-23 shkurt dhe 13 mars
1999) u mblodh e diktuar nga disa kushte, faktore e pergjegjesi
historike, politike, diplomatike etj. a)Te (ri)mandatonte GK per
veprime (kompetenca) politike, gjeopolitike etj. lidhur me krizen
humanitare te Kosoves te krijuar nga RFJ. b)Te ndermerrte hapa
(politik, diplomatik, ushtarak etj.) per parandalimin e tensioneve
nderetnike (shkaktuar nga kriza politike e ish-Jugosllavise, e cila
kishte perflakur edhe Kosoven), pasi situata tejet e renduar dhe e
avancuar deri ne konflikte te armatosura, masakra, etj. mund te
shkaktonte destabilizimin e pergjithshem te rajonit ballkanik e me
gjere dhe prishte ekuilibrat globale etj. c)Krimet kunder njerezimit
ne Kosove, te kryera nga Serbia ne formen me klasike te nje gjenocidi
te eger dhe primitiv, veçanerisht me denoncimin boterisht te
Masakres se Reçakut (nga OSBE) perjashtuan ne menyre kategorike çdo
mundesi per marreveshje per paqe ne bisedime te drejtperdrejta
shqiptaro-serbe, siç ishte parashtruar e trumbetuar nder vite nga
Komuniteti Nderkombetar. d)Deshtimi i misionit Hollbruk (janar 1999)
i nenshkruar me Millosheviçin (16 tetor 1998), qe garantonte nje
armepushim te garantuar nga prania e nje force nderkombetare
verifikuese ne terren me qellim “per t’i krijuar hapesire
veprimit te politikes”. Milicia serbe filloi te vepronte ne menyre
kriminale kunder popullsise civile, biles edhe te shperngulurit e
rikthyer ne shtepite e tokat e tyre u shperngulen per here te dyte ne
malet e Kosoves dhe shtetet fqinje duke rinisur valet e refugjateve.
e)Misioni i Verifikimit te OSBE-se, i mandatuar ne Kosove nga KS i
OKB-se me Rezoluten 1203 (24 tetor 1998), sipas marreveshjes
Hollbruk-Millosheviç, iu veshtiresua kryerja e detyres ne terren,
veçanerisht ne fillim vitin 1999. f)Rezolutat e KS nuk po gjenin
zbatim (Rez.1160, 1199 dhe 1203) lidhur me embargon ndaj RFJ,
negociatat shqiptaro- serbe, per zgjidhje paqesore te krizes, per
heqjen dore nga veprimet ushtarake serbe mbi popullsine shqiptare te
Kosoves etj.
Delegacioni shqiptar i Kosoves ne
Konferencen e Rambujese ndodhej para veshtiresive per te shkuar si
nje grupim politik, institucional – legjitimgjitheperfshires (krahu
politik, luftarak, te pavarurit etj.), per te qene nje delegacion i
vetem (jo si me 1919 ne Konferencen e Paqes ne Paris), per te folur
me nje ze te vetem ne emer te interesave te Kosoves e kerkesave te
organizatoreve te konferences etj. ky delegacion ndodhej perballe
presionit te madh psikologjik e politik te jashtem dhe te brendshem
per nenshkrimin e Marreveshjes se Rambujese, veçanerisht
lidhur me statusin e Kosoves, fazen kalimtare (periudhe prove
trevjeçare, pastaj referendum), çka edhe delegacionet e RFJ e RS
paten kundershtite e tyre etj.
Nderkohe qe Marreveshja e
Rambujese, me gjithe bisedimet intensive te jashtem te Frances F.
Vedriu, te Mbreterise se Bashkuar, R. Kuk etj. po mbetej pa u
nenshkruar nga delegacioni shqiptar i Kosoves, ne mjediset e
Konferences mberriti Sekretarja amerikane e Shtetit, M. Ollbrajt, e
cila parashtroi pikepamjen amerikane me tri alternativa: a)Nese te dy
delegacionet do te pranonin, nje trupe ushtarake do te vendosej
paqesisht ne Kosove. b)Nese marreveshja do te nenshkruhej vetem nga
pala shqiptare, NATO do te ndeshkonte regjimin e Beogradit per
mospranimin e paqes. c)Nese as delegacioni shqiptar nuk do ta
nenshkruante marreveshjen, atehere do te mbetej te rishqyrtohej edhe
nje here mundesia e nderhyrjes ose jo te NATO-s ne RFJ. Me 13 mars
1999, ne konferencen e thirrur ne Paris (raundin e dyte te bisedimeve
te Rambujese) delegacioni shqiptar i Kosoves e nenshkroi Marreveshjen
e Rambujese, çka kjo ishte e “njeanshme”, u cilesua si
“gjysme suksesi” dhe u trajtua si nje “hap perpara” etj.
Kjo Marreveshje pati efektin e vet
politik dhe juridik per disa arsye: a)Ish-Jugosllavia (RFJ e RS) dhe
Kosova (Republike e veteshpallur dhe e perfaqesuar me te gjitha
forcat e faktoret politik) pranuan te merrnin pjese ne bisedimet e
Rambujese, te debatonin per statusin e Kosoves etj., te benin disa
ndryshime (jo) esenciale ne tekstin e saj, pra ishin te obliguar edhe
per nenshkrimin e saj. Mospranimi i saj ishte kundershtim ndaj
Komunitetit Nderkombetar (GK etj.) dhe, siç u deklarua edhe ne
konference, pergjegjesi e pales serbe per rrjedhojat e pasojat e
pritshme deri ne nderhyrjen ushtarake te NATO-s. b)Ish-Jugosllavia,
te dy delegacionet e saj (RFJ e RS), fillimisht ishin te perfaqesuar
ne nivel te mesem, por, disa dite me vone, shkoi edhe kryetari i RS,
M. Milutinoviç, qe u njoh si kryetar i delegacionit, nderkohe qe
ishte edhe zevendeskryeministri serb, R. Markoviç etj. Prandaj,
nisur nga niveli i delegacioneve, fakti qe perfaqesoheshin edhe RFJ e
RS (me dy delegacione) i bente pergjegjes para Komunitetit
Nderkombetar edhe Federaten Jugosllave edhe Republiken Serbe, çka
NATO kishte “ekskluzivitet” politik, moral, ushtarak per te
bombarduar nga ajri ne te gjithe territorin e tyre. c)Pavaresisht nga
fakti nese Marreveshja do te nenshkruhej nga te dy palet apo njera
prej tyre, nderhyrja ushtarake ishte bere e pashmangshme, veçse nuk
ishte percaktuar karakteri i nderhyrjes: paqesor apo luftarak.
Mosnenshkrimi i saj nga RFJ-RS dhe kundershtite politiko-diplomatike
te Millosheviçit e gjenocidi e spastrimi etnik ndaj popullsise
civile shqiptare ne Kosove e bene te domosdoshme dhe emergjente
nderhyrjen ushtarake te NATO-s, per te parandaluar e shpetuar Kosoven
e rajonin ballkanik, Europen e boten nga nje katastrofe e permasave
tragjike. d) Teksti i kesaj marreveshjeje shoqerohet edhe me nje
deklarate interpretuese, qe theksonte se Kosova mund te mbante nje
referendum per pavaresine e saj pas perfundimit te periudhes
kalimtare te caktuar, (qe do te ishte brenda integritetit territorial
te Serbise), çka kjo, u arrit me 17 shkurt 2008, me nje Deklarate
Kushtetuese dhe tashme te njohur nga 65 shtete te botes.
Marreveshja e Rambujese me
kompleksitetin e çeshtjeve te ndryshme te saj nuk ofroi zgjidhje
diplomatike, bile shpeshhere merret si “deshtim diplomatik”, por
realisht nuk eshte krejtesisht keshtu, pasi ne Rambuje deshtoi
nje nga dy alternativat e saj, zgjidhje (nderhyrja) me karakter
paqesor, duke i lene shansin e mjetin e fundit: nderhyrjes ushtarake
te NATO-s me 24 mars 1999.
Marreveshjen e Rambujese ne
veçanti dhe konferencen e Rambujese e Parisit ne teresi, duhet ta
(ri) shohim ne disa plane me objektive, ne kendveshtrime te kohes e
ne proces e progres:
Kendveshtrimi
i pare: Vet Rezoluta 1160 (31 mars
1998) e KS te OKB-se e mandatonte Grupin e Kontaktit, per zgjidhjen e
kesaj krize duke arritur nje marreveshje ndermjet paleve ne baze te
dhenies se nje autonomie substanciale per krahinen e Kosoves. Nisur
nga kjo e drejte dhe detyre, Grupi i Kontaktit thirri palet ne
bisedime ne Rambuje (sipas modelit te Dejtonit) dhe iu mundesua te
dyja paleve nenshkrimi i marreveshjes per zgjidhjen e krizes ne
menyre paqesore ose luftarake, çka mbeti pashmangshmerisht e dyta:
nderhyrja ushtarake e NATO-s per qellime humanitare me interes
rajonal e global.
Kendveshtrimi
i dyte: Marreveshja e Rambujese ishte
themelia e ndertimit te Rezolutes 1244 (12 qershor 1999) te KS te
OKB-se, pasi ne tekstin e saj, jo vetem i referohej kesaj
Marreveshjeje, por edhe kerkonte zbatimin e saj, me vendosjen e nje
pranie nderkombetare te kujdestarise e sigurise (UNMIK-OKB, KFOR –
NATO etj.), etj.
Kendveshtrimi
i trete: Vete Marreveshja e Rambujese
mund te konsiderohet si nje mandat per Aleancen e Atlantikut te
Veriut per nderhyrjen e saj ushtarako-humanitare ne Kosove.
Kendveshtrimi
i katert: Kjo Marreveshje realisht nuk
deshtoi (ne shkurt-mars 1999) ne Rambuje, po faktikisht ne vendin e
origjines se krizes, ne terrenin e ish-Jugosllavise (RFJ e RS),
sepse: a) Deshtoi dy here “Misioni Hollbruk”, Largimi i Kryqit te
Kuq Nderkombetar dhe i Misionit te Verifikimit te OSBE-se nga Kosova,
c) Gjenocidi e spastrimi etnik ndaj shqiptareve te Kosoves edhe kur
zhvilloheshin bisedimet ne Rambuje, d) Ultimatumet e Millosheviçit
kunder Komunitetit Nderkombetar (NATO-s, Grupit te Kontaktit, SHBA
etj.). Prandaj kjo krize e lindur ne territorin e RFJ mund e duhej te
zgjidhej vetem ne terrenin gjeopolitik te RFJ.
Kendveshtrimi
i peste: Marreveshja e Rambujese ka
ndryshimet e veta me ate te Dejtonit. a)Nga Rambuje u arrit te lufta
ne Kosove, ndersa nga Dejtoni u arrit te paqja ne Bosnje-Hercegovine.
b)Ne Dejton palet ishin te lodhura nga tre vjet lufte intensive,
ndersa ne Rambuje te dyja palet ishin te pergatitura te
pershkallezonin luftimet ne tre vitet e fundit ne menyre intensive,
duke nisur nga aksioni politik ne Prishtine (Levizja studentore,
tetor 1997, qe doli me parullat e vitit 1981: “Republike e
Kushtetute – ja me hater, ja me lufte”), qendresa e Adem Jasharit
e familjes se tij ne Prekaz te Drenices, (mars 1998); dalja e UÇK-se
nga ilegaliteti e izolimi ne legalizim e legjitimitet edhe ne
marredheniet e jashtme (vjeshte, 1998), veprimi i UÇK-se si faktor
politik e luftarak (janar-qershor 1999), ndersa Serbia ndermerrte
“mesymje te pergjithshme” kunder UÇK-se, (1998), kryente
gjenocid e masakra (si e Reçakut), bente spastrime etnike te
popullsise civile shqiptare (1998-1999) etj. c)Ne Bosnje –
Hercegovine kompromisi iu duk “realist” Millosheviçit, sepse
kishte kryer spastrim etnik duke e ndryshuar strukturen etnike ne
favor te serbeve, kishte krijuar republike serbe brenda federates se
Bosnje-Hercegovines, etj., ndersa ne Kosove ende nuk i kishte arritur
keto, ndaj po pershpejtonte t’i realizonte me çdo kusht e me çdo
mjet. d)Ne rastin e Bosnje-Hercegovines pati imponime me ane te
kercenimit me sanksione per ekonomine e vendit si me Rezoluten 757
(1992) te KS te OKB-se ndaj ish-RSFH, ndersa ne rastin e Kosoves nuk
pati te tilla sanksione, perveçse me 31 mars 1998 me Rezoluten e KS
te OKB-se, 1160 (31 mars 1998) qe u vendos embargo per furnizimin me
armatime e pajisje per Beogradin.
Kendveshtrimi
i gjashte: Rambuje, me dokumentet baze
te saj, lidhur me çeshtjen e Kosoves; e korrigjonte pjeserisht
Dejtonin, duke e marre çeshtjen shqiptare paresore e me zgjidhje te
shpejte etj. jo si ne Bosnje-Hercegovine; eshte sukses e shprese per
shqiptaret, i çoi shqiptaret nga prag katastrofa humanitare ne paqe,
nga lufta ne pavaresi, nga nje vend me autonomi te likuiduar (1989)
ne nje shtet me njohje te gjere nderkombetare (2008-2010).
Shqiptaret, per here te pare ne
historine e tyre, paten ne krah dhe ne balle nje perkrahje e aleat
kaq te fuqishem si NATO, nje aleance kaq te madhe shtetesh
pjesemarrese ne lufte dhe ne paqe.
DIPLOMACIA
I HAP RRUGE NDERHYRJES USHTARAKE
Komuniteti Nderkombetar nuk mund
te “akuzohet” se nuk u mor me Kosoven kaq energjikisht deri me
1999, nuk mund te thuhet se institucione e organizma nderkombetare
nuk paten koordinim e plotesim te njera-tjetres ne vitet 1991-1999,
nuk mund te thuhet se nuk u ndermoren masa politike e diplomatike,
por, mund te thuhet me ndryshe, saktesisht e boterisht: RFJ nuk iu
pergjigj atyre derisa erdhi “gjuha e forces kunder Millosheviçit”
ne vitin 1999 ne Kosove, pasi ishin ezauruar te gjitha opsionet
politike dhe nuk arrihej asnje zgjidhje me mjete paqesore.
Perpjekjet e Komunitetit
Nderkombetar (OKB, Grupi i Kontaktit, NATO, BE, KE, OSBE etj.)
pasqyrohen ne keto nisma, veprime, relatime e konferenca: a)
Konferenca e Rambujese dhe ajo e Parisit (shkurt-mars 1999), me e
rendesishmja e vendimtare per Kosoven. b) Rezoluta 1244 (10 qershor
1999) e KS te OKB-se, qe e legjitimoi “Luften e Kosoves dhe Kosoven
“Protektoriat Nderkombetar i OKB-se (UNMIK) e me pranine e forces
se sigurise nderkombetare NATO (KFOR), te BE-se, OSBE-se, etj. c)
Nente rezoluta te OKB-se, nga 18 dhjetori 1992 deri me 1999, ku, ne
vitin 1998 (mars-tetor) miratohen tre prej tyre. d) Gjashte
konferenca mbi Jugosllavine, te organizuara nga Kombet e Bashkuara,
Keshilli i Europes etj., ne te cilat ka zene rendin e vendin e vet ne
rritje trajtese e angazhimi edhe Kosova (1991-1996) e) Rreth
pesedhjete mbledhje te rendesishme te realizuara nga keto
institucione e organizma per te vendosur sanksione ekonomike,
politike e ushtarake kunder RFJ, regjimit te Millosheviçit. f)
Shtate raporte te Komisionit per te Drejtat e Njeriut ne OKB-se.g)
Kater raportet e Komisariatit te Larte per te Drejtat e Njeriut te
Kombeve te Bashkuara. h) Rezolutat e UNHCR, ku kater prej tyre vetem
ne gushtin e vitit 1992. i) Raportet e disa organizatave (OJF)
nderkombetare si: Amnesty International, Human Rights Eatch, Medecins
Sans Frontieres etj. etj.
Gjate ketyre viteve, vetem disa
nga keto nisma politike e diplomatike, kane sjelle ne raste e kohe te
caktuara, rezultate te perkohshme e keto vetem ne marrjen e masave
per lehtesimin e krizes e jo per zgjidhjen e saj, pasi sa here qe
Komitetit Nderkombetar i dilnin e duhej te merrej me problematika e
konflikte te tjera, sapo e zhvendoste vemendjen nga RFJ gjendja
rikthehej ne pikat e vlimit dhe te shperthimit.
Havier Solana, me 23 mars 1999,
pak ore para fillimit te neserm te bombardimeve mbi RFJ, dilte me
konkluzionin: “Te gjitha perpjekjet per te arritur nje zgjidhje
politike per krizen e Kosoves kane deshtuar, prandaj nuk mbetet me
asnje alternative perveç ndermarrjes se veprimeve ushtarake”.
Nga marsi i vitit 1989 deri ne
marsin e vitit 1999, per nje dekade, Komuniteti Nderkombetar (OKB –
me te gjitha institucionet e organizmat e saj, BE, SHBA, NATO – si
organizate politiko-ushtarake, etj.) nga deklaratat e deri te
rezolutat, nga raportet e deri te konferencat, nga bisedimet e deri
te marreveshjet, e ka administruar krizen ne RFJ e ne rastin Kosova,
duke i ndermarre e konsumuar te gjitha veprimet politike e
diplomatike, prandaj, nisin nga e Drejta Nderkombetare, arrijne ne
perfundimin se nderhyrja e NATO-s ne Kosove ishte legjitime, pasi nuk
kishte rrugezgjidhje tjeter, ishte e pashmangshme dhe perpjekja e
fundit per te parandaluar, zgjidhur e administruar krizen
humanitare”.
Vet Sekretari i Pergjithshem i
OKB-se, duke ndjere edhe pergjegjesine e Keshillit te Sigurimit e te
Tij, ne kete krize, ne rastin Kosova, duke analizuar edhe perpjekjet
politike e diplomatike te Komitetit Nderkombetar, deklaroi se: “Eshte
vertetë tragjike qe diplomacia ka deshtuar, por ka raste kur
perdorimi i forces mund te jete legjitim per te arritur paqen” duke
konfirmuar drejtesine e nderhyrjes se NATO-s ne Kosove, ne vendin,
kohen dhe menyren e duhur, e mbeshtetur ne te Drejten Nderkombetare
si nje nderhyrje e paster humanitare.
PERGJEGJSHMERIA DHE PAMUNDESIA
E OKB-se PER ZGJIDHJEN E KRIZES NE
KOSOVE I HAPI RRUGE JURIDIKE NDERHYRJES USHTARAKO-HUMANITARE TE
NATO-s.
Faktikisht,
ne te drejten nderkombetare, perdorimi i forces nga nje ose me shume
shtete kunder nje shteti tjeter sovran ndalohet shprehimisht nga Neni
2 (4) i Kartes se OKB-se, perveçse ne dy raste: a) vetembrojtja
sipas Nenit 51, qe eshte pranuar si e Drejte zakonore dhe duhet
zbatuar nga te gjitha shtetet dhe b) kur KS ka autorizuar perdorimin
e forces sipas Nenit 42 te Kartes.
PAMUNDESI
PER VETEMBROJTJEN E LIGJSHME
Vetembrojtja
nuk perben asnje argument justifikues apo mbrojtes, sepse a) Asnje
nga shtetet anetare ne Aleancen e Atlantikut te Veriut nuk ishte pale
ne konflikt, b) Asnje nga palet ne konflikt nuk e kishte ftuar NATO-n
te nderhynte ushtarakisht, c) Konflikti nuk ishte ndershteteror, por
nje konflikt i brendshem (teknikisht) brenda hapesires gjeopolitike
te Republikes Federale te Jugosllavise, brenda territorit te saj,
“Çdo territor shteteror, thekson Prof. Arben Puto,
ndodhet
nen pushtetin e plote dhe ekskluziv vetem te shtetit. Pushteti i
plote qe ushtron çdo shtet mbi territorin e vet quhet sovranitet
territorial. Sovraniteti territorial eshte nje pjese e pandare e
sovranitetit shteteror ne pergjithesi. Parimi i paprekshmerise se
territorit shteteror eshte nje nga parimet kryesore te se drejtes
nderkombetare te sotme”.
Kosova
nuk ishte shtet i pavarur, qe perdorimi i forces nga ana e RFJ te
konsiderohej si nje sulm kunder nje shtet, Po
te analizojme anen tjeter te çeshtjes: Kosova, duke iu referuar
Nenit 51 te Kartes se Kombeve te Bashkuara, a mund te kerkonte
nderhyrjen e NATO-s per mbrojtjen e saj? Mendimet jane te ndryshme,
po ne kete trajtese po i parashtroj disa elemente, qe ne shumesine e
tyre mund t’i jepnin te drejte juridike Kosoves per te kerkuar
nderhyrje per mbrojtje kolektive legjitime:
a)
Me 2 korrik 1990, Kosova – e njohur si “Krahine Autonome e RSFJ”
(njesi kushtetuese e saj) dhe me autonomi te likuiduar nga
Millosheviçi (nje vit me pare) – me Deklarate nga mbledhja e
Kuvendit te Kosoves (114 deputete shqiptare) e shpallen “Republiken
e Kosoves brenda Federates Jugosllave”. Kishte edhe Kushtetuten e
saj. Me 26-30 shtator 1991, ne Kosove u organizua nje referendum (ne
te gjithe territorin e saj dhe mbarepopullor), duke e legjitimuar “de
jure” si “Republike e Kosoves – brenda Federates Jugosllave,
ose si shtet sovran dhe i pavarur. Kosoven – Republike e njohu
vetem Republika e Shqiperise, me nje deklarate te Kuvendit te
Shqiperise. Shqiperia, vend anetar i OKB-se, fqinje i RSFJ, qe e
kishte Kosoven territor etnik gjeopolitik te saj te aneksuar nga
RSFJ, qe ishte vend partner i NATO-s, mundej juridikisht edhe t’i
kerkonte NATO-s nderhyrjen e saj te armatosur e humanitare ne Kosove,
sepse rrezikoheshin kufijte e saj, popullsia etnike shqiptare ne te
dyja anet e kufirit, etj. Fakti, qe e njohu vetem nje shtet
(Shqiperia) nuk mund t’i jepte ekskluzivitet per te kerkuar
nderhyrjen e NATO-s, por i dhane nje element te rendesishem –
startin e trajtimit te Kosoves si objekt e subjekt i te Drejtes
Nderkombetare.
b)Regjimi
i Beogradit e kishte njohur ne Kosove “shtetin – paralel” (si
iluzion i perkohshem e faktor ne rritje per shqiptaret – si
kompromis i perkohshem per arsye te brendshme te RFJ dhe si iluzion
politik e diplomatik per nderkombetaret). Kjo kishte marre edhe
karakter formal (“de jure”) ne disa elemente: Republika –
Presidenti i Republikes, Kushtetuta, Parlamenti, Qeveria etj. dhe me
disa praktika: “Marreveshja per arsimin” etj. Ne vendimet,
rezolutat, marreveshjet e deklaratat e disa konferencave
nderkombetare, nga Konferenca e Hages (1991) deri ne Konferencen e
Rambujese (1999), nga Grupi i Kontaktit deri ne OKB, etj. Kosova jo
vetem ishte nderkombetarizuar, por po shnderrohej ne nje subjekt me
vete te se Drejtes Nderkombetare. Ky “shtet paralel” ne
ecurine e zhvillimeve te brendshme dhe nderkombetarizimin e çeshtjes
shqiptare, u “legalizua” edhe ne Konferencen e Rambujese e te
Parisit dhe Marreveshjen e Rambujese, me pjesemarrjen e te gjithe
kraheve, por edhe me (ri)formatimin e tyre ne “Qeverine e
Perkohshme” (1999), ne “Qeverine e Luftes”, te drejtuar nga
Hashim Thaçi. Delegacioni shqiptar i Kosoves, ashtu sikurse edhe
delegacionet e RFJ e RS, u vleresuan e trajtuan si pale ne bisedime,
ne nenshkrimin e Marreveshjes se Rambujese etj. Keto ishin premisa qe
benin nje element vleresues per Kosoven per te kerkuar nderhyrjen e
armatosur te NATO-s per t’u mbrojtur nga gjenocidi e spastrimi
etnik i RFJ te Millosheviçit.
c)
Ne dokumente te ndryshme nderkombetare, si ne Rezoluten 1160 (31 mars
1998) te Keshillit te Sigurimit (te miratuar me 14 vota pro, asnje
vote kunder dhe me abstenimin e Kines) si dhe Marreveshja e Rambujese
(1999) kerkonin “nje autonomi substanciale per krahinen e Kosoves”.
Kjo eshte me esencialja, nga elementet me juridik, qe Kosova te
kerkonte nje nderhyrje per mbrojtje kolektive legjitime, pasi i
etnitet bashkesie nderkombetare (ne OKB, Konferencen e Rambujese
etj.) ia ka njohur te drejten per nje autonomi substanciale. “Dekada
e fundit e shek.XX, 1990-1999, siç thekson Prof. Arben Puto,
shenohet nga dy zhvillime kryesore: Ne njeren ane, thellimi i
politikes represive te udheheqjes serbe qe shkon deri ne aksione te
pergjakshme; ne anen tjeter, shfaqje e Ushtrise Çlirimtare te
Kosoves (UÇK), qe eshte nje alternative e imponuar kundrejt
rezistences paqesore, te shperfillur nga Beogradi”.
REZOLUTAT
E KESHILLIT TE SIGURIMIT NE VITIN 1998
Kjo
do te thote se kushtet e rrethanat historike, hapat dhe shkallet e
politikes serbe, niveli politik e rezistenca e shqiptareve,
rrjedhojat e pasojat e krizes se Kosoves, e çuan Keshillin e
Sigurimit te OKB-se ne nje pergjegjshmeri te larte per t’u
angazhuar ne keto çeshtje te dites.
Vetem
gjate vitit 1998, KS i OKB-se, leshoi tre rezoluta 1160 (31 mars
1998), 1199 (23 shtator 1998) dhe 1203 (24 tetor 1998), çka tregon
per intensitetin e angazhimit te OKB-se, dinamiken e zhvillimit te
ngjarjeve dhe pamundesine e zgjidhjes se krizes prej saj.
Nisur
nga keto tre rezoluta gjejme edhe elementet qe e vleresojne
nderhyrjen e NATO-s ne Kosove si nje nderhyrje e paster humanitare, e
mbeshtetur ne te Drejten Nderkombetare:
Elementi
i pare: KS
kerkon nje “autonomi substanciale” per krahinen e Kosoves (Rez.
1160).
Kjo
jo vetem per faktin se “e drejta e vetevendosjes se popujve” hyn
ne te Drejten Nderkombetare dhe trajtohet si “humanitare”, por
edhe per arsye te tjera themelore: Kosova eshte rast unikal (i vetmi
dhe i fundit ne fundshekullin XX) qe i likuidohet forcerisht
autonomia (qe e kishte marre me 1974 – “Krahine autonome”, si
njesi kushtetuese e RFJ), “pikerisht sepse Kosova kishte nje pozite
te veçante konstituive ne nje rang me republikat e tjera te
Federates”. Nderkohe qe rreth 30 vjet me pare, sipas OKB-se, edhe
vendeve koloniale ne Afrike etj. po iu jepej e drejta e
vetevendosjes, ndersa Kosova, nga RSFJ-RFJ po trajtohej si nje vend
neokolonial, vendi me i diskriminuar nga ana politike, ekonomike e
policore ne Ballkan dhe ne Europe. Grupi i Kontaktit, i autorizuar
nga kjo Rezolute (1160) per te gjetur “nje zgjidhje politike”,
per te arritur “marreveshje ndermjet paleve”, e legjitimoi
“autonomine substanciale” te Kosoves edhe ne Marreveshjen e
Rambujese, pavaresisht se kjo kundershtohej ashpersisht nga Beogradi.
Elementi
i dyte: KS
ne te tri rezolutat konfirmon vazhdimin ne rajon te kercenimit te
paqes e te sigurise nderkombetare shkaktuar nga RFJ me krizen e
Kosoves.
Kjo
e vertete del ne menyre te evoluar e shqetesuese nga rezoluta ne
rezolute. Ne fillim trajtohet: si “perdorim i tepruar i forces nga
ana e trupave serbe te sigurise (Rez.1160); si kerkese per “ndalimin
e zjarrit” (Rez.1199)-(zhvillohen luftime nderetnike) dhe per
“lejimin e futjes se lire te operatoreve dhe vezhguesve humanitare”
(Rez.1199) (emergjence per nderhyrje humanitare ne situaten e
krijuar) dhe “ruajtjen apo rivendosjen e paqes dhe stabilitetit ne
rajon” (Rez.1199) - (krize rajonale); ndersa ne Rezoluten 1203 e
nenvizon se “kercenimin e paqes dhe te sigurise nderkombetare”,
bile (Rez. 1203) mbyllej me “endorsing and supporting”, me dy
marreveshjet e nenshkruara, si aneks i saj, te cilat ishin miratuar
(dhe po shkeleshin) nga RFJ, nga vet Millosheviçi.
Elementi
i trete: KS
vendosi embargo ne furnizimin me arme dhe materiale ushtarake si per
RFJ edhe per UÇK-ne, (Rez. 1160 e dates 31 mars 1998).
Ky
fakt tregon qarte se kemi te bejme me nje gjendje te tensionuar dhe
te tendosur konflikti nderetnik, pasi lind nevoja (si rrallehere ne
praktiken e KS) per te vendosur embargo ushtarake ndaj nje vendi
anetar te tij, siç eshte Republika Federale e Jugosllavise. Ne nje
konflikt kaq eventual, ne vendosjen e nje embargoje te tille (pa
pasur as embargo me sanksione ekonomike si ne rastin e
Bosnje-Hercegovines); kur ne Rezoluten 1190 (6 muaj me pas) kerkohet
“Ndalimi i zjarrit ne Kosove duke perfunduar menjehere luftimet dhe
mbajtur nje armepushim dhe terheqjen e trupave te saj (serbe) te
sigurimit nga krahina e Kosoves”, patjeter NATO, si organizata me e
fuqishme e sigurise kolektive, ndihej e nevojshme te ishte
pjesemarrje kontributore ne kete situate krize kercenuese per paqen e
sigurine nderkombetare.
Me
13 tetor 1998, kur po vihej ne rrezik shperthyes situata ne Kosove e
ne rajon e me gjere, kur RFJ refuzonte zbatimin e dy rezolutave te KS
te OKB-se (1160, 1190), Keshilli i Atlantikut te Aleances se Veriut
autorizoi me nje “Activation order” Komanden e NATO-s “per te
kryer sulme ajrore mbi objekte te ndryshme te Republikes Federale te
Jugosllavise”. Sekretari i Pergjithshem i Aleances se Atlantikut te
Veriut, Havier Solana, deklaroi boterisht se aleatet e kesaj
organizate ishin te gatshem te perdornin forcen kunder RFJ, nese
Qeveria e Beogradit nuk do t’i pranonte kerkesat e Keshillit te
Sigurimit. Republika Federale Jugosllave, e ndodhur para obligimeve
nderkombetare te dy rezolutave te Keshillit te Sigurimit (KS), e
gjendur para trysnise politike e diplomatike te Grupit te Kontaktit
(per Kosoven), e diktuar dhe e frenuar nga frika e perdorimit te
forces nga ana e NATO-s, per te fituar kohe e terren per politikat e
saj (aneksuese, asimiluese, spastruese etj.) ndaj Kosoves, u detyrua
(me 16 tetor 1998 – tre dite me pas) te nenshkruante nje
marreveshje me interes per paqen e sigurine ne rajonin ballkanik, ne
kontinentin europian, per boten euroatlantike e rendin e ri boteror.
Keshilli
i Sigurimit te OKB-se, nepermjet Rezolutes 1203 (24 tetor 1998) i
mirepret keto dy marreveshje te nenshkruara edhe nga RFJ, çka do te
thote se menyra e saj e pranimit, nuk ka bere gje tjeter veçse i ka
konfirmuar dhe legjitimuar ato e njekohesisht edhe nderhyrjen
ushtarake te NATO-s me 24 mars 1999 ne territorin e RFJ e RS dhe ne
Kosove.
Elementi
i katert: KS
pohon ne Rezoluten 1199 se “do te merrte ne konsiderate ndermarrjen
e aksioneve dhe masave te tjera per ruajtjen apo rivendosjen e paqes
dhe stabilitetit ne rajon.
Ne
analizen e kesaj çeshtjeje shohim qarte se Aleanca e Atlantikut te
Veriut ka ecur ne baze te kornizave mandatuese te Keshillit te
Sigurimit: a) Kerkohet ulja e numrit te forcave serbe ne Kosove, çka
kishte vendosur edhe KS. Dy perfaqesues te NATO-s, Eesly Clark e
Klaus Nauman, nenshkruan nje marreveshje me RFJ per uljen e numrit te
forcave serbe ne Kosove. ne vijim te kesaj, edhe marreveshja
Hollbruk-Millosheviç e ka ne pikat e saj uljen graduale te numrit te
forcave policore, (para) militare ne Kosove, etj b)Kerkohet
nderprerja e armepushimit e armepushimit ne Kosove (ndalimi i zjarrit
te luftimeve) çka kishte vendosur edhe KS (Rez.1199, 23 shtator
1998). Misioni Hollbruk ne Beograd e ne Kosove, ne bisedimet me RFJ
(Millosheviçin etj.) dhe me UÇK etj., ne te dy rastet, me 16 tetor
1998 dhe me 22-23 mars 1999, arriti nje marreveshje
(Hollbruk-Millosheviç), e cila deshtoi dhe para fillimit te sulmeve
te NATO-s, ne “bisedimet e fundit” me Millosheviçin nuk u
nenshkrua ndonje marreveshje me te derguarin e NATO-s, po,
Millosheviçi, nuk iu bind as Komunitetit Nderkombetar, perkundrazi
kaloi ne kercenime te hapura per lufte dhe intensifikoi valen e
refugjateve nga Kosova te larguar me dhune te pergjakshme e spastrim
etnik te eger etj. c) Kerkohet ruajtja e qiejve te Kosoves nga ana e
NATO-s per te mbeshtetur Misionin e Verifikimit te OSBE-se ne Kosove.
Kete marreveshje e pranoi KS i OKB-se ne Rezoluten 1203 te 24 tetorit
1998, çka, ne kete menyre, me kete akt vendimor, e konfirmoi
legjitimitetin. Ky ishte nje mandat i Keshillit te Sigurimit te
OKB-se per “aksionet” e NATO-s, qe perben nje element te
legjitimitetit edhe ne nderhyrjen e armatosur te 24 marsit 1999. ç)
Kerkohet kryerja e misionit te tyre nga NATO e OSBE ne Kosove (Rez.
1203).
PROJEKTREZOLUTA
E RUSISE NE KESHILLIN E SIGURIMIT
Deshtimi
i bisedimeve te Rambujese, tentativat e mepasshme dhe te pasuksesshme
dhe te pasuksesshme te Richard Holbrooke ne Beograd dhe mosperfillja
sistematike e ultimatumeve te NATO-s, e bene Sekretarin e
Pergjithshem te NATO-s Havier Solana te autorizonte fillimin e
sulmeve ushtarake ndaj ish-Republikes se Jugosllavise. Operacioni,
nen komanden e NATO-s, filloi me 24 Mars 1999 me bombardimin e
objekteve ushtarake ne ish-Republiken e Jugosllavise. I gjithe
operacioni zgjati 78 dite dhe u bazua teresisht ne sulme ajrore,
operacione te agjenteve sekrete dhe kercenimin me trupa tokesore qe
ishin pozicionuar ne vendet fqinje te Jugosllavise.
Dy dite pas fillimit te
bombardimeve, Rusia propozoi nje Projekt-Rezolute ku denonte
operacionin si shkelje te Neneve 2(4), 24 dhe 51 te Kartes se OKB-se
dhe sugjeronte qe veprimet e NATO-s te kategorizoheshin si “kercenim
i paqes dhe i sigurise nderkombetare”, parashikuar ne Nenin 39 te
Kartes, e cila u rrezua me 12 vota kunder ndaj tre votave pro te
Rusise, Kines dhe Namibise. Dobia e nje sipermarrjeje te tille,
veshtire se mund te ishte treguar ne ndonje forme me bindese se sa ne
refuzimin e kesaj Projektrezolute qe demtonte veprimet e NATO-s, nje
refuzim gati universal qe perfshinte shtete me interesa te ndryshme
gjeopolitike, si Bashkimi Europian, Organizata e Shteteve Islamike
(per shembull, Malajzia) dhe nga Organizata e Shteteve Amerikane. Ne
nje mbledhje-debat te Keshillit te Sigurimit, me 24 Mars,
perfaqesuesi rus u shpreh shume qarte se: “Vendimi i NATO-s per te
perdorur force ushtarake eshte ne menyre te veçante i papranueshem,
pasi metodat politike dhe diplomatike per te arritur nje zgjidhje nuk
jane ezauruar”. Edhe perfaqesuesi kinez, i cili ne ate kohe
drejtonte Keshillin e Sigurimit, i fyer nga nderhyrja ushtarake e
NATO-s tha: “Kohet e fundit, palet e interesuara kane punuar
aktivisht drejt nje zgjidhjeje politike te krizes”.
Projektrezoluta
e propozuar nga Rusia, ku denohej nderhyrja qe tashme kishte
filluar, nuk u miratua nga Keshilli i Sigurimit. Ndonjehere kjo eshte
pare si nje autorizim i nenkuptuar, duke e interpretuar keshtu
operacionin si te ligjshem. Megjithate, ky kendveshtrim nuk qendron.
“Karta kerkon nje vendim pozitiv nga Keshilli dhe jo mungesen e nje
vendimi negativ – ne te kundert, fuqia e vetos se anetareve
permanente do te ishte e pakuptimte”. Megjithate, mendoj se
refuzimi i projektrezolutes denuese tregon nje pranim te pergjithshem
te legjitimitetit te nderhyrjes. Gjithsesi, pak politikane ishin te
nje mendjeje mbi çeshtjen nese kishte baze te mjaftueshme ligjore
per veprimin e NATO-s. Gjuha e perzgjedhur nuk permbante termin
“nderhyrje humanitare” por ate te “katastrofes humanitare”
Robin Cook qe ne ate kohe ishte Sekretari i Jashtem Britanik,
theksonte se:“Baza ligjore per veprimin tone eshte se komuniteti
nderkombetar ka te drejten te perdore force ne raste nevoje
humanitare te madhe”. Ne fakt, nje tablo kaq e qarte nuk ekziston
ne te drejten nderkombetare. Baronesha Symons, per shembull, ishte e
mendimit se nuk ekzistonte “nje doktrine e pergjithshme e nevojes
humanitare ne te drejten nderkombetare. Megjithate, ka disa çeshtje
(si ne Irakun e Veriut ne 1991) ku ne driten e te gjitha rrethanave,
eshte i justifikuar nje perdorim i kufizuar i forces ne mbeshtetje te
qellimeve te percaktuara nga Keshilli i Sigurimit, por pa autorizimin
e shprehur te tij kur kjo ishte e vetmja menyre per te shmangur nje
katastrofe te madhe dhe immediate.
Edhe
pse zakonisht aspekti moral i nderhyrjes ne Kosove eshte pare si
justifikim per veprimet e NATO-s, per vendet qe kryen operacionin
perbente bazen e nje detyrimi, impakti i te cilit beri qe perdorimi i
forces te ishte alternativa e vetme qe mbetej: Rendesia e nje
detyrimi te tille moral u shpreh nga Presidenca e atehershme e
Gjermanise i Bashkimit Europian kur ai theksoi se: “Ne hyrje te
shekullit XXI, Europa nuk mund te lejoje nje katastrofe humanitare ne
mesin e saj. Nuk mund te lejohet qe ne mes te Europes, popullsia
mbizoteruese e Kosoves te privohet kolektivisht nga te drejtat e saj
dhe te ekspozohet ndaj abuzimeve te renda te te drejtave te njeriut.
Ne, vendet e Komunitetit Europian jemi nen nje detyrim moral per te
siguruar se sjellja diskriminuese dhe dhuna, qe u be e dukshme ne
masakren e Raçakut ne Janar 1999, te mos perseriten. Ne kemi per
detyre te kthejme ne shtepite e tyre qindra mijera refugjatet dhe
personat e zhvendosur”. Perfaqesuesi kanadez deklaroi se perkrahja
e Projektrezolutes per te denuar veprimet e NATO-s, do t’i
poziciononte shtetet “jashte konsensusit nderkombetar, i cili
dikton se ka ardhur koha per t’i dhene fund dhunes se vazhdueshme
kunder popullsise se Kosoves”.
Nga
ana tjeter, NATO-ja si organizate rajonale eshte e detyruar nga
Statuti i saj, Neni 1 qe thote: “Siç eshte percaktuar ne Karten e
Kombeve te Bashkuara, palet kontraktuese marrin persiper te zgjidhin
me mjete paqesore çdo konflikt nderkombetar, ne te cilin mund te
perfshihen ne menyre te tille qe mos te kercenohet paqja
nderkombetare, sigurua dhe drejtesia dhe ne marredheniet e tyre
nderkombetare te mos kercenojne me apo te perdorin force ne nje forme
te tille qe nuk do te ishte ne perputhje me qellimet e Kombeve te
Bashkuara”. Megjithate, mund te diskutohet se perdorimi i termit
“qellime”, ne vend qe te kerkohet shprehimisht respektimi i
“dispozitave” te Kartes, le me shume vend per nje interpretim qe
pershtat rrethanat qe nuk trajtohen nga Karta. Edhe Instituti Danez
per Marredhenie Nderkombetare konkludoi qe “Ne raste ekstreme,
nderhyrja humanitare mund te jete e nevojshme dhe te justifikohet mbi
baza politike dhe morale edhe nese autorizimi nga Keshilli i
Sigurimit i OKB-se nuk mund te sigurohet”.Qe nga viti 1863, Sir
Eilliam Harcourt theksoi: “Nderhyrja eshte me shume çeshtje
politike dhe jo ligji. Kjo eshte pertej domenit te ligjit dhe kur
trajtohet urtesisht dhe drejtesisht, ata qe kane fuqi t’i japin
efekt, mund te jete politika me e larte e drejtesise dhe njerezimit”.
DOKTRINA
BLER PER NDERHYRJEN HUMANITARE
Kryeministri
britanik Toni Bler (Tony Blair) ne nje fjalim 1) te mbajtur ne Cikago
(22 prill 1999) duke argumentuar nderhyrjen ushtarake te NATO=s ne
Kosove si nje nderhyrje legjitime ne mbrojtje te vlerave te lirise,
te te drejtave te njeriut, te nje shoqerie te hapur, te nje bote ne
ndryshim progresiv, te nje kohe te globalizmit me paqe, drejtesi e
siguri, ku kooperimi ne mes shteteve e organizmave
nderkombetare i mbron dhe larteson intersat e secilit dhe te te
gjitheve. Mosnderhyrja ne punet e brendshme te shteteve deri vone
eshte konsideruar si njeri nder principet me te rendesishme ne te
Drejten Nderkombetare, pasi asnje shtet nuk guxon te kete te drejten
te ndryshoje sistemin politik te shtetit tjeter. Kjo eshte njera ane
mjaft themelore, por kemi te bejme edhe me nje fakt tjeter: Krimet
kunder njerezimit nuk mund te kualifikohen kurre si si pune te
brendshme te nje shteti, veçanerisht kur shtypja barbare çon deri
te eksodi masiv i refugjateve, si ne rastin e Kosoves ne vitet
1998-1999, çka solli destabilitet te shtetet fqinje me RFJ
duke paraqitur rrezik real per “paqen e sigurine nderkombetare”,
siç pohon edhe KS ne rezolutat e tij te vitit 1998-1999. “Qeverite,
te cilat mundohen te ruajne pushtetin duke shtypur pakicat, e humbin
legjitimitetin”, thekson Bler 2).Mirepo, nese kendveshtrojme neper
kontinente te botes e hapat ekohes gjejme shume qeveri jodemokratike,
te cilat nuk heqin dore madje as nga aktet barbare (RFJ, Irak,
Afganistan etj.),prandaj sipermarrjet per te tentuar per te eleminuar
çdo padrejtesi do te kishte sjelle veçse intervenime ushtarake te
vazhdueshme.
Kryeministri britanik Toni Bler, ne
kete kuader te se Drejtes Nderkombetare, thekson pese kritere (pika
themelore) qe, sipas tij e te deshmuara ne rastin “Kosova”, duhen
patur parasysh ne nderhyrje te tilla:
1.
A jemi plotesisht te sigurte rreth
qendrimit tone? Lufta nuk eshte instrumenti me
persosur
per eleminimin e krizave humanitare. Ne anen tjeter: angazhimi i
ushtrise ne disa raste eshte mjeti i vetem per t’i qeruar hesapet
me diktatoret.
2.A
i kemi perdorur te gjitha opcionet diplomatike? Zgjidhjes
paqesore duhet t’i jepetçdo shans m’u ashtu siç kemi vepruar ne
rastin e Kosoves.
3.
A ekzistojne gjate analizes praktike alternativa te tjera te
operacioneve ushtarake,
te
cilat do te kishim mundur t’i zbatonim me kujdes.
4.
A jemi te gatshem te qendrojme per nje kohe te gjate? Ne te kaluaren
eshte folur shume rreth strategjise, dhe si do te dalim nga kjo
situate e palakmueshme. Mirepo, pasiqe kemi vendosur te veprojme
keshtu, atehere nuk mund te terhiqemi nga ty posa te perfundoje
lufta.
5.
A jane sfiduar interesat tona kombetare? Debimi masiv i shqiptareve
nga Kosova ishte nje verejtje per te gjithe boten. Une nuk po theksoj
se kjo do te jete sfida e fundit per ne.3) Pyetje te tilla, perfundon
Bler, duhet t’ia parashtrojme vetevetes, kur ne te ardhmen vendosim
se kur dhe ku duhet te intervenojme.
Natyrisht
keto pese kritere jane zbatuar ne rastin e nderhyrjes se NATO-s ne
Kosove, çka flasin per legjitimitetin e saj dhe tregojne se ky
veprim luftarak i NATO-s ishte nje rast “sui generis”, qe jo
vetem bazohet ne nje tradite te meparshme, veçanerisht asaj te
krijuar pas Luftes se Ftohte, po krijoi edhe traditen e vet risore ne
ecurine e fundviteve te shek. XX dhe fillimet e shek. XXI. Miepo kjo
tradite, keto rregulla e te tjera, duhet te sanksionohen ne nje
reformim te pritshem e te mundshem te Organizates se Kombeve te
Bashkuara, veçanerisht pas perfundimit te luftes ne Kosove e
pavaresise e sovranitetit te saj. Kjo per dy arsye”: e para, duhen
gjetur rruge te reja te funksionimit te OKB-se e Keshillit te
Sigurimit te saj, ndersa, e dyta, “modeli Kosova” nga paralufta
deri te paspavaresia e dha drejtesine dhe efektivitetin e vet, i dha
legjitimitetin nderhyrjes ushtarake te NATO-s me 24 mars 1999.
GJYKATA
NDERKOMBETARE
E
HAGES
Gjykata Nderkombetare e Drejtesise
ne Hage te Hollandes, e themeluar nga OKB e me veprimtari
aktive ne vitet e fundit, shqyrton sjelljet ndershteterore ne
marredheniet nderkombetare dhe legjislacioni i saj jane konventat,
marreveshjet, rezolutat e Keshillit te Sigurimit e te Asamblese se
Pergjithshme te OKB-se etj. Serbia ka arritur qe legjitimitetin
e pavaresise se Kosoves ta dergoje ne kete gjykate, duke e denoncuar
aktin e shpalljes se pavaresise me 17 shkurt 2008, si nje "akt
ne kundershtim me te drejten nderkombetare", pasi ne tetor te
vitit 2008 fitoi shumicen e votave te anetareve te OKB-se duke
e derguar kete çeshtje ne Hage. Qeveria e Serbise ka
depozituar mbi 1000 faqe material, nga te cilat 350 faqe
material kryesor, ku paraqet argumentat e veta se pavaresia e Kosoves
qenka e pajustifikuar nga pikepamja e ligjeve nderkombetare, ndersa
Qeveria e Kosoves ka derguar gjithashtu (17 prill 2009) dosjen e vet
me 200 faqe material kryesor dhe mbi 300 faqe te tjera me materiale
ndihmese.
Ne
Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage nga 1-11 dhjetor 2009 u
zhvillua proçesi i degjimit publik ne proçesin e hapur te
vleresimit te ligjshmerise se Deklarates se Pavaresise
(17 shkurt 2008, qe e shpall Kosoven shtet i pavarur e sovran), ku i
paraqiten argumentet e tyre 29 shtete, nga te cilat, 14 prej tyre, e
kane mbeshtetur pavaresine e saj si te bazuar ne te drejten
nderkombetare, si Shqiperia, Shtetet e
Bashkuara te Amerikes, Mbreteria e Bashkuar e Britanise se Madhe e
Irlandes se Veriut, Franca, Gjermania, Arabia Saudite, Austria,
Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Finlanda, Jordania, Norvegjia,
Holanda. Ndersa kunder, perveç Serbise, argumentuan edhe Argjentina,
Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Brazili, Kina, Qipro, Spanja,
Rusia, Rumunia, Venezuela dhe Vietnami. Kurse Burundi, i vetmi
vend nga kontinenti Afrikan, nuk u deklarua qarte as pro e as
kunder pavaresise. E treta, numri i madh i vendeve
ish-komuniste si Federata Ruse, Republika Popullore e Kines,
Bjellorusia, Rumania, Vietnami, Azerbajxhani, Serbia, ku tre prej
tyre jane nga ish-BRSS. E katerta, terheq vemendjen numri i madh i
shteteve te Amerikes Latine si Brazili, Argjentina, Bolivia e
Venezuela,
Kjo
na shtyn ne disa arsyetime: E para, ne mbrojtje ballore juridike te
Kosoves jane shtetet me promovuese e farketuese te lirise e
pavaresise se kombeve, te demokracise nderkombetare si dhe te te
drejtave njerezore, vende inicuese te hartimit te ligjeve demokratike
qe kane miratuar OKB e organizma te tjera nderkombetare.
Ndersa ne anen e Serbise qendrojne shume vende
problematike ne promovimin e lirise e te demokracise, si Rusia
qe ka probleme me Çeçnine, por edhe ne Dagestan e me Gjeorgjine (ne
kete pike i ngjan Serbise ne rastin e spastrimit etnik e te
asgjesimit te shqiptareve ne Kosove), Kina ka probleme te tilla
ne Tibet e Ingusheti dhe disa nga keto vende jane te njohura
per defiçite ne zbatimin e vlerave demokratike dhe respektimin e
lirive dhe te drejtave njerezore e qytetare, çka i ofron perseri me
sjelljet e Serbise ne Kosove dhe ne rajone te tjera te
ish-Jugosllavise.E dyta, kjo ishte hera e pare qe ne nje proçes ne
kete Gjykate marrin pjese te pese vendet anetare te perhershme te KS
te OKB-se. E treta, ky eshte gjykimi me pjesmarrjen me te madhe
numerike e cilesore te shteteve antare te OKB-se.
Ekspertet
e se drejtes nderkombetare ndajne mendime te ndryshme per kete
çeshtje.1) Nje pjese thone se Kosova nuk ka pasur te drejte te
shpallte pavaresine pa pelqimin e OKB dhe paleve te perfshira ne
konflikt, domethene Serbise dhe Kosoves, biles keta eksperte e
vleresojne me lart sovranitetin shteteror dhe paprekshmerine e
kufijve sesa te drejten e popujve per vetevendosje, pasi, sipas tyre,
shkeputja e çfaredo territori kunder vullnetit te shtetit “ame”
vetem mund te prodhoje tensione. Nje interpretim i tille dogmatik i
se drejtes nderkombetare eshte i mundshem, por shpeshhere nuk perkon
me realitetin. E realiteti eshte se e drejta nderkombetare nuk eshte
diçka statike, por zhvillohet me kalimin e viteve dhe me perparimin
progresiv e te shpejte te botes. Nese para 50 vitesh te drejtat e
njeriut nuk kane qene aq te rendesishme, sot eshte ndryshe, krejt
ndryshe. Nese para 20 apo 30 vjetesh nje shtet diktatorial eshte
lejuar te beje çfare te doje me pakicat kombetare, perfshire ketu
edhe ushtrimin e terrorit, tani nje gje e tille nuk eshte e mundshme.
"Deklarata
e Pavaresise se Kosoves e 17 shkurtit 2008 paraqet shkelje flagrante
te sovranitetit dhe te integritetit territorial", ka thene
perfaqesuesi i Serbise, Dushan Batakoviç, ne seancen degjimore ne
GJND, duke iu referuar vazhdimisht Rezolutes 1244 te KS te OKB-se, e
cila, sipas tij, ajo garanton integritetin territorial te Serbise.
Republika e Kosoves, nepermjet ministrit te saj te jashtem,
Skender Hyseni, ka kerkuar qe Gjykata e Hages, ne rast se e sheh te
pershtatshme te pergjigjet ne kerkesen per nje Mendim
Keshilledhenes sipas Rezolutes 63/3 te Asamblese se Pergjithshme, te
gjeje se Deklarata e Pavaresise e 17 shkurtit 2008 nuk ka qene ne
kundershtim me asnje rregull te aplikueshem te se drejtes
nderkombetare.
KOSOVA
Republika
e Kosoves, e perfaqesuar nga ministri i saj i jashtem, Skender
Hyseni, ne paraqitjen e argumentave ne Gjykaten Nderkombetare
te Drejtesise ne procesin keshilledhenes lidhur me Deklaraten e
Pavaresise te 17 shkurtit 2008 ka theksuar : a) Deklarata e
Pavaresise eshte shpallur ne emer te popullit te Kosoves, nga
perfaqesuesit e zgjedhur ne menyre demokratike. b) Ne pajtim me
Planin e hartuar nga Perfaqesuesi i Posaçem i Sekretarit te
Pergjithshem, Presidenti Martti Ahtisaari, Kosova ka miratuar nje
kushtetute moderne, e cila reflekton standardet me te larta
nderkombetare te te drejtave te njeriut dhe te drejtave te pakicave.
c) Institucionet e Republikes se Kosoves, duke perfshire te tri deget
e pushtetit, tashme jane plotesisht te konsoliduara.2). Duke folur
per marredheniet e Republikes se Kosoves me shtetet e tjera, ministri
Hyseni, ka permendur faktin se 63 shtete tashme e kane njohur
Kosoven, si shtet sovran dhe te pavarur, shtete te tjera kane
ndermarre hapa qe tregojne pranimin e sovranitetit te Kosoves dhe se
ajo tashme ka hyre ne marredhenie diplomatike me shume shtete duke
themeluar 21 misione diplomatike dhe 9 misione konsullore. Duke
adresuar negociatat, ai tha se: a) Pas gjithe asaj qe ka ndodhur,
eshte e paimagjinueshme qe ne te pranojme thirrjen e Serbise per te
kthyer oren mbrapa per te zhvilluar negociata te metejshme,
rreth asaj se a do ta pranoje apo jo Serbia Kosoven shtet te pavarur
dhe sovran. b) Kjo do te ishte teper destabilizuese, dhe madje mund
te prodhoje konflikt te ri ne rajon. c) Tani, me ne fund, ka paqe dhe
siguri ne Kosove, dhe ne rajon; jemi te vendosur qe ta ruajme kete
paqe.
Nderkohe,
argumente te detajuara ligjore, ne emer te delegacionit te Kosoves,
jane paraqitur nga Michael Eood, anetar i Komisionit te se Drejtes
Nderkombetare, Daniel Müller, Qendra per te Drejten Nderkombetare
(CEDIN) dhe Prof. Sean Murphy, Universiteti George Eashington, te
cilat permblidhen ne keto pika kryesore: Se pari, Gjykata duhet te
shqyrtoje pershtatshmerine e pergjigjes ne pyetjen e bere nga
Asambleja e Pergjithshme. Nje numer i shteteve kane ngritur pyetje
serioze ne kete drejtim. Sikur shume shtete e kane bere te qarte ne
deklaratat e tyre me shkrim, pyetja e Asamblese se Pergjithshme per
Gjykaten eshte e ngushte dhe precise, e cila lidhet vetem me
Deklaraten e Pavaresise qe eshte shpallur me 17 shkurt 2008. Ajo nuk
ka te beje me çeshtjet e shtetesise, te njohjes ose te anetaresimit
ne organizata nderkombetare. Se dyti, e drejta e pergjithshme
nderkombetare nuk permban rregulla me te cilat ligjshmeria e
Deklarates se Pavaresise, si ajo e 17 shkurtit 2008, mund te
vleresohet. Ne veçanti, parimi i sovranitetit dhe integritetit
territorial nuk mund te kete operuar per te parandaluar shpalljen e
Deklarates. Deri ne masen sa Rezoluta 1244 percakton kornizen
relevante ligjore per te shqyrtuar pyetjen perpara Gjykates, Gjykata
nuk ka madje nevoje te shqyrtoje çeshtjet e te drejtes se
pergjithshme nderkombetare ne dhenien e pergjigjes se saj. Se treti,
nuk ka asgje ne Rezoluten 1244 te 10 qershorit 1999 qe e ka
parandaluar shpalljen e Deklarates se Pavaresise me 2008. Se
katerti, disa shtete, ne deklaratat e tyre me shkrim, jane
perqendruar ne parimin e vetevendosjes. Qendrimi i Republikes se
Kosoves eshte se Gjykata nuk ka nevoje te arrije ne kete çeshtje,
pasi nuk eshte e nevojshme te percaktohet nese e drejta nderkombetare
e ka autorizuar Kosoven qe te shpalle pavaresine. Por, nese e ben
kete, qendrimi eshte i qarte se, ne shkurt 2008, populli i Kosoves ka
pasur te drejte te ushtroje te drejten per vetevendosje, dhe e ka
bere kete duke zgjedhur pavaresine. Republika e Kosoves i ndan
pikepamjet e atyre shteteve qe kane arritur ne kete perfundim”.
SERBIA
Perfaqesuesi
i Serbise, Dushan Batakoviç, ambassador ne France, i ka paraqitur
argumentet e veta para GJND-se duke thene se shpallja e
Pavaresise ishte e paligjshme dhe ne mase te madhe e sfidon rendin
legal nderkombetar. Ai e riquajti Kosoven "djepi historik
i Serbise".
Mendimi
i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise do te kete rendesi
fondamentale jo vetem per zhvillimet ne Kosoves, por edhe per rendin
nderkombetar, ka vene ne pah Batakoviç, duke renditur disa argument:
a) Sipas tij, eshte pikerisht Deklarata e Pavaresise ajo qe i
shnderroi serbet ne Kosove ne nje minoritet. b) I derguari i Kombeve
te Bashkuara, Marti Ahtisari, dhe disa vende te caktuara "kane
bere presion qe Pavaresia te imponohet si zgjidhje". c)
Deklarata unilaterale e Pavaresise eshte nje perpjekje qe t'i jepet
fund administrimit te UNMIK-ut dhe sovranitetit te Serbise ne Kosove.
ç) Serbia eshte e bindur se kur GJND-ja te jape Mendimin e vet
Keshilledhenes, vetem atehere do te krijohen kushte per bisedime te
reja ndermjet Serbise dhe Kosoves qe te gjendet nje zgjidhje e
pranueshme per statusin e Kosoves.
Ne
favor te Serbise ka folur edhe avokati Vladimir Gjeriç, duke
permendur aspektet procedurale dhe, sipas tij: a) Gjykata
Nderkombetare e Drejtesise do te duhej te jepte Mendimin
Keshilledhenes ne favor te Serbise, duke shtuar se, ne kete rast, kjo
do te jete ne sherbim te rendit nderkombetar.b) Shpallja e Pavaresise
se Kosoves eshte kryer nga “organet e perkohshme te
vetadministrimit ne Kosove, nen Rezoluten 1244 dhe ne keto rrethana,
nuk ka mundur te jete legjitime”. Mbrojtesi i radhes i argumenteve
te Serbise ishte eksperti i se drejtes nderkombetare, Andreas
Cimerman, i cili ka sjelle dy arsyetime: a) Ka pohuar se "Rezoluta
1244 ka qene garantuese e sovranitetit dhe integritetit territorial
te Serbise". b) Ka nenvizuar se Rezoluta 1244 nenkupton qe çdo
zgjidhje te jete e harmonizuar ndermjet dy vendeve, pra ne mes
Kosoves dhe Serbise, pasi “Rezoluta 1244 nenkupton qe çdo zgjidhje
te jete e harmonizuar ndermjet dy vendeve, pra ne mes Kosoves dhe
Serbise”. Malkolm Shau, nderkaq, pjesetar i ekipit te Serbise, ka
thene se njohja e Kosoves nga vendet e tjera eshte irelevante: a)
Duke u thene gjyqtareve se ajo qe eshte e paligjshme nuk mund te
konsiderohet si e ligjshme nga veprimet e pales se trete". b)
Duke terhequr verejtjen se nese mendimi i gjykates shihet si dobesim
i parimeve per te drejtat e nje shteti mbi teresine territoriale,
atehere do te jete burim i konsiderueshem i nervozizmit per vendet e
tjera qe perballen me levizje secesioniste. Zevendesi i delegacionit
te Serbise, Sasha Obradoviq, nga ana e tij, nenvizoi se
autoritetet ne Prishtine nuk kane pasur autorizim per te shpallur
pavaresine e Kosoves dhe se me kete Akt kane shkelur Rezoluten 1244
dhe te drejten nderkombetare, dhe, me tej, i apeloi GJND-se qe
te vleresoje se shpallja e Pavaresise se Kosoves ka qene kunder se
drejtes nderkombetare.
Ministri
i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremiç, ka shprehur bindjen se Gjykata
Nderkombetare e Drejtesise do ta mbeshtese perpjekjen e Serbise ne
kundershtimin e pavaresise se Kosoves duke nenvizuar: "Ne presim
qe ligji nderkombetar te ruhet. Pavaresia e Kosoves ishte thjesht
ilegale dhe ne i besojme drejtesise nderkombetare",
SHQIPERIA
Shqiperia
3) para GJND (2 dhjetor 2009) e mbrojti ligjshmerine e Pavaresise se
Kosoves si plotesisht e ligjshme dhe e bazuar ne te drejten
nderkombetare, duke sjelle argumentat e veta: 1. Deklarata e
Pavaresise eshte miratuar nga perfaqesuesit legjitime dhe te zgjedhur
ne menyre demokratike, si shprehje e vullnetit te popullit te Kosoves
dhe jo nga Institucionet Provizore te Veteqeverisjes se Kosoves. 2.
Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te OKB qellimisht e ka lene te
hapur menyren e rregullimit te statusit perfundimtar te Kosoves. 3.
Deklarata e Pavaresise se Republikes se Kosoves e dates 17 shkurt
2008, nuk eshte hedhur poshte, kundershtuar apo marre ndonje veprim
ne kundershtim me kete deklarate as nga Keshilli i Sigurimit, as nga
Perfaqesuesi Special i Sekretarit te Pergjithshem ne Kosove, dhe as
nga Asambleja e Pergjithshme. 4. Populli i Kosoves eshte i njohur si
i tille ne disa dokumente nga disa organizma, duke perfshire ketu
edhe Organizaten e Kombeve te Bashkuara, dhe per rrjedhoje gezon te
drejten per vetevendosje sipas te drejtes nderkombetare. 5.
Deklarata e Pavaresise nuk eshte as ne tejkalim te kompetencave te
perfaqesuesve te zgjedhur ne menyre demokratike te popullit te
Kosoves dhe as ne shkelje te normave detyruese te se drejtes
nderkombetare. 6. Persa i perket parimit te moscenimit te
integritetit territorial, Kosova, bazuar, nder te tjera, edhe ne te
drejtat qe ka gezuar si pjese konstitutive e ish-RFJ, ne baze te
Kushtetutes se 1974-s, ka ushtruar te drejten e saj per vetevendosje.
7. E drejta nderkombetare ne vetvete nuk e rregullon proceduren
e miratimit te aktit te shpalljes se pavaresise se nje populli,
formen e tij, apo ligjshmerine e tij, perveç mosnjohjes ne rastin e
nderhyrjes nga jashte nga nje shtet tjeter dhe/ose kur nje shpallje e
tille vjen ne kundershtim me norma detyruese te se drejtes
nderkombetare apo me force te armatosur. Rasti i Kosoves nuk bie nen
asnjeren nga dy kategorite e fundit, por eshte shprehje legjitime e
vullnetit te popullit te saj.
Nga
delegacioni i Shqiperise, ne mbrotje te Pavaresise se Kosoves,
eksperti Johan Frovein, paraqet argument lidhur me (mos)kontestimin
nga GJND: a) Kosoven deri me tash e kane njohur 63 vende dhe keto
“njohje nuk mund te kontestohen nga aspekti i se drejtes
nderkombetare”. b) Ajo qe eshte e kontestueshme, sipas tij, “eshte
e drejta e Gjykates Nderkombetare per te vendosur mbi shpalljen e
pavaresise se Kosoves”. c) “Edhe nese Gjykata Nderkombetare e
Drejtesise do te jepte nje mendim negativ per shpalljen e pavaresise,
ajo nuk do te mund te ndryshonte gjendjen faktike ne Kosove”.
Ne
konkluzion te qendrimit te saj, Republika e Shqiperise i ka kerkuar
Gjykates Nderkombetare te Drejtesise te deklaroje qe Deklarata e
Pavaresise e Kosoves e 17 shkurtit 2008 eshte ne perputhje te plote
me te drejten nderkombetare.
SHTETET
E BASHKUARA TE AMERIKES
Mbrojtja
me e fuqishme e Pavaresise se Kosoves ne Gjykaten e Hages ishte nga
Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku perfaqesuesi i saj, Harold Koh,
nder te tjera, u ndal ne disa argument:
1.-
Fillimisht e ka shtruar pyetjen nese shpallja e Pavaresise se
Kosoves eshte ne harmoni me te drejten nderkombetare dhe menjehere
eshte vetepergjigjur: “Per Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ajo
eshte ne harmoni me te drejten nderkombetare, sepse nuk permban asgje
ne kundershtim me kete te drejte. E drejta nderkombetare nuk
rregullon çeshtjet e deklaratave te pavaresise, ndersa pavaresia e
Kosoves eshte kaptina e fundit ne proçesin e shperberjes se
ish-Jugosllavise. Nuk ka inkonsistence ndermjet shpalljes paqesore te
pavaresise se Kosoves e te drejtes nderkombetare dhe Rezolutes 1244
te Keshillit te Sigurimit”.
2.
Ai iu eshte drejtuar 15 gjykatesve te GJND-se, duke u thene se (ata)
a kane degjuar per mizorite ndaj shqiptareve te Kosoves, per 1
milione kosovare te debuar me dhune dhe per fushaten e pastrimit
etnik… duke shtuar se “shpallja e pavaresise se Kosoves nuk
ka qene zhvillim spontan, porse asaj i ka paraprire nje proçes
politik”.
3.
“Shpallja e Pavaresise se Kosoves eshte artikulim i vullnetit te
popullit, qe as mund te autorizohet dhe as ndalohet”. Serbia kishte
thene edhe ne rastin e Sllovenise dhe te Kroacise se ishte shkelur e
drejta nderkombetare, por tani nuk thote me.
4.
“Shpallja e Pavaresise se Kosoves nuk e ka cenuar as parimin e
integritetit territorial, sepse ky parim rregullon vetem raportet
ndershteterore”. Koh iu referuar pastaj Rambujese dhe “vullnetit
te popullit” duke nenvizuar se dokumentet e ketij tubimi nuk
predikojne dhe as perjashtojne asnje epilog te statusit politik te
Kosoves.
5.
Nese Rezoluta 1244 permban dispoziten per integritetin territorial te
Serbise, pse atehere per shume kohe Beogradi eshte ankuar se ajo i
hape rrugen pavaresimit te Kosoves, ka pyetur Harold Koh, per te
shtuar se Rezoluta 1244 thirret ne integritetin territorial te
Jugosllavise, por Jugosllavia me nuk ekziston.
6.
"Rezoluta 1244 i referohet integritetit territorial vetem si
faze kalimtare, ndersa mbeshtetesit e Serbise nuk kane arritur te
gjejne asnje rresht ne Rezolute qe te mund te thone se Kosova duke e
shpallur pavaresine e ka shkelur ate", ka thene Harold Koh. duke
shtuar se "Serbia thote se i ka ofruar Kosoves autonomine me te
gjere te mundshme, por ata qe mbajne mend tanket rreth parlamentit te
Kosoves ne vitin 1989 e dine mire se per çfare autonomie behet
fjale".
7.
Nga qindra deklarata te pavaresise asnje nuk eshte hedhur poshte nga
e drejta nderkombetare dhe kjo nuk ben te ndodhe as me Kosoven. Nga
kjo Gjykate kerkohet te vendose nese deshiron te per popullin e
Kosoves, historine e autonomise se Kosoves dhe pjesmarrjen e Kosoves
ne procesin nderkombetar te statusit”,"Lereni te qete
pavaresine e Kosoves, sepse ajo eshte vullnet i popullit dhe faktor
stabiliteti ne Ballkan", ka apeluar perfaqesuesi i
Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Harold Koh.
8.
"Serbia ka perseritur se nuk do ta njohe Kosoven edhe nese kjo
Gjykate ( e Hages) shpreh mendim ne favor te Kosoves, prandaj,
rrjedhimisht, GJND nuk ka nevoje te jape Mendim Keshilldhenes kur ka
shtete (si ne kete rast) qe kane thene se edhe ashtu nuk
do ta respektojne, ka thene perfaqesuesi amerikan. Me tej ka
shtuar se nese kete do ta beje Serbia, atehere duhet te kete parasysh
– kujdesin intensiv te Keshillit te Sigurimit ndaj Kosoves,
shqetesimin e OSBE-se ,te ktheje situaten prapa ose te lejoje Kosoven
dhe fqinjet te ecin perpara”
FEDERATA
RUSE
Nga
ana tjeter, perfaqesuesi i Federates Ruse, Kiril Gevorgian,
ambassador rus ne Hollande, ne fjalen e tij, duke bere mbrojtjen me
te fuqishme kunder Pavaresise se Kosoves, parashtroi se kjo
Gjykate ka juridiksion per çeshtjen e shpalljes se pavaresise se
Kosoves e mandej ka shtruar argumentat e pales ruse: 1. Shume
deklarata te pavaresive jane konsideruar te paligjshme nga Keshilli i
Sigurimit, duke sjelle si nje rast te tille Qipron Veriore. 2.
"Shpallja e pavaresise se Kosoves eshte jo legale, sepse u ben
nen nje administrim nderkombetar” 3. “Popullata e Kosoves
nuk hyne ne kuader te grupeve qe kualifikohen per te pasur te drejten
per vetevendosje". 4. "Ne vitin 2008 nuk kishte
kercenim ndaj popullit te Kosoves nga ana e Serbise dhe shkelja e te
drejtave te njeriut nuk mund te merret si argument per shpalljen e
pavaresise se Kosoves", ka thene perfaqesuesi rus. 5.
Populli i Kosoves asnjehere nuk eshte pranuar si popull me te drejten
e vetevendosjes, ndersa Bashkesia Nderkombetare ne vitin 1999 veproj
pa e njohur te drejten e vetevendosjes se popullates se Kosoves. 6.
Kosova sipas te drejtes nderkombetare eshte nen administrimin e
OKB-se dhe as shqiptaret dhe as Beogradi nuk mund te ndermarrin hapa
unilateral qe sfidojne UNMIKU-un. 7. Fakti qe bisedimet
(Kosove-Serbi) nuk kane sjelle rezultate nuk do te thote se te gjitha
mundesite jane shterur. 8. "Serbia i ka ofruar Kosoves jo
vetem shkalle te larte te autonomise se brendshme, por edhe
pjesemarrje ne organizatat nderkombetare” 9. Sipas Rezolutes 1244
statusi i Kosoves eshte dashur te jete autonomi substanciale ne
kuader te Serbise dhe kjo rezolute mbetet teresisht ne fuqi”.
Gjermania:
Perfaqesuesja
gjermane, Susane Easum-Rainer, i paraqiti argumentat e saj para
Gykates Nderkombetare te Drejtesise: 1. Ishte e mendimit se Kosova
nuk mund te perdoret si shkas per secesione te tjera. 2. "Kosova
nuk eshte nje rast precedence. Rasti eshte specifik dhe unik".3.
“Pavaresia e Kosoves i ka kontribuar stabilitetit ne Ballkan. 4.
“Shpallja e Pavaresise se Kosoves nuk eshte bere nga institucionet
e perkohshme, por nga institucionet e zgjedhura ne rruge demokratike,
qe kane artikuluar vullnetin e popullit” 5. E drejta nderkombetare
nuk eshte kompetente te vleresoje, sepse kete çeshtje nuk e ka te
sanksionuar”. 6. Rezoluta 1244 nuk permban asnje element me
ane te te cilit do te mund te ndalonte pavaresimin e Kosoves, prandaj
shpallja e pavaresise nuk perben shkelje te Rezolutes 1244. "Qeveria
ime, tha Rainer. eshte e bindur se ne shtepine e perbashket, ne
Evrope, ka hapesire te mjaftueshme per te dyja shtetet – Kosoven
dhe Serbine.“ 7. Kosova permbush kushtet per te qene e
pavarur, sepse ka popullaten, territorin dhe qeverine e vet”. 8.
Parimi i vetevendosjes ne rastin e Kosoves eshte i pranueshem si
zgjidhja e fundit dhe e vetmja e mundshme per shkak te diskriminimit,
shkeljeve masovike dhe te te drejtave te njeriut”. 9.- Njohja
e shtetesise se Kosoves nga vendet e rajonit ka deshmuar faktin se
keto vende i besojne aftesise se Kosoves per t’i kontribuar
stabilitetit.
Ne
mbyllje, ajo ka ka perkujtuar 20-vjetorin e renies se Murit te
Berlinit, duke e cilesuar ate si “ushtrim te se drejtes per
vetevendosje te popullit gjerman”.
FRANCA;
Deklarata
per pavaresine e Kosoves nuk eshte ne kundershtim me te Drejten
Nderkombetare. Keshtu shprehet edhe Perfaqesuesja juridike e Frances,
Edvizh Bejar duke folur para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne
diten e shtate te procesit per legjitimtitetin e shpalljes se
pavaresise se Kosoves.
“Shkeputja
nuk eshte ne kundershtim me te Drejten Nderkombetare dhe per kete
arsye kjo gjykate duhet te refuzoje qe te marre ndonje qendrim, sepse
pergjigjia ne pyetjen mbi legjitimititein e Deklarates se
Pavaresise se Kosoves nuk jep ndonje kontribut praktik. Kjo
deklarate nuk ka shkelur parimet e integritetit territorial, sepse ai
vlen vetem per marredheniet mes te shteteve. “Deshtimi i
negociatave nuk eshte shkak qe deklarata te shpallet e pavlefshme,
sepse ajo nuk eshte shkak, por pasoje e ketij mossuksesi,” tha
perfaqesuesja franceze duke shtuar se gjate negociatave ishin
konsumuar te gjitha mundesite tjera.
KINA:
Perfaqesuesja
e Kines, Xue Hançin, paraqitjen e pare te Kines para Gjykates
Nderkombetare te Drejtesise e shpjegoi me fjalet: „Kina eshte e
mendimit se vleresimi i ligjshmerise se Pavaresise se Kosoves eshte i
nje rendesie te veçante per paqen dhe stabilitetin ne Ballkan dhe te
drejten nderkombetare.“
AUSTRIA:
Mbi
ligjshmerine e Deklarates se Pavaresise se Kosoves, ambasadori
austriak, Helmut Tiki, ka argumentuar se “Shpallja e pavaresise se
Kosoves eshte konform me te drejten nderkombetare dhe Rezoluten 1244
te Keshillit te Sigurimit”. 1. “E drejta nderkombetare nuk
permban dispozita qe ndalojne shpalljen e Pavaresise”. 2. “Shpallja
e Pavaresise eshte bere nga te zgjedhurit ne rruge diplomatike te
Kosoves dhe jo nga institucionet e perkohshme”. 3. Nuk ka
kontradikta ndermjet integritetit territorial dhe shpalljes se
pavaresise. Per te ilustruar kete, Helmut Tiki theksoi se “nga
fillimi i viteve ’90, deklarata te pavaresise kane bere edhe
Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia dhe kjo nuk ka paraqitur
shkelje te se drejtes nderkombetare”.4. Me te drejten nderkombetare
nuk ndalohet dhe as sanksionohet secesioni, sepse aspekti i
respektimit te integritetit territorial vlen vetem per raportet
ndershteterore”. 5. E drejta nderkombetare nuk sanksionon
çeshtjen e shpalljes se Pavaresise” 6. Njohja e Kosoves nga
63 vende dhe vendet fqinje deshmon se shpallja e pavaresise ishte
konform normave nderkombetare”.
Ne
kete kuader, Austria ka ftuar Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise te
konstatoje se “shpallja e pavaresise se Kosoves ishte ne harmoni me
te drejten nderkombetare”.
SPANJA:
Perfaqesuesja
e Spanjes, Konsepsion Eskobar Hernandez, ne kundershtine e saj ndaj
Pavaresise se Kosoves, evidenton tre argument: 1. “Spanja
konsideron se Rezoluta 1244 ende eshte ne fuqi, ndersa procesi
politik per gjetjen e zgjidhjes ende ne vazhdim e siper, gjithnje
derisa Keshilli i Sigurimit nuk miraton nje vendim tjeter”. 2.
Shpallja e njeanshme e secesionit nuk eshte ne harmoni me te drejten
nderkombetare, sepse lejohet vetem ne rastet e kolonive”. 3.
“Ceshtja e Kosoves eshte zgjidhur me rezoluten e KS te OKB-se qe
shqiptareve u ka ofruar vetadministrim te gjere”.
FINLANDA:
Paiva
Koukuranta, perfaqesuesja e Finlandes, ka folur per deportimet dhe
dhunen e Serbise ne Kosove, qe kane qene sistematike si dhe ka
apostrofuar edhe heqjen e dhunshme te Autonomise dhe Referendumin e
vitit 1991 per Pavaresine e Kosoves duke argumentuar: 1.- Pas renies
se Murit te Berlinit rrethanat kane ndryshuar, per te shtuar se
populli e cakton fatin e territorit dhe jo territori fatin e
popullit. Shtetesia nuk eshte dhurate qe dikush i jep dikujt, por
eshte diçka qe buron nga ata qe krijojne shtetin e tyre, 2.- Edhe
pavaresia e vendit tim eshte bere nga Parlamenti i Finlandes ne
kuader te shkeputjes prej Rusise. 3.-Rasti i Kosoves eshte “Sui
generis’”, ndersa argumentet e kundershtareve te Pavaresise se
Kosoves jane siperfaqesore.
KROACIA:
Kroacia
ishte vendi i vetem nga hapesirat e ish – Republikes Socialiste
Federative te Jugosllavise, qe u paraqite para Gjykates se Hages.
Andreja Metelko Zgombiç theksoi se Kosova kishte te dretjen e
vetvendosjes qe ne kohen e Kushtetutes se vitit 1974. Autonomia e saj
eshte hequr me dhune ne vitin 1989, ndersa ne vitet 90 jane bere
spastrime etnike.
AZERBAJXHANI:
Ambasadori
azerbajxhanas ne Hollande, Agshin Mahdijev, si nje nder perfaqesuesit
e ish-republikave te Bashkimit Sovjetik, ndihet mjaft i motivuar si
kundershtar dhe i irrituar nga Pavaresia e Kosoves, ndaj ne
argumentat e tij perpiqet te dale ne krah te Serbise: 1.- “Vendimi
i Gjykates Nderkombetare do te kete ndikim te madh ne marredheniet
nderkombetare”, pasi, sipas tij, “shpallja e pavaresise nuk eshte
ne harmoni me te drejten nderkombetare”. 2. “Secesioni gjithmone
ka qene shkelje e se drejtes nderkombetare, nese nuk eshte realizuar
me marreveshje”, dhe me tej pohon “fakti qe e drejta
nderkombetare nuk e sanksionon çeshtjen e secesionit”, “kjo
nuk do te thote qe ajo te legjitimohet”. 3. Duke folur, nderkaq,
per integritetin territorial, ai ka thene se “ky eshte parim
fundamental ne te drejten nderkombetare”, megjithese ka pranuar se
“ky parim nuk eshte çeshtje e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise
dhe e se drejtes nderkombetare, por qe si diskutim nuk mund te
perjashtohet”. 4. Ka “kontestuar te drejten e Kosoves per
vetevendosje”, duke thene se “ajo nuk i takon çdo populli ose
pakice, por vetem disave qe permbushin disa veçori te caktuara
politike”.
BJELLORUSIA:
Perfaqesuesja
e saj, Elena Grickenko, fillimisht ka thene se “GJND-ja eshte
kompetente dhe e thirrur per te dhene mendim per shpalljen e
pavaresise se Kosoves”. Ajo u eshte referuar dokumenteve te Kombeve
te Bashkuara dhe Kartes se Helsinkit, me saktesisht paragrafeve qe
kerkojne respektimin e integritetit territorial. “Bjellorusia
respekton te drejten e popujve per vetevendosje, por vetem ne raste
te caktuara te situatave koloniale”.“Ne rastin e Kosoves nuk mund
te zbatohet parimi i vetevendosjes qe del nga pozita koloniale, sepse
ajo e tille nuk ka qene”. Me tej ka theksuar se “Me Kushtetuten e
vitit 1974, Kosova ka gezuar te gjitha te drejtat politike, ekonomike
dhe kulturore si republikat e tjera, me perjashtim te se drejtes per
shkeputje”.
ARABIA
SAUDITE:
Ambasadori
i Arabise Saudite ne Holande, Abdullah Al –Shagrud, ka thene se
duke njohur pavaresine e Kosoves, Arabia Saudite ka respektuar
vullnetin politik te popullit te Kosoves per te qene i pavarur, duke
i kontribuar stabilitetit ne rajon. Ai e ka ftuar GJND-ne qe te kete
parasysh faktin se pavaresia e Kosoves i ka kontribuar stabilitetit
te vendit dhe te rajonit.
NORVEGJIA:
Ne
vazhdim te procesit edhe Norvegjia me ane te perfaqesuesit te saj,
Rollf Fife, vleresoi se e Drejta Nderkombetare ne menyre te
prere nuk e ndalon deklaraten per pavaresi. “Kjo nuk do te thote as
pranim dhe as miratim, as ndalim dhe as inkurajim te shkeputjes”
Duke kundershtuar qendrimin e Rusise se vetem Keshilli Sigurimit mund
ta shpalle fundin e procesit, perfaqesuesi i Norvegjise tha se vete
Keshilli i Sigurimit i ka besuar vendimarrjen per rrjedhen dhe afatin
e negociatave Presidentit Ahtisari.
JORDANIA:
Perfaqesuesi
i Jordanise, Zeid Al Hysein, nje nga antaret aktive te Konferences se
Vendeve Islamike, nenvizoi ne argumentat e shtetit te tij tre
arsyetime: 1.- Deklarata e pavaresise nuk eshte akt i shkeputjes veç
krijimit te shtetit ne territorin i cili prej momentit te shperberjes
se Jugosllavise nuk ishte nen sovranitetin e askujt. 2. “Me rastin
e kesaj shperberje Kosova duhet te kishte te drejten e vetvendosjes
sikur Republikat tjera, por bashkesia nderkombetare kete çeshtje e
ka lene anash per nje dekada te tere, per shkaqe politike”. 3.-
Deklarata e Pavaresise se Kosoves ishte mjeti i fundit pas deshtimit
te negociatave te ndermjetesuara nga nderkombetaret.
Nisur
nga pjesmarrja e shteteve dhe argumentat e tyre ne Gjykaten
Nderkombetare te Drejtesise ne Hage, dalim ne disa perfundime:
E
para: Ceshtja e Kosoves eshte nje çeshtje nderkombetare, pasi
edhe ne GJND marrin pjese shtete nga Europa, Amerika e Veriut, Azia,
Amerika e Jugut dhe nga Afrika., çka i japin (in)direkt te
drejte NATO-s si organizate politiko-ushtarake te nderhynte ne
Kosove.
E
dyta: Edhe ne GJND u trajtuan problematikat humanitare te
Kosoves si gjenocidi e spastrimi etnik, krimet kunder njerezimit,
injorimi e eleminimi i te drejtes se vetevendosjes etj. . çka e
legjitimojne nderhyrjen e NATO-s ne Kosove per arsye humanitare.
E
treta: Ne te dy rastet, edhe kur argumentohet pro apo kunder
Pavaresise se Kosoves, çeshtja e Kosoves nuk shihet vetem te akti i
Deklarates se Pavaresise se Kosoves, por si nje proces i gjate
historiko-politik, ndaj si te tille e ka pare edhe NATO dhe jo si akt
i 24 marsit apo 10 qershorit 1999.
1.- Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka rolin e vet
qëndror në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në botë dhe, në
rastin Kosova, tregoi përgjegjshmërinë e tij për të konstatuar,
rekomanduar e zgjidhur krizën e Kosovës duke e trajtuar si
një krizë humanitare, kërcenim pëpaqen e sigurinë rajonale e
ndërkombëtare, konflikt ndëretnik e deri në mandatimin si
Protektoriat Ndërkombëtar, pamvarësisht se shfaqi pamundësi
në dhënien e një autorizimi të mirëfilltë për ndërhyrjen
ushtarako-humanitare të NATO-s në Kosovë.
Në fakt nuk ka “dështuar” OKB (siç e trajtojnë
në rastin Kosova) po vet OKB nuk po i ndjekë zhvillimet e kohës
nga pas Lufta e Dytë Botërore, “Lufta e Ftohtë” dhe “Lufta e
Kosovës” për t’u reformuar me standarte të reja bashkëkohore
në të gjitha strukturat duke u nisur nga Këshilli i Sigurimit me
prurje të reja, me kompetenca të reja etj. Kjo ngaqë prej
themelimit të OKB-së e deri më sot është mbi trefishuar numri i
antarëve të saj, ndërsa antarë të përhershëm të KS kanë
mbetur pesë shtete dhe kjo “pesëshe” nuk e përfaqëson
plotësisht as fuqinë reale të globit dhe as gjeopolitikën e
kohës, pas mbeten jashtë KS shtete kontributive si Gjermania,
Japonia, India, Brazili, Kanadaja, Australia, Italia, Afrika e Jugut
etj. Dhe mos ndryshimi i kësaj “pesësheje” ka lindur nevojën
që në arenën ndërkombëtare të politikës e diplomacisë të
krijohen organizma të tilla si G-8, G-20 etj.
Në fakt reforma e vonuar e KS të OKB-së duhet të
prekin edhe mekanizmin e “Veto”-s, e cila duhet rishikuar si
funksionim në kushtet e pas “Luftës së Ftohtë” dhe progresin
e perspektivat e rendit të ri botëror.
E dyta: Ndërhyrja e NATO-s në krizën e Kosovës
është e pranueshme në të drejtën ndërkombëtare, pasi me
aksionin e saj luftarak nuk pati ndryshim të kufinjëve të Kosovës,
si një nga njësitë kushtetuese të ish-Jugosllavisë.
Kufijtë e Kosovës ishin të njohur ndërkombëtarisht
nga Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londrës (1913),
Konferenca e Parisit (1919) si dhe nga vetë Mbretëria
Serbo-Kroate-Sllovene apo Republika Socialiste Federative e
Jugosllavisë, si me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Shqipërinë.
Në fakt, ende edhe deri më sot (2010) Republika e
Serbisë kërkon tjetërsimin e këtyre kufijve sin ë Mitrovicë
etj. (në rreth 1/3 e Republikës së Kosovës), çka provon se
Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk ka luftuar për territore, ndërsa
Serbia ende kërkon të aneksojë territore etnike shqiptare.
E treta: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte e
drejtë pasi as gjatë luftës (24 mars-10 qershor 1999) dhe as pas
saj (1999-2010) nuk synoi dhe as nuk kreu rrëzimin, zëvendësimin
apo ndryshimin e formës së qeverisjes dhe as të qeverisë së RFJ
apo RS, po kjo solli vetëm ndryshimin e sjelljes së tyre ndaj
Kosovës, ndaj vlerave të demokracisë etj.
E katërta: Ndërhyrja e armatosur e NATO-s në
Kosovë është e drejtë pasi përmban tre vlera që rregullojnë
marrëdhëniet ndërmjet shteteve: Paqja, vetëvendosja dhe të
Drejtat e Njeriut.
NATO dha kontributin e vet
humanitar që të garantonte paqen në Kosovë para e pas luftës (që
të mos përshkallëzohej e përkeqësohej tragjikisht kriza e
Kosovës deri më 24 mars 1999, që të evitonte konfliktin e
përgjakshëm ndëretnik, genocidin e spastrimin etnik ndaj
shqiptarëve deri më 10 qershor 1999 dhe të garantonte paqen e
sigurinë e saj në Kosovë me praninë e saj të KFOR-it), që të
kontribuonte në vetëvendosjen e Kosovës (sipas vullnetit të saj
politik), që të mbronte të drejtat e liritë e njeriut.
E pesta: Ndërhyrja e NATO-s në
Kosovë ishte ndërhyrje humanitare, sepse pushteti serbë ka kryer
mbi shqiptarët krime të të gjitha kategorive: krime kundër lirive
dhe të drejtave të njeriut, krime të luftës dhe krime kundër
njerëzimit, që kanë pasë synim posesivizmin territorial për
spastrimin etnik të shqiptarëve dhe ndrrimin e strukturës etnike
të Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare.
Në krime kundër lirive
dhe të drejtave të njeriut si e drejta e punës, e arsimimit, etj.;
që shkelin Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut,
etj.; krime lufte që kanë shkelur Konventat e Hagës dhe të
Gjenevës duke kryer vrasje masive (Reçak etj.), spastrime etnike
(1998-19990 etj., krime kundër njerëzimit, (të përcaktuara në
Marrëveshjen e Londrës) janë të përmasave tragjike për
popullsinë etnike civile shqiptare si para dhe gjatë luftës, si
vrasje pa gjyq, zhdukje të shqiptarëve, tortura, përdhunime, etj.
E gjashta: Ndërhyrja e NATO-s
në Kosovë bëhet mbi bazën e një tradite të krijuar gjatë dy
shekujve të fundit, mbi praktikat e reja të përdorura nga OKB pas
“Luftës së Ftohtë” dhe formon një risi të re në një botë
të ndryshuar nga kjo luftë e pas kësaj lufte, me një rend botëror
ku vlerat e demokracisë e lirisë, të drejtat e njeriut marrin
evoluimin e lartësimin më të madh të historisë botërore, ku
humaniteti institucional e ndërkontinental merr vlerësime e vlera
të reja progresive për kohërat e njerëzimin.
E shtata: Në trajtimin e kësaj
çështjeje në tërësinë e proçeseve historike e juridike,
diplomatike e politike që çuan NATO-n te 24 marsi 1999, në
vështrimin në të gjithë kompleksitetin e vitalitetin e parimeve e
praktikave të NATO-s para e pas ndërhyrjes ushtarake në Kosovë
shohim në retrospektivë e perspektivë se kemi të bejmë me një
rast “sui generis” si NATO dhe me një rast unikal si Kosovë, me
nje nderhyrje humanitare që perdite permasohet me vlera te reja ne
shtetin e ri te Kosoves dhe ne hapesiren globale te botes.
Pra, NATO sa ç’ishte e
nevojshme per te gjithe, ishte edhe e domosdoshme per te mos deshtuar
te gjithe, sa ç’ishte fjala e fundme e diplomacise ishte dhe hapi
i pare i luftes dhe do të jetë hapi i fundit i konsolidimit të
paqes në Kosovën shtet i pavarur e sovran.
Av.
Ali Rr. Aliaj