Në kohën e territ informativ në Kosovë lindi RTK-ja, jo si
pasuese e RTP-së, pronësinë e së cilës e kontestonte Sindikata e
Pavarur e RTP-së, duke bërë kërkesa të vazhdueshme sindikale, por edhe
ligjore për bashkëpronësi. Nuk patën sukses as atëherë kur u futën në
grevë urie..., askush nuk qan kokën më për këtë të drejtë humane dhe
demokratike, as atëherë kur e bënin familiarët-nënat e të pagjeturëve,
ishte ky një sinjal se shoqëria kosovare ka humbur sensin e
solidaritetit.
Sa ishte i pavarur RTK-ja, nuk mund të them, ngase kjo e drejtë
është e rezervuar për teleshikuesit në Kosovë, por sondazhet flisnin se
ai është televizioni më i shiquar, edhepse ishte ne konkurencë të
vazhdueshme me dy televizionet tjera qendrore KTV dhe RTV 21. Sigurisht
në rritjen e shiqueshmërisë së këtij mediumi, ishin edhe shumë emisione
origjinale, por edhe teknologjia pak më e avansuar, pastaj kuadri i ri
dhe puna e përditshme në kryerjen e detyrave.
Dorëheqja që ofroi drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Agim Zatriqi,
erdhi si pasojë e interesave të brendshme, dhe i përzierjes
drejtpërdrejt nga jasht, por deri sa këtë nuk e thotë drejtori, të
cilit iu aprovua dorëheqja nga bordi i saj me afat të skaduar, çdo gjë
mbetet në nivelin e spekulimeve dhe të thashethënave, deri në momentin
kur Agimi vet nuk i paraqet shkaqet e vërteta.
Teleshiquesi nga jasht i skenës së saj programore mund të ndërton
mozaikun e vet duke u përpjekur të stivos ndojnë "gur" laraman, por
mund të them se goditjet kanë filluar qysh më heret, atëherë kur një
grup perfaqësuesish institucional që reprezentatonin Kosovën ishin
tubuar t'i argëtojnë qytetarët dhe veten me një lojë të re
"axhamillëku" rrëzimin e kunjave me bole duke i bërë të qeshen
teleshiquesit parapagues të obliguar të RTK-së.
Për të qenë argëtimi më në nivel kujdeseshin moderatorët e
emisionit "dhëndërri dhe nusa", moderatorë të emisionit "Jeta në
Kosovë", duke i shpërblyer fituesit me një kunj dhe me një bole. Edhe
fituesit ishin atraktiv, atëherë, ishin të përzgjedhurit nga koalicioni
qeversisës, LDK në përbërje komplete: Ismet Beqiri, Melihate Tërmkolli
e Isa Mustafa fituan kunjin, ndërsa bolen asaj radhe e fitoi formacioni
i PDK-së Xhavit Haliti, Fatmir Limaj dheVlora Çitaku (sigurisht ky
spektakël i vërtetë i kujtohet lexuesit).
Bukuria e atij manifestimi shumë "kulturor", sponzorohej nga
tatimpaguesit kosovarë, përfundimisht u dha një paqyrë reale e lojës
"hajde lujna k..." me qytetarët e Kosovës. Atyre pra u servohej një
"show-qervish", në të cilin merrnin pjesë të gjithë nën një çati, që
nga politikanët përfaqësues partiak dhe të institucioneve që po
krijonin ngadalë estradën e institucionalistëve e deri ata të KEK-t,
SHPK-së, TMK (atëhërë)... dhe RTK-ja si organizatorë, i gjithë ky
spektakël bëhej për t'u argëtuar qytetarët.
Qysh atëherë nuk kishte ndonjë shqetësim të shiquesve, meqë
shpresoj që herën tjetër do të garonin mjekët, pacientët e Termokosi,
pastaj përfaqësuesit e arsimit, arsimtarët dhe rrugaqët të cilët gati
për çdo ditë aranzhonin garat në "fullkontact" para shkollave në të
gjitha nivelet, pastaj pritej të vazhdohet me gazetarë, sharraxhinjë,
punëtorë krahu...
U dasht vetëm një emison i tillë "show" dhe të dal rrëmbyshëm dufi
"titistë" kundër "titistë", bile kunji u krahasua me stafetën e rinisë,
atëherë, e cila me nostalgji shtërngohej fuqishëm nga fituesit e kunjit
"demokratik", këtë krahasim e bënte delegacioni që fitoi bolen.
Ishte ky nënqmimi më i keq që ndonjëherë i ishtë bërë
instittucioneve kosovare, të cilin e bënin vetë institucionalistët,
ishte ky një "show-kiç" që po krijonte një publicitet atraktiv
"kalegulian" i cirkusantëve institucionalë dhe i publikut, i cili
argëtohej me sharmin e duetit "nuse e dhëndërr" nga Kosova.
Ku..ku... medet sa posht kishte rënë katundi!
Sa është i rëndë serioziteti i institucioneve veç po shihet, por
edhe politika programore e këtij mediumi dukej disi e çuditshme, rriste
nivelin e garimit partiak, duke i motivuar reprezentuesit e pavarësisë
së Kosovës me kunjë e bole.., që atëherë u pa dhe u vërtetua se cila do
të ishte shejna dalluese e pavarësisë, si ajo e himnit, por edhe e
flamurit?
Në Amerikë u pat dënuar një kongresmen me tetë vite burg meqë
kishte fyerë qeverinë amerikane publikisht, ngase ai ishte përfaqësues
i institucionalizmit amerikan, edhe pse atij nga gjyqtari i shprehej
mirënjohja për të gjitha angazhimet që kishte bërë deri atëherë, për
Amerikën, por e tërë kjo nuk i jipte atij të drejtën të përqesh
institucionet e pushtetit në qeverisje, por edhe të shfrytëzoj lidhjet
politike për të përfituar materialisht, raste që aq shpesh po ndodhin
nga të pushtetshmit në Kosovë.
Po ai "show" "nuk" ishte ndonjë fyerje e rëndë publike për
qytetarët e Kosovës, të cilët edhe sot po rropaten me përditshmërinë
gjithnjë e më të zymtë, ndërsa të zgjedhurit e tyre keqpërdorin paran
publike me lojë kunjash e bolesh, e ata nuk i pyet askush për politikën
programore të këtij mediumi publik, as për skemën financiare të
mbijetesës, çdo gjë krijohet dhe mbyllet larg syve të opinionit, ku
politika gërryen parreshtur, nuk e di kur do të vie koha kur qytetari
do të votoj drejtpërdrejt për ta, bordet e institucioneve publike,
ngase ai paguan.
Dhe përfundimisht qytetarët duhet ta kenë të qartë përgjithmonë
pse rrahet dhe burgoset "Vetëvendosja" , ngase ata janë të tjerë, nuk
janë "showmen" dhe hajgaraxhinjë estradash, ata e përjetojnë shumë
rëndë shkeljen e përditshme të dinjitetit të qytetarit. Koha e tyre do
të vjen patjetër, koha e të rinjëve të cilët fjalën dinjitet e kuptojnë
shumë seriozisht. Koha punon për ta, deri atëherë do të stivosemi nga
njëmendësia kudo në media. Ndoshta dorëheqja e Agim Zatriqit do t'ua
hap rrugën të tjerëve për të ba të njejtën gjë, për t'u treguar të
tjerëve se jeta në demokraci duhet të jetë e përgjegjëshme. Athua do të
jetë kjo dorëheqje sinjal për zhvillime të tjera demokratike mbetet të
shihet, për këtë Agimi meriton admirim.