Shqiptarët me shekuj
kanë pritur që të vij koha dhe të mund të shprehen lirshëm se kënd do ta kenë
përfaqësues të interesave të tyre, do të thot përfaqësues të qytetarëve për të
realizuar dëshirat dhe prirjet e tyre.
Kur bota përparimtare
dhe demokratike i ofronte këto mundësi qytetarëve të vet, i gjithë kombi
shqiptarë në dhe jashtë trojeve të veta përpëlitej me tortura, denigrime,
burgosje, likuidime, përdhunosje e çka jo tjetër. Shqiptarët kudo kishin
mendimin, angazhimin dhe detyrën imediate që një ditë të sillnin këtë të mirë
pra votimin e lirë në trojet e tyre.Shqiptarët në Shqipëri “ votonin E. Hoxhën”
afër 50 vite rreshtë, shqiptarët në ish Jugosllavi” e votonin Titon” 50 vite
rreshtë dhe çfarë ndodhte, katandisja dhe varfëria shqiptare në të dy anët e
kufirit, për ata t¨e Camërisë nuk guxohej të mendohej e lëre më të flitej fare.
Ishin pra ato vite kur social-komunizmi bolshevik marshonte në trojet shqiptare
me “ fitore marramendëse në çdo fushë të jetës”, ndersa popujtë sllavë
përparonin edhepse nën komunizëm,por shqiptarët duhej fundosur ishte deviza e
komunizmit me vëllazërim-bashkim.
Dekadat ecnin, por
edhe shqiptarët punonin, sakrifikoheshin dhe nuk ipeshin për një të ardhme më
të mirë e ajo fatmirësishtë filloi me dekada përpara me të burgosurit dhe
me demonstratat prej 68,81 e deri te çfaqja triumfaliste e një Partie
demokratike kombëtare të quajtur LDK, a cila pa kurrfarë frike polli platformën
dhe programin e vetë do të thotë të shqiptarëve, vetëvendosje dhe nëse jo
bashkim kombëtar me shtetin shqiptarë i cili pak pas formimit të LDK-së theu
komunizmin enverist-ramizist dhe në skenë dolëm me miliona shqiptarë në krye me
Dr. S. Berishën dhe A. Hajdarin për ti thënë bolshevizmit kthehu në Karpate se
nuk je i yni.. Ishte pra momenti i 23 dhjetorit kur intelektualët shqiptarë të
të gjitha trojeve shqiptare ia dhanë mandatin Njeriut të shekujve që të vazhdoi
dhe të realizoi ëndrrën reale shqiptare, shtetin e Kosovës dhe bashkimin
gradual shqiptarë nën një ombrellë. Të tjerat dihen se si rrodhën dhe sot kemi
Republikën e Kosovës të pranuar formalishtë nga aleatët tanë e të shpallur
qyshë me 2 Korrik dhe forcuar me 7 Shtator 1990.
Vitet rrodhën dhe
tani më shqiptari si krejtë bota demokratike ka mundësin dhe fatin që të zgjedh
dhe të zgjidhet si përfaqësues i qytetarëve të vet. Kjo është mrekulli sikur të
kishim të bënim me një realitet vërtet demokratik, me një vetëdije dhe me një
rezonancë vërtet demokratike për proceset në të cilat gjindemi sot si komb. Në
Shqipëri gjërat kanë filluar të kthjellen, qytetraët janë vetëdijësuar dhe po
votojnë ata që sjellin kombin përpara, që ndërtojnë infrastrukturën e
përgjithshme dhe që mbrojnë interesat kombëtare edhe pse ende kemi njerëz në
një subjekt partiak të cilët nuk po mund të çkurorizohen nga enverizmi komunist
dëmbëres për kombin në përgjithësi e për shtetasit në veqanti, por ama shteti
shqiptarë tani më në NATO është duke hedhur shtat demokratik me një kompetencë
të fortë kombëtare.
Po shteti dhe shtetasit
më të ri në rruzullin tokësor si po sillen tani më pas formëzimit të
pavarësisë. Vitet e pas luftës ofruan mundësi votimesh, qytetarët me shumicë
dërmuese dilnin në votime dhe votonin subjektin e preferuar dhe Njeriun e
preferuar vite me radh se ishin të sigurtë në programin dhe vetëdijen e tyre.
Kohërat ndryshuan dhe ndodhi e papritura, Njeriu i kombit shkoi në amshim e
subjekti i tij filloi fundosjen, me apo pa vetëdije mbetet të dihet më vonë nga
historia. Në votimet e fundit dalja e qytetarëve ishte dikund afër 40% ,dhe me
këtë skena qeveritare pësoi ndryshime dhe afrime jo natyrore mes subjekteve,
përpara shumë divergjuese dhe konfliktuale. Pushteti u krijua por me marrjen e
pushtetit filloi të duket në pah komunizmi dhe diktati pushtetar. Qytetarët të
interesuar për një të ardhme më të mirë filluan të hamenden nëse vërtet kemi
pushtet me kondita demokratike apo kemi pushtet për tu pasuaruar. Me kohë
filloi puna për përgatitjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, si për inat të
qytetarëve dhe për qefi të pushtetarëve ato u caktuan në një muaj me ditë të
shkurtër e me natë të gjatë ku pos të ftohtit nuk do jetë as interesi i
votuesve për të dal te kutitë. Kjo dikujtë i konvenoi duke ditut realitetin se
votuesit e dikujtë janë vërtet të kujdesshëm dhe fanatikë dhe do jenë para
kutive, këtyre dikush edhe ua mundësoi këtë duke ditur se ata të tijët nuk do
dalin në votime...
Pra në Republikëne
Kosovës me 15 Nëntor do të ketë votime, qytetarët ftohen dhe do superftohen
nepër tubime promovuese( këso mega tubimesh në shtetet demokratike nuk
organizohen se kushtojnë shumë euro), për të votuar për akcilën parti e sidomos
për liderë të përhershëm. Votuesit dhe qytetarët do bombardohen edhe nga mjetet
e informimit me turlifarë kandidatësh të cilët kanë marr pjesë në të gjitha
zgjedhjet e kaluar dhe kanë humbur por janë ende në krye të listave-pa koment.
Sigurishtë që kandidatët, besohet asnjëri prej tyre nuk kanë ekipe profesionale
dhe plane konkrete për qytetet, pra për të mirën e qytetarëve por do të thirren
në liderë, në luftë dhe në paqe. E votuesi me 15 nëntorë ku do jetë’
Në bazë të
relacioneve dhe realitet të tanishëm shumica e qytetarëve do jetë indiferente,
shumica fatkeqësishtë do jetë atë ditë duke përcjellur TV dhe duke bërë”
muhabete”, shumica pra do të thot paj dihet se kush fiton e une nuk po dal
fare, harrojnë se pamarr parasysh përditshmërin e drejta e qytetarit të cilën
me shekuj e kemi kërkuar është ajo që me votën e vet të kontribuoi në të
ardhmën e vetë dhe të qytetit të vetë në veqanti e shtetit në përgjithësi.
Andaj ndoshta nga një kend mund të kuptohen ata që nuk do dalin, se kanë
për të votuar fytyra të njejta, pa asnjë bagazh të madhreferencash, të
pareformuar dhe të papërgatitur për periudhën që jetohet. Por nga ana tjetër
është gabim nëse nuk dalin sepse kështu u japin mundësi kuazi patriotëve, kuazi
intelektualëve dhe kuazi profesionistëve që parp të mbjellin pushtetin e tyre
dhe të mbushin gjepat e tyre. Kjo vërehet nga numri i madh i shqiptarëve që e
mësyen Prishtinën pa qenë kurr përpara në të dhe ndertuan vila e u bënë
milionerë, nëse këtyre u ka shkuar kështu gjerë më sot athere votuesi e
ka mundësin që të tjerëve mos tu bëj një sherbim të tillë për të ardhmën.
Kosova ka nevoi për njerëz të komjuterit, të dijes së shekullit 21 dhe të vetëdijësimit
demokratik me theks të veqantë njerëz që e dinë zanatin e tyre për të mirë të
qytetarëve e jo të gjepit tyre.
Në këto votime
fatkeqësishtë do ofrohet mundësia e vjedhjeve të votave( brenda në Kosovë po se
po) por fatkeqësishtë votat e mërgimtarëve do të vidhen hapur nga koalicioni i
tanishëm pushtetarë( njëri më shumë e tjetri më pak), se duke ditur
transparencen kosovare tjetër as nuk pritet.
Pra me 15 nëntor do
të shihet se athua qytetari kosovar ka krijuar një pasqyrë të vërtet për ata që
do i zgjedh në 4 vitet e ardhme për ndryshe do jetë dikur vonë të thuhet, ai na
morën në qafë duke vjedhur e duke bërë kriminalitet të ndryshëm
Nëse votohen
programet konkrete që përcillen me mundësi realizimi athere ecja është e mbarë,
nëse votohen liderët-mozomokeq-., se kosova ka patur vetëm një Liderë, të
tjerët janë lideruca të vetlideruar.
Xhevat Rexhaj