WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Kosova

KUR TË GJITHË GËNJEJNË, ÇDO GJË ËSHTË E VËRTETË!

20 September 2009
Adnan Abrashi
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Adnan Abrashi

Nëse nisemi që nga politika, e deri te ekonomia, arsimi, drejtësia dhe shumë segmente tjera të shoqërisë sonë kosovare do vërejmë se çdo gjë është në dekadencë. Të thuash alarmante e cila ka tendenca marramendëse të rritjes në progresion. Por, sikur shumicën prej këtyre realiteteve me të cilat po ballafaqohemi ne sot, t’i konsiderojmë si sfida të paevitueshme të një faze transitore që natyrshëm duhet kaluar, atëherë mund të shpresojmë se patjetër dikur do t’i tejkalojmë ato. Ama, sa i përket  krizës morale e cila si shoqëri na ka kapluar deri në palcë, këtu duhet të jemi pak më skeptik, sepse, për evitimin e saj, patjetër do të na duhej një shërim më i gjatë kohor. Një kurim i cili në vete ngërthen rrezikun real që, edhe përpos disa përmirësimeve të vogla,  të mbetemi invalid të përhershëm.
Simptomat e kësaj krize morale, në shoqërinë tonë mund t’i hasësh kudo dhe në çdo hap. Ato shprehen në formë të mediokritetit politik në pushtet, topitjes së ndjenjës kombëtare dhe krenarisë ndaj vlerave të mirëfillta nacionale, korrupsionit, hajnisë, përhapjes së prostitucionit tek femra shqiptare...dhe gënjeshtrës...! Gënjehet dhe vetëm gënjehet. Miku gënjen mikun, gruaja burrin (dhe anasjelltas), prindërit fëmijët, fëmijët prindërit, i dashuri dashnoren...Gënjejnë më të mëdhenjtë dhe më të nderuarit;  Gënjejnë kryetarët dhe ministrat e tyre, forumet më të larta dhe klerikët; Gënjehet në deklarata dhe proklamata, në televizion, radio dhe gazeta... Asgjë më nuk është ashtu sikur na prezantohet. Gënjeshtra është bërë si dukuri normale e raporteve të ndërsjella publike dhe individuale.

Dhe, kur të gjithë gënjejnë, çdo gjë na duket e vërtetë?!

 

Urtësia dhe mençuria

 

Këtë gjendje tonë aktuale, mjaftë analitik e vlerësojnë si një proces të paevitueshëm transformues, të cilën, e kanë kaluar edhe shumë shtete tjera thuaja post komuniste.
Ka mundësi që edhe të pajtohemi me këtë tezë, por, mua si individ, aspak s’ma kap logjika e shëndosh se kjo krizë morale, na ka shkuar aq larg, saqë, kudo dhe  në çdo hap të jetës tonë shoqërore- politike tentohet të nënçmohet mençuria dhe dija e jonë kombëtare e personifikuar në veprat e pashlyeshme të disa intelektualëve dhe individëve madhor, të cilët, përmes dyerve të mëdha, veç kanë hyrë në historinë e lavdishme të popullit tonë. Mos vallë mu për këtë e kemi gjendjen ashtu siç e kemi? Jemi aty ku jemi...?!

Pa dyshim se, në këtë kohë të trazuar në të cilën gjendemi ne sot, edhe sikur të kishim shumë mend, nuk do të na mjaftonte. Sepse, përveç mendjes dhe mençurisë, na duhet edhe urtësia.

Po, po! Edhe URTËSIA! Sepse këto të dyja në mes veti janë tejet të kundërta.

Me dijeni nënkuptojmë, që nga njohja dhe mbajtja në mend e shumë të dhënave e shënimeve që na ofrohen në çdo çast, e deri tek intelekti që na formon si intelektual. Fatmirësisht, këso "dijetar" kemi mjaft dhe në çdo vend, e më së shumti aty ku vendoset nga lartë - Në PUSHTET.

Nga ana tjetër, urtësia është shumë më e lartë se vetë intelekti dhe tërë mençuria së bashku. Ajo vendos shpejtë dhe drejtë. S'ka gabime dhe nuk frikësohet nga askush, e më së paku nga vetja. është aftësia e Zotit e ndërtuar gjatë dhe me vrojtim të qartë në rrjedhën e gjërave. Ajo i gjen shkaktarët në pasoja, dallon realitetin nga iluzionet, vlerëson saktë ç'është patjetër për momentin, është e panënshtrueshme para emocioneve dhe instinkteve momentale. Nuk është egocentrike dhe në gjykime është tejet e shpejtë dhe e qartë. Në të s'ka kokëfortësi, por vendosmëri, nuk është imponuese dhe zëdhënëse, por është e patjetërsueshme, sepse në vete përmban forcën e madhe të realitetit.

Urtësia sot na nevojitet shumë dhe më së tepërmi, por ku ta gjejmë atë? A ekziston?

E k z i s t o n! Por, jo në vendet ku vendoset. Ajo nuk gjendet aty, sepse nuk di të vardiset, nuk imponohet dhe as lajkaton, prandaj edhe me arsye të plotë nuk është në pushtet ku ne jemi mësuar ta kërkojmë.

Fare nuk është çudi pse ajo nuk është në pushtet, por duhet të jetë çudi pse pushteti nuk i këshillon ata që e kanë këtë aftësi, së paku për të pasur edhe me se të lavdërohen si zakonisht, se urtësia e dikujt është e tyre.

Pajtohemi të gjithë se, tani para nesh si kosovar është sprova më e madhe historike dhe dhashë Zoti, që mençuria dhe urtësia të cilave i kemi besuar gjithmonë se i kemi, t’i shfrytëzojmë pikërisht në këto raste vendimtare??!

Por, pak dyshoj! Sepse, sikur të gjykojmë me gjendjen e mendjes tonë të tashme, nuk duhet të shpresonim edhe aq shumë. Ama, nëse mbi të gjitha, si vendimtare, do të dominoj instinkti kolektiv shekullor i popullit tonë, ndërtuar përherë mbi trimërinë, moralin e shëndosh, drejtësinë dhe dinjitetin, atëherë mund të thuhet se nga pak  ka shpresa....?!!

 

Adnan Abrashi

 

 

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Reportazh

Shqipëria

Reportazh

Shqipëria



Dëshmi të ferrit komunist 12.09.09 - Dëshmi të ferrit komunist

Rreth figurës së intelektualit shkodran prog. Guljelme Deda që shqipëroi kryevepren e Lodoviko Ariostos, Orlandi i...

MË MIRË ME VDEKË KETU SE TE KTHEHEM NGA KAM ARDHUR 12.09.09 - MË MIRË ME VDEKË KETU SE TE KTHEHEM NGA KAM ARDHUR

Kronik nga Suedia, nga Sokol Demaku

AMERIKËN NUK DO TA MBANTE TOKA PO TË MOS PËRGJIGJEJ DENJËSISHT KUR U SULMUAN QIEJT  E SAJ 11.09.09 - AMERIKËN NUK DO TA MBANTE TOKA PO TË MOS PËRGJIGJEJ DENJËSISHT KUR U SULMUAN QIEJT E SAJ

Opinion nga Ramiz Lushaj, me rastin e 8-vjetorit të sulmeve mbi World Trade Center

A duhet t’ia shesim shpirtin Evropës? 11.09.09 - A duhet t’ia shesim shpirtin Evropës?

Reagim ndaj shkrimit “Europa si shpirt dhe rragatjet tona” të autorit Ndue Ukaj, nga Milazim Mustafa

ITINERARI I NJI SHETITJEJE MENGJESI 11.09.09 - ITINERARI I NJI SHETITJEJE MENGJESI

Ese nga Selim Hasanaj

AEDI NGA CURRAJ EPERM I KOHËVE MODERNE 11.09.09 - AEDI NGA CURRAJ EPERM I KOHËVE MODERNE

Kushtim Dr. Zef Mulajt, birit te Nikaj – Merturit , nga Gjon Neçaj


Sep 2009
SunMonTueWedThuFriSat
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
SHQIPTARËT SHKALLMUEN SERBINË- QEVERIA BERISHA KTHEU IDENTITETIN KOMBËTAR SHQIPTARËT SHKALLMUEN...

Opinion nga Xhevat Rexhaj

POEZIA PASQYRË E NDODHIVE NËPËR KOHË POEZIA PASQYRË E...

Intervistë me poetin dhe shkrimtarin Bilall Maliqi, intervistoi Arsim Halili

 
“MIRË SE ERDHE EULEX” “MIRË SE ERDHE EULEX”

Opinion nga Adnan Abrashi

Bjeshket po qajne Bjeshket po qajne

Poezi kundër gjakmarrjes, në vazhdim të javës kundër...

Pasaporta e parë shqiptare Pasaporta e parë...

Një vlerësim i paraportës shqiptare të periudhës së...

XHEVAHIRI NGA TROPOJA POETJA SOSE DUMANI XHEVAHIRI NGA TROPOJA...

Kritikë letrare rreth poezive të poeteshës Sose Dumani, nga...

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com