Nga Asllan Dibrani
Me një
buzhet aktual çfar mbretron sot ne Kosovë dhe pas një ekonomie të
rrenuar pas luftës, Qeveria e Kosovë është duke bërë veprime
gjigante në hapjen e rrugeve të reja ku brenda vitit i shtroj dhe
osfalltoj rreth 618 km rruge me një
ifrastrukturë shumë moderrne . riparoj dhe ndertoj
qindra shkolla , bëri një histori epokale për një kohë të
shkurtër. Sot Qeveria e Kosovës ka me qindra intelektual që kanë
krijuiar nje imazh politik siq është zoti Fatmir Limaj si ministër i
Transporteve dhe Telekomunikacioneve të Kosovës, sipas
dinamikës së punëve ne teren rrjedh mendimi se zoti Fatmir
Limaj ,Adem Grabovci zëvndësministër i Transportit dhe
Telekomunikacionit me stafin e tyre janë duke bërë hapa gjigant
drejt zhvillimit të Kosovës ku sipas kësaj, po del se
tani për tani po kryhen kryevepra për brezin e ardhshëm dhe janë ma
te sukseshmit deri me tani.
Shkas
i nje interviste me zotin Adem Grabovcin njeriun me nje
influencë , me një vizion kombtar në veprime njeriu i zyres ,
i qeverisë , edhe i terenit duke i percjellur zhvillinimin e rrugëve në
praktikë, në baltë, pluhur por edhe në shi vetëm e vetëm që të jetë afër projekteve të
urave, nenkalimeve,mbikalimeve rretheve udhëkryqeve në aksin
rrugor Prishtine- Sllatinë por dhe ma gjërë në rajonin e Kosovës,duke
përcjellur finalizimin perfundimtar të kësaj rruge shumë të rëndesishme
për Kosovën.

Pyetja e jonë: Zoti zëvendës- ministër, sipas dinamikës së
aktiviteteve të punës pikërisht në aksin rrugor Prishtinë -Aeroport
shifet së është duke u bërë një finalizim përfundimtar i asaj rruge. A mund të
na flisni diçka në këtë drejtim?
Përgjigjie: Së pari ne jemi
duke punuar me përkushtim dhe në mandatin tonë të qeverisë duke u mbështetur në
përvojen e disa shteteve tranzitcionale duke i kombinuar interesat e shoqërisë
sonë në Kosovë. Ne si qeveri kemi parë të nevojshme që ti përkushtojmë ma shumë
zhvillimit dhe infrastrukturës rrugore si domosdoshëmeri paraprake e sektorëve
tjerë në ekonomi. Një infrastrukturë
të shëndoshë të lirë që pa këtë segment organizimi nuk mund të bëhët fjalë për
një zhvillim të mirëfillt të ekonomisë në fusha të ndryshme të biznesit ,duke
përgaditur një siguri edhe për investitorët e huaj ku kemi ardhë në përfundim
që të fokusohemi në infrastrukturen rrugore.
Pyetja jonë: Kur
pretendoni që të jetë e përfunduar rruga Aeroport- Prishtinë?

Përgjigjie: Ne pretendojmë që
ta realizojmë marrëveshjen kontraktuese në mes qeverisë dhe firmave që kanë
fituar tenderët në ndërtimin e kësaj rruge ku tani jemi në fazën përfundimtare.
Ne e bëjmë inspktimin e përditëshem sikur se patë edhe vet dje në teren. Kohë pas kohe i percjellim punimet, mirrëmi
edhe me pronat e pronarëve buzë rrugës. Jemi përpjekur që të jemi
afër pronarit më qellim të shpronsimit për dëmët që ju kanë krijuar
në pronën private.I falimnderoj të gjithë qytetarët për mirëkuptimin që
kanë shprehur për interesin
shoqëror por
edhe interesave të tyre.
Pyetja jonë:
Kur mendoni ju si njëri kompetent i Transporteve dhe Telekomunikacionit
së do të fillojnë qarkullimi i automjetëve me autotarga të Kosovës jashtë
shtetit, qarkullimi i mjetëve të rënda si element zhvillimi për ekonomin e
Kosovës në eksport -import dhe ndikimi i Serbisë si shtet fqinj që
përkufizohet me Kosovën

Përgjigjia: Ne
jemi duke zhvilluar takime me shtete të ndryshme regjionale që ti
nënshkrujmë disa marrëveshje pikërisht në fushën e transporteve me që
akoma, Kosova nuk e ka fituar të drejtën që të jetë anëtare e shteteve të
zhvilluar por më gjithëatë kemi mbërri suksese të mëdha që Kosova u bë antare
te bankës botërore dhe disa segmente të tjera. Kosovës janë duke ju hapur rrugë
të reja, mirëpo kjo po mvarët edhe nga aktiviteti i yn, dhe jamë shumë i bindur
që angazhimi ynë i institucioneve dhe i qeveritarëve nuk do të mungojë në këtë
drejtim. Besoj që Kosova shumë shpejt do të jetë anëtare e shumë
strukturavendërkombëtare, ndërsa sa i përketë Serbisë nuk jemi të shtresuar
edhe me përpjekjet e saj që të pengoj. Ne kemi programët tona, detyrat tona dhe
nuk do të humbasim kohën me klithjet e Serbisë që përpiqet t'i krijoj pengesa
Kosovës. Serbia është e pafuqishme në fushën ekonomike në atë politike që
ti rezistoj popullit të Kosovës me një ritëm aqë të fuqishem ndërkombëtar.
Është shqetsuese pakë a shumë rasti i propagandës serbe që kanë një përkrahrje
tek një spektër i vogël shtetësh por më kalimin e kohës do te evitohet edhe ky zemërim dhe klithje e
zhurmshme por pa zë e disa çarçeve të Serbisë.
Pyetja jonë:
Edhe vetë jamë emigrant dhe jetoj në Gjermani dhe shtrohet pyetja çarë
faktori është emigracioni shqipëtar për zhvillimin ekonomik kulturor
politik të Kosovës dhe a është anashkaluar faktori emigrant në qeveritë e
Kosovës , a shfrytëzohët sa duhet potenciali i emigracionit shqipëtar?
Përgjigjia:
Ne e vlerësojmë shumë lart faktorin emigracion, sepse kemi një forcë
shumë të madhe. Në të kaluaren ka qenë një ndër faktorët kryesor, pikërishtë në
kohën e luftës edhe të para luftës që ka pasur nikim shumë të madhë në
vetëdisimin e qytetarëve të vendit, ka mbajtë të ndezur ndjenjen e dashurisë
ndaj atdheut deri në çlirimin e vendit, ajo morri pjesë drejtpërzdrejt në
fushëbeteja por nuk e kurseu vetën as materialisht. Kanë ndikuar në
ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Unë mendoj që qeveria e Kosovës nuk e
anashkalon mërgaten. Qeveria e Kosovës ka si synim që të krejtoj kushtë që të
këtë edhe kontakte edhe me të përaferta me mërgatën shqiptare. Ne i vlersojmë
shumë lart potencialin që egziston në mërgaten shqiptare qoftë intelektual
politik apo financjar. Kisha t'ju bëjë thirrje emigracjonit shqiptar që ta
kuptojnë realitetin se ne kemi vetëm një vit jetë nën ambrellën e pavarësisë. E
dimë që nuk kemi pasur mundësi që të plotësohohën gjitha dëshirat e
mërgimtareve. Mërgata shqiptare meriton një përkrahje të fuqishme dhe
konsiderohet të jenë faktor ma
dominante edhe në të ardhmen. Konsideroj se emigracioni shqipëtar do të
jetë një udhërrefyes dhe flamurtar i zhvillimit dhe lulëzimit të Kosovës pa
marrë para sysh së ku jemi duhët ta krijojmë unitetin e bashkëkimit të gjitha
forcave tona.
Pyetja jonë: Në
emigracionin shqiptar egziston një numër i madhë biznesmenësh që kanë një
kapital a thua është shfrytëzuar ky kapital sa duhët a u bë një siguri e
plotë për investitorët shqiptarë dhe ata të huaj?
Përgjigjia: Unë
mendoj së do të jetë shumë pozitive që ai shqiptar që derdh këtu
kapitalin konsideron që ka derdh në vendin e vetë. Është një
gjë e veçantë se ai kapital do të jetë i dyfishtë si kapital i një shqiptari
kapital i cili sillët dhe mbetet prapë në Kosovë ku është një produkt i
dyfishtë në krahasim me një investitor të huaj që kapitalin e tërheqen nga
Kosova. Kosova dot të jetë një vend atraktiv dhe tërheqës për shumë biznesmen
gjerman, italjan, zvicërran, turq etj, kështu që rrjedh mendimi së kur ata kanë
interesa atëherë shqiptarët nuk duhët të hezitojnë në investitimët e tyre por
duhët të investojnë dhe të na ndihmojnë qe ta zhvillojnë vendin familjen edhe
shoqërin kosovare.
Pyetja jonë:
çka mendoni për aksin rrugor Prizren Merdare që është duke u përfolur për
fillimin e punimeve edhe të kësaj autostrade që ti bashkëangjitet autostradës
Durrës - Kukës, a mund të jetë si faktor për zhvillimin dhe turizmin dhe
ekonomisë në Shqipëri , ku ka sinjale shumë pozitive sipas vlërsimit të një
emisjoni televiziv gjerman SAT.1-" Das Magazin "këto ditë e
rradhiti Shqipërinë numër një për turizmin e vitit 2009 për shtetet e
Europës sipas vlerësimit në higjenë, ushqim, çmime, bregdetit me pasurit e tij,
etj, Saranda fitoj çmimin e parë në krahasim më shtetet rajonale dhe ju bëri
thirrje publike 80 milion gjermanve që në vitin tjeter pushimët ti bëjnë në
Shqipëri.

Përgjigjia: Pa
dyshim se segmenti rrugor Mërdare -Prizren- Durrës ka një rëndësi shumë të
madhe. Do të ndikoj jo vetëm në zhvillimin nacional por ndikimi do të jetë edhe
në nivelin regjional, sepse do ti hapet një përspektivë e re regjionit europian
me detin shqipëtar. Deti i Shqipërisë është jashtëzakonisht më rëndësi jo vetëm
për Kosovën por edhe për vende tjera prandaj kjo rrugë mundëson një komunikim sa
ma të shpejtë dhe sa më të sigurt për gjitha vendet rajonale, duke u gershetuar
edhe intereset tona kombëtare. Këto segmente rrugore do ta sjellin një rritje
të zhvillimit ekonomik më të dy vëndet. Deti është një pasuri e atij shteti që
posëdon .Shumë luftra janë zhvilluar gjatë historisë ndermjet popujve për këtë
kapital natyror. Ne shqiptaret sipas vetënatyres jemi dhe një kombë dhe kem një
kultur prandaj ne do të kemi dalje në portin e Shëngjinit që sipas shtrirjes
geografike i përgjigjet eksport- importit të Kosovës. Siç jeni të njohur edhe
ju qeveria e Shqipërisë ka shprehë gatishmeri që porti i Shëngjinit të kaloj në
shërbimin dhe pronsinë kosovare. Ky aks rrugor që do të fillojmë së shpejti
mërdare -Prizren do të jetë një faktor shumë i rëndësishem edhe për zhvillimin
e turizmëve në Shqipëri .
Pyetja jonë:
Dhe pyetja e fundit : Sipas disa zërave të publikuar në kohë të fundit
nga forcat opozitare thuhët që qeveria aktuale është një Qeveri e
asfalltëve, rrugve, një Qeveri e korruptuar e papërspektivë dhe jo
produktive mendimi i juaj?
Përgjigjia: Ne
vërtet kemi një opozitë jo të përgaditur sa duhët dhe ne sipas provojeve të
shteteve përendimore ne duhët të jemi koperativ dhe ta kuptojmë së opozita lunë
një rol shumë të rëndësishem në një shtet merret me kritika duke sygjuruar
rrugë më të mira për zhvillimin e vendit duke dhëne ide të reja më të
avansuara, kritikon dhe bënë garë së bënë pë punën më mirë, por te na është e
kunderta, ai njeri që punon kritikohët nësë nuk punon dihët. Nuk e kamë
ndërmend të mirrëm me qendrimen e tyre sepse nuk është serioze dhe nuk është
nje opozitë e mirëfillt, i mungojnë idetë është një fatkëqësi shumë e madhe së
pari për vetë atë pjesë të opozitës që përpiqet të kritikoj ti paraqet gjërat
vetëm zi. Ne si qeveri kosovare vërtet kemi bërë vepra të mëdha për një përudhë shumë të shkurtër në
infrastrukturë e rrugëve në sistemin energjetik edhe në atë kultur, por
me gjithatë nuk jemi të kënaqur sepse ne pretendojm shumë ma shumë.Opozita
ka nje mungesë të programit , nje mungesë te vizionit.I kisha bërë
thirrje qe t'ju gëzohen të gjitha rezuiltateve,të gjitha të mirave që
krijohen ne këtë vend .Të heqin dorë nga abuzimet dhe sabotimet qe i bëjnë vendit duke krijuar hendeqe te pa
krye për vetën e vet dhe për shoqerinë.Nje pjesë e tyre ka qenë ne
qeverisje nje kohë por nuk krijoj kurrfare bindje
serioze për qeverisje, Unë kisha t'ju bëjë thirrje të gjithë
qytetarëve qe t'i bëjnë disa krahasime se kush ishte ajo qeveri dje dhe
çka bëri për ta, dhe ta shohin këtë të tanishmen se ç'po bënë ne
interesin e qytetyrit me qëllim të kuptimit të realitetit për
të nesërmen e tyre.Reagimi i tyre ,kritikat e tyre jane të pa
venda dhe dihet se synimi i tyre eshte të vijne në pushtet ,por mos te
harrojmë se në pushtet ma nuk vihet me dhunë ,nuk mund te vijn në pushtet
duke i imponuar qytetarit të vendit gjëra që nuk i deshiron.Qytetari
kosovar sot eshte i vetdijshëm që me llafe pazaresh nuk mund ta
fitojnë perkrahjen e tyre.Qytetari kosovar nuk mundet me ja dhëne
votën nje qeveritari të deshtuar njeherë,sepse do ti krijoj humbje
vetvetes familjes se tij , rrethit dhe vendit.Unë jamë shumë kënaqur qe Kosova
sot ka nje qeveri gjithëpërfshirëse nga forca te shendosha
intelektual me nje vizion kombtar që të krijojm nje rrespekt te çdo qytqtar,e
ndiej veten krenar me këtë staf qeverisës në çdo komunë , ne
çdo rreth jemi zotuar që të jemi te barabart ne investime si
ne infrastrukturë ,ekonomi ,kulturë pa bërë dallime lagjëje, fshati
,qyteti apo komune.
Shkrimi dhe fotot nga
Asllan Dibrani
Prishtinë 19.09.2009