WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Kosova

REPUBLIKA E KOSOVËS – DHE TARGAT E ISH KOSOVËS AUTONOME?!

27 August 2009
Xhevat Rexhaj
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Xhevat Rexhaj

Thuhet se kur je nervoz nuk bënë as të diskutosh e lëre me të shkruash. Por ja që ne shqiptarët zakonishtë jemi nervoz dhe athere nëse nuk diskuton dhe nuk shkruan koha ecen.

Ka disa vite që përcjelli me vëmendje shkrime të shumë gazetave dhe shumë faqeve të mira të internetit që administrohen nga shqiptarë të vyeshëm dhe të profesionalizuar në shumë aspekte dhe fusha të ndryshme. Ka shkrime ku njerëzit që jetojnë në mergim nënqmohen dhe fyhen për shkrimet, diskutimet, reagimet dhe këshillat q¨üe i japin për realitetin në Kosovë. Zakonishtë duken irituese disa reagime të njerëzve që merren edhe me shkrime e të cilët kurrë më larg se në durrës nuk kanë qenë. Të tillët mundohen të bëhen më patriot se patrioti duke thenë se në Kosovë nuk është më shkau se e kemi ndjek neve e ju të diaspores keni fituar para dhe keni shikuar në media luftën në Kosovë. Të tillët nuk lejojnë asnjë shibel në pushtetin e Kosovës, e duan qeverinë, Presidencen, Kuvendin e të tjerët që po menaxhijnë me Kosovën dhe po e demokratizojnë me hapa të shpejtë.

 

Nga ana tjetër realiteti fletë krejtë ndryshe. Kosova është futurë në një degradim fatal dhe total të një burokracie, të një rrjeti mafioz pushtetarë, prej nivelit të ulët gjerë te ai lartë. Korrupcioni dhe hajnia janë në optimum, nëse njeriu kritikon për ndonjë anomali nëpunësin më të thjeshtë athere ti mbetesh pa kryer punë, nëse kërkon korrektësi duhet të shkosh 2 3 ditë radhazi për të njejtën punë, nëse ankohesh te ndonjë drejtor apo edhe kryetar komune ai nuk ka guximin të ndermarr asgjë sepse janë të lidhur bashkë në të keqën. Kaq për nivelin e ulët.

 

Ata të medhenjët pra Institucionet shtetërore dhe bartësit e tyre, verës ashtu se ashtu janë nepër hotele turke, kur po i shoh pas pushimeve në TV ta merr mendja se janë ba arab për nga ngjyra, sigurishtë po lyhen mirë me krema të shtrenjta, lekët i kanë, e popullata i nxinë dhembët me çaj rusi nepër çajtore.

Një të treten e teritorit nuk e kontrollojnë fare, të jemi real është shëndërruar në” Serbi të vogël”pjesa veriore e vendit.

Milionat vidhen nepër tendere, asfallti shtrohet dhe pas disa muajsh harrnohet, spitalet marri, shkollat për mjerim, humbin edhe ditarët, aeroporti me miliona fitime sikur të ishte i Somalisë.

Policia e Kosovës duken të veshur mirë, kan automjete speciale, e ngasin veturen zyrtare pa kontroll fare ma zi se të dehurit, nuk merziten fare se si rrjedh komunikacioni pasi që ata vetë nuk i respektojnë dhe nuk i dijnë rregullat.

 

Qeveria Thaqi-Sejdi-Manaj punon,” punon për qytetarët, u ofron mirëqenje, u ofron siguri, punë, sherbim mjeksor, shkollim, infrastruktur të nduarduarshme”,  ose thënë shul shqip, qytetarët vidhen, nuk kanë siguri, nuk kanë sherbime të mira mjekësore- spitalet si uzina të vërshuara, e çka jo tjeter, mjerim.

Por kjo Qeveri e menaxhon terë teritorin e Republikës, thonë ata, ndersa rrugët e republikës së tyre janë të mbushura me automobila serbe me targa të dikurshme socialiste- serbiste-titiste. Kudo të rastis të shohësh targat; PZ, PR, PE, GL, ngasin veturat lirshëm si në arë të babës serbet të cilët mund të jenë kriminel, udbash, hajna, vrasës e çka jo tjetër. Si mund të parashikohet nëse ndodh një ndeshje një aksident me ta, kujt duhet lajmëruar për sigurim për demshpërblim, a Qeverisë sonë a asaj të Serbisë për aksidentin që ndodh në Kosovë të pavarur me targa të ish Kosovës së Serbisë, te ne në Istog thojshin” lajmërohu te Hava në Guraja”

Ja pra këtu dhe kështu është puna e Qeverisë sonë, punojnë për sigurinë e qytetarit të Kosovës. Isha dëshmitarë i momentit kur disa automjete me targa të Repulikës së Kosovës, ishin shqiptarë, në dalje të kufirit nga Kosova i ndërronin targat dhe i vendosnin targat serbe? Pra shihej se kishte edhe shqiptarë që për biznes në Serbi duhej të i hndërronin tabelat, ndersa targat e vjetra shetiteshin nepër Kosovë ditën e natën, e kur kësaj i shtohet se sa vigjilent e kemi sherbimin policor athere duhet të pyesim se a jemi të sigurtë në shtetin tonë?

Me të vërtet shtrohet pyetja konkrete, sa është funksional ky shtet i yni kur lejon serbët me targa të vjetra në automjete të shetisin lirshëm e  që te ne shqiptarët sjellin neveri duke ta kujtuar kohen të e okupimit serb?

Ne mërgimtarëve po na pengojnë këto anomali se ata rezidentët shpesh po na thon, kqyrni punët e juaj se na e dijmë çka është mirë e çka keq, po frikohem se mos po bëhen imun të gjithë me këtë fenomen që kryekëput e degradon pavarësin tonë.

 

Xhevat Rexhaj


 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Reportazh

Shqipëria

Reportazh

Shqipëria



Le të zgjedhim jetën dhe jo vdekjen! 06.09.09 - Le të zgjedhim jetën dhe jo vdekjen!

Opinion nga Ajet Nuro në kuadrin e Javës kundër gjakmarrjes, organizuar nga Tribuna Shqiptare

NORMAT KANUNORE DHE LIGJET E SHTETIT 06.09.09 - NORMAT KANUNORE DHE LIGJET E SHTETIT

Opinion nga Gjon Neçaj, në kuadrin e Javës kundër gjakmarrjes organizuar nga Tribuna Shqiptare

Gjakmarrja dhe Kanuni i neglizhencës 05.09.09 - Gjakmarrja dhe Kanuni i neglizhencës

Dëshmi dhe opinion rreth asaj që sot njihet si "Kanuni i neglizhencës"

Fale gjakun sot o kurr - per nder te javes kunder gjakmarrjes 05.09.09 - Fale gjakun sot o kurr - per nder te javes kunder gjakmarrjes

Poezi nga Makfire Maqedonci - Canolli në kuadrin e Javës kundër gjakmarrjes, organizuar nga Tribuna Shqiptare

GJAKMARRJA ËSHTË TREGUESI I EMANCIPIMIT KOHOR TË SHOQËRISË 05.09.09 - GJAKMARRJA ËSHTË TREGUESI I EMANCIPIMIT KOHOR TË SHOQËRISË

Opinion i Jakup Gjoçës, në kuadrin e javës kundër gjakmarrjes, organizuar nga Tribuna Shqiptare

ARBËR LATIFI KUNDËR GJAKMARRJES 04.09.09 - ARBËR LATIFI KUNDËR GJAKMARRJES

Ku është Iliri?- pyet arsimtarja. Ai ka frikë se e vret gjakmarrja. S'e vret gjakmarrja e mesjetës. E vret kanuni i...


Sep 2009
SunMonTueWedThuFriSat
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
PËR NJË COPË LIVADH… PËR NJË COPË LIVADH…

Poezi nga NEHAT JAHIU, në kuadrin e Javës kundër gjakmarrjes, organizuar nga Tribun Shqiptare

EFEKTE TË LëVIZJES Së PAJTIMIT TË GJAQEVE NË LUFTËN E VITEVE 1997-1999 EFEKTE TË LëVIZJES Së...

Nga Prof. As. Dr. Myrvete Dreshaj, dërguar për Tribuna Shqiptare në kuadrin e Javës kundër gjakmarrjes

 
Putheni hajdutin e pushkës! Putheni hajdutin e...

Poezi nga Rezart Palluqi, në kuadrin e Javës kundër...

BRISKU I BERBERIT BRISKU I BERBERIT

Tregim nga Flurans Ilia FLURKA publikohet në kuadrin e...

Më zuri gjaku… Më zuri gjaku…

Poezi nga Këze (Kozeta) Zylo, në kuadrin e javës kundër...

Mos ma shemto femijerine Mos ma shemto femijerine

Poezi nga Makfire Canolli në kuadrin e javës kundër...

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com