WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Kosova

Çka i bën trima Prekazasit

26 August 2009
Fazli Bajram Lutfiu
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Bisedoi Cenë Pushkolli

Ekzkluzive Tribuna Shqiptare

Prakazasit e Drenicës gjatë gjitha kohërave kanë pasur njerëz të dalluar sa i përketë kauzës gjithë kombëtare. Në të kaluarën jo fortë të largët për trimëri dhe atdhetari është dalluar Ahmet Delia, më vonë Emin, Nebih e Tahir Meha. Për trimërit e tyre i gjithë opinioni shqiptar dhe jo vetëm ai sigurisht ka dëgjuar. Më vonë, respektivisht viteve të nëntëdhjeta në ballë të atyre që e kundërshtuan një shtet siç ishte Serbia, doli Shaban Jashari me djem, Hamzën dhe Ademin. Ata bashkë me familje luftuan dhe i resistuan një ushtrie të armatosur deri në “dhëmbë” dhe pas shumë e shumë luftimeve ata ranë në altarinë e lirisë, për të qëndruar deri në ditën e kjametit. Vepra e Adem Jasharit me familje ishte frymëzim për luftëtarët e tij që të vazhdojnë deri në ushtarin ne fundit për Kosovën Kreshnike. E pra aty lindi edhe veprimtari i palodhur i kauzës gjithë kombëtare z. Fazli Bajram Lutfiu e shumë e shumë të tjerë. Për këtë dhe për shumë çka rrethë trimërive të luftëtarëve të UÇK-së, për lexuesit e Tribuna Shqiptare, zhvilluam këtë bisedë:


Tribuna Shqiptare: Zotëri Fazli, edhe ju keni luftuar krahpërkrah me atdhetar respektivisht keni pasur bashkëluftëtar nga të gjitha anët e trojeve shqiptare, ndër ta ka pasur më së shumti Prekazas, a mund të na thuani se çfarë i bënë Prekazasit trima, këtë po e themi ngaqë dihet se nga Prekazi ka pasur shumë njerëz që kanë marr pjesë në luftë e fundit?


Fazli B. Lutfiu: Keni të drejt kur thoni se Prekazasit janë trima. Por unë do të shtoja se e gjithë Kosova, respektivisht të gjithë shqiptarët e trojeve shqiptare janë trima kur është çështja kombëtare dhe Shqipëria Etnike në pyetje. Ne që morrëm pjesë në luftën e fundit e kemi parë se sa ka sakrifikuar populli i shqiptar në përgjithësi e në veçanti populli i Kosovës, natyrisht pa ndihmën e të cilit ne luftën nuk do fitonim. Ne frymzohemi nga dëshira që edhe ne shqiptarët duhet ta gëzojmë një jetë më të mirë, një jetë që nuk do të dallohej nga bota demokratike dhe e civilizuar. Pse pra edhe ne shqiptarët të mos e kemi në jetë të mirë i thosha vetës gjatë ditëve të luftës, këtë gjë e bisedoja edhe me shokët e mi. Për hir të vërtetës ne prekazasit kemi pasur arsye më të madhe të jemi të guximshëm dhe ti kundërvihemi shkaut, pikërisht për shkak se ata ishin këtu në cilësi të okupatorit, ata nuk na lënin rehat në vendin tonë(lexo në Prekazin tonë), ata gjatë gjithë kohës prekazasit i ngacmonin, i rihnin dhe i vrisnin. Duke i përjetuar dhe parë të gjitha këtë poshtërsira çka duhej të bënim ne Prekazasit, të rinim duarkryq?, jo qe besa, ne “temena” nuk i bëjmë askujt, e aq më tepër shkaut.



Tribuna Shqiptare: Ju qysh si nxënës keni qenë pjesëmarrës i demonstratave, aty jeni “infektuar” se për çështje kombëtare vlenë dhe duhet edhe të vdiset, dhjetë vjetë më vonë ju merrni pjesë aktivisht në luftën e fundit.Në luftë keni njohur luftëtëtarë të kauzës gjithëkombëtare nga të gjitha anët e trojeve shqiptare, pas luftës keni ndihmuar popullin në pajtimin e ngatrresave, në pajtimin e konflikteve të ndryshme, na tregoni ndonjë rast të veçant nga lufta dhe nga koha e pajtimit të ngatërresave?


Fazli Bajram Lutfiu: Shikoni njeriu në luftë ka momente të ndryshme dhe të paharrueshme Edhe unë kam momente të paharruar nga lufta që shkoi. Unë me disa dhhjetëra shokë gjatë ushtrime ushtarake kam pasur rastin të njihem drejtpërsëdrejti edhe me komandantët e luftës. Më 1991 takimi me Adem Jasharin, Zahir pajazitin, Salih Çekun dhe luftëtarë të tjerë për mua janë takime të paharueshme. Vërtetë kishin qenë shokë të mirë, trima e luftëtar të denjë. Në çdo aspekt ata kishin qenë burra.


Tribuna Shqiptare: Ju pas mbarimit të luftës bashkë me disa shokë themeluat Shoqatën Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar, në platformën e së cilës është lufta demokratike për realizimin e amanetit të bashkëluftëtarëve për ribashkim kombëtar, çfarë ju shtyri përveç amanetit të bashkëluftëtarëve tu, ta themeloni këtë shoqatë?

Fazli Bajram Lutfiu: Duke parë se nga dita në ditë po largoheshim nga betimi që kishim dhënë, duke parë që nga dita në ditë jemi duke u larguar nga koncepti i ribashkimit kombëtar, unë me disa shokë pas bisedave disa muajshe vendosëm ta regjistrojmë një shoqatë mbarëkombëtare me një program të qartë për ribashkim kombëtar. Pas pak kohe ne shoqatën e regjistruam në Tiranë dhe degën e saj e hapëm në Prishtinë, për hir të vërtetës shoqatën edhe në Kosovë u dashtë ta regjistrojmë, kështu Shoqata hë për hë vepron edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, dhe që të dyja e zbatojnë programin që kemi . Për të përfshirë sa më shumë bashkëkombas, degët e shoqatës i kemi hapur gjithandej trojeve shqiptare, natyrisht edhe në diasporë. Hë për he kemi rrethë 12 mijë anëtarë, aktivitetin e zhvillojmë në harmoni me platformën dhe rregulloret që i kemi në fuqi. Me qëllim nuk dua të përmendi emra që bëjnë pjesë në mbarëvajtjen e punëve tona, ngaqë ka shumë.





                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Izraeli i... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Successfully... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...



 Other Articles
 Photo Gallery

Reportazh

Shqipëria

Reportazh

Shqipëria



DUKE HYRË NË FRASHËR ME NAIMIN 09.09.09 - DUKE HYRË NË FRASHËR ME NAIMIN

Portret i poetit kombëtar, nga Gëzim Llojdia

Imzot Pjetër Bogdani në New York 09.09.09 - Imzot Pjetër Bogdani në New York

Shkrim i shkëputur nga libri “Imzot Pjetwr Bogdani në New York” (New York, 2009),

"GRABJANI RREZE KODRAVE" VEPER LETRARE ME VLERA TE MEDHA 09.09.09 - "GRABJANI RREZE KODRAVE" VEPER LETRARE ME VLERA TE MEDHA

Kritikë letrare rreth librit të Lekë Tasit "GRABJANI RREZE KODRAVE", nga Eduard Dilo

NJË PËRGJIGJE ME FAKTE 09.09.09 - NJË PËRGJIGJE ME FAKTE

Opinion nga Halit Xhemë Elshani

NJË  KUJTIM  I  PAHARRUAR  NGA  TAKIMI  ME SENATOR  KENEDIN 09.09.09 - NJË KUJTIM I PAHARRUAR NGA TAKIMI ME SENATOR KENEDIN

Përshtypje nga takimi me senatorin Ted Kennedy, nga Rozi Theohari, Boston

Baladë e përflakur / Flammande ballad 08.09.09 - Baladë e përflakur / Flammande ballad

Rreth antologjisë poetike të Sokol Demakut "Baladë e përflakur / Flammande ballad", botuar në shqip dhe...


Sep 2009
SunMonTueWedThuFriSat
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
Një rast i rrall: shqiptarëve u mohohet pasaporta Një rast i rrall:...

Sose Dumani denoncon faktin që fëmijëve me pretekstin se kanë dy vendlindje...

Intervistë e kritikut dhe poetit NEXHAT REXHA Intervistë e kritikut...

Intervistoi Arsim Halili

 
Takon mësuesen pas 65 vjetësh Takon mësuesen pas 65...

Reportazh rreth një ngjarje joe zakonshme, nga Bardhyl...

Roman për kauzën artistike dhe edukimin estetik Roman për kauzën...

Kritikë letrare e librit “Portreti i artistit në rini” të...

DILEMA LIDERËSH DILEMA LIDERËSH

Opinion nga Artan Mullaj

Në gjirin e lëvizjes patriotike Në gjirin e lëvizjes...

Diaspora e atdhetarëve të harruar: Dhimitër Emanoil...

TribunaShqiptare.com në Facebook




 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2009 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com