Videoja e Emisionit "Opinion" i dates 24.03.2009 me teme " A ka te rinj Shqiperia" http://www.tvklan.tv/emisioni.php?id=298#
Mora pjese edhe
une Alban Daci, kryetari i organizates "Gjenerata Re Shqiptare", ku nje
dite me vone bera edhe nje artikull te botuat tek gazeta "Ngyshe",
sepse gjate emisionit nuk arrita per shkak te hapesires mendimet dhe
idete e mia.
Cfare ndodhi me te rinjt pas zgjedhjeve? A rigjeten veten ata ne mjedisin e politikes shqiptare?
Cili mund te
jete kontributi i i tyre? Mitet qe u krijuan gjate fushates a
perfaqesojne me te vertet te rinjte e arsimuar dhe te shkolluar? Perse
te rinjte ndjehen te perjashtuar nga proceset shoqerore? Kush eshte
Rinia Shqiptare sot? A identifikohen ata me shoqerine shqiptare dhe me
politiken qe ajo ka prodhuar?
Keto pyetja do te doja ti diskutonim se bashku, pasi pa rini nuk mund te kete ardhme
l
Dr. Alban Daci, kryetar Gjenerata Re Shqiptare
Botuar me 26 mars 2009
Gazeta NDRYSHE
Desha ta filloj analizën time duke ju
përgjigjur pyetjes- A ka të rinj Shqipëria? (kjo pyetje ka qenë titulli
i një artikulli të shkruar në 1937 nga i madhi Faik Konica). Kjo është
një pyetje retorike, sepse dihet botërisht që popullsia shqiptare është
më e reja në moshë. Unë, për këtë arsye do të drejtoja një pyetje
tjetër retorike se: a ka “Shqipëria” politika për të rinjtë?
Të
rinjtë e sotëm shqiptarë e shikojnë politikën si diçka që nuk ju përket
dhe nuk duhet jetuar aktivisht, sepse kanë krijuar bindjen se të gjithë
politikanët janë “hajdut” dhe të “Korruptuar”.
Mendoj se janë tri argumentet që prekin të rinjtë e sotëm në lidhje me pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën politike.
1. Të rinjve shqiptarë duhet t’iu rikujtojmë sensin e kolektivitetit.
Kolektiviteti,
duket aktualisht si një fjalë që nuk ekziston ose që është zhdukur nga
fjalori i të rinjve. Një pjesë e konsiderueshme e të rinjve i
analizojnë shkaqet dhe pasojat në planin personal dhe individual.
Sot,
të rinjtë, sapo dalin nga oborri i shtëpisë, nuk pyesin se çfarë ka
ndodhur, çfarë ndodh dhe çfarë mund të ndodh? Mjafton që për momentin
dhe çastin e kohës të mos prek oborrin e tyre, pa harruar se në një të
ardhme të afërt edhe oborri i tyre do të jetë i prekshëm, përderisa
është pjesë integrale me oborret e tjera në lagjen, qytetin dhe shtetin
ku jetojnë.
2. Shumë i rëndësishëm për të rinjtë shqiptarë është shenjtërimi profesional i punës.
Çfarë
është politika? Ka një mal me analiza akademike dhe historike që mund
t’i japin përgjigje kësaj pyetje, por politika realisht s’është gjë
tjetër veç se një punë që duhet bërë mirë, si ajo e gazetarisë,
infermierisë, mjekësisë, avokatisë etj.
Duhet t’iu rikujtojmë të
rinjve se çdo profesion duhet të bëhet në mënyrë korrekte. Prandaj edhe
politika duhet bërë në mënyrë korrekte dhe jo të bjerë pre e joshjeve
të korrupsionit.
Të bësh mirë një profesion ose një punë do të thotë
të japësh një shembull të mirë, të përcjellësh vlera dhe të
kundërshtosh/mos pranosh dhe luftosh antivlerat.
Prandaj, të rinjtë
shqiptarë si fillim duhet të bëjnë shumë mirë detyrat e tyre
fillestare: të studiojnë shumë, të respektojnë dhe të mbrojnë me çdo
kusht diturinë dhe mjediset, ku kultivohet ajo. Pra, të luftojnë dhe të
mbrojnë të drejtat personale dhe kolektive si në aspektin juridik dhe
në atë sociologjik dhe njerëzorë, të mbrojnë me fanatizëm dhe me
vendosmëri të palëkundur “Lirinë”, e cila përfaqëson emblemën e
shoqërisë demokratike dhe pluraliste. Pasi të kenë, krijuar në formë
natyrore dhe akademike shenjtërimin dhe respektin për punën dhe
profesionin, le të pretendojnë për një stafetë më absolute dhe më të
domosdoshme, e cila quhet Politikë.
3. Argumenti i tretë është lufta mes të mirës dhe të keqes.
Në këtë argument duhet të shpjegojmë se termi “luftë” nënkupton një luftë që zhvillohet jo me armë, por me ide dhe vizione.
Arsyetimi, në terma pesimist, duke thënë se: politika është vetëm përvese, nuk shërben për asgjë.
Prodhimi
i këtij arsyetimi është i thjeshtë, sepse nëse vendet e politikës lihen
në duart e personave të pandershëm, do të thotë se nuk mund të ndryshoj
dot asgjë dhe asnjëherë.
Kohë më parë, kam bërë një sondazh që
respekton të gjitha parametrat e doktrinës bashkëkohore politike, i
cili vazhdon të jetë i pasqyruar në disa web-site, ku vizitorëve ju
kërkohet sipas alternativave të identifikohen se ku bëjnë pjesë: në
pjesëmarrje aktive politike, që nuk merren me politike apo që merren
vetëm kur cenohen vetë ata.
Rezultati i deritanishëm është se janë krejtësisht indiferent nga politika, sepse e kanë humbur besimin tek ajo.
Nga
ky sondazh që kam krijuar, kam studiuar dhe kuptuar që duhet t’iu ri
japim besim brezave të rinj që kanë vështirësi ose pamundësi për të
gjetur vetën në këtë shoqëri.
Pra, për të realizuar këtë besim,
duhet t’iu eliminojmë nga mendjet e tyre pesimizmin duke ju dëgjuar
arsyet dhe duke ju dhuruar qartësinë/forcën që të fillojnë të besojnë
tek politika.
Interesante dhe e rëndësishme që kërkon një përgjigje
korrekte është edhe pyetja se: kush duhet të jetë modeli i të rinjve në
politik?
Mendoj, se në Shqipëri, për interesa qorre dhe
dritëshkurtra të përfaqësuar nga klane të ndryshme po krijon
paragjykime, diskriminime dhe steriotipe të padrejta se: unë, jam i ri
dhe përfaqësoj të renë dhe ju andej matanë lumit jeni të vjetër dhe
përfaqësoni te vjetrën.
Nuk është aspak e drejtë në planin e etikës
që dikë ta identifikosh të vjetër, sepse ka ca vite më shumë mbi supe
dhe vetë të konsiderohesh i ri, sepse sapo ke filluar të kuptosh se si
është jeta.
Unë, dhe organizata “Gjenerata Re Shqiptare” që drejtoj
prej vitesh, kemi pasur si gurë themelorë se: Shqipëria, ka nevojë për
njerëz që kanë vizione të reja për të ardhmen e përbashkët, që mendojnë
dhe janë të bindur se integrimi në zonën euro-atlantike është shumë i
rëndësishëm dhe i pa zëvendësueshëm për të garantuar prosperitetin,
zhvillim dhe sigurinë tonë kombëtare.
Pra, për ne si organizatë,
idetë përbëjnë shtyllën kryesore për të vepruar dhe qenë një aktor i
rëndësishëm, suksesshëm dhe frutdhënës në jetën politike.
Xhuzepe
Maxini, theksonte se “jam një aktor jo i drejtpërdrejt në politikën
italiane, por jo i pa rëndësishëm, sepse unë ndërhyj përmes ideve”.
Ne,
organizata “Gjenerata Re Shqiptare”, kemi punuar, krijuar duke hedhur
drejtpërdrejt në terrenin e politikës aktive, modelin e të riut të
sotëm politikan. Këtë model e kemi krijuar të ri, që nuk ka asgjë të
përbashkët me të kaluarën e dhimbshme dhe të trishtueshme që ka kaluar
vendi ynë, por ka në dorë forcën e audiencave, bibliotekave,
auditorëve, librave, diturisë dhe që aspiron fuqishëm dhe me çdo kusht
për integrimin e plotë në zonën euro-atlantike.
Ky është modeli që
kemi krijuar dhe që do të vazhdojmë ta krijojmë në të ardhmen, sepse
është koherentë dhe i përgatitur për të sfiduar të ardhmen.
Të bësh
krahasime mes brezave, dhe mes ngjarjeve historike ashtu siç kanë bërë
këto ditë disa të ashtuquajtur analistë, mendoj se është krejtësisht e
padrejtë dhe jo e saktë.
As historia, dhe as doktrina politika sipas
standardit akademik nuk pranon të thuash se: ju të rinjtë e sotëm nuk
jeni si ato të 68-tës dhe se ju të rinjtë e sotëm jeni të paaftë dhe pa
ideale.
Është absurde të krahasosh dy momente historike në periudha
të ndryshme, sepse momenti kohë, faktorët njerëzorë janë krejtësisht të
ndryshëm. Pra, janë dy periudha që secila përfaqëson veten dhe vetëm
veten.
Ndërsa, të përgjithësosh të gjithë të rinjtë e sotëm se janë
të paftë dhe pa ideale, do të thotë të kesh informacion të cunguar dhe
horizont krejtësisht të mbyllur.
Të rinjtë e sotëm, janë ato që
vijnë me të vërtetë nga shoqëria civile dhe punojnë fort pa bërë
reklama televizive, pikërisht për shoqërinë civile shqiptare.
Këto
janë të rinjtë e vërtetë që kanë ideal, punën, lirinë, demokracinë dhe
shpresën për të jetuar, të cilët janë të shumë në numër, por që punojnë
nën heshtje ditë e natë.
Nuk do të jetë e largët ajo ditë, kur këto
të rinj bashkë me punën e tyre reale dhe fisnike që bëjnë, do të dalin
në pah të drejtpërdrejtë për të treguar se kanë shumë ideale dhe se për
këto ideale ka nevojë e gjithë shoqëria politike dhe civile shqiptare.
Ne,
organizata “Gjenerata Re Shqiptare”, kemi krijuar modelin e të riut që
duhet të ndryshoj politikën dhe që jo politika të ndryshoj atë.
Ky,
është vizioni për të cilin kanë shumë nevojë qytetarët e thjeshtë, për
të qenë në gjendje që të bëjnë politikën aktive dhe pozitive.