KAEF – Destinacion Suksesi!
Nga Mimoza Dajçi Boletini
New York, Maj 2017
Në një nga ambjentet e “Russian Tea Room” në Manhattan, Fondi i Edukimit Kosovë – Amerikë mbajti si zakonisht darkën vjetore dedikuar Kosovës në lëmin botëror, ku të ftuar special ishin kongresmeni Eliot Engel dhe futbollisti i famshëm shqiptar Lorik Cana. Mbrëmja e mbajtur në New York, u moderua nga Këshilltari për arsimim pranë Fondacionit KAEF – Gazmend Gjonbalaj, i cili përveç të tjerave në fjalën dhe falenderimet e rastit u ndal tek sukseset e studentëve shqiptarë nga Kosova që kryen studimet në universitetet prestigjoze amerikane dhe më pas u kthyen të punojnë në atdhe në fusha të ndryshme të biznesit, politikës, artit, sportit, administratës publike etj.
Arritjet e KAEF – tha ai – në edukim dhe zhvillim kanë tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve përsa i përket sukseseve të vetë individit në Kosovë, të cilët u diplomuan në gazetari, diplomaci, shkenca ekzakte, politikë, ekonomi etj.