Unë jam nga ZHARRËZA!

    “O shtëpi! Moj shtëpi!

     Të kem një varr si ti”

             Popullore

   (cikël me poezi)

Nga  Përparim   Hysi

 

Unë jam nga  ZHARRËZA!

        “O shtëpi! Moj  shtëpi!

          Të kem një varr si ti!”

                   Popullore

 

Unë jam nga ZHARRËZA dhe nga fshatrat pë rreth

Dhe me të gjithë ata që u prishën shtëpitë

Përgjegjësinë mbaje ti, o shtet!

As më bëhet vonë, në ndryshojnë qeveritë.

 

Kontratat me të huajët i lidh qeveria

(As që dua të di: e djathtë  a e majtë?)

Mua, si qytetar, mos më prishet shtëpia

Asnjë qeveri mos tentoi  që t’i shpëtojë fajit.

 

Nuk duhen braktisur qytetarët si jetimë

Të mbyllur, të fyer si të “dorës së dytë”

Në protestën e tyre: të gjithë legjitimë!

Qeveria  mbyllur që të dy sytë!

 

Përse do nisej ajo “Ecje Biblike?”

Mbi njëqind e ca kilometra(tëgjitha në këmbë?!!!)

Dhe provokohen insinuata aq dramatike

Sikur ja:-Qeveria,sapo  u krijua… mbrëmë?!!!

 

Unë jam nga ZHARRËZA dhe dëgjo, qeveri!

Asnjë fitim nuk ke me njerëz të pakënaqur!

U ke “vrarë” gjumin; i ke lënë pa shtëpi!

Mjerë qeveria që përbuzë “SOKRATË TË VUAJTUR” *

 

*në thonjëza-shprehje MIGJENIANE!

 

                         Tiranë, 25 shkurt 2017

 

         E nesërmja

 

Pas të sotmes, vjen e nesërmja

E sotmja? E trishtë apo e zezë

Më e bukur do jetë e nesërmja

Dhe nuk e shtroj si hipotezë.

 

Që të jetë e nesërmja e bukur

Nuk duhet të kemi veç shpresë

Por mos qëndrojmë duarkryq e të humbur

Dhe mos pushtohemi debulesë.

 

Mos vrapojmë pas”idhujve të rremë”

Apo pas të”ashtuquajtur liderë”

Secili prej tyre veçse rren

Dhe nuk shkruaj a flas në erë

 

Jam shumë i saktë dhe i kthjellët

(Mos u bëni qorra me sytë hapur!)

Këta “paloliderë” më sjell të vjellët

Mbeti  SHQIPËRIA si vdekur e pakallur!

 

Dhe hiqen sikur po treten për hallet tona

(Për vete: janë pasuruar duke mashtruar e vjedhur)

Po kur pretendojnë se”pa ta? Vjen zezona!!!)”

Bash ata që halleve tona  u kanë pshurrur dhe pjerdhur,

 

Heshtjen e turpshme ta flakim tej

Si një rrobë të vjetër që më nuk vlen

Dhe mos besoni në këta “korifej”

Veç kështu e nesërmja e bukur vjen.

 

                     20 shkurt 2017

 

          ABSTRAKTJA

 

Abstrakten nuk e dua ( a nuk është e vështirë?!)

Dua realen, se  është e prekshme.

Abstraktja më lodh (djersit pa pirë)

Kurse e vërteta më pëlqen, qoftë dhe e “potershme”.

 

E vërteta është si dita… e mbushur plot dritë

Abstraktja si nata ( po kush e do natën?)

Të vërtetën në shkrime dhe në poezitë

Më lodhin shkrimet që tarjtojnë abstrakten.

 

Abstraktja në shkrime e poezi nuk më pëlqen

Jeta është e bukur dhe të jetë e prekshme

Kur vete ma bën poezinë si teoremë

Si lexues e di se si ndihem? Si zogu ndër leqe…

 

                    18 shkurt 2017

 

 

                   Tiranë,  26 shkurt 2017

Comments

comments

-----