PAPA FRANCESKU E PRITI DOD DOÇIN NË SELINË E SHENJTË NË VATIKAN

Shënjtëria e Tij, Papa Francesku priti në audiencën e Tij në Selinë e Shenjtë në Vatikan Dod Doçin, shqiptarin atdhetar nga Lura, biznesmenin bajemirë të kompanisë “Lura” në Tiranë, veprimtarin kombëtar panshqiptar.
Në shtatorin 2014, kur Papa Francesku ishte për Vizitë në Shqipëri Dod Doçi ishte pjesmarrës i vlerësuar, elitar, në ceremonitë protokollare në Tiranë.
Herët, më 19 tetor 2003, Dod Doçi u takua edhe me Papa Gjon Pali II, kur ishte në Vatikan me familjen e tij dhe 50 vetë nga firma “Lura” për të marrë pjesë në Ditën e Lumturimit të Nanë Terezës.
Dod Doçi i Lurës, një ndër “100 biznesmenët shqiptarë të shekullit”, e ngriti me fondet e tij nga themelet e saj rrënoja Kishën Shën Maria në Lurë, e cila mban emrin e Nanës së Krishtit. Thuhet se i përket vitit 1418. Është nji nga 275 kishat katolike shumë të hershme që i listnon albanaologu Fulvio Cordignano. Edhe në kohën e Ateizmit, kur mbeti veç në rrënojë të themeleve e në gufalim barnaje, aty – tek kjo “Shtëpi e Zotit”, tek ky “vend i bekuar” – vinin me droje besimtarë shpirtnorë luras, nga rrethinat e prej hejcekuhit, për të krye rite fetare, për të gjetë qetësi besimi e për të marrë shpresë jetësore. Kjo vepër kulti e arti, e rrallë për nga ndërtimi në kompleks i saj, u përurua në tetor 2014 në jehonën e Vizitës së Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku në Shqipëri.

Kisha Shën Maria në Lurë i ka 12 dritare në dy ballët gjatnor të saj. Nji numër biblik ky. Në ato 12 dritare dritërojnë 12 Apostujt e Krishtit. Natën Apostujt, portret-gdhendur në dritare duken dhe ma bukur, falë mjeshtrisë të kombinimit me dritat. Aty, brenda në Kishën Shën Maria të Lurës i gjen dhe 4 portrete me format të madh të Papa Klementit XI–Albani, të Papa Gjon Pali II, të Papa Françeskut, të Shën Nanë Terezës. Katër emra flasin shumë për Shqipërinë, për lidhje e kontribute të tyre për Shqipërinë, që na kanë nderue dhe i nderojmë në përjetësi. Ndaj i ka përzgjedhur Dod Doçi dhe këto katër emblema të historisë të Krishtërimit, të Selisë së Shenjtë në Vatikan, të Kombit Shqiptar – trojenik në Ballkan e mërgimtar në Botë.
Dod Doçi, senator i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike në Tiranë, ishte dhe në eventin tjetër madhor, të mrekullueshëm, në Ditën e Bekuar të 4 shtatorit 2016 kur Papa Francesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan dekretoi në mënyrë solemne e festive Shenjtërimin e Nanë Terezës, Shpalljen e Saj Shenjtore e Krishtërimit.

Comments

comments

-----