Presidenti Ruben Diaz. Jr, dekoron patriotë e aktivistë të njohur në NY

Nga Klara Matja

 

New York, Nëntor 2018
Më datë 28 nëntor 2018, Presidenti i Bashkisë Bronx, Nju Jork, Ruben Diaz Jr, mbështeti festën e 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ai po në këtë ditë në ndërtesën e Bashkisë Bronx “The Bronx County Building” griti për herë të parë Flamurin Kuq e Zi Shqiptar në ambjentet përreth godinës nën pjesëmarrjen e komunitetit shqiptar.
Veprimtaria u organizua dhe sponsorizua nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, “Bijtë e Bijat e Shqipërisë në Amerikë” dhe Qendra e Bashkësisë Shqiptare.
Presidentit Ruben Diaz Jr, mikut të njohur të shqiptarëve në New York, i u dhurua me këtë rast një Çmim Nderi nga Kryetari i “Fondacionit Shqiptaro-Amerikan” Esad Rizai.
Përshëndetën aktivitetin Presidenti i qytetit të Bronxit Ruben Diaz Jr., Përfaqësuesja e Qeverisë së Shtetit të Nju Jorkut Kathy Hochul, Senatorja Alessandra Biaggi, moderoi programin avokati dhe mbështetësi i kauzës së shqiptarëve Hon. Stephen B. Kaufman.
Festa u hap me interpretimin e hymneve kombëtare shqitparë dhe amerikanë nga këngëtarja Merita Halili shoqëruar në fizarmonikë nga bashkëshorti i saj Maestro Raif Hyseni.
Gjatë kësaj ceremonie Presidenti Diaz Jr., nderoi me Proklamatë Nderi disa figura të spikatura e tepër aktivë të komunitetit tonë në SHBA, dhe ishin pikërisht Hajdin Alijaj dhe Mimoza Dajçi – të cilët njihen për kontributin e tyre të shquar në New York e më gjerë. Çmime gjithashtu ju ndanë pas vdekjes edhe patriotëve Ali Hadri dhe Idriz Seferi.
 
Përfaqësuesja e shtetit të Nju Jorkut Kathy Hochul, paraqiti një deklaratë nga guvernatori Andrew Cuomo ku deklarohej se 28 Nëntori shpallet Dita e Flamurit Kuq e Zi, si një festë zyrtare që njeh Pavarësinë e Shqipërisë, në shtetin e Nju Jorkut.
Shqiptare.

Interesante ishin edhe fjalët e Zj. Moza Dajçi e cila tha: “Z. President, ne ju falenderojmë për çfarë ju keni bërë për komuniteitn tonë, për vlerësimin e patriotëve shqiptarë, e veçanerisht ndalem tek figura e Isa Boletinit…. Prandaj tha ajo mendoj se, ka ardhur koha që edhe ju të viziotni Mitrovicën, Kosovën, pse jo të bëni edhe binjakëzim të Bashkisë që ju drejtoni me Bashkinë e Mitrovicës”. 

Presidenti Ruben Diaz Jr, dha menjëherë premtimin e tij se, do të fillonte përpjekjet për këtë vizitë të mundshme në Kosovë, pasi në fakt ishte një kërkesë e përsëritur edhe kohë më parë e Zj, Dajçi pranë Presidentit Ruben Diaz Jr.

 

Comments

comments

-----