QIRJAKO SAVA, ARTISTI
Nga Luan Çipi
Asnjëherë nuk të ndava,
Ishim shokë qysh fëmijë,
Si artist, Qirjako Sava,
Në kujtesë për jetë do rijë:
Djalë i ri, u bë aktor,
Në estradë dhe në teatër,
Me Pirro Savën, në Vlorë
Krijuan një vizion tjetër.
Frymë të re i dhanë aktrimit,
Në art e ngritën shakanë
Me Gaq Vishin, Myqeremin,
Evgjeninë dhe Melihan;
Leka Krutën e Panozaqin,
Humoristë dhe këngëtar;
Flamur Laro, Vangjel Pici,
Skenaristë e shkrimtar;
Nuk ka si t’u hahet haku:
Albert Verisë, mal talenti,
Regjisor Nazmi Bunjaku,
Agron, Afrim, Mane, Meti.
Qirjakua, skenarë shkroi
Për estradë dhe komedi,
Regjisor trupën drejtoi,
Ish estrada shpirti i tij.
Boksier dhe edukator,
Artist filmi, parodist,
Po, mbi të gjitha aktor,
Recitues e panteist,
Meritoi tituj të lartë
Si Artist i Merituar,
Naim Frashrin e Artë,
Nderi i Vlorës-yll i shquar!
Vlorë, më 01.12.2018
Comments
-----