LOPA, AGJENTE E IMPERIALIZMIT AMERIKAN!..
Ndodhi gazmore nga historia e Radio Tiranës
Me rastin e 80-vjetorit të themelimit të saj, (20 nëntor 1938-2018)
Nga Skifter Këlliçi
Megjithëse ka brirë, vec ndonjë fëmije,askush nuk trembet kur sheh t’i kalojë pranë ndonjë lopë.Shumë- shumë ne mund të dogëndisemi kur ndonjë lopë i teket për shtatë palë qejfe,t’ia nisë havazit me atë “muuu…muuu-në” e saj që, në fund të fundit, mund të na prishë ndonjëherë gjumim, ose muhabetin. Jo më shumë.E, megjithatë, një lope, të cilën e mbante një qytetar që e kishte shtëpinë ngjitur me godinën e Radio Tiranës, ishte bërë tmerri i punonjësve te saj, pikërisht me atë palljen -“muuu, muuu”, e cila gjatë regjistrimit të emisionevenë studiot, futej si pa të keq nga dritaret e tyre.Pale,po, vec kësaju cilësua edhe “agjente e imperializmit amerikan”.
Ndonëse muret e studiove , ishin të veshurame material izolues, prapë se prapë palljet e asaj lope arrinin deri ne mikrofon dhe që andej në veshët e dëgjuesve , të cilët pandehnin se këto emisione regjistroheshin diku pranë… ndonjë stalle.
Ja përse ajo lopë tmerronte Radio Tiranën. Të gjorët redaktorë dhe teknikë prisnin që lopa t’i jepte fund “solos” se vet bubullimtare dhe të rinisnin regjistrimin e mbetur, jo rrallë edhe për minuta të tëra. Por ajo që më ndodhi mua një herë, nuk mund të harrohet.
Ishte verë e vitit 1964. Sapo përfundoja montimin e një reportazhi të rubrikes “Lulëzon fshati ynë kooperativist” për shqiptarët jashtë atdheut. Bash në atë kohë u kujtova se duhej të shkoja në fonotekë, ku, vec pjesëve muzikore të të gjitha llojeve, ruheshinedhe zhurma dhe efekte të tjera, dhe të gjeja një radiokasetë që të kishte pallje lope.
– Nuk kemi radiokesetë me pallje lope, por me pellitje gomari sa të duash,-më shpjegoi si pa te keq njeri nga punonjësit e fonotekës.
U ktheva i mërzitur ne studio.
– Pse e vret mendjen,- u përpoq të më qetësonte Xhafer Zavalani, teknik që hante bukë vec në Radio.- Në vend të palljes së lopës vemë nje muzike kalimi dhe me kaq mbaron puna.
– Jo,Xhafë,- ia ktheva unë,- sepse nga fundi i reportazhit, pasi dëgjon palljen e lopës, një nga anëtaret e kooperativës thotë:”Cfarë ka Lara që po pall? Mos është gjë sëmurë?”
Xhaferi nuk e zgjati.
– Po sikur te bëja unë si lopë?- ia pata unë, ndonese e dija qe ai nuk do ta gëlltiste këtë prockë timen.
Ai më këqyri vëngërthi dhe ma priti:
– Meqë je komentator sporti , pandeh se mund të behesh dhe aktor?
– Po ta provoj nje herë,o Xhafë,- iu luta.
Nuk ma prishi qejfin.Kësisoj shkova nga fundistudios, pra larg mikrofonit,ku folësit lexonin tekstet e emisioneve dhe ia nisa: ”Muuu…muuu!”, i bindur që e kisha kaptuar lumin. Mirëpo, me t’u futur ne studion e regjistrimit, pashë qe Xhafa po mbante barkun me dorë.
– Nuk ke qullosur gjë ,-më tha pastaj prerë.
Kishte hak. Por unë nuk u dorëzova.
– Po si dreqin kjo lopë e mallkuar, që atëherë kur nuk duam, pall për shtatë palë qejfe, nuk po ia nis solos së saj?- hungërova tërë mllef.
– Epo, kafshë është e bekuara dhe e ka me të tekur,-ma ktheu Xhafa.
– Do te vete ta kandis, që të pallë e kështu ti behu gati për regjistrim,-ia prita unë, dhe ,pa e zgjatur, dola ne oborrin e Radios, mblodha ca guricka, u ngjita ne katin e tretë të godinës së Radios, u futa në një zyrë dhe që atje lëshova me sa fuqi që kisha një breshëri në drejtim të lopës që ishte shtrire sa gjerë e gjatë diku në oborrin e shtëpisë.Vec e kur lopa u cua vrikthi dhe ia nisi një” muumuu-je”,sa të thuash u tundën themelet e Radios.
Në këto e sipër unë me një frymë zbrita poshtë , drejt e në studio.
-Hë, Xhafë?-e pyeta.
-Birinxhi,-i qeshi fytyra Xhafës.
Dhe me të vertetë, nga shiriti i regjistrimit pallja e lopës nuk kishte të sharë. Kësisoj, për pak minuta mbarova regjistrimin e emisionit dhe së bashku me Xhafën dola ne oborrin e Radios që të thithja kështu pak ajër të freskët. Por aty mora vesh se kishte ndodhur hataja.Lopa vazhdonte me nje “kreshendo”ta ngrinte palljen në kupë të qiellit, sa mund ta kishte zili cilido këngëtar klasik.Si pasojë, ishte ndërprerë emisioni i italishtes që po regjistrohej në katin e dytë.Nga dritarja e atij kati tekniku, folësi dhe redaktori po e shanin lopën me nënë e me babë.Po pse, ua varte ajo atyre?
Unë e Xhafa këmbyem një vështrim të shpejtë dhe nga sytë e hirtë të tij sikur lexova:”C’t’u desh, mor karafil… Pa shih tani se c’na bitise!”.
Nuk mjaftoi kjo, po në hyrje të godinës së Radios, ku ndodhej kabina e oficerit te rojes, u dha nje burrë i shkurtër, i rëgjuar, që me t’u na afruar, lëshoi kujën:
– Kush ma qëlloi lopën?! Aman, or te keqen,gjejeni, se nga oborri i Radios u lëshuan vu e vu ca guricka.
Unë u bëra kallkan. Mirëpo, si për mrekulli , më doli në mbrojtje oficeri i rojës që ishte nje mesoburre me mustaqe pis te zeza, kavak i gjatë, i cili me një të folur nga Veriu, se andezaj ishte, ia priti vetullngrysur:
– Po a e din ti, mor shoku gjytetar, se ktu punojnë gazetarë, të cilët të edukuem me msimet e Partis dhe shokut Enver, bajne emisione per me ju dhanë mendjuve?!..Kurse ti mendoke se ndonjeni prej tyne paska goditë atë lopë, qi tash e ka mbushë kupën. E kush mundet me kenë, për shembull, ky Skyfteri qi vjen prej bangave te Univerzitetit, a?Në vend qi me ardhë e me kerkue të falun, ti na hjedh vickla.
– Të drejtë ke, or shoku oficer,-ia ktheu ai “gjytetari”- po, ama, te rrimë shtrembër e të flasim drejt, këtë radhë lopa ime zuri të pallë, sepse ishte dikush që e goditi me guricka.Pastaj, une nuk them se e ka goditur ndonjë nga gazetarët, por mbase ndonjë femijë që është futur në oborr.
I zoti i lopës, duke thënë keto fjalë, u rrektë sajonte një bicim buzëqeshjeje që i ngriu në buzë,mirëpo u bë sanjë grusht,kuroficeri i rojës, pasi i hodhi një vështrim nënvetullor, ia ktheu vrazhdë:
– Ti po na fyen, edhe ma shumë , shoku gjytetar.Cka mendon ti ?Se na ktu në ket kabinë ,ia kputkemi gjumit e po lamë me u futë kush të mundet prej jasht,e?!…A e din ti, se na kena kenë në kufi e nuk kena lanë mizë me fluturue mbrendatij, e tash po lekemi me kalue portën e Radiosnji fmi për me goditë lopën tande të mallkueme?!….
I zoti i lopës e humbi fare pusullën përpara ketij hyxhymi, pa ditur nga t’ia mbante, kurse unë dhe Xhafa mezi mbanim gazin.
– Ai fmi, – vazhdoi oficeri, – mund ta ketë goditë lopen tande jo prej oborrit tonë, por prej minares se xhamisë.
Dhe, me të thenë keto fjalë,oficerizgjati dorën nga xhamia që ndodhej ngjitur me oborrin e Radios.
– Kështu pra,ndonji fmi ka dashtë me luejtë me ndonji fmi tjetër e kshtu asht ngjitë,për shembull, në minare e prej andej në vend qi me goditëshokun e vet,poshtë në rrigë,pa dashjeia ka kputë lopes tande , qi tash ma së fundi po nis me pushue palljen e vet.
Të zotit të lopës iu rrezit fytyra.
Por,tamam kur u bë gati te ikte, pasi kishte bërë një mijë temenara e premtime që këtej e tutje lopa të mos rriste “intensitetin e solos” së saj deri në “fortissimo”, oficeri i rojes, pa u menduar gjatë, i tha:
– A kishte me të shkue mendja, shoku gjytetar, ajo lopa jote mundet me kenë “agjente e imperializmit amerikan?”.
Qytetari në fjalë ngërtheu vetullat plot habi, ashtu si dhe unë me Xhafën që vazhdonim te ishim shahitë të këtij muhabeti që zuritë merrte përpjesëtime marroke, përderisa oficeri e pagëzonte lopënme këtë shprehje që të bënte shkuleshe së qeshuri.
– Hiç mos u habit, – vazhdoi oficeri i rojes pa e prishur terezinë. – Për shembull, nji anmik, doemos tepër i mshehte, e thret at fëmi dhe i thotë: “Ndigjo, xhaxhi, po të nap njito 100 lekë, veç ngjitu në at minare të xhamisëe dhe m’i bje me gura asaj lope.
– E përse?- pyeti i kurreshtur i zotii lopës, pyetje që do ta kisha bërë edhe unë me Xhafën.
– Shumë thjeshte, mor shoku gjytetar. A e pa cka ndodhi tash? Lopa palli ma tepër se herët e tjera. Emisioni i italishtes u ndëpre për disa minuta. Pra, u ba nji dam, ose si me e thane në gjuhën tonë vigjilente, nji sabotim. Tash kjo i nep zemër anmikut të panjoftun, por shumë të zgjuet, sic janë tanë anmiqt.
I zoti i lopës po e ndiqte ligjëratën e oficerit si i nderkryer. Kështu edhe unë me Xhafën. Dhe ai, qetë -qetë, vazhdoi:
– Tash ky anmik mund ta vazhdojë punën e vet anmiqësore edhe ma tej me anë të lopës tande e nji ditë ka me i thanë tash atij fmije: “Ndigjo, xhaxhi! Shko anash murit të shpisë, ku ndodhet lopa, e hjedh nji top llastiku, qi kam me ta dhane unë, mbrenda ne oborr. Mandej, futu prej deret atje, e po ta gjesh ate mbyllë, kce prej murit , se askush nuk ka me dyshue për ty .Edhe me të kapë i zoti i shpisë, pra me e kapë ti, për shembull, shoku gjytetar, fmia ka me të thanë: “Më fal, xhaxhi, se unë vetëm topin desha me marrë.” Dhe ti ke me e besue.
Oficeri i rojës ndali nje hop e pastaj duke e përbiruar bashkëbiseduesin tashmë thuajse të fantaksur, vijoi:
– Ti, ndër kohë, meqi asht zheg e dielli të përvlon, $ka ke me ba? Doemos, ke me ia këput gjumit, si kishe me ba edhe un vetë. Bash njitu nis dhe loja e anmikut me anë të atij fmisë qi ka hi në oborr. Ai tash i drejtohet lopës dhe xjerr prej xhepit nji kuti shkrepcet..
– Po përse?-u hodh i llaharisur i zoti i lopës.- Që t’i vere zjarrin?!…
– Jo , he burr i dheut, po si mujke ai me shkrepse me djegë nji alamet lopet! Qi ta marrish vesh ti, në at kuti ai nuk ka shkrecse, por spec te kuq, të cilin e merr prej kutijet me nji kunj te vocërr e mandej pa humbë kohe, ia fut lopës poshtë bishtit në birë.
Tjetri mbetii i shushatur.
– Më fal, mor shoku gjytetar, po me të futë ty spec te kuq në prapanicë, $ka kishe me ba zotnija jote? Kishe me kcye përpjetë tuj uluri në kupë të qiellës, apo jo?
Qytetari i ngratë, doemos, që pohoi me kokë.
– Kështu, pra, ka me ba dhe lopa jote. Ka me nisë me pallë “muuuuu e muuuuu!” e nji zot nuk ka me mujt me e ndalue.Per dhetë minuta, tridhetë e ma shumë.Pra, ashtu, si pak ma parë u ndërpre emisioni i italishtes, kanë me u ndërpre dhe emisionet e tjera. Por,sic thash, jo për pak minuta.E kështu emisioni i italishtes ka me ia kcye emisionit të frengjishtes, emisioni i frengjishtes ka me ia kcye emisionit të arabishtes, arabishtja- greqishtes e kur të vijë ora me regjistrue emisionin e anglishtes, nuk ka me mbetë ma kohe, se me nji kto keto vonesa , taman në orën tetë, fillon transmetimi i këtyne emisioneve.Me kenë se nuk asht regjistrumun anglishtja, jepet nji emision rezervë, punë prrallash, me do kangë e kuriozitete prej Shqipnije, por jo lajme e komente politike.
– Po mire, gjene pa gjë nuk u ngelka! – ia ktheu si me te qeshur lopëpronari.
– A je, apo nuk je njeri politik, ti, mor gjytetar? – iu gërmush oficeri i rojes. – Po a e din se ky asht sabotim e per kët ke dhe ti faj?!…
– Unë? – blegëriu lopëpronari duke u bërë grusht.
– Ta pret mendja, se lopa jote e mallkueme me ato palljet e mbrashta nuk la me u regjistrue emisioni ma i randësishëm, ai i anglishtes. A din çka kishte me ndodhë ateherë? Tanë ndigjuesit prej Anglijet, në Kanada, e prej Kanadahit, në Austral e prej Australit në Amerikë , në anmiken ma të madhe te popujve, nuk kanë me pasë mundësi me ndigjue Radio Tiranën, zanin e partisë, zanin e shokut Enver e me u frymezue për me luftue kapitalistat gjakpimës. Të tanë kanë me i telefonue njani-tjetrit, tue kja”: “Kuku, ca na ka gjetë!Sot nuk mujkemi me marrë zemër prej Shqipnisë, të vetmit vend në botë qi po ndërton socializmin .E gjithçka prej asaj lopës tande.
I zoti i lopës ishte bërë tashmë kufomë e gjallë.
– Ndërkohë, – vazhdoi i hovëzuar oficeri i rojës, – në Shtëpinë e Bardhë, atje ne Vashington, futet i pari i CIA-s, spiunazhit amerikan .Të tanë i hapin rrugën e ai futet drejt e në zyrë, ku asht i pari, presidenti dhe i thotë:..- Ajo lopa…e bani punën e vet. Sonte nuk ndigjohet ma zani i Shqipnis në anglisht. Veç e kur ai presidenti lshohet në kolltuk, buza i shkon vesh e në vesh e shpërthen tanë gaz: “Sot nuk ka ma demonstrata e greva, qi i frymëzojnëpopujt me u ngritë kundër nesh!”.
– Përse, edhe ai presidenti do e marrë vesh se kush jam… unë dhe lopa ime?! – ngërtheu vetullat qytetari i sëkëlldisur.
– S’don mend!…Prandej, ti këndej e mbrapa, nuk ke me fjetë ma në zheg, por ke me ruejt se mos ai fmija futet në oborr me shkrepce në duer e me ba me e pa, ke me e kape e me ma dorezue mue. Kështu prej tij na kena me mujte me dijtë kush i ban këto punë anmiqësore. Atëherë ti ke me kenë i lavduem e ata spikerat e Radio Tiranës, kur të napin lajmet, kanë me naltue aktin tand guximtar.
I zoti i lopës ra një grimë squkë.
– E di si është puna, shoku oficer,- tha pastaj, – po sikur unë ta hiqja që këtej këtë lopë e ta shpija në një… shtëpi tjatër buzë lumit?
– Po ti, fol mor burrë, nji kjo kishte me kene gjaja me e bukur! Me pshtue ti e me pshtue edhe Radio Tirana prej nji asaj lope! – briti oficeri.
Unë dhe Xhafa nuk e mbajtëm dot gazin. Një shaka me zarar që kisha bërë, po na dilte për hajër. Po shpëtonim nga lopa që na tmerronte me palljet e saj. Aq më tepër që sipas atij oficerit na qenkej agjente e… imperializmit amerikan
Per ndodhine e pare gjej ne google nje foto te Radio Tiranes se vjeter. Kurse per te dyten foton time me Mazrekun para mikrofonit.
Beoij te gjesh sa me shpejt disa emra .. per analizen gjuhesore drejtuar kryeministrit…
TRIBUNAT SHËMBEN, TRANSMETIMI VAZHDON…
(1965)
Ndodhi gazmore, nga Skifter Këlliçi
Kjo ngjau në pasditen e së dielës së 5 tetorit të vitit 1965. Në stadiumin “Qemal Stafa” zhvillohej ndeshja midis “Partizanit” dhe “17 Nëntorit “, për fazën e parë të kampionatit kombëtar, ose, ta themi më shkoqur, midis Tomit dhe …Xherrit, po të nisemi nga seria aq e bukur e filmave vizatimorë që kemi parë prej vitesh shpesh në ekranin e TV-së …
Komentin e ndeshjes në Radio do ta bëja unë më Anton Mazrekun.
Kishte disa vite që “tomxherristët” tanë, tërhiqnin jashtë mase tifozët, që përpinin shkëllët e stadiumit. Ç’të bënte i gjori stadium, i cili që në projektin italian të vitit 1940, kur kishte nisur të ndërtohej, ishte parashikuar që të mbante mbi shpatullat e tij rrumbullak 12 mijë shpirtra, kurse në vitet ’60 atje vërshonin të paktën 15-18 mijë? Kësisoj, poshtë tribunës qendrore u ngritën dy tribuna prej dërrase; po kështu edhe në tribunën përballë saj. Mirëpo në stadium bënin hyxhym të babëzitur turma të panumërta shikuesish, që futeshin si të mundnin, me bileta dhe pa bileta.
Kështu ndodhi dhe atë ditë.
Ndërkohë, mizëri njerëzish kishin mbetur jashtë stadiumit , të gatshëm që, sapo t’u jepej rasti të bënin yrysh. Dhe,sapo filloi loja, sinjalin e këtij rasti e dhafutbollisti i “Partizanit”,me mbiemrin Qojle, i cili, një të bërë një piruetë mu brenda zonës së rreptësisë së bardhebluve, dhe i këputi një shqelm topit, cili sakaq u sikteris në rrjetë. Bash atë dekikë, portat e stadiumit shpërthyen e hallku u ngrit e fluturoi ku të mundte, bile edhe mbi kokat e atyre që ligjërisht ishin në stadium.
Të tëra këto unë dhe Antoni i pamë nga kabina e komentimit. Nuk po zgjatem në përshkrimin e ndeshjes , që u mbyll vetëm me këtë gol, megjithë aventurat tomxherriste të lojtarëve në fushë, që nuk kishin të sosur, sepse, në minutat e para të pjesës së dytë, kur radhën për të komentuar e kishte Antoni, ndodhi ajo që as në ëndërr nuk e kisha parë.
Tamam tribuna portative, me shkallë druri, ngritur para disa vitesh, rrahur nga era e shiu, që mbante në kurriz atë mizëri tifozëzh të fantaksur , u hepua si kuti shkrepëseje dhe u shemb. Brenda pak sekondash një fashë e stërmadhe, e gjatë më shumë se gjatësia e fushës së futbollit, e gjerë sa pista e vrapimit, u anua dheme një rrapëllimë dhe u bë rrafsh me sipërfaqen e mesores së epërme të stadiumit. Dhe të mendosh se mijërat e njerëzve u ndodhën sakaq, më këmbë, të ngjeshur njeri pas tjetrit,si sardelet në kuti, pa kuptuar se ç’po ngjiste.
“Tërmet, tërmet!”, u dëgjuan britma që të bënin të të ngriheshin qimet drizë nga tmerri.Veç kur sa të hapësh e të mbyllësh sytë, dallgë mbi dallgë, turma të hallakatura rrafshuan telat të mbajtura nga purteka të forta hekurash dhe vetëtimthi, në atë mish-mash, u gjendën në fushë.
S’do mend që ndeshja u ndërpre dhe futbollistët lanë ndjekjet e topit dhe njëherësh u vunë të ndiqnin dhe të ndihnin të dëmtuarit që nuk ishin të pakët, por lavdi zotit, jo me rrezik jete.
Në këto e sipër, drejtori i përgjithshëm i Radio Tiranës, që po e ndiqte ndeshjen një radhë poshtë kabinës sonë, u ngrit dhe ma bëri me shenjë që transmetimi të ndërpritej. Mirëpo Antoni çuditërisht, vazhdoi me të tijën… Dhe bëri mirë…
Në qoftë se ka ndonjë rast tipik ku tragjikja ngjizet me komiken, ky rast ,pra, u shfaq atë ditë në stadium…
Do t’u lutesha lëçitësve të këtyre radhëve të ndiqnin bashkë me mua një ndodhi që zuri fill disa orë para ndeshjes dhe që ka për heronj dy …pijetarë. Njëri prej tyre nga Shkodra, duke dashur të shihte një shfaqje mëngjesore të Estradës së Tiranës, ngaqë avujt e fernetit a konjakut kishin nisur t’i gudulisnin trutë, në vend që të blinte dy bileta estrade, për vete dhe për një shokun e tij, bleu në dorë dhe me $mim të kripur jo një, por dy bileta sporti. Dhe nga një matrapaz, sepse biletat për këtë ndeshje ishin shitur me vakt e me kohë.Ta pret mendja se kur u gjend te dera e hyrjes sëEstradës biletaprerësi, kur pa xurxulle ktheu mbrapsht, duke i shpjeguar ëmblas se duhej t’ia mbathte për në stadium. Meqë shoku nuk po i vinte, tek po priste në pijetoren poshtë hotel “Pezës”, u njoh me një “ortak” të thekur të gotës që ishte nga Durrësi dhe në bisedë të dyi dhanë kakar të shkonin së bashku në stadium, madje dy orë para se të fillonte ndeshja. Doemos, për të kaluar këtë goxha kohë, u ndodhën në shoqëri të…dy faqoreve me raki, që i mbushën paq. Dhe që të ishin sa më rehat, u ulën në shkallaren e fundit. Më e bukura ishte se asnjeri dha as tjetri nuk kishin haber nga futbolli e jo më të dinin secilat skuadra do të zbrisnin në mejdan.Të dy krenoheshin se njëri ishte nga Durakiumi i lashtë i Karl Topisë, kryeprincit të principatës arbëreshe, dhe tjetri nga Shkodra e Teutës, mbretëreshës së famshme ilire.
Kësisoj, kur nisi ndeshja dhe tifozët çirreshin ndërsjelltas: “Forca, Tirona!”, ose “Forca, Partizani!”, ata përmendeshin e, si për inat të tyre, i mëshonin zërit në kupë të qiellit: ”Forca,Karl Topia!”e tjetri: “Forca, Teuta!”, duke i lënë të pataksur tifozët tirona-partizanas.
Ndërkohë, jo shumë larg kabinës sonë, ku Antoni po vazhdonte ligjërimin e tij, një tifoz fytyrë reshkur, po hahej me të tjerët përreth që nuk e linin të ngjitej sipër.
“Amani, more, -u lutej ai, – më lini të dal se po më shpëton e madhja!”
Po kush ia kishte ngenë, kur të tërë ishin rrasur e bërë pelte pranë njeri -tjetrit.
“Mbaje sa të mbarojë ndeshja, – ia këpusnin ata, – bile rras në prapanicë ndonjë shtupë që të biesh rehat”.
Dhe nuk kishin faj, aq më tepër që njeri prej tifozëve, ngjitur fytyrereshkurit, kishte ngrënë në kokë një shishe arançate, që shitësi nga lart ia kishte flakur një blerësi, një shkallë më poshtë, kurse tjetri ishte bërë helaq nga dy petulla, për pa nishanshmëri ,përsëri të shitësit që duhet thënë se ishte esëll. E tani ishin të shtrënguar të dëgjonin dërdëllitjet e tifozit fytyrëreshkur, që të themi atë që është për të thënë, ishte në gazep të zotit.
Mirëpo,pas shëmbjes së shkallëve…një nga tofozët, duke zënë hundët me dorë dhe shtrëmbëruar surratin, tha:
“Aha, i mbushi brekët ky!”.
Të tërë kthyen kokën nga fajtori.
“Po jua qava hallin”,- bërbëliti ai me zë të përqarë.
“Turp të kesh, ti alamet burri, – iu gërmush një tjetër. – Ti u dhjeve, jo se nuk mund ta mbaje, po sepse të hyri data nga këto që pe”.” Po, pse nuk ju shkuan dhe juve shtatë në qase? Tërmet e kaluar tërmetit ishte! “-u mbrojt dhjeraniku.
“Na shkuan që ç’ke me të, por e mbajtëm veten duke shtrënguar grykën eprapanicës. Por tani teru që këtu, se qelbe tërë stadiumin”. Dhe dhjeraniku fytyrëhequr, që doli që nuk ishte as trim, zdruq-zdruq, shalahapthi, u ngjit nëpër shkallë dhe të tërë rreth tij, që pak më parë nuk e linin të bënte xhap, i hapën fët e fët rrugën që të shpëtonin nga kutërbimi hundëshpues.
Në këto e sipër dy faqorerakizbrazësit tanë durrsako-shkodranë, nuk kishin marrë vesh se ç’ zallamahi po ndodhte në shkallët e stadiumit. Shkodranin e kishte përlarë me gjithë lecka dallga e tifozëve dhe e kishte përplasur në…fushë, ku, pasi kishte ngrënë pa dashkëza ca shkelma, i kishtë rënë të fikët dhe as vetë nuk e kishte kuptuar si ishte degdisur në ndënjëset e buta të një “Zimi” byroist dhe prej aty në spital…
Durrsaku ishte rrëfyer më stoik ndaj këtij rrebeshi. Kishte mbetur i tulatur aty, pa lëshuar nga dora armën e tij…faqoren, por edhe pa i rënë ndërmend se ku kishte bitisur faqorerakizbrazësi shkodran.
Sa për Anton Mazrekun, ai meritoi lëvdatat më të mëdha. Për afër 10 minut e mbajti mikrofonin me komente gjithfarësh, ndërsa dëgjuesit, falë tij, nuk kuptuan fare se ç’kishte ndodhur në stadium. Shumë-shumë e kishin marrë me mend se ndeshja ishte ndërprërë, se futbollistët po grindeshin më gjatë se herët e tjera me gjyqtarin, siç ndodhte jo rrallë….
Comments
-----