LETËR ESENINIT

Cikël me poezi lirike nga Përparim Hysi

 


1.Letër   ESENINIT!

Të mahniti SHAGANEJA, o i bukuri ESENIN!
Shih si është SHABANEJA! Ah, ta shihje, miku im!
Ti e gjete SHAGANENË, në një klub, në çajhane
Unë e gjeta SHABANENË, tutje, në një lagje çame.

SHABANEJA kish  një sy që  të “hante” egësisht
Po ta  shihje, o mik, ti, do të vdisje dashurisht
Është e bukur SHABANEJA, si një lule “mos më prek!”
Asgjë s’është SHAGANEJA, në i vëmë tek e tek.

Në më vë poshtë me vargje, natyrisht që e pranoj
Po për bukuroshen çame, mezalla që pe s’lëshoj.

 

2. ” Peizazh” i gjallë

 

Kur të shoh të zhveshur, pranverë në blerim
Kur të shoh të veshur, dimër,cingërrimë
“Gurrave” të gjinjëve, vë buzët e “pi”
Tutje u them thinjave,kthehem si fëmi.

Buzën vë mbi buzë (epo çfarë  dua tjetër?)
Je e imja muzë, o mike e vjetër.
Ky”peizazh” i gjallë, mua më bën me krahë
Kthehem bëhem djalë (djalë?Po unë jam “pasha?!”)

“Pasha” dashurie, pa pronë e çifligje
Je muzë poezie, moj e shjtrenjta mike.

 

3. Dashuria

 

Të ndiqja, të “haja” me sy
Me gojë s’të thashë asnjë llaf
NJë ditë u ndale e më fole ti:
– Pa”trokitur”, cila derë u hap?!!!

 

4. Nëpër ëndrrat e mia

 

Nëpër ëndrrat e mia, vjen e shfaqesh gjithmonë ti
Nuk m’u nda mua”hija” dhe pse ndodh,nuk e di.
Por mungesën unë e ndjej ( jam si pemë që nuk kam gjethe)
Se me ty,askënd s’këmbej; nuk të kam… dhe më zënë “ethe”.

 

5. Lëmë të pi!
“Ndaj, paprerë, kupat zbraz poeti!”
ESENIN

 

Lëmë të pi, moj mike e dashur!
Lëmë mike të pi!
Se me grep si peshk jam kapur
Nga një dashuri.

Po kur thonë që s’ka lezet
Tash, në pleqëri
Gjasme ja në moshë të tretë
Nuk ka dashuri.

Ja,tek  shkon një gurelmaz
Mendja pas saj iku
Nuk ma var,sado i flas
“Xurxull” kokëshiniku.

Kupat mbush dhe i zbraz
Të harroj “mademin”
Çfarë  më  bëre, gurelmaz?
Me pije mbyt “helmin”

 

6. Po të  isha…

       “… vetëm jeta e engjëjve e pastër është.”
franceze e shk.XII-të

 

Po të isha prift në një kishë,
Apo në manastir të isha murg,
Pa një femër,jetën do ta quaja hiç
Se pa një femër, të jetoj: nuk mund!

Ju shoh që, tek lexoni, tundni kokën
Ndonjë e përfytyroj  edhe buzëmbledhur
Veç femra zbukuron tërë botën
Dhe ju”mendjemykur” mu  në mendje ju kam pjerdhur!

Dikush më merr si  KAZANOV
NJë tjetër do më quaj DON ZHUAN!
Jam lerë e rritur në PETOVË *
Dhe, kur shkruaj, jam transparent si xham!

Për çdo femër unë kam adhurim
Për cilëndo femër kam respekt
Pa femrën,  jeta fare s’ka kuptim
Pa femrën,bota do ishte krejt  e shkretë.

*Petova- fshati ku kam lindur dhe kam punuar gati 30-vjet,në rrethin e FIERIT.

 

7. Sot

 

Sot po bie shi me gjyma
Ndaj dhe unë jam mbyllur brënda!
Befas,vjen një mike imja
Me të bëmë “ca punë të rënda”.

 

8. Plak i “çartur”

Syrin tënd, moj, do ta “ha”
Se jam  kthyer në”kanibal”
Mos e merr,moj, me  shaka
Do ta”ha” syrin të gjallë.

Do ta”ha” dhe, po ” s’u ngopa”,
Nga”uria” jam bërë djalë
Mu në krahë do të marrë”hopa”
Do të “shtrij”, të “ha”  të gjallë.

 

9. Ç’qe ai vështrim?

Ç’qe ai vështrrim aq qiellor?
Më gozhdoi si rob të gjallë
A s’e di që jam tokësor
Dhe tak, kthehem unë në djall.

Nuk  m’u duk vështrim i shtirë
Por ma ngule me qëllim
Dhe u”deha” unë pa pirë
Po ç’të gjet, mor Përparim?

Ku duroj në këtë moshë
( se nuk mban më dru oxhaku)
E, moj mike, ti më josh
Po tek unë, ka  ardhur plaku.

 

10. Kur?!…
Reminishenca të një kohe që shkoi.

Kur vura duarët mbi gjoksin tënd
M’u duk se me duar mbaja botën
Ky kujtim vjen e më çmënd
Tani që me thinja kam kokën.

Përfytyroj sikur në duar mbaj zjarr
Se ku nuk shkon mendja e një të moshuari
E kujtoj atë çast me mall
Dhe afrohem dhe më shumë pranë zjarri.

Se zjarri më ngroh dhe,për një çast, harroj
Harroj që i kam kaluar me kohë 7 dekada
Dhe ja ku mendja sot më çoi
Djalërisë kur kisha flatra.

 

                       Tiranë,  22 nëntor   2018

Comments

comments

-----