KLIMA E INVESTIMEVE NË KOSOVË

Nga Petrit Aliaj

 

Me dt 10.11.2018 nën përkujdesjen e konsullit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Milano zotit Adrian Andreja u organizua një sesion informues me biznesmenë të fushave të ndryshme nga rajoni i Lombardisë. Zoti Adrian Andreja falenderoi të pranishmit për vlerësimin e këtij sesioni informues me pjesëmarrjen e tyre.Sesion i cili ndihmon këdo që ka ndërmend të çvendosi aktivitetin e tij ose dëshëron të hapi një aktivitet të ri me të drejtën për tu mirë informuar në inisiativat për investim e zhvillim në Kosovë.
Në këtë sesion merrte pjesë një ekip ekspertësh po thuajse nga të gjitha instancat . Përkatësisht drejtori i departamentit për investimet strategjike nga ministria e diasporës z.Besim Berisha, këshilltari për çështjet ekonomike z.Faton Thaqi.-drejtori i sektorit për nxitje të investimeve z.Kreshnik Thaqi,drejtori i përgjithshëm i agjensisë për investime dhe përkrahje z.Nol Bushala;drejtori i përgjithshëm i tatimeve z.Sakip Imeri ;përgjegjësi për sektorin e doganave në kosovë z.Xhemajl Fejza e drejtoresha e shitjeve pranë agjensisë së privatizimit zj, Valbona Dibra si edhe kryetari i rrjetit të bisneseve për italinë dr.Vat Marashi. -Në sesion nga z Faton Thaqi u parashtruan të gjitha mundësisë që u afrohen biznesmenëve shqiptar nga diaspora por edhe atyre vëndas,duke filluar me lehtësirat doganore,tatimet,blerjeve të terreneve për ndërtime industriale e bujqësore etj,të cilat janë përfshirë në kornizën e përmirësuar ligjore për

investime,trasport,eksport,kontribute,paga.

Një përparësi e veçantë shpjegoi z Nol Bushala i jepet investimeve për energjinë e rinovuar,për drita,ujë,rrugë,informatikë,kulturë,shëndetësi me një politikë fiskale lehtësuese deri në masën 50% në sektoret e energjisë,bujqësi ,turizëm. Mekanizmi që nxit investimet e diasporës ka gjetur përparësi në 8 zona ku rezultati i përdorimit të monedhës europiane që nga viti 2003 e politika taksative e favorëshme, na ka siguruar arritje pozitive e të besueshme theksoi drejtori i përgjithshëm për tatimet z Sakip Imeri. 
Takimin e përshëndeti sindako i komunës Curtatone në Mantova z.Carlo Bottani ,i cili ishte i interesuar edhe për sa i përket investimeve të shtetasve italianë në Kosovë. Në emër të degës së Lobit Euro-Atlanik Shqiptar për italinë merrte pjesë dott,ssa Marsela Marsela Koci kryetare e kësa j dege e njëkohësisht edhe korespondente e Internacional web Post si edhe presidenti i shoqatës “Shqiponja”në Brescia & Bergamo z. Sherif Nuredini . 
Mbas diskutimeve z Xhemajl Fejza i u dha përgjigje një seri pyetjesh që kishin të bënin me kalimin e lirë të shtetasve e mallrave në kufirin Shqipëri –Kosovë ,ku ai tha se ;për të ardhëmen është menduar të jetë vetëm një dritare kontrolli për të dy palët.Ndërsa për trasportin do të aplikohen tarifa të ulëta deri në masën 8%. Në varësi të pyetjeve u sqarua se për disa mallra specifike që hyjnë nga Serbia si p.sh. për miellin, është vendosur një rritje e taksës në masën 40% për ton e ndërsa për ndërprerjen e fondeve nga B.E.-ja për investimet në minierat e qymyr gurit,shpjegimet u bënë nga drejtori i departamentit për investime strategjike z Besim Berisha . Ai sqaroi se deri në vitin 2020 po punojmë të arrijmë zëvëndësimin me energjinë e rinovuar duke reduktuar në masën 20% konsumin e qymyrit .Me këtë rast vlen për të përmend edhe sqarimet e bëra nga zj Valbona Dibra për sa i përket proçesit të privatizimit në Kosovë, shitjet e terreneve e pronave si edhe dhënien e tyre me konçension deri në 99 vjet me çmime favorizuese. Në fund mbas përshëndetjes së dr.Vat Marashi,kryetar i rrjetit të bizneseve për diasporën në itali e mori përsëri fjalën konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Milano ,zoti Adrian Andreja i cili së bashku me urimet e tij për më shumë suksese në bashkëpunim ftoi pjesëmarrësit në kokteilin e rastit. 
Petrit Aliaj.
Milano /Italy.

 

 

 

Comments

comments

-----