Një vlerësim i merituar!

Nga Klara Matja*

Nëpërmjet shtypit shqiptar, mësova lajmin se në Tiranë, Presidenti i Shqipërisë Z. Ilir Meta dekoroi nje gazetare dhe aktiviste të të drejtave të njeriut. Ndala dhe pashë me kujdes fotot në internet, ishte mikja ime Moza Dajçi. U gëzova shumë kur pashë që ajo po mbante në duar dekoratën që Presidenti Meta i akordoi asaj në një ceremoni në Tiranë. Moment vërtetë emocionues. Duke njohur nga afër angazhimin e saj pranë shtresës ish të persekutuar politike në Shqipëri si gazetare dhe aktiviste e të drejtave të njeriut dhe kontributin e saj të spikatur për demokracinë në vend, si bijë e një patrioti që me vitalitetin e dinjitetin e tij në burgjet politike shqiptare sfidoi diktaturën komuniste, them se kjo medalje ishte e vonuar për Mimozën. Por më mirë vonë se kurrë. U dekorua për “Merita të veçanta civile”. Moza edhe në SHBA, s’e ka ndalur kurrë penën e saj, e sakrificat e saj për gratë e fëmijët në nevojë, për të drejtat e mohuara të gruas ish të persekutuar politike të Shqipërisë dhe motrave tona në Kosovë malltrajtuar nga makineria serbe.

Njëherësh në Tiranë, asaj nga miq e të afërm ju promovua edhe libri me titull “E bukura nën pranga”. Urime mikja jonë! Suksese të mëtejshme të urojmë, në krijimtari e veprimtari shoqërore. 

*Klara Matja, ish e persekutuar politike nga rregjimi komunist në Shqipëri

Comments

comments

-----