Kalendari historik i nëntorit
Nga Fritz Radovani
FLAMURI I GJERGJ KASTRIOTIT
6 PRILL 1911
DEDË GJO’ LULI NGRITI FLAMURIN NË BRATILË
28 NANDOR 1912
ISMAIL QEMALI NGRITI FLAMURIN NË VLONË
M U E J NANDOR 2 0 1 8: K u j t o j m ë …
9 NANDOR 1944 MUNTAZ KOKALARI Intelektual i njohun gjinokastrit shkruen një leter tri ditë para pushkatimit pa gjyq nga terroristi vrasës Enver Hoxha:
“Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur… Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua, Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale…Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi e gënjeshtar, që i do njerëzit nën vete; edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë…”(AQSH, F.14 d.2/a v.1944)
-
U pushkatuen pa gjyq dhe pa faj nga gueriljet komuniste pranë hotel Bristol në Tiranë, me urdhën të Enver Hoxhës dhe zbatuesit të urdhnave të tij, kriminelit Kristo Themelko, agjent i njohun i jugosllavëve deri në vdekje, edhe 14 intelektualë të shquem të kombit e të kulturës Shqiptare. Ata ishin: Ismail Agë Petrela, Muntaz Kokalari, Vesim Kokalari, Syrja Kokalari, Nebil Çika, Reshat Stërmasi, Muharrem Lleshi, Rifat Tërshana, Lluka Xhumari, Ali Panariti etj. Ditët e terrorit komunist kishin nisë nga gueriljet qysh më 28 tetor 1944, kur u pushkatuen në dyer të shtëpive, nëpër rrugica dhe sheshe etj.., me qellim terrori e frike ish-oficerët e karrierës së Ushtrisë Kombëtare: Akil Sakiqi, Nazmi Uruçi, Fahri Dabulla, Muharrem Liku etj, dhe vijuan deri më 16 nëntor 1944.
17 NANDOR 1944:Forcat ushtarake pushtuese gjermane ikin nga Tirana në Veri.
-
29 NANDOR 1944 Forccat ushtarake gjermane dalin nga Shkodra ora 3.00 nade, e mbasi ikin edhe nga Jugosllavia, këta dy popuj të pushtuem nga komunistët e Titos, u konsideruen të “çliruem”. E Hoxha deklaroi: “Ndaj Jugosllavisë nuk kemi pretendime!”
20 NANDOR 1866 U le shkrimtari i Madh Don Ndre MJEDJA(1866 – 1937).
12 Nandor 1944 Pushkatohet pa gjyq perkthyesi Lorenc RASHA 44 vjeç…
2 NANDOR 1945 Dita e të Shuemve në Zallin e Kirit mbas Vorreve të Rrëmajit.
Forcat e amatosuna të Sigurimit komunist zhdukun Vorrezat e të pushkatuemve…
-
27 NANDOR 1945: TRAKTI I ORGANIZATES ANTIKOMUNISTE NË SHKODER, “BASHKIMI SHQIPTAR” : “Mos gabo me votue per bishat komuniste!” Ndersa tjetri ishte: “Masakrat në Shqipni i bajnë me urdhen të Titos dhe Stalinit!”. Fillojnë arrestimet me pjesmarrës në Organizatë me Gjovalin ZEZAJ dhe Luigj KÇIRA.
6 Nandor 1946 Arrestohet Don Prek Qafalia. Ishte Meshtar në Mirditë.
10 Nandor 1946 Vritet pabesisht në Reç nga komunistët Don Luigj PICI (1907 – 1946).
12 Nandor 1946 Arrestohet At Petraq ISAK . U dënue në Elbasan me 15 vjet burg…
12 Nandor 1946 Arrestohet: At Donat KURTI, Don Mark HASI dhe Don Anton MUZAJ.
14 Nandor 1946 Pushkatohet në Tuz Imzot Nikoll TUSHA…Mik i Gazullorëve.
15 Nandor 1946 Arrestohet Imzot Frano GJINI …Rregjent Apostolik i Vatikanit.
15 Nandor 1946 Arrestohet At Mati PRENNUSHI …Provinçial i Françeskanve.
15 Nandor 1946 Arrestohet Fra Ndue VILA, nuk i dorzon çilsat e Kishës sigurimit shtetit.
16 Nandor 1946 Pushkatohet i dënuem dy vjet Misionari gjerman Don Zef MAKSEN.
-
16 – 17 NANDOR 1946 Futen armët rreth orës 2 – 4 të mjesit nga Sigurimi i Shtetit në Kishen Françeskane të Shkodres, dhe Kuvendi kthehet në Burg me 800 të burgosun…
-
25 Nandor 1946 Pushkatohen në Prizren të akuzuemit e pafajshem me Organizaten “Katoliçeskaja Banda”: At Bernard LLUPI, Maria SHLLAKU, Prof. Kol PARUBI dhe mësuesi Gjergj MARTINI.
12 Nandor 1947 Arrestohet Don Ejell DEDA, vdes në burg 31 vjeçar.
20 Nandor 1947 Vdes në tortura Imzot Frano GJURAJ… I kerkohet mohimi i Zotit!
6 Nandor 1956 Arrestohet At Rrok GURASHI: Vdes në burg..,pranon akuzat.
9 Nandor 1956 Vdes papritmas Imzot Bernardin Shllaku në Shkoder.
22 Nandor 1956 Vdes në burgun Burrel nga torturat At Klement Miraj (1882 – 1956).
12 Nandor 1957 Arratiset At Pjeter Stajka, dhe Shugurohet jashta shtetit në 1960.
1 Nandor 1958 Shugurohet meshtar Don Martin TRUSHI (Nandor 1933 – 1998).
5 Nandor 1958 Arrestohet per të dyten herë At Florian BERISHA S.J. ( 1897 – 1970).
5 Nandor 1958 Arrestohet per herë të dytë At Leonard SHAJAKU. Nuk tregon Rrëfimin!
10 Nandor 1958 Pushkatohet mbas arrestimit të tretë Don Ejëll KOVAÇI (1920 – 1958) .
10 Nandor 1958 Arrestohet per herë të dytë At Marjan PRELA (1885 – 1974).
27 Nandor 1968 Arrestohet e torturohet Don Marin SHKURTI (1933 – 1969).
NANDOR 1969 Shembet nga anadollaku Fadil Ymeri Kisha e Vaut të Dejës e vitit 1361, ku asht kunorzue Heroi Kombtar Gjergj KASTRIOTI – SKENDERBEU.
17 Nandor 1973 Arrestohet Don Ndoc NDOJA (1914 – 1996)Vorroset në Rrëmaj.
12 Nandor 1975 Vdes At Gjon Karma S.J.(1896 – 1975) mbas sa vitesh burg.
18 Nandor 1979 Vdes At Zef VALENTINI S.J. (1900 – 1979) Studjues i njohun dhe historian per Shqipninë. Profesor i Seminarit Jezuitëve në Shkoder deri 1946.
4 Nandor 1985 Vdes në Shkoder Prof. Gasper UGASHI (1909 – 1985)
-
17 Nandor 1985 Papa GJON PALI II i shkruen dy letra personale Presidentit Ronald REGAN dhe Mihajl GORBAÇOV, per takimet me frymë paqsore në Gjenevë.
20 Nandor 1987 Vdes në Tiranë Prof. Lasgush PORADECI(1899 – 1987)…
9 Nandor 1989 Rrëzohet pergjithmonë Muri i Berlinit. Terroristi komunist dhe anadollak Ramiz Alia, vazhdon me vra Rininë Antikomuniste nder kufijt e Shqipnisë…
4 e 11 Nandor 1990 në Rrëmaji Shkoder, Don Simon JUBANI thotë Meshen e Parë mbas vitit 1967, kur u mbyllen të gjitha Kishat me “Revolucionin Kulturor 1967”.
26 NANDOR 1994 Emnohet nga Papa Gjon PALI II mbas 38 vjetësh nder burgje e interrnime nga komunistët, KARDINALI I PARË SHQIPTAR Imzot Mikel KOLIQI.
10 NANDOR 2002 Kanonizimi i Martirëve Shqiptar nga Vatikani.
NANDOR 2018: U Kanonizuen 38 Martirë nga Vatikani… Ndersa “Shteti Shqiptar” dekoroi në këta 28 vjetë mija kriminelë, vrasës e torturues që sot po drejtojnë Shtetin…
Melbourne 30 Tetor 2018.
Comments
-----