Mos u bjerë qenëve!

  Kujtimit të piktorit JANI  DUMI

(tregim)

Nga Përparim   Hysi

 

     Unë,së pari, e njoha JANI DUMIN , kur erdhi në shtëpinë tonë, në MBROSTAR-URA të FIERIT. E solli vëllai im, i madh,QAZIMI. Vëllai punonte shofer në parkun e naftës në Patos dhe,mysafiri që vinte sefte në shtëpinë tonë,atje punonte si boajxhi. Lyente me bojë makinat e parkut. Tek e shihja,kalimthi, mikun, vura re se ndryshe,fare ndryshe nga vendasit,ky mik bënte pak përjashtim. Jo se si mysafir kishte ndonjë veshje ekstra, po ajo që më bëri përshtypje të veçantë qe pak si jashtëkohe, qe këmisha e tij. E bardhë,prej pambuku, por  pa jakë. Këtë lloj këmishe në MYZEQE e quajnë”grykez” dhe kjo”grykeza”, nëse zë e futem në hulli të largëta, ka dalë jashtëkohe dhe myzeqarët e veshin këtë lloj këmishe vetëm në shfaqje folklorike si dëshmi të një veshjeje tradicionale. Miku është dëshmi  e gjallë e kësaj”grykëzës” dhe,sa e njoha unë,kurrë nuk ndodhi ta shihja me këmishë me jakë. Nga ana tjetër, mbaj mend se miku,kur erdhi dhe im vëlla na e bëri të njohur në atë”odën e miqëve”,në krye  të së cliës qëndronte  babai im,i moshuar atë kohë,kishte një”boçe” me vete,si ato  të grave myzeqare kur shkojnë në derë të babait. Na njohu imvëlla dhe,pasi bëri tunjatjeta me timatë,me nënën dhe me ne,të tjerët,sipas moshës, imvëlla tregoi se miku nuk ishte bojaxhi që lyen te vetëm makinat,por  qe dhe piktor i lindur. Sa tha kështu imvëlla, miku hapi”boçen” dhe ne,tek e ndqinim me vëmendje se çfarë fshihej në”boçe”,pamë atë që nuk na  e priste mendja: mysafiri kishte pikturuar me mjeshtëri një fotografi çift të babait me nënën time. Jo vetëm i kish pitkuruar,por dukeshin si të gjallë, të porsadalë nga boçja, me të gjitha tiparet dhe befasia qe aq  e madhe, sa dhomën e përshkoi një pasthirmë gëzimi e habie bashkë. Babai,ngaqë nuk e mbante dot entusiazmin, tak hapi portofolin dhe,me sa mbaj mend,i zgjati piktorit një 500-qindëshe nga ato ,të kuqet. Të kuqe,por miku qenkej me”huqe”:- Aha,- tha,- e kam bërë për shpyrt dhe shpirtin nuk e shes. Kur tha “e kam bërë për shpyrt”,kuptohej  se e kish bërë për hatër të timvëllai,QAZIMIT, me të cilin punonte. Ne,nga ky gjest human i tij,filluam që ta donim dhe më tepër,se,sado që mbante”grykëz”, qe fisnik dhe nga ata që duhen vënë në buxhak.

                                           *     *    *
JANI  DUMI! Tek e shihja, kur thotë MIGJENI ” me një sy preçiz”, me atë kostumin prej doku të zi, me”grykëzën” e bardhë qumësht (pa dyshim,meritë e bashkëshortes që kurrë nuk e njoha),me shapkën e zezë mbi kokë, nuk di si,por bëja një”fluturim pindarik” dhe,ngaqë jam   fare analfabet për të çmuar një pikturë, mendoja vetëm duke e parë atë të gjallë parasysh,dhe nuk  di,po gjykuar veç nga veshja,më kujtonte REMBRANDIN me atë këmishë”grykëz” dhe veshjen e zezë,tërë jetës. Qe i kafes (aspak i pijeve pa kufi) dhe i ndonjë tekeje raki për ta shoqëruar,por,në ndodhte që e kishe qerasur njëherë, për së dyti nuk pranonte: më shumë se njëherë,quhet qelepir,- thoshte.
Qe i çudtishëm:çdo ditë bënte 12-km rrugë nga shtëpia në Fier dhe anasjelltas. Ishte nga MATKËZA një fshat që sot mund ta futësh në xhep. Për ta gjetur fshatin është fare kollaj: dil tek ish-turizimi i FIERIT dhe ndiq xhadenë drejt veriut,pa asnjë dredhim:as majtas dhe as djathtas (sot është asfaltuar dhe është bërë”vezë” saj BASHKISË së FIERTI) dhe,kur të arrish mu në fund (pas këtij “fundi” është lumi),ke arritur në fshatin e madh:MUJALLI,në të majtë,është MATKËZA nga ka qenë JANI DUMI- piktori që bënte synjeriu!

                                           *     *   *
Por historia nuk mbaron këtu. Imvëlla,QAZIMI, u bë shumë mik me “Usta JANIN”(usta e thërrisnin tërë ata që e njihnin) dhe imvëlla, sot,tek pinim kafe në TIRANË ku jetojmë, më pyeti:- Vallë, rron ai “USTA JANI?”.
-Jo,- i thashë,- më kanë thënë që ka ndërruar jetë.
-Sa i ndershëm ishte!- foli me dhimbje imvëlla.
Dhe,mandej,nuk e di se si na humbi nga biseda për “USTANË nga MATKËZA” e FIERIT. U ndamë me timvëlla dhe, kur sosa në shtëpi, nuk më ndahej “REMBRANDI” me grykez dhe,sakaq, nga qoshe e kujtesës më doli një rrëfim intim midis “Rembrandit” dhe timvëllai. Po e pranëvë në këtë tregim timin një ngjarje e shumëvjetëve më parë.
*     *    *
Me”USTANË”,- tregonte imvëlla,- kishim qenë diku në një fshat. Qe mesnatë dhe,tek ecnim rrugës së fshatit, befas na sulmojnë duke lehur disa qenë. Ndërsa “USTAI” as e prishi terezinë,  unë u ula që të gjeja ndonjë gur-rruge që t’u bija qenëve.
-Çfarë bën?- pyeti “USTAI”.
-Dua të gjej ndonjë gur apo dru që t’u bie qenëve.
– Mos u bjerë qenëve!-thuaj se bërtiti.  Qentë atë punë kanë,ndaj fshatari i lëshon natën. Fajin e kemi ne që”bredhim” natën. Po u re qenëve, rrugët tona ndahen!!! Qe fat,- tregonte imvëlla,- që qentë nuk na sulmuan.
Këtë doja t’i rikujtoja timvëllai, si”antidodë” për të zbutur dhimbjen për ikjen e atij”USTAI” aq të ndershëm. JE i paharruar nga të gjithë ata që të njhinin,USTA JANI DUMI!

 

                                  Tiranë, 21 tetor   2018

Comments

comments

-----