75 VJETOR’ I PAHARRUESHEM…

Nga Fritz Radovani

 

13 TETOR 1943 ALEATËT BOMBARDOJNË TIRANËN DHE VRASIN
503 QYTETARË NË TRYEZAT E DREKËS… ISHTE ORA 13.13’…
DATA 13… ORA 13.13’; Një numur i persëritun shpesh’ e, tue u kujtue per keq!
503 të vdekun dhe të mbuluem me gjak pa dijtë as sot se pse!? Thonin “Luftë”!..
Po, me ke po zhvillohej Lufta?! – As sot nuk pergjegjet njeri… As ata që na vrane s’flasin!
E nuk flasin as ata që vazhduene me vra e, po ringjallin vrasësit me vra prap edhe sot!
Muejt tetor të Shek. XX kanë sjellë aq shumë histori e kujtime të illta sa nuk harrohen.
Filloi me Tetorin e vitit 1908, e vazhdon me disa data të shemtueme që me i pasë caktue me dorë në kalendar, me siguri do t’ ishte gabue njena sa me u kujtue per mirë.
Kur kolosët e Shekullit XIX mendojnë me ba Shqipninë, dhe Burrat Trima të Malsisë po pergatiten me shpallë Pamvarsinë e Shqipnisë së 1911, Esat Pashë Toptani fillon me na perkundë në djep Enverin, Migjenin, Ramizin, Driteroin e sa të tjerë që gati u lene në një ditë, se në një muej po… E haje dreq, asnjeni nuk e ka daten e sigurtë veç futja kot..!!
Edhe Enveri, edhe Ramizi janë caktue nga sllavokomunistët në dy data, sa me na ba ne në Shkoder “mos me festue as Zojen e Shkodres”, që bie pikrisht ato dy ditë… E kur i erdhi vneri komunist në fyt tue pa plakat tona zdathë, tue shkue me Ju lutë Asaj Zojë, brij Kalasë Rozafat, me “na shfarosë faren e keqe ateiste e sllavokomuniste…”, nxoren  Eshtnat e Imzot Serreqit, që punoi per Pamvarsinë e Shqipnisë që në 1911, e i tretën në Dri, tue e veshë persëvdekuni me të gjitha akuzat e imoralitetit të vet… E Kisha u kthye në germallë, kur kompanjeli i Saj vazhdonte me tregue kush janë malazezët e Krajlit…
Ishin sllavët e vjeter e të rij që punuen, luftuen dhe shpenzuen që Shkodra asnjëherë të mos bahet Kryeqyteti i Shqipnisë, se do të humshin Tivarin, Hotin e Gruden.., e besa shpejtë edhe Kosoven. Lexoni fjalimet e Luigj Gurakuqit në Parlament ! “Nuk ban!” e kundershtuen pinjollët e Toptanve, dhe Kryeqyteti u vendos në Tiranë! Gjaja ma e bukur e Tiranës ishte Sheshi Skenderbeu, me atë blerim e bukuri arkitektorale, sa edhe Ate, injorantët e marrakotun nga kultura sllavo turke e kthyene në livadh kullote bagtishë…
Kalojnë andej e mendojnë…: “Po Skenderbeun, në cilin Bajram do ta mblojmë prap?!”
Tirana, Stambolli e Beogradi e dijnë saktë “Kur Shqiptarët do ti referohen Kur’anit?”
Mos harroni: “Rilindje’domethanë pini drogë.., e bani çka thonte Enveri e Ramizi..!”
Edhe kjo që po ngjet sot me Shqiptarë.., asht bombardim si ai i 13 Tetorit 1943…
    Melbourne, 12 Tetor 2018.

 

 

 

Comments

comments

-----