70 VJETORI I KRYENGRITJES KUNDERKOMUNISTE TE ZHAPOKIKES
Kumtesë e mbajtur në sesionin shkencor ne akademin e shkencave me rastin e 70 vjetorit te kryengritjes se Zhapokikes
Nga Bukurosh Ajdini
Te nderuar miq ! Ne radhe te pare falenderoj organizatoret e ketij sesioni shkencor perkujtimor 70 vjetori i kryengritjes kunderkomuniste te Zhapokikes per mundesine qe me dhane per te folur per persekutimin e familjeve te martireve te kryengritjes se Zhapokikes. Kryengritja e Zhapokikes 1948 nuk eshte e rastesishme dhe as e nxitur nga jashte. Ajo levizje u krijua mbasi ne zone u prishen disa ekuilibra tradicionale te cilat ishin krijuar ne shekuj. Reforma agrare,shtetezimet pa kriter, eleminimi i parise se zones dhe klerit bektashi krijuan, pakenaqesi te medha ne zone.Keto dhe faktore te tjere bene qe ajka e burrave te zones te organizoheshin ne kryengritje te armatosur. Ata u gjuajten me plumb dhe me burg. Me persekutimin 40 vjecar u gjuajten edhe te afermit dhe farefisi i tyre. Une jam bir i asaj zone dhe njohes pothuajse i te gjitha familjeve dhe historise se tyre te persekutimit. Direkt pas shpartallimit te çetes, mbi familjet e kryengritesve do te fillonte nje terror i papare. Drejtuesi i saj politik Xhemal Brahimi nuk u dorezua dhe kaloi ne arrati. Familjen e tij,nenen ,gruan dhe dy femijet e vegjel i internojne ne kampin famekeq te Tepelenes nga viti 1949 deri ne vitin 1953.Dihet tashme se cfare trajtimi kane pasur te internuarit e atij kampi ku kane vdekur me qindra femije dhe te moshuar. Mbas kampit te Tepelenes familjen e Xhemalit e internojne ne Porto Palermo ku qendruan 6 muaj ne mes te dimrit te acarte. Nga ketu i transferojne ne Valias dhe me pas ne kampin e perqendrimit ne Saver te Lushnjes.Perseri i levizin nga Savra ne Karavasta ku qendrojne deri ne vitin 1957. Ne kete vit i kthejne ne fshat ku i vendosin ne bodrumin e shtepise pasi shtepia ishte kthyer ne zyra lokaliteti. Solidariteti i bashkefshatareve nuk mungonte duke i ndihmuar te fillonin nje jete te re. Nderkohe Xhemali hynte dhe dilte duke e sfiduar regjimin. Sigurimi bie ne gjurmet e Xhemalit por pa mundur dot ta kap dhe per kete hakmerret me familjen e tij duke e internuar serish ne Saver. Xhemali e sfidoi serish sigurimin duke shkuar tek familja, madje duke arritur te sjelle ne jete edhe nje vajze. Bashkeshorten e Xhemalit,Sambreten e arrestojne duke e cuar ne burgun e Beratit per moskallezim te ardhjes se Xhemalit,burg ne te cilin lind dhe vajzen Lumturine. Vuajtjet e kesaj familje nuk kishin te sosur pasi familjen e Xhemalit e ndajne ne dy pjese duke e ndare nenen Sambreten nga dy djemte e saj. Ne vitin 1965 arrestojne djalin e madh te Xhemalit, Bejon, per tentative per arratisje duke e denuar me 15 vjet burg. Si nje nga aktivistet e revoltes se Spacit, Bejon e ridenojne duke i shtuar edhe me shume vuajtjet e kesaj familje qendrestare. Pjestar i kryengritjes ishte dhe vellai i Xhemalit ,Xhemili i cili u denua me 25 vjet burg ,ku pas daljes nga burgu vdes pas pak vitesh si pasoje e kushteve te veshtira te burgut. Mund te thuhet me plot gojen qe familja e Xhemalit ka perjetuar nje gjenocid shteteror. Persekutimi do te binte mbi te gjitha familjet por ne vecanti tek drejtuesit e kryengritjes. Bajram Kamberi si komandant i kryengritjes denohet me pushkatim dhe me sekuestrim te te gjithe pasurise. Familjen e tij dhe te vellait Safetit i internojne fillimisht ne Tepelene dhe me pas ne Kamez te rrethit Tirane .Pas kthimit ne fshat,kjo familje ka qene nga me te persekutuarat ne fshatrat e zones se komunes se Luftinjes. Djalin e Barjamit, Fetahun e denojne me 6 muaj burg pasi ishte ne cdo kohe nen provokime dhe presione. Nje nga drejtuesit e levizjes se Zhapokikes ka qene major Sulo Zaimi ish oficer i ushtrise mbreterore i cili u denua me 20 vjet burg. Femijet e tij u persekutuan sistematikisht nga regjimi ku si pasoje e kesaj trysnie nje nga djemte arratiset ne vitin 1971 ku sot e kesaj dite familja nuk ka asnje te dhene per te. Djalin tjeter te Sulos Mit’hatit e heqin nga puna ne Tepelene duke e kthyer ne fshat.Mit’hati tregon sesi kane dashur ta rekrutojne si bashkepuntor dhe kur ai refuzoi filluan presionet duke i thene qe po propagandon rrezimin e pushtetit popullor .Te gjithe pjestaret e kryengritjes si dhe familjet e tyre survejoheshin nga sigurimi i shtetit por edhe nga nje pjese banoresh te zones qe ishin spiun te atij sistemi. Ridenohen dy nga pjestaret e levizjes Sefer Yzeiri dhe Shaqo Mucodemaj te cilet ishin te betuar kunder sistemit duke i shprehur serish pakenaqesite e tyre mbas daljes se pare nga burgu.Ne denimin per here te dyte Sefer Yzeirin e nxjerrin te lidhur ne qender te fshatit Zhapokike me idene per ta demaskuar por edhe per tu futur friken te tjereve. Seferi mbajti qendrim dinjitoz ku midis te tjerave u shpreh per disa qe ishin drejtues ne fshat qe edhe ju keni qene ne listat e 48 por Xhemali e dogji listen ne menyre qe ti ruante njerezit. Keto thenie te Seferit tregojne qe levizja ishte shume me e gjere dhe permblidhte pjesen derrmuese te burrave te zones. Te gjitha fshatrat e zones kane vuajtur pasojat e kryengritjes se Zhapokikes pasi na etiketonin ne rreth si Zhapokika e 48.Lufta e klasave vazhdonte edhe tek brezi i trete ku pothuajse asnje nga nipat dhe mbesat e pjestareve te 48 nuk iu dha mundesia per te ndjekur shkollen e mesme .Po per shkak te kesaj levizje ka pasur shume pak te shkolluar ne teresi si zone dhe shume pak ose aspak perfaqesim ne pushtet ne rang rrethi. Miqte e mi dua te sjell ketu rastin e nje personi te cilin e kemi ketu ne kete salle te nderuar, zotin Arben Paja qe per fatin e tij te keq kishte gjyshin kulak ,Elmaz Paja dhe vellain e gjyshit pjestar te kryengritjes ,Tema Paja. Ne mbarim te shkolles 8 vjecare donte te vazhdonte shkollen e mesme ne fshatin Izvor edhe pse ishte dy ore larg nga Zhapokika . Shkon i jati i Arbenit tek kryetari i keshillit per te marre nje vertetim per shkolle dhe aty merr pergjigjen qe ca do ti ketu pasi a e njeh veten se cili je? Ky refuzim per shkollim tek Arbeni do linte gjurme te thella pezmatimi dhe urrejtje por do te kthehej edhe ne nje force te madhe motivimi dhe kembengulje pasi ne ditet e para te shperthimit te kufirit ne fund te vitit 1990 do te largohej ne Greqi e per tu kthyer mbas 10 viteve emigracion duke ngritur ne Tirane hap pas hapi nje kompani mjaft konkuruese ne fushen e kondicionim aspirimit.Koha i dha te drejte kauzes se burrave te fisem te Zhapokikes. Komunizmi si nje sistem antinjeri mbolli vetem varferi dhe depersonalizim te individit. I ashtuquajtur njeriu i ri rezultoi ne fund te viteve 90 qe nuk ishte as njeri dhe as majmun. Nuk mund ti vesh asnje emer tjeter perveçse kolera e kuqe ku pasojat e saj do i ndjeme edhe per disa dekada.Te nderuar miq! Kjo ngjarje po perkujtohet vetem keto vitet e fundit ne raport me ngjarjet e tjera kunderkomuniste. Nje pjese e te djathtes e kane lene ne harrese me idene qe nuk ka pasur ne jug levizje antikomuniste ndersa te majtet po per interesin e tyre nuk u leverdiste te thuhej qe ne jug ka nje levizje te tille. Gjej rastin ketu te bej nje falenderim te vecante per ish presidentin zotin Bujar Nishani i cili e nderoi dhe vleresoi kete kryengritje ne vitin 2014 me titullin e larte nderi i kombit, si dhe akordimin e ketij titulli edhe per dy drejtuesit kryesor te kryengritjes Xhemal Brahim Asllanin si dhe Bajram Kamber Hamataj. Nje falenderim i vecante shkon edhe per intelektualin e zones profesor Sadik Bejko i cili i shkundi pluhurin e harreses kryengritjes se Zhapokikes 1948 duke shkruar i pari mbas viteve 90 te. Me pa te voglin dyshim kryengritja e Zhapokikes eshte simoter e Postribes dhe si e tille duhet ta kete vendin e vet ne Muzeun Historik Kombetar.Ngritja e nje memoriali dinjitoz eshte nje tjeter detyre dhe vleresim qe i duhet bere kesaj ngjarje. Perderisa koha nuk ka as fillim dhe as mbarim asnjehere nuk eshte vone per te vleresuar dhe nderuar kontributin e burrave martire te Zhapokikes ne dobi te vendit. NDERIM DHE PERULESI PARA KUJTIMIT TE TE RENEVE DHE TE PERSEKUTUAREVE ANTIKOMUNISTE
Comments
-----