MOS PREKNI KUFIJT ! PO PREKNI T’ ZEZEN TUEJ !

Nga Fritz Radovani

 

Sa shekuj keni që po mendoni me i ngulë ata hunjë që tashti po doni me i zhgulë?

Ata endè sot nuk e kanë lëshue një rrajë…Po, kush ju siguron se vjen e i ngulë prap?

A i shihni lumejt e Gjakut të Popullit Shqiptar nder shekuj, a po nuk i keni sytë n’ballë?

Po kush dreqi ua ka mbushë mendjen me e sakatue të shkreten Rini edhe njëherë?

Ajo endè nuk ka mësue se ku bije Kosova, se emnin e vertetë DARDANI.., as nuk po e keni nder mend me ua mësue as Fëmijve tuej..? Moti i mirë shihet në mengjes heret. Historia e juej fillon që në 1913 me gjeneralin Vukoçiq, vazhdon me Pashiq, Titoviç, me Miladin Popoviq, Vukmanoviq, Visarionoviq e Millosheviq deri tek Vuçiqi, pushtetarët e shqiptarëve mbas viçave si me i pasë ba lopa… E besoj, ju kujtohet mirë Thaçi i çuem në kambë në Zvicerr kur Nanoviqi tha: “Njeriu ka një babë…!” E baba i këtyne të dyve na ishte terroristi anadollak Enver Hoxha.., që per një kolltuk ia “fali” Kosoven Titos…

Bani, bani marrveshje të mëshefta! Ju mësoi keq Ramiz Alia: “Edhe bar do t’ hajmë…”

Vazhdoni me këshillat e gjakbasave, se as bar nuk do t’ hani po sanë, e me rracion…

Por, mos harroni se serbët “per një plesht do t’ ua djegin jerganin!”… Fatkesi e madhe!

Po, a mendoni se kush mundet me kenë ai budallë nder shtetet e Europës, që i hypë prap aeroplanit e vjen me lanë koken per me luftue prap në Balkanin e “budallenjëve”?

A keni harrue o Shqiptarë se nuk jeni në BE, e ju o kosovarë nuk jeni as në O.K.B.?!

Ka pasë të drejtë Nanë Tereza kur tha në Rinas: “O Zot, hiqja mallkimin Shqiptarve!”

            Melbourne, Shtator 2018.

 

Comments

comments

-----