Breshka mburravece

Nga Viron Kona

Breshka mburrej nëpër pyll se ishte më e forta,

se zhguallin askush s`mundej t`ia copëtonte,1)

kafshët edhe shpendët “ta bënin mendjen top”,

se sundimi dhe qeverisja vetëm asaj i takonte.

Shqiponja syçelët mburrjet e breshkës i dëgjoi,

nënqeshi dhe përshkoi si shigjetë ajrin dhe retë,

iu sul, me thonj e rrëmbeu dhe në qiell e ngriti,

pastaj e lëshoi poshtë, te një shkëmb i mprehtë.

Zhgualli i breshkës u dërmua e u bë copa – copa,

atje ku ra, zogjtë uleshin e ngriheshin fluturim,

rënkimin “ eh, këto mburrje ! ” e përpiu nëntoka,

ca gjethe të thata fëshfërinin n`shkëmb si vajtim.

————————-

1). Zhgualli i shërben breshkës si mbulesë mbrojtëse.

 

 

 

Comments

comments

-----