MIRËSEERDHE QERIM VRIONI
Nga Luan Çipi
Midis nesh erdhi Qerim Vrioni,
Mjeshtër i hershëm i profilit elektrik,
E pritëm te “ROSSi”, siç e do zakoni,
E ulëm në një qoshe, si krye mik.
Studiuesi ka hapur për vendin një dritare,
Ndaj nderimin tonë e ka të merituar:
Krijoi “historinë e fotografisë shqiptare”,
Disa libra me vlerë për të i ka shkruar.
Nis me Kel Marubin, i njohur nga bota,
Shkruan për fotografët e parë në Vlorën tonë:
Për shkodranët Kolec Maca dhe Gjon Rrota;
Idromenon, Racin, Burdon, e të tjerë nderon.
Fotografia botërore, pesëqind vjet festime,
Në Shqipëri, njëqindepesëdhjetë vjetori,
Ka dhe falsifikime, ndryshime e retushime,
Qerim Vrioni, si bleta në hojet, mjalt nxori.
Historiani ynë, i përzgjodhi në botë ngado
Krijuesit e shquar, fotografë shqiptarë:
Dhimitri Mborjen e Gjon Milin hero,
I studioi dhe ngriti për ta lapidarë.
Tavolina e pleqve te “ROSSI”, ushton:
Përmend fotografët plot lavdi e nder,
Krijuesin Vrionas, me zemër përgëzon,
E uron për vepra të tjera me vlerë!
Vlorë, më 25 Gusht 2018
Comments
-----