Medet s’ke nje shtatore!

Nga Reshat Kripa

“Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.” Ky eshte testamenti qe la Mid’hat Frasheri ne vitin 1927. Me thoni a ka ndonje burre tjeter shteti qe te kete bere nje veprim te tille? Ai ishte gjuhetari, historiani, politikani, bibliografi, esseisti dhe shkrimtari qe çdo gje e vuri ne sherbim te kombit te tij. Po kombi çfare ka bere per te? Asgje. Nuk ka nje shesh, nje rruge, nje shkolle qe te kete emrin e tij. “Medet s’ke nje shtatore” shkruan poeti i perndjekur politike Uran Kostreci ne soneten kushtuar ketij personaliteti.                                                                                                                                 

Mit’hat Frashëri

Disa vite me pare ish-kryeministri Sali Berisha premtoi sjelljen e eshtrave te tij ne atdhe por, çuditerisht, ky premtim mbeti vetem ne leter. Perse? Sot del nje ekzemplar tjeter, Edi Rama, qe paska vendosur te sjelle keto eshtra. Mos harroni, Edi Rama eshte kryetari i Partise Socialiste, qe nuk ka lene me balte pa hedhur mbi figuren e ketij vigani dhe kete e perligj duke e trajtuar vetem si gjuhetar dhe duke i mohuar gjithe aktivitetin e tij. Megjithate nje gje e tille mua nuk me çudit pasi e di qe ajo eshte pjese lojes politike qe ai luan me kundershtaret e tij. Ajo qe me çudit mua eshte se propozimin per kete e ka bere nje institucion i djathte qe mban emrin e po ketij personaliteti. A nuk do te ishte me mire t’iu ishte drejtuar dy partive te Ballit Kombetar qe e kane ate simbolin e tyre. A nuk do te ishte me mire t’iu ishte drejtuar biznesmeneve te djathte madje edhe qytetareve te djathte pasi jam i sigurte se do te ishin te gatshem te kontribuonin ne kete drejtim. Per kete mund t’ju jap nje shembull. Nje qytetar i zakonshem, nje ish i burgosur dhe internuar politik nga regjimi komunist, rezident ne France, Lavdosh Bequa nga Kanina e Vlores, u tregua i gatshem para disa viteve te vinte nje shume te hollash per sjelljen e ketyre eshtrave. Sot ky qytetar i ka mbyllur syte. Perse nuk u be nje veprim i tille por iu drejtua kundershteve me te eger te Mid’hat Frasherit. Me pak fjale dhente iu drejtuan ujkut per ndihme. Kjo eshte nje fyerje per kete figure madhore. Ju falenderoj i nderuar Artur per shkrimin e shkelqyer kushtuar ketij dishepulli. Kush te mundet le te me pergjigjet.

 

 

 

Comments

comments

-----