PERENDIM DIELLI MBI SAZAN

Nga Luan Çipi

S’ka mrekulli më të madhe:

Dielli po zbret mbi Sazan!

Ikin larg dhimbje e halle,

Flakë të purpurta çdo anë!

Ndërrojnë ngjyrë det e qiell,

Gjithë natyra zbukurohet,

Njësh duken: hënë e diell,

Reja kuqon, flakërohet!

Kjo Vlora jonë këtë herë

Oshëtin si kurrë më parë,

Gjallojnë ngado kantier:

Aeroport e Port detar,

Rrugë të reja me bajpas,

Shëtitore e Lungomare

Dhe Tuneli i Llogorasë,

Vlora, krenari shqiptare!

Vlorë, më 05. 08.2018

 

 

Comments

comments

-----