27 GUSHT 1910: U LE SHEJTNESHA SHQIPTARE NANA TEREZE

Nga Fritz Radovani

 

1979, Me 10 Dhjetor, Nanë Tereza n’ Oslo, merr çmimin “Nobel” për Paqë.

Aty, Nana Tereze kërkoi korrigjimin e dokumentit, tue deklarue: “Nga gjaku dhe prejardhja jam Shqiptare, kam shtetësi Indjane, jam murgeshë Katolike. Nga prirja i përkas gjithë Botës. Në zemër i përkas plotësisht Jezusit!”

     M U E J   GUSHT 2 0 1 8: K u j t o j m ë …

  • 2002: Presidenti Amerikan Bill Klinton tha: “Nanë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bani ta due Kombin Shqiptar. Tashti unë ndihem shumё krenar, që plotsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё Lirisё në Kosovë”.

  • Miss MERY EDITH DURHAM (18631944); AJO KA THANË

GUSHT 1901:“SHQIPTARI PARA SË GJITHASH ASHT SHQIPTAR !”

1909 Libri “High Albania” (Shqipnia e Epërme) asht ma e njohuna veper. Ky libër edhe sot asht një udhërrëfyes i kulturës dhe traditave të Malësorve të Shqipnisë Veriore. Gusht 1901 erdhi nga Liqeni i Shkodres në qytetin e Rozafës. Vizitoi Keshtjellen dhe shkollat e Françeskanëve dhe Jezuitëve , kryesisht bibliotekat dhe muzeumet e tyne.

***

  • 8 Gusht 1890 U le Don Jak BUSHATI, i mbytun në hetuesi Lezhë me 12 Shtator 1949…

2 Gusht 1918 U shugurue Meshtar At Bernardin Palaj O.F.M. (1894 – 1946)

1 Gusht 1922 U le në Grudë Don Pjeter GRUDA. Tre muej para lirimit nga burgu mbas 15 vjetësh vuejtje vdes në kampin e Sarandës me 13 Janar 1989…

15 Gusht 1945 Pushkatohet Ndue PALI dhe Caf METI. Ndue Pali në fjalen e fundit tha:

  • Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët.

Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!            Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste:

Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike!         Rrnoftë Shqipnia e shqiptarëve! Të fala familjes. Prokuror Aranit Çela”

Gusht 1945 Nuk vonon vjen prap në Shkoder Sejfullah Maleshova i derguem nga Enver Hoxha, gjoja per me formue Partinë Demokristjane me At Gjon Shllakun, nje kurthë per pushkatimin e At Gjonit. At Mati Prennushi refuzon perfundimisht formimin e Partive politike në Shkoder… Refuzimi, At Gjonit i kushtoi me jeten e Tij.

20 Gusht 1945 Dosja 2026 Denohet At Geg Lumaj, At Dioniz Makaj, At Giacomo Gardin dhe At Gjergj Vata, t’ arrestuem ne Janar e Shkurt 1945.

Avokat Paulin Pali U le në Shkodër më 1916. Studimet e nalta për Jurisprudencë i kreu në Itali. U arrestua më 14 gusht të vitit 1946, për “veprimtari kundër pushtetit popullor” dhe për “tentativë arratisjeje për në Itali”. Më 14 janar 1948, në gjyqin ushtarak që u zhvillua në Shkodër, u dënua me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Gjyqi kje i mbyllun dhe askush nuk i pau as nuk i ndigjoi kurrma!

25 Gusht 1948 Arrestohet Don Pashko MUZHANI (1915 – 1995) Dënohet me burg…

31 Gusht 1948 Arrestohet Imz. Gjergj HABERI (1874 – 1954) Vuejti 8 vjet nder kampe..

31 Gusht 1948 Arrestohet Don Lekë DREDHAJ (1898 – 1976) Dënohet me burg…

10 Gusht 1949 Vdes Don Luigj ZOJZI, (1885 – 1949) Student i shkelqyeshëm ne Vjenë.

22 Gusht 1950 Arrestohet Don Ndre LUFI (1888 – 1969) Nuk zbaton urdhnat e kryeministrit, tue transferue klerikët jo simbas urdhnit tij…Denohet 20 vjet burg.

15 Gusht 1956 Ceremonia zyrtare e bamjes Meshtar e At Gjergj Vates S.J.

  • Gusht 1956 Vdiq në Pragë Don Loro CAKA Një luftar i perkushtuem i Lirisë.

17 Gusht 1966 vdes At Pashko PRELA (1877 – 1966) Me vendosmeni Atdhetare e Fetare.

  • 16 gusht 1993 Vdiq At Aleks Baqli O.F.M. predikatar i njohun..Vuejti nder kampe…

***

  • 1992; 22 Gusht Papa Gjon Pali II ban apelin per Paqë në Ballkan.

2000; 15 Gusht hapi Diten e Rinisë në Tor Vergata Romë me 2 miljon të rij nga Bota…

2001; Gusht 1: Papa Gjon Pali II ban pritjen e 1000 në Vatikan.. Ka pritë mbi 17 miljon pelegrin, 38 vizita kryetar shtetesh, 738 takime me drejtues shtetesh, 246 kryeministra…

            Melbourne Gusht 2018.

Comments

comments

-----