Shqipëtari i Kroacisë…

Nga Migjen Kajtazi

 

Më 18 korrikë 2018 nga aeroporti i Gjenevës u nisëm për pushime në Kroaci me destinacion qytetin e Makarskës që gjindet në Dalmaci në mes qyteteve të Splitit dhe Dubrovnikut.

Mbasi ishum ende në ethet e futbollit dhe me rezultatin e bukur të ekipit të Kroacisë në kampionatin Botëror, mendimet për këtë sukses më përcollen gjatë rrugëtimit … në ndërdije kisha pyetje që lidheshin me gëzimin e madhë të shprehur të shqiptarëve për këtë fitore. A ishte gëzim nga dëshira që të shofim ekipin shqiptar në fitore të tillë ? a ishte fitore politike e një aleati të kahëmotshëm apo thjeshtë një llojë eforie sportive ?

Pyetjeve të mija të shumta gjatë udhëtimit me aeroplan nuk pata kohë ti përgjigjëm nga fakti se udhëtimi nuk zgjati shumë dhe nga një aterrim të veshtir që mesiguri do e mbajë mendë për një kohë të gjatë ….shpresojë…

Sapo arritum afër portit të Makarsës u ndalum afër fontanës të ndërtuar për hirë të rëneve të Brigadës 156 në luftë e mbrojtës kundër serbëve. Shikimi jonë në drejtim të portit dhe hutimi nga gumzhitja e madhe të turistëve na u ndërpre nga një Zotëri që me gjuhën e vetë të pastër shqipe na pyeti se a kemi nevojë për ndihmë…

Pasi shkëmbyem disa fjali me Zotërin pashë që Zotriu kishte dalur nga argjenderia e tijë që gjindet mu në mesë të portit…

Kjo shkëmbim të fjalëve në gjuhën shqipe me një shqiptar të Kroacisë ende pa e realizuar ardhjen tonë në ketë qytet turistikë të njohur nga ne më nxiti të provokojë bisedatë në ditët që kalova në Makarska. Plazhi më tërheq sidomos pasdite dhe isha i gëzuar që mëngjesin do kaloja me një qëllim të saktë : të dëgjoja rrëfimin e shqiptarit të Kroacisë dhe të bëja gjurmime urbanistike që do mundesha të bëja një lidhëshmëri në mes Shqiptarëve dhe Kroatëve…

Makarska qytet shumë pitoreskë me portin e bukur të rrethuar me palma të mëdhaja , me shtëpitë e guritë dhe me ngjyrë të bardhë të radhitura me një hjeshi  dhe mbi qytet me kurorën e maleve dinarike … bukurin i shtohet qytetit edhe me pranin e numërit të madhë të dallëndysheve …(fotografi nga pamje e qytetit me protin e vetë)

Të nësërmen në mëngjes fillova të shikojë emrat e rrugëve dhe monumentet historike dhe fjala : kush kërkon gjenë më duketë se pati kuptimin e vetë se pas disa minutave kërkimeve në rrugët e qytetit të vjetër të Makarskës pashë një pllakë të shkruarë …. «  në ketë shtëpi ka jetuar dhe punuar Stjepan Ivecevic (1801-1871) , shkrimtar, juristë, politologë dhe ilirilogu i parë i Makarskës (shiko foto 1)

Pas kësaj befasie të mirë qe shkonte në përgjigjjen pozitive në hipotezën time me lidhje mes shqiptarëve dhe kroatëve vazhdova rrugën në drejtim të argjendërisë të Shqiptarit të Kroacisë i cili për qefin timë ishte para argjendarisë . Sapo më pa më buzëqeshjen e tijë të ngrohtë më bëri të kuptojë që më njohu. ..

Më quajnë Roko Berisha, me prejardhje nga Prizreni i vendosur në qytetin e Makarskës para 50 viteve kur ky qytet kishte vetëm 1200 banorë ku tani numëron mbi 20 mijë banorë pa numëruar turistët e shumtë. Më thotë që kur ishte vendosur në ketë qytet nuk kishte rrugë toksore që lidhëte lokalitetin me qendrat tjera dhe e vetëm mundësi transporti ishte anija. Më thotë që është bashkëpronar i argjendarisë me të shoqën Margarita po ashtu shqiptare e Kroacisë e rritur në qytetin e Riekës dhe me prejardhje nga familja Shiroka . Bisedën tonë e ndërpren klientët po i bëra shenjë Rokos që do kaloja prapë …

Në mëngjesin në vijim pas pirjës së kafes në « Kavana Zagreb » vazhdova rrugën prapë në drejtim të qytetit të vjetër dhe me syrin timë vrojtues shofë përmendoren e Andrije Kavacici të ilustruar me një lahutë …. Që për qudi edhe pse kisha kaluar shumë herë nuk e kisha parë këtë detajë domethënës për mua…(shiko fotogranin nr 2)

Kthehem me hapa të shpejtë në drejtim të Rokos i cili kishte marrur drejtim sikur donte të më thoshte vazhdojmë bisedën tonë … kureshtja ime për artin e filigrantit dhe si ndodhi që Rokoja të bëhej argjendar u përcollë me rrëfimin e Rokos që falenderon babain Nikë Berisha që ishte ndër mësusit e parë të Kosovës të pas lufte të dytë botërore dhe që nuk kishte dëshir që Roko të humbiste kohën pa ndonjë aktivitet dhe kështu fillojë mësimin e argjendarisë si formë për ti ndihmuar edhe vllaut Engullitë që punonte si argjendar… pas mbarimit të studimeve në Histori. Zanati i argjendarisë i dha mundësin të ushtrojë në Makarska. Më thotë Rokoja që pothuajë të gjithë argjendarët të shumtë në Makarska janë shqiptarë… duke mos dashur ta pengojë shumë në vazhdova rrugën e duke pritur me padurim të nesërmen për të dëgjuar rrëfimin e Rokos !!!

Ashtu si tre mengjesët tjerë edhe mëngjesi i katërt fillojë me kafe dhe me gjurmim historikë …e kësaj radhe ishte vizita në muzeun e qytetit ku që nga eksponatete dhe deri në përshkrimin e historisë të regjionit të paraqitura në dukumnetet përshkruese përmendet fakti i lidhëshmëris me kulturën ilire … i mbushur me emocione nga vizita në muze shkojë në argjenderinë e Rokosë që për fatin timë nuk kishte vizitor dhe munda ta shtjellojë bisedën edhe më shumë … Rokoja më tregonë që integrimi i tijë në jetën shoqërore të qytetit nuk ndalet vetëm me aktivitetin e punës po Rokoja është i kyqur në korin e qytetit që i ka dhën mundësi të jap koncerte edhe në Jerusalem … ky pasion i muzikës i ka lindur që nga fëmijëria dhe që Rokoja këndon ende këngët e vjetra të Prizrenitë .Rokoja është i kyqur në këshillin e Kishës dhe kujton luftën kur ishte i moblizuar …( Fotografi të Rokosë me kostumë shqiptarë)

Më shumë emocione Rokoja kujtonë vizitën e parë në Tiranë në sheshin Skenderbeu . Njohuritë e mija për metale fisnike sikur e nxitën Rokon të më tregojë për gjeneratën e parë të argjentarëve të Prizrenitë të pasë luftës së dytë botërore . Gjeneratë që pastaj i gjejmë anë e kënd bregdetit Adriatikë dhe më gjerë .

Rrugës në drejtim të aeroportit të Splitit vëzhgojë gjeneratorët e shumtë të vendosur majave të kodrave për prodhimin e energjisë nga era kurse une mendja më kishte mbetur në energjinë e shqiptaritë që kurr nuk u ndalë…

Nuk e përshendeta Rokon se i thashë vetit që do vazhdojë herën tjetër bisedën tonë po morra me veti rrëfimin e një shqiptari të Kroacisë ….

Comments

comments

-----