Kupa e vitit 2018, kupa Gjergj Kastrioti – Skënderbeu shkoi në Ottawa

Në Montreal u organizua kupa e futbollit, kupa e Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Aktivitetin e nderoi me pjesmarrjen e vetë edhe ambasadori i Shqipërisë në Ottawa, shkëlqesia e tij z. Ermal Muça.

 

Nga Ajet Nuro

Për ata që i ndjekin “lajmet” nga Montreali, e dine se tashmë qysh prej 2011, një javë pas Formula 1 apo Grand Prix du Canada, shqiptarët mblidhen rreth lojës së tyre të dashur atë futbollit në atë tashmë është bërë traditë të quhet «Kupa e shqiptarëve të Montrealit». Për shkak të një fatkeqësie në një familje shqiptare (vdekje e parakohshme), në solidaritet e për të nderuar personin në fjalë, aktiviteti u shty vetëm disa ditë para datës së paraparë.

Duke e ditur se përzierja e këtij aktiviteti me aktivitetet familjare, pushimet verore, kushtet meteorologjike të Montrealit që mund të ndryshojnë aty për aty, gjetja e një dite tjetër do të ishte një gjë pothuajse e pa mundur të realizohej por kupa duhej bërë. Dhe, për t’a bërë sa më familjare dhe gjithë përfshirëse, vendosëm t’a bëjmë në një park ku fëmijë, gra, burra dhe të moshuar të gjenin vetveten. Në të gjithë këto llogaritje, ku ftuam të gjithë pa përjashtim, i vetmi i paftuar dhe që nuk e donim t’a kishim atje erdhi dhe u ul këmbkryq : shiu.

Në një ditë korriku ku shiu fillon pak para fillimit të aktivitetit dhe përfundon pak para përfundimit të tij gjërat nuk janë kurr të lehta.

Por, aty dëgjova dhe një këngë që i kushtohej shiut, në fakt ishte një status në facebook « S’ka ç’na bënë era/ s’ka ç’na bënë shiu / se ne jemi … po u lë të gjeni ndonjë fjalë që rimon (kërkoni ne facebook  me #kupa2018mtl)

E megjithatë, shiu bëri që shumë familje të anullonin ardhjen në aktivitet e madje shumë ptrej tyre që erdhën me fëmijë u detyruan t’i kthenin sërish në shtëpi. Nga shiu apo për arsye ende të paqarta, edhe një ekip zgjodhi një kthim të parakohshën në shtëpi, edhe një sfidë më tepër kjo për organizimin e aktivitetit.

Nëse kushtet meteorologjike do ishin të përshtatshme, sakrifica do ishte më e vogël por në kushte të vështira dalin në pah vetit tona më të mira si sakrifica, solidariteti e mirekuptimi. Do të doja të falenderoja ç’do njërin prej pjesmarrësve për atë çfarë dha për organizimin e këti aktiviteti.

Një falenderim të veçantë për një grup të ardhur nga kryeqyteti kanadez Otava të cilët me në krye zotin Arbnor Krasniqi erdhën për të marr pjesë dhe jo vetëm. Pasi u ndeshën në finale me ekipin « Tepelena » ata u kthyen në Ottawa me kupën që këtë vit përkonte me vitin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Para mbylljes së aktivitetit, mbrriti dhe ndoqi një pjesë të finales edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ottawa shkëlqesia e Tij, Z. Ermal Muça. Të vjen mirë që përfaqësuesi i shtetit tonë merr rrugën në një ditë të dielë  dhe merr pjesë në një aktivitet si ky i kupës së futbollit në Montreal. Madje z. Muça u dhuroi organizatorëve edhe një dhurat, një punim artistik të të ndierit artistit Hytbi Tarelli që simbolizon shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve, ambasadori shqiptar në Ottawa theksoi rëndësinë e të qenit bashkë, të festimeve në kuadrin e vitit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ai i ftoi të gjithë që  të jenë në kontak me ambasadën dhe madje ai i ftoi ata që kur të duan të kalojnë t’a vizitojnë në rezidencën e tij për një kafe apo edhe në aktivitetet e herë mbas herëshme që organizon ambasada në kryeqyetin kanadez.

Para aktivitetit ishte shpallur një konkurs për foton më të mirë rreth aktivitetit dhe atë e fitoi zonja Mirela Moçka që meritoi edhe një kartë dhuratë prej 50$

Lojtari më i mirë i turnout (8 gola) u shpall z. Olsi Nela që iu dhurua edhe një top futbolli.

Pastaj u ndan medaljet për fitesit e vendit të dytë, ekipit « Tepelena » dhe ato për vendin e parë ekipi « Ottawa ». Ambasadori shqiptar zoti Muça dhe organizatorët i dorëzuan kupën ekipit të Ottawa

Falenderim :

Një organizim i till nuk mund të bëhet pa ndihmë. Unë do të doja të kishim një pjesmarrje edhe më të madhe të bizneseve shqiptare në Montreal, biznese që po rriten. Sidoqoftë, me ato kërkesat e pakta që ne bëmë, disa biznese iu përgjigjen thirrjes sonë.

  • Klinika veterinare Iberville me Dr Hysni Marku për organizmin dhe sponsorizimn e stendes që i kushtohej aktivitetit si dhe sponsorizimit të ekipit Beslidhja Faqja në internet
  • Pizza Gourmande me pronarin Prend Tanushi për furnizimn e picave. Faqja në internet
  • Amirouche Benmerar (La Capitale) sponsor për konkursin e fotografisë më të mirë për aktivitetin Faqja në internet
  • Vlad Scripcaru i Sun Life për sponsorizimin e dhuratës për lojtarin më të mirë të aktivitetit Faqja në internet
  • Edmond Nuraj dhe Charcuterie Cracovie për furnizimin me salçice dhe prodhime të tjera mishi. Informacione
  • Tit-Rénovation me z. Astrit Basha për sponsorizimn e ekipit Tepelena me bluza dhe ndihma të tjera. Faqja në internet

 

Comments

comments

-----